2014-08-08

Sali Berisha: Rama mbylli dyert e universiteteve për 11 mijë maturantë

Foto: Ne arsim, ne 300 ditet e qeverise Rama - Meta, asnje qindarke investim!!

Te dashur miq, askush nuk mund te imagjinoje se Edi Rama, qe premtoi rritje ne 5% te buxhetit per arsimin, 300 ditet qe kaluan ne Shqiperi nuk u ndertua apo meremetua asnje shkolle, kopesht apo çerdhe ne te gjithe Shqiperine. Investimet ne infrastrukturen arsimore te te gjitha cikleve ishin zero. Rama, ne fjalen e tij per keto 300 dite, nuk paraqiti qofte dhe nje investim te vetem ne arsimin e vendit. Mesueseve qe u premtoi rrogen e 13-te ju hoqi dhe shperblimin e fundvitit.

Por keto 300 dite u spastruan nga detyra per arsye klasore mbi 6 mije mesuese dhe mesues me arsim te larte dhe 80% e tyre u zevendesuan me militante te PS - LSI  me shkolle te mesme.
Ne 300 dite nuk u be asnje rating (vleresim), sipas zotimit, i universiteteve te vendit por u pregatit projekti i reformes se arsimit te larte, me te cilin e gjithe barra financiare e shkollimit te te rinjve ne universitet do te bjere mbi supet e familjeve shqiptare.

Arsimi eshte problemi me serioz per çdo komb. Qeveria e PD rriti me 120 -150% rrogat e mesuseve, vendosi sistemin e kualifikimit dhe vleresimit te tyre, ja doli qe mbi 90% e nxenesve qe mbarojne klasen e 9-te te hyne ne gjimnaze dhe 71% e atyre qe marrin maturen te hyjne ne univesitete, duke rritur numrin e studenteve nga 12 ne 51 per 1 mije banore. Ajo dyfishoi stafet pedagogjike te universiteteve, vendosi sistemin e Bolonjes ne arsimin e larte, shtriu internetin dhe kabinetet e informatikes ne te gjitha shkollat, pothuajse dyfishoi numrin e nxenesve ne shkollat profesionale, rriti nga 9.6 ne 11.2 vitet e shkollimit te shqiptareve, ndertoi dhe rindertoi ne mbare vendin 1300 shkolla. Keto ishin vetem disa nga arritjet qe duheshin konsoliduar. Ne te vertete me piktorin deshtak po ecet drejt te shkuares. sb


Mbyllen dyert e universiteteve per 11 mije maturante dhe rriten me 33% tarifat per studentet!!


Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë se Edvin Kristaq Rama për mbylljen e disa universiteteve në vend. Sali Berisha i dënon abuzimet që janë bërë në universitete dhe inkurajon luftën ndaj tyre, por njëkohësisht e dënon këtë vendim të qeverisë pasi la pa shkollë 7 mijë e 500 studentë.
Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në profilin e tij Facebook bën me dije se është në favor të qëndrimeve të rrepta ligjore dhe ndëshkimit ndaj çdo abuzimi në fushën earsimit të lartë. Por sipas tij, të godasësh në një ditë të vetme 31 institucione të arsimit të lartë, dëshmon se po vepron kryekëput në menyrë korruptive.



 “Pas krijimit të firmave të ndërtimit, Rama - Meta krijojnë dhe universitet e tyre private! Të dashur miq, këto ditë në kuadrin e pseudo reformës në arsimin e lartë, me një komision tërësisht anonim, mbi bazën e një raporti të këtij komisioni të hartuar në mungesë absolute të transparencës, Edvin Kristaq Rama mbylli me një të rënë të lapsit 29 shkolla të larta dhe dy universitete private, në të cilat studionin mbi 7500 studentë dhe ishin bërë në infrastrukturë mbi 200 milionë dollarë investime, pa llogaritur këtu dhjetëra milion dollarë të familjeve të studentëve.


 Dua të sqaroj që në fillim se jam në favor të qëndrimeve të rrepta ligjore dhe ndëshkimit ndaj çdo abuzimi në fushën e arsimit të lartë, sikundër jam i sigurt se abuzime të papranueshme ka pasur, ka dhe do ketë si në universitetet private ashtu dhe në ato shtetërore dhe ato duhet ndëshkuar. Them do ketë sepse mjerisht raste abuzimi me diploma dhe doktorata njoftohen edhe në vendet me të zhvilluara. Për Shqipërinë, zbatimi i ligjit në fushën e arsimit duhet të jetë parësore.


Por të godasësh në një ditë të vetme 31 institucione të arsimit të lartë, shumë të ndryshme nga njeri-tjetri, disa prej të cilave ndër më seriozet, duke mos paraqitur publikisht asnjë fakt për shkelje ligji nga ana e tyre, dëshmon qartë se po vepron kryekëput në mënyrë korruptive dhe vetëm korruptive, njëlloj si me liçensat e hidrocentraleve që i heq për t'i dhënë me rryshfet nga e para. Në praktikën botërore, rruga e vlerësimit të performancës së universiteteve dhe heqjes se liçensave edhe rating-u nga kompani të pavarura. Shqipëria 3 vjet më parë realizoi rating-un e parë.


Rama premtoi se do ta bënte atë që vitin e parë, por babëzia e detyroi të zëvendësojë rating-un me kleringun, fund e krye korruptiv. Rama - Meta dhe qeveritarët e tyre, njëlloj siç kanë krijuar kompanitë e ndërtimit për punët publike apo siç bllokuan lojërat e fatit për t'ua dhënë familjarëve dhe sojit të vet, po krijojnë tani universitetet e veta private.



 E them këtë jo vetëm bazuar në ato që rëndom po flitet për punën e komisionit por para se gjithash bazuar në: - Së pari, vendimin e Ramës për të ulur kuotat për 11 mijë vetë në universitetet publike. Theksoj këtu se 8 vite në pushtet universitetet private kanë bërë presion për uljen e kuotave në universitetet publike natyrisht në interes të tyre.


 Por, ndonëse kanë pasur mbështetjen e pakursyer të qeverisë, me heqjen e TVSH, miratimin e ligjit "tokë për shkollë" etj, kjo kërkesë nuk është pranuar asnjëherë.




 Së dyti, mbyllja në një ditë të 31 shkollave të arsimit të lartë, nxjerrja në rrugë e 7800 studentëve është hapje e hapësirës për simotrat ku qeveritarët kanë vendosur aksionet e tyre dhe liçensimin dora dorës të universiteteve të tyre.



 - Së treti, vetë zëdhënësja e Ramës për arsimin Nikolla deklaroi publikisht se Ministria do rregulloj në universitetet publike dhe private studentët që ju mbyllen shkollat.




Natyrisht qeveria mund të rregulloj në universitete publike, por me sa duket ka arritur një marrëveshje korruptive me universitete private ku Rama - Meta kanë aksione për të dërguar studentët e universiteteve të cilat u mbyllën pa paraqitur as dhe një arsye të vetme ligjore. Ju bëj thirrje të rinjve shqiptarë të ngrihen në protesta të fuqishme kundër klikes Rama - Meta që po shkatërron të ardhmen e tyre.”-


Berisha: Pas firmave të ndërtimit, Rama-Meta po krijojnë universitet e tyre private


Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, ne nje akt qeveritar negativizmi dhe ligesie ekstreme, uli per vitin akademik qe vjen kuotat e pranimeve dhe rrenoi endrren e bukur universitare te 11 mije te rinjve shqiptar, duke mbyllur keshtu per ta dyert e universitetve publike te vendit.




Ky vendim merret ne nje kohe kur ne te gjitha vendet e BE dhe te rajonit politika e dyerve te hapura te universiteteve publike eshte detyrim ligjor kushtetues.



Ky vendim merret ne nje kohe kur perqindja e te diplomuarve ne universitete, ne popullaten ne teresi, eshte 5 - 6 here me e ultet se sa mesatarja europiane. Ai nuk mjaftohet me kaq, por rrit me 33% tarifat per studimet universitare duke i rritur ato, ne proporcion per vendin me te varfer, ne nivelet me te larta ne kontinentin tone


Berisha: Rama mbylli dyert e universiteteve për 11 mijë maturantë



.
Mbyllja e universiteteve, Berisha thirrje studentëve për protesta

Keshtu, si perbindesh i vertete i endrres me te bukur te te rinjve, endrres universitare, me realizimin e te ciles çdo i ri apo e re synon te hyje ne shtepine e intelektualeve te kombit te tij dhe te ndertoj, bazuar ne mendjen dhe dijet e tij, nje jete me te mire per veten dhe familjen e tij. Edi Rama uli pranimet ne universitetet publike te vendit me 11 mije studente apo 33 %.

Ne te gjitha raportet nderkombetare vleresohej shume fakti qe ne Shqiperi 72% e atyre qe merrnin maturen hynin ne universitet. Me kete akt te pashpirt prej te semuri psiqik, Rama, brenda nje viti e zbret hyrjen ne universitete te maturanteve ne 44%. Ky vendim bie ndesh me Kushtetuten e vendit, karten e saj sociale.

Perveç kesaj, Edvin Kristaq Rama, rrit tarifat per regjistrim dhe studime ne universitetet publike dhe i ben ato nominalisht me te larta se Zvicra, Austria, Gjermania etj, kurse ne proporcion i ben nder me te lartat ne Europe. Theksoj ketu se ne rajon Sllovenia, Bosnja Hercegovina, Greqia, Serbia, dhe ne Europe nje seri vendesh, nuk kane tarifa per pranimet dhe studimet ne universitetet publike.

Edvin Kristaq Rama, njeriu qe kishte premtuar rritjen e buxhetit per arsimin ne 5% te GDP-se, ndermorri ne ligesi dhe pabesi te plote keto vendime aarmiqesore ndaj maturanteve dhe studenteve tane. Ai i mori keto vendime ne pabesi te plote pasi universitetet dhe shkollat jane te mbyllura. Por shtatori po vjen. Ftoj te rinjte dhe te rejat qe me protetstat me te fuqishme t'i japim ne shtator klikes Rama - Meta ndeshkimin e merituar!! 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...