Enver Bytyci
Njoftim publik
Prej dje qeveria dhe AKEP ka bllokuar pa asnje paralajmerim faqen e internetit si dhe adresat e E-Mailit te Instiitutit te Studimeve te Europes Juglindore ne Tirane, megjithese kontrata me AKEP ka afat deri ne mars te vitit 2015.
Nderhyrja e shtetit ne veprimtarine e nje instituti studimor e shkencor eshte shenje e qarte e autoritarizmit dhe imponimit te rregullave ne shoqerine tone te ashtuquajtur demokratike. Kjo nderhyrje e paprecedente eshte shkelje e te gjitha te drejtave qytetare ne nje vend qe aspiron anetaresimin ne Bashkimin Europian dhe qe eshte bere pjese e vlerave te Aleances se Atlantikut.
I bejme thirrje ministres se Teknologjise dhe Inovacionit, zonjes Harito, te nderhyje me urgjence dhe te zhbllokoje situaten penguese qe ka krijuar me mbylljen e komunikimit elektronik, pa te cilen nuk mund te zhvillohet asnjelloj aktiviteti studimor, hulumtues e shkencor!
Kerkoj mirekuptimin dhe solidarizimin e opinionit publik qe te denohet ky akt i shemtuar i AKEP, i cili ne kundershtim me ligjet e shtetit demokratik dhe me marreveshjen e nenshkruar me Institutin, njeanshem ka vepruar me arbirtraritet e arrogance per bllokimin e faqes se internetit dhe te e-maileve te Institutit te Studimeve te Europes Juglindore ne Tirane, i cili duhet te komunikoje dhe te ruaje kontaktet se paku me 14 institute homologe ne rajon, ne Europe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes e deri ne Kine.
Kerkoj mbeshtetjen e medias dhe te te gjithe organizatave jo qeveritare per te parandaluar perhapjen e se keqes ne te gjithe shoqerine shqiptare. Ajo qe i ndodh komshiut do te trokase edhe ne deren tuaj, te nderuar kolege, miq, botues e veprimtare te shumte ne fusha te ndryshme te veprimtarise shoqerore ne Shqiperi!
Me respekt,
Enver Bytyçi
Drejtor Ekzekutiv i Inst. te Europes Juglindore - Tirane.