(Intervistë eksluzive me Roland Bartezkon,gjermanin që luftojë krah për krah më UÇK-në).
Shkruan:Flori Bruqi
Prishtinë,24 gusht 2014.-....E takuam të shtunën në kafenenë “Dielli”,në rrethin Spitalorë të QKUK-së....Me të ishim takuar shpeshëherë...
Roland Bartezko "Shabani" dhe Flori Bruqi
”Shabani”,është një luftëtar trim i cili është i plagosur gjatë luftave dy herë,është edhe invalid i rëndë i luftës .....Morri pjesë në shumë lufta në ish shtetet Jugosllave...Nuk është mercenar .Gjermani Roland Bartezko ,tek luftëtarët e UÇK-së siq thotë miku im Dibran Fyelli (ish ushtarak i UÇK-së ,tash regjisor dhe shkrimtar i mirënjohur) të gjithë e quanim Shaban! Ndërsa unë Barteskon e njof për të mirë që nga viti 2000.
Të shtunën,në mesditë , kishim lënë një takim në kafenenë “Dielli” , me tre ushtarakë të UÇK-së ,z.Sabit Geci,i cili nesër në mëngjes do të operohet në QKUK dhe se i njajti është në vuajtje denimit në Burgun e Dubravës për “terrorizëm” ; me gjermanin Roland Bartezkon , poashtu i dënuar për “terrorizëm” ,si dhe më z. Dibran Fylli,mikun tim.liftëtar,regjisor dhe shkrimtar nga Prishtina , që është në Liri ....
Z.Sabit Geci ,me “djalin e tij”,Shabanin ,ka ditë që janë në të shtrirë në në Klinikën Kardiologjike të Prishtinës.
Roland Bartetzko – Shabani i UÇK-së
Atëherë kur edhe të huajt kishin kuptuar dhe ishin bindur së UÇK-ja po bënte luftë të drejtë çlirimtare, filluan që në radhët e sajë të radhitën edhe shtetas të vendeve të ndryshme evropiane.
Në mesin e tyre, qysh herët, në Drenicën e Adem Jasharit, arriti një djalosh me një pamje prej mashkullores, i buzëqeshur, i afërt me luftëtarët e lirisë dhe guximtar e trim i paepur që rrallë kund ia gjënë shoqin.
Thoshin së është nga Gjermania, e kur pyesnim për emrin e tij, përgjigja ishte e shkurtër; “ky është gjermani”.
Fillimisht, dhe pikërisht kur “Gjermani” u vendos në Njësitin e Sabit Gecit, ai tutje do të njihej me emrin e koduar të Luftës Çlirimtare “Shabani” dhe unë do ta quaja me plotë meritë “Shabani, guximtari i UÇK-së” dhe ky është Roland Bartetzko.
Ky trim i luftërave çlirimtare, jo vetëm në Kosovë , për shqiptarët, me kalimin e kohës, jo fort të gjatë dhe me guximin e tij e shkathtësitë ushtarake e strategjike që tregoi të Njësiti i Sabit Gecit, ai me urdhër të eprorëve të lartë të UÇK-së dërgohet në Njësinë Elite Speciale të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës,në fshatin Oshlan të Drenicës. Shabani i UÇK-së, me Njësinë Elite ka bërë punën e vet prej çlirimtari duke kryer shumë aksione e që janë të shënuara si ndër më të suksesshmet në historinë e Njësive Elite të UÇK-së!
****
Të flitet e të shkruhet për punën, kontributin e guximin e Roland Bartetzkos dhënë Luftës së lavdishme çlirimtare, duhen jo vetëm orë të tëra, por ditë e muaj, kështu që unë e them me përgjegjësi të plotë së këtij trimi, të paktën deri me tash nuk i është dhënë vendi meritor në shoqërinë kosovare, sepse Bartetzko-Shabani i UÇK-së, jo që është vetëm pjesë e lirisë së Kosovës, por është dëshmi e gjallë sesi duhet bërë lufta e drejtë për liri e çlirim të atdheut tonë të okupuar ndër shekuj nga okupatori serb,thotë luftetari i Lirisë z.Dibran Fylli.
Lufta e tij është e shënuar në historinë e popullit shqiptar, ani pse ai tash e sa vite nuk është në liri, ai po vuan dënimin në burgje herë të UNMIK-ut e herë të Eulex-it e besa edhe allakosovarqe, por një ditë ndoshta do t’i bie dielli rrezet e shkëlqimit në këto troje e Shabani i UÇK-së do të pushoi, do të ulet ne vendin që ai e ka merituar që nga koha e luftës çlirimtare.
Bie një kashtë e dalin gjashtë.
Rolandi është shtetas gjerman.Është i lindur më 24 shtator 1970 në Achen të Gjermanisë. Në moshën e re ( 17 vjeqe)u rekrutua në ushtrinë gjermane,ishte një vjet tenkist, pastaj shërbeu për 3 vjet nënoficer i parashutizmit në Forcat Elite gjermane.
Ishte vullnetar në Ushtrinë Kroate- (Hrvatska Osobodilacka Vojska-HVO) në Bosnjë(1993). Poashtu një vit i shërbeu me nderë Njësive Elite në HVO në Mostar, më pastaj për 16 muaj ishte në HVO të Gardës Kroate.
Në gushtin e vitit 1998 iu bashkangjitë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në fillim ishte përqendruar si ushtar i thjeshtë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Drenicës .Nga nëntori i vitit 1998, ishte ushtar i Njësive Speciale të ZOSH-it në fshatin Oshlan….
Çlirimin e Kosovës e priti në Prishtinë....
Në vitin 2002.Shteti i Kosovës ,e akuzoi për terrorizëm.Ai është i akuzuar konform ligjeve Jugosllave , nga UNMIK-u , sipas Kodit Penal -neni 125 i Jugosllavisë .
Rolandi është i akuzuar nga Prokurori amerikan Michael Hartmann.Ndërsa është i denuar nga gjyqtarja gjermane znj. Brigitte Klepsch, me 23 vjet burg...
Premiera e dokumentarit Ushtari. — me Roland Bartetzko
Rolandin ,akuza për “ terrorizëm” ishte ngritur ,përshkak se gjëja gjermani kishte montuar një bombë e cila kishte shpërhtyer në zyrat “Jugosllave” të MUP-it Serb në Prishtinë, më 18 prill 2001 ;ku atëbotë ishte vrarë një oficir i lartë serb koloneli Aleksander Petroviq.
Nga kjo bombë u plagosën rëndë gjëja edhe katër bashkëpunëtorë të këtij SUP-ovci të njohur për të keqë në Kosovë.
Roilandi vuajti denimet : Bondsteel ( 9 muaj),Mitrovicë (18 muaj),Dubravë (7 vjet),në Prizren( 8 muaj),Dubravë (30 muaj),Pejë (6 muaj).
Në vetmi ka qenë mbi 18 herë në vetmi(qelia të vetmisë).Deri më tash ka mbajtur hiq më pak se 13 vjet e gjysme burg.
....Për momentin është i shtruar për mjekim intenzivë në në Klinikën kardiokirurgjike të QKUK-së ,në Prishtinë.
Sipas informatave që posedon Agjencioni " Floripress", “Shabani” ,kurrë se ka pranuar akuzën që ka bërë krim terrorist në Kosovë,për çka është i akuzuar nga prokurorii Hartman dhe i denuar nga gjykatsja gjermane Brigitte Klepsch….
Nepotizmi në Burgun e Dubravës dhe diç më
tepër....
E rizgnuar familja e Shabanit akuzojnë publikisht udhëheqësit e Burgut të Dubravës si fjala vije Ferat Alushin nga Kovraga(për maltertimin dhe rrafjet që ia ka bërë në burg),Kadri Halitin,Rifat Buleshkun,Nezir Halitaj ,Agron Rexhen(i njohur për të burgosurit Agron Shkina) etj.
....I rezignuar në fund ish shoku i tij i luftës, shkrimtari ,regjisori dhe ish luftëtari i UÇK-së,z.Dibran Fylli ,thotë :" Deri kurë do të jenë këta njerëz në funksione të jurispondencës kosovare(zyrtar burgjesh) kur disa sish janë përgjgjës për vrasjen e 5 të burgosurve si dhe 73 të plagosurve (burgosurve) në Burgun e Dubravës....