2014-08-23

Nuk jam vrasës,u burgosa i pari,do të lirohem i fundit thotë ish komandanit i UÇK-së,z.Sabit Geci


Në një intervistë ekskluzive ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,është tejet i sëmurë prej shumë sëmurjeve dhe gjëndet duke u mjekuar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës .

Sabit Geci dhejeta herë për disa media shqiptare ka folur gjërë e gjatë për prokurorin Salustro , gjykatën dhe burgun. Po ashtu, Geci rrëfen edhe luftën, betejat dhe shokët e UÇK-së dhe për montimet pa fakte që i kanë ndodhur atij si luftëtarë i lirisë duke e akuzuar për veprime të sajuara përmes të cilave edhe gjykata e ka dënuar si shkelës të ligjit

Dibran Fylli dhe Flori Bruqi

Prishtinë, 23 gusht 2014. – Kjo intervistë me Sabit Gecin, shumëkujt do t’i duket se është pjesë e ndonjë romani e dikujt ndoshta edhe skenar filmi.

E vërteta është se mund të jetë edhe ashtu edhe kështu, por ama se është një skenar interesant që trajton ngjarje reale e në vazhdime të pafundme, kjo s’ka dilemë. Ai që nuk e beson, le të urdhërojë e të bisedojë vet me Sabit Gecin i cili këto ditë është duke u mjekuar në Klinikën kardiologjike të QKUK-së në Prishtinë....

Ai është mikpritës edhe në këso rrethanash, i hapur që të bisedoi me këdo, përkundër të gjitha vuajtjeve, i fortë e i afërt me të gjithë ata që e çmojnë dhe e respektojnë gjakun e dëshmorëve dhe vlerën e Luftës së lavdishme çlirimtare.

Sot në restorantin "Dielli" të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, rastësisht takova luftëtarin e lirisë Sabit Gecin nga Llausha e Drenicës. ...

Isha me shokun tim të hershëm, shkrimtarin e mirënjohur Dibran Fyllin ...Rastësisht u takuan dy luftëtarë trima të UÇK-së ....

Komandanit i UÇK-së z. Sabit Geci, i cili tash e sa kohë po mbahet herë nëpër burgjet e UNMIK-ut,EULEX-it ...në Dubravë ...e herë në mjekimin intenziv në QKUK të Prishtinës për dhjeta sëmuerje.

Sabiti, edhe pse i sëmur, me shumë diagnoza thuajse të pashërueshme, kohë pas kohe, edhe pse nën kontroll të rrepta, këta far tipat e “drejtësisë” po tregojnë kinse humanistet e po e sjellin për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.për dhjeta diagnoza:

Cardiomyopathia chronica ischemica
Angina pectoris instabilis
St.post embolia pulmonum
St.postphlebothrombosis femoropoplitealis bill microembolia pulmonum
Complexus varicosus extr inf.bill.Pp sin
St.post fractura aperta pp.vulnera sclopetaria multiplices femoris bill
Status posr osteosynthesis femoris lat sin.
Abreviatio femoris lat sin cca 5 cm.
Contractura geni et cocae bill.sec.Hypotrophio extremitas inf bill.sec.
Hepatomegalia
Steatosis hepatis
Hernia Hiatus axialis
Antobulbitis chronica
Noduli heaemorrhoidalis int gr II
Diabet mellitus tip II
Arheropathia diabetica
Tu .glandule submandibularis lat.sin
Parottitis chr.bil.,
Dyslipidemia
Etj.etj.

Sabit Geci , edhe pse në gjendje shumë të rënd shëndetësore, ndau kohë për ta zhvilluar një bisedë në formë interviste e që flet për vuajtjet e këtij njeriu të palëkundur nga udhët e tij të sakrificës.

Floripress : Z. Sabit, ju njiheni si invalidi i parë i UÇK-së, i plagosur rëndë në Betejën e Likoshanit, por edhe i arrestuari i parë pas lufte, kinse për “krime lufte” nga UNMIK-u, pastaj edhe EULEX-i po vazhdojnë të të mbajnë ende nëpër burgje. Përse mendoni se po ndodh e gjithë kjo?



Sabit Geci: Unë mendoj se do të jem i fundit që do të lirohem nga këto marifetllëqe me të cilat po ngarkohem, por edhe jam më se i sigurt se kjo po ndodh vetëm për dy arsye: ose të më thyejnë moralisht e kombëtarisht, ose të më shkatërrojnë tërësisht nga shëndeti, por e kanë të kotë, sepse deri në frymën e fundit nuk do t’ua dhuroj atë kënaqësi as këtyre horrave as armiqve të mi.

Floripress: Ju një kohë të gjatë e keni kaluar nëpër hetuesi, u kanë mbajtur të paraburgosur gjatë kohë derisa e kanë kompletuar aktakuzën, kinse për krime. A keni kërkuar që të mbroheni në liri ose të paktën edhe në arrest shtëpiak?

Sabit Geci : Jo që kam kërkuar, por as që më ka shkuar mendja, sepse kjo më është ofruar nga vet prokurorët ndërkombëtarë, por siç thonë “dardha ka bishtin pas”, ata kërkonin kushte nga unë e ato kushte ishin që unë të bëja ndonjë pisllëk dhe derisa unë nuk pranoja e as sot nuk do të pranoj për asnjë çmim, me lanë këtu e kështu si jam, bile prokurori Robert Din, më thoshte me një rast që të paktën të përgjigjesha në pyetjet e tij, as në atë mënyrë nuk kam pranuar dhe kjo është dashtë të ndodhë në mos për asgjë tjetër për shkak të gjendjes sime shëndetësore. Drejtësi nuk ekziston në Kosovë. Ata janë sjellë e po vazhdojnë të sillen në mënyrë shumë të padrejtë!

Floripress : Pse mendoni se “drejtësia” është sjellë dhe po vazhdon të sillet në mënyrë të padrejtë ndaj teje?

Sabit Geci: Jo vetëm ndaj meje, por ndaj çdo çlirimtari, besa edhe ndaj atyre që nuk janë të arrestuar as nën hetime, sepse kur njolloset, ose të paktën tentohet të njolloset Lufta e Lavdishme e UÇK-së, bartësit e saj, komandantët e së fundi edhe Shtabi i Përgjithshëm, atëherë çka pritet t’i ndodhë më e keqe luftës së shenjtë dhe pjesëtarëve të saj?!

Floripress : Edhe kësaj here jeni akuzuar kinse për krime lufte. A mund të na thoni diçka më në detaje për akuzën e prokurorit?

Sabit Geci: Akuza, mendimet, pohimet, seancat e të gjitha kanë qenë humbje kohe dhe shumë qesharake. Po si mund të akuzohen për krime ata të cilët kanë luftuar kundër kriminelëve, madje edhe me ndihmën e NATO-s? Kjo mund të ndodhë vetëm në ato vende që s’e njohin dhe s’e mbrojnë institucionalisht vlerën e luftës.

Floripress: Si dhe sa t’u shqiptua dënimi i fundit, dhe a mund të thuhet se ky është i fundit?

Sabit Geci: Unë jam i sigurt se as i pari e as ky nuk është dashtë të ndodhin fare, por ja se në Kosovë ndodhin edhe këto gjera. Herën e parë më kanë dënuar pa asnjë fakt vetëm me thashetheme 6 vjet. Tash më kanë dënuar 15 vjet dhe si atëherë, si tash i njëjti nen, kinse për krime lufte. Kurse, a është ky i fundit nuk mund të thuhet, sepse këtu mund të pjellë edhe kali, derisa në vendet tjera normal pjell pela!

Floripress: Pse shokët e luftës dhe shteti që udhëhiqet nga ta nuk reagojnë në këso raste, në mos për asgjë për shëndetin tuaj?

Sabit Geci: Shkurt e shqip vetëm pse nuk guxojnë, u mungon guximi! E thamë kështu, sepse vet heshtja e tyre ose deklarimi i pamjaftueshëm më bën të dyshoj se po frikësohen ose po i frikësojnë këto hijet e hienave të huaja.

Floripress: Tash jeni i shtrirë në spital, po trajtoheni për disa diagnoza dhe gjendja e juaj shëndetësore nuk është e mirë. Na thoni çfarë ju thonë mjekët?

Sabit Geci: Se çka thonë mjekët dhe nga sa diagnoza vuaj, më së miri po ua tregoj këtë Memorandum-Raport i specialistit, nga Klinika e Kirurgjisë Vaskulare e lëshuar më 10.06.2013, nga prof. dr. Mehmet Maxhuni, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë dhe dr. Daut Cejku, kirurg i përgjithshëm dhe vaskular, kirurg ordiner si dhe shumë specialistë tjerë. Përshkrimi i disa nga diagnozat e Sabit Gecit, nga raporti i specialistit: Pacienti Sabit Geci, i hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë, Kirurgji Vaskulare, Kirurgjia Plastike, Ortopedi, Cardiologji, Infektivë:

Gjendja e tanishme:

Dg. Microthrombembolla Pulmonum Recidivans. (Sulm i droçkave të gjakut në qarkullimin arterial të mushkërive). Dg. Phlebothrombosis Recidivans Cruris L.Dex. Incipiens. (Përsëritje e mbylljes të venave të thella të gjymtyrëve të poshtme të djathtë). St.Post Phlebothrombosis Vfc 1.dex et Vfs et vv.Crurales 1.sin.a.10. (Gjendja pas mbylljes të venave të thella të gjymtyrës së poshtme të djathtë dhe të venave të nëngjurit të majtë që e ka përjetuar para 10 viteve). Sy.Postphlebiticium Extremitas Inf.Bill. (Gjendja e pasojave në gjymtyrët e poshtme të venave të thella). Venectasia Compensata Venorum Parietis Abdominis Pars. Infraumbilicalis. (Gjendje kompenzuese e zgjerimit të venave të murit të abdomenit nën kërthiz). (Gjendje pas sulmit mbyllës të arterieve pulmonale të mushkërive-përseritës). Hyperlipidemia. (Gjendje e nivelit të rritur të yndyrës në gjak-trashëguese). Status Hypercoagulable. (Gjendje e rritur e ngjizjes të gjakut-kagulimi i shtuar). St.Post. Microthrombembolia Recidivans a.m.9. (Sulm i përsëritur i droçkave të gjakut në mushkëri). Pacienti akoma nuk e ka të implantuar Cava filterin, për arsye ekonomike. (Implantimi i zgjeruesit të lëkurës nga Kirurgjia Plastike). Echo-Abdominis: Steatosis Hepatis Cysta Renis 1.dex. (Dr.Hysni Gërguri).



Dhjamosje e Mëlçisë-Cysta e Veshkës. Dg.Angioneuropathia Diabetica. (Gjendje e dëmtimit të fijeve nervore dhe enëve të vogla të gjakut-arteriolave si pasojë komplikuese e sëmundjes se sheqerit). Kirurgu plastik: St.Post Implantation Tissue Expander in reg.femoris 1.dex. (Dr.H.Arifi). Ortopedi: Abreviatio Extremitas Inferior L.Sin PP Fractura Aperta Femoris Et Osteosyntesis Hypotrophio Extremitas Inferior L.Sin. Coxarthrosis. Indikohet elengacioni sipas vange jashtë shtetit për të evituar faktorin prezent “Pllaka-trupi huaj”, të favorizimit të koagulimit – Thromboses. (Dr.A.Tolaj). Cardiologu: HTA. (Tensioni arterial). CMP chr. Hyperetensiva. (Pamjaftueshmëri e zemrës si pasoj e tensionit arterial). Angina Pectoris Instabilis. (Dhimbje të gjoksit jo stabile). St.Post Thrombembolia Pulmonum. (Gjendje pas sulmit embolik në mushkëri). Neurokirurgu: Hernia disi L3-L4-L4-L5. Scoliosis Thoraco-Lumbalis Spondylosis Lumbalis. ORL: Dg. TPL lat. Dex tip 1. Infektologu: Lesio Hepatis Susp.Cirrhosis Hapatis. Sipas sugjerimeve të ortopedit, për shërim jashtë vendit, për t’i shëruar vetëm një pjesë të këtyre sëmundjeve, Sabiti tregon një profaturë të lëshuar nga Spitali Amerikan më Nr. 188, dt.10.06.2013, e cila ka shumën hiq më pak se 13. 460. oo Euro. Për herë të parë publikohet fjala përfundimtare e Sabiti Gecit nga aktgjykimi i fundit, prill 2011.

KËTU PO SHKELET DREJTËSIA!

(Askush nuk duhej të ishte mbi ligjin)

“Fjala ime përfundimtare, në dëgjim të parë do t’u duket e pakuptimtë, pa lidhje dhe poetike, por për mua është e domosdoshme që të vërtetën ta them haptas para trupit gjykues e para krejt botës se: UÇK-ja dhe unë si pjesëtar i orëve të para, i rreshtuar pas Komandantit Legjendar Adem Jashari, kemi qenë, ishim dhe do të mbesim çlirimtarë të trojeve tona. Këtë ua garantoj unë në emër të gjakut të dëshmorëve që ranë për liri.

Se kemi bërë luftë të drejtë e çlirimtare, këtë më së miri e dëshmon ndërhyrja ushtarake e Forcave të NATO-s kundër forcave serbe që po mundoheshin ta shuajnë një popull nga faqja e dheut, e ky ishte populli im shqiptar që edhe unë ja fala ca pika gjaku duke lënë gjymtyrët e mija nëpër vija të frontit për lirinë e atdheut dhe nëse është nevoja prapë do të sakrifikohem e do të bëj luftë për lirinë e popullit tim. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është themeluar formalisht, por formimi i saj ishte i domosdoshëm, e lufta e fundit na ishte imponuar nga dhuna e tepruar e okupatorit shekullor serbosllav që po udhëhiqej nga krimineli Millosheviq dhe gjeneralët e tij të shfrenuar. Lufta e fundit e UÇK-së nuk ishte as e para e si duket nuk do të mbetet as e fundit për ne shqiptarët.

Unë e quaj luftë edhe këtë që po zhvillohet këtu e deri në Hagë dhe, nuk po i duket fundi i saj. Do ta quaja luftë speciale, në njërën anë për mbrojtjen e vlerave të luftës së shenjtë çlirimtare, e në anën tjetër do ta quaja sulmin më të rëndë mbi historinë e re për degradimin e këtyre vlerave që po insistohet nga misionet e huaja, herë UNMIK e herë EULEX. Kjo po ndodh për fat të keq me ndihmën e disa dëshmitarëve gënjeshtarë, shpirtzi e hiq shqiptar. Se ishim të okupuar me shekuj, të shtypur e të persekutuar, të nëpërkëmbur e pa të drejta, kjo s’do koment. Ishin kajlat e sulltanat që njëri pas tjetrit po i turreshin Kosovës me ligje e kanune të huaja, prandaj edhe lufta e shenjt e UCK-së, sikurse edhe luftërat tjera të shqiptarëve, ishin rezistenca kundër padrejtësive, dhunës, terrorit, përndjekjeve, burgosjeve, vrasjeve e çka jo tjetër që po ushtrohej mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës.

Me vite e me shekuj kishte mos pajtime,kundërshtime e luftë pas lufte, jo për të sunduar, por për liri, për gjuhë e për flamur, që sot, në këtë shekull të mbrapsht gati sa nuk po duken asnjëra e as tjetra. Këtë punë nuk mund ta kuptoj as zoti!?. Erdhi fundshekulli XX e bashkë me te edhe zgjimi nga gjumi i popullit, formimi i Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare, lufta e saj dhe liria e shumëpritur. Të gjitha këto bënë që Kosova sot të jetë e lirë, aq sa është e lirë!?. Pra lufta, gjaku i derdhur për liri, sakrifica e popullit të shumë vuajtur bënë që populli të frymojë lirshëm. Me luftë e sakrifica u largua një armik i përbetuar i Kosovës dhe na erdhën 30 tjerë nën maskën e miqësisë, me emrin UNMIK e EULEX.

Edhe ashtu pak kanë ndryshim këta dy emra, kanë të njëjtin veprim. Tani vendi prapë ndodhet në riokupim me plane për ricopëtim, sundim e degradim të vlerave më sublimë, të Luftës Çlirimtare, por tani me një okupator modern me ligje të përtërirë nga ish sistemi i kaluar... Të mos e quash këtë vend të riokupuar dhe në tentim për ta bërë copë-copë nuk mund të thuash se ke thënë të vërtetën. Kjo nuk ka filluar rastësisht. Ka qenë dhe është e paramenduar edhe mirë bile. Të gjitha këto që po ndodhin janë procese të montuara e të motivuara politikisht. Janë procese të turpshme e të pakuptimta fare. Këto po bëhen për ta barazuar krimin serb me luftën e drejtë të UÇK-së.

Po bëhen për ta injoruar vlerën më sublime të popullit shqiptar, edhe atë me skenarë të ndyra e me personazhe të paramenduara, duke e krahasuar çlirimtarin me kriminelin, duke i quajtur kriminel ata që e ndaluan dhe e luftuan krimin. Kjo filloi me kurdisjen e skenarit për ngritjen e aktakuzës për “Rastin e Merdares” pastaj vazhdoi me suspendimin e gjashtë komandantëve të UÇK-së, me rastin “Manaj”, rastin “Drini”, rastin “Raci”, arrestimin e komandantëve dhe ushtarëve të Zonës Operative të Dukagjinit, të Llapit e të zonave tjera, pastaj me rastin “Hajra” dhe po vazhdon me rastin herë “Shtëpia e verdhë” e herë “Shtëpia pa ngjyra” e Dikmartoviqit e herë rasti “Kleçka” dhe shumë raste tjera që janë vetëm imagjinata të pakuptimta të prokurorëve euleksian me ndihmën e dëshmitarëve të rrejshëm, por gjithsesi e vërteta ka filluar të dal në shesh dhe “drejtësia” ndërkombëtare po dështon për ditë e më shumë. Unë do pyesja: A ka drejtësi në Kosovë dhe nëse po, për kë punon ajo? Kur dihet fare mirë së ligji bashkë me forcën kanë mbetur në duart e okupatorit.

Unë çuditërisht nuk po e kuptoi pse luftuam? E po kush thotë së nuk luftuam kundër ligjeve jugosllave!? Kështu po vërtetohet thënia e lartcekur “E larguam një armik të përbetuar e na erdhën 30 tjerë me emrin unmikoeuleksian”. Unë, që kohën më të madhe pas lufte e kalova pas grilave të ndryshkura herë unmikiane e herë euleksiane, mendoi dhe jam i sigurt se është koha që dëshmitarët e shitur ta braktisin të keqën nga mendja e t’i ndalojnë të shpifurat kundër çlirimtarëve Është koha që ta çmojnë vlerën e luftës së lavdishme çlirimtare. Unë besoi së këtë e dinë edhe ata vet.

Kush janë ata unë s’mund ta di por koha do t’ua tregoi fytyrat e tyre të marrosura e pastaj edhe fëmijët e tyre do t’i quajnë argat të të huajve, kurse unë assesi s’mund t’i pranoi si shqiptar ata që vetëm dinë ta flasin gjuhën shqipe e atë ta shfrytëzojnë me shpifje e gënjeshtra. Për fat të keq kjo po vjen pikërisht nga ajo pjesë e popullit të cilin e mbrojtën çlirimtarët dhe ju gjenden pranë në momentet më të vështira, duke dhënë ndihmë në mënyra të ndryshme e me sakrifica të mëdha. Këto akuza e shpifje të turpshme një ditë do të përfundojnë së bashku me dëshmitarët shumëfytyrësh në zjarrin që po vazhdon të ndizet nga secili në mënyrën e vet. Të gjitha këto do të shkruhen si kapitull i turpit në histori.

Nuk dua dhe nuk kam për qëllim të lëshohem në detalet e akuzës sime, sepse tashmë këto aktakuza janë bërë përditshmëri e jona prej të cilave nuk ka e as nuk do ketë asgjë serioze, veçse zhvillim i një loje të përkohshme të turpit unmikoeuleksian. E vërteta është se na luftuam ta mbrojmë popullin nga barbaria serbe, por jo që në liri të akuzohemi nga ajo pjesë e popullit e cila u është adoptuar menjëherë të huajve dhe për hatrin e tyre po vjellin zjarr mbi vlerat e luftës çlirimtare.! E gjitha kjo që u tha më lart,është vetëm një pjesë e turpshme e turpeve të një procesi të montuar që bie mbi ndërgjegjen e një trupi gjykues të udhëhequr nga gjyqtar ndërkombëtar. Sidoqoftë,e pa bëre mund të mëveshët por jo gjatë kohë.

Të huajt gjithmonë mbesin të huaj dhe një ditë nuk do të jetë më këtu, kurse këtu, që po pretendojnë ta marrin identitetin e së drejtës, zor se do t’u eci puna mbar. Këta do t’i përcjell turpi derisa ta dorëzojnë shpirtin para djallit!... Unë sot edhe mund të dënohem nga kjo gjykatë,por,nuk e kam të qartë në emër të cilit popull jam duket u dënuar ?!. Qysh me fillimin e seancave u pa ky proces është i montuar,plot politikë,me njëmijë faqe te zeza,akuza e ndërtuar mbi gënjeshtra,pa fakte e prova,me dëshmitar te mbrojtur e të mbështetur mbi bazën shpifëse... Së dyti, prokurori publik është i njëanshëm dhe është përpjekur të rëndojë çështjen tine, dhe të mos e nxjerrë në pah të vërtetën, (sepse e vërteta është krime kanë bërë serbet e jo ne që e kemi mbrojtur popullin nga kriminelët).

Ai e ka bërë këtë duket ushtruar presion mbi dëshmitarët,apo duke i blerë ata me pak para!?, por e pavërteta gjithmonë mbetet e pavërtetë. Asnjë nga dëshmitaret në këtë lëndë nuk kishin arsye për të mos e thënë të vërtetën. Përfundimisht,është krejt e papranueshme të paraqitet një ngjarje e re me plot të pa vërteta.

Nuk është e vërtetë se unë kam marrë pjesë në ndonjë krim apo vepër kundërligjor, vetëm nëse i thonë krim luftës për liri ë bashkim kombëtar, ashtu siç jam i sigurt se as UÇK-ja, as komandantët e saj e as edhe një pjesëtar i saj nuk kanë marrë pjesë në akte kriminale, në të kundërtën, ne e kemi mbrojtur kombin, atdheun dhe popullin tonë, ashtu siç jemi të gatshëm ta mbrojmë edhe një milion herë nëse shtohet nevoja. Të sakrifikohesh për liri, drejtësi e demokraci, është nder dhe krenari.

Të shkelet ligji dhe të mos respektohet drejtësia, siç po ndodh në Kosovë, është turp! “Unë shpresoj se drejtësia herë do kur do të triumfojë, prandaj trupi gjykues le të vendosë si të vendosë, por nëse këtu ka drejtësi, atëherë jo vetëm unë, por të gjithë çlirimtarët që po mbahen pas grilave, për akuza të ngjashme, duhen të lirohen që ta gëzojnë këtë copëz lirie që e fituan me mund e sakrifica të mëdha, me gjak e me jetën e mbi 2000 dëshmorëve”.

********




Procesi gjyqësor që po zhvillohet në Mitrovicë e akuzon Komandantin e UÇK-së z.Sabit Geci, për “Ivan Bulatovicqin i cili gjëja ishte me gruan në tren. Udhëtimin po e bënte në muajin maj të vitit 1998. Në atë kohë, Bulatoviqi ishte komandant i stacionit të policisë në Drenas.

Nga treni dyshohet se atë e rrëmbyen tre pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më vonë, vrasjen e tij ,krejt sipas akuzës , dyshohet se e ka kryer Sabit Geci. Ekzekutimit të Bulatoviqit pretendohet se i ka paraprirë rrahja nga Sahit Jashari, shkruan gazeta beogradase "Kurir" e datës 08.05.20120 me titull "Kurir e zbuloi kriminelin", duke iu referuar ndër të tjera aktakuzës së ngritur nga Shërbimi sekret serb gjegjësisht ish prokurori pro serb i Eulex-it Mauricio Salustro, në rastin e quajtur si “Grupi i Drenicës”.

Bulatoviq në aktakuzë përshkruhet si person për të cilin thuhet se ka ushtruar dhunë ndaj popullatës shqiptare.

Gazeta në fjalë bazohet në montimet e MUP-it Serb si dhe vetë Mauricio Salustros ,një neri meskin që gjatë shërbimit në Kosovë si prokuror i Eulex-it,ka akuzuar pesëmbëdhjetë persona. Në mesin e tyre janë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Nexhat Demaku, , Fadil Demaku, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Sabit Geci, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Agim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj, Avni Zabeli e Hysni Thaçi.

Gazta e Beogradit "Kurir" e para,shpifi dhe publikojë gënjeshtra "për keëberjet në Veri të Shqipërisë", fotografinë montazhë në të cilën gjëja shihet ekzekutimi,nga tre terroristë më emblemë të UÇK-së,se gjëja ata pozuan para viktimës,mashkull me mustaqe të zinjë në të 50-tat...Ashtu siç shkruan "Kurir" viktimë është Predrag Dragoviç,ndërsa sipas "Kurir"-it,Prokurorisë së EULEx-t dhe MUP-it serb ...pa kurrfarë provash akuzohet që vrasës është Sabit Geci.
Fotografia montazhë nga "Kuriri" ,u bë zyrtarisht materjal i Prokurorit pro serb Mauricio Salustro, i cili tash është i punësuar në Beograd.
Zëvendës prokurori për Krime Lufte z.Bruno Vekariq,gënjen haptas kur thotë:"" Shumë saktë më kujtohet teksti në "Kurir"...dhe duke ju falenderuar "Kurir"-it më fotografinë në të cilën nuk është Sabit Geci,por dikush tjetër,Sabit Geci burgoset....krejt sipas rrëfimit të montuar nga Rade Dragoviq,që gjëja ai ka njohur fytyrën e Gecit nga fotografia",shkruan "Kurir".Vekariq,sipas Kurir-it me tutje thotë..." Prokuroria nuk mundet të kërkojë ekstradimin e Sabit Gecit,për arsye se nuk e pranojnë të ashtuquajturin sistemin juridik të Kosovër",përfundon z.prokurori Bruno Vekariq në gazetën "Kurir" të Beogradit....

Sipas gënjeshtrave të MUP-it Serb ,Prokurorisë Speciale serbe dhe vetë ish Prkurorës së Hagës Carla Del Ponte thuhet se "nuk dihet për fatin e 1892 personave nga Kosova.Ne nuk e kemi numrin e saktë sa prej tyre janë dërguarnë veri të Shqipërisë...Por dokumenti i kryetarit të Komisionit për njerëz të humbur z.Velko Odaloviq,thuhet se gjëja 300 vetë janë zhdukur në mënyrë gjëja të organizuar që gjëja janë transportuar në Shqipëri"dhe se ndaj tyre janë kryer vepra kriminale thotë vetë ish naçelniku i Kosovës z.Velko Odalloviq që vronte dhe kthjellte në Kosovë, në kohën e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq.

MUP-i Serb ,Prokuroria Speciale e Beogradit,ish prokurori i EULEX-it ,z.Mauricio Salustro,thonë se "Pronar i shtëpisë së verdhë ka qenë Sabit Geci...
Të gjitha këto shpifje ordinere i mohon Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,z.Sabit Geci.
Në fund të bisedës tonë më z.Geci ,ai sot tha"E vërteta do të dal në shesh atëherë kur unë do të vdes.."Ai publiksht falenderon Kryetarin e Gjykatatës speciale ,polakun Dariusz Sielicki i cili është korrekt ndaj Gjykimit të tij...

********
II.




....Ai ka folur për të vërtetën e luftës, për krimet e pretenduara, dhe për zhgënjimin që ka me shokët e luftës që tash i thotë se i ka vetëm ish-shokë. Geci është tepër i zhgënjyer me ish-bashkëluftëtarët. Ai është në burg që nëntë vjet. Me një vendim të gjykatës është shpallur fajtor për krime lufte dhe është i dënuar me 15 vjet burg.

Është pjesë e aktakuzës edhe në Grupin e Drenicës. Në pjesën e parë të intervistës për Floripress, ai ka ftuar që të mos mohohet lufta. Ua ka kujtuar ish-shokëve se nëse Komandanti Legjendar Adem Jashari e ka sakrifikuar gjithë familjen, dhe nuk kanë pse të brengosen për vete këta të tjerët.

Floripress: Jeni njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe i pari i dënuar për krime lufte. Pse ke vendosur tash të bësh intervistë?

Sabit Geci: Nuk është që kam dashur të flas shumë. Kam qenë njeri praktik. Unë ju njoh juve. Kam folur pak por nuk është që kam dashur të jem shumë në media.

Floripress: Ku keni qenë gjatë luftës?

Sabit Geci: Kryesisht në Drenicë. Mandej një kohë kam qenë edhe në Shqipëri për t`u shëruar pas plagosjes.

Flirpress : Çfarë raportesh keni pasur me Adem Jasharin?

Sabit Geci: Të lutem, ai për ne ka qenë dhe mbetet Komandant yni. Me Komandantin jemi nip e dajë, por me të na ka lidhur ideali i çlirimit. Kushdo që ka qenë pranë nesh në atë kohë, mund të dëshmoj se raportet e mia me komandantin përherë kanë qenë në nivelin më të lartë. Për këtë mund t’i pyesni: Sahit Jasharin, Nuredin Lushtakun, dajtë e Komandantit, si Jetullah Gecin, Xhevahir Gecin, Sejdi Gecin, Ilaz Dergutin, Zenun Kodrën, Fadil Kodrën, Sylejman Selimin dhe Rexhep Selimin. Këta e dinë më së miri për raportet tona me Komandantin. Të flasin këta e jo unë.

Floripress : Ish-shokët nuk po flasin?

Sabit Geci: Raportet e mia me Komandantin Adem Jashari kanë qenë përherë të mira, raporte bashkëluftëtarësh të lidhur me besa-besë e të pandashëm deri në rënien e tij heroike.

Floripress : Kur u nis lufta?

Sabit Geci: Aksionin e parë me Komandantin, me Sahit Jasharin dhe Jakup Nurën e kemi bërë në vitin 1989, për të vazhduar më vonë aksionin tjetër të të njëjtit vit me pjesëmarrës: Komandantin, Sami Lushtakun, Hamzë Jasharin dhe Bali Osman Gecin, Jetullah e Xhevahir Geci, Jakup Nurën, unë... ka edhe ndonjë që s’më kujtohet emri.

Floripress Çfarë marrëdhëniesh keni pasur me Hashim Thaçin gjatë luftës?
Geci: Kam pasur marrëdhënie të mira.

Floripress : Po më intereson për udhëheqësit tash të partive të dala prej lufte. Ku ka qenë Jakup Krasniqi atëherë?

Sabit Geci : Jakup Krasniqi është këtu në Prishtinë, dhe është mirë që ta pyesni atë, por me sa më kujtohet, ai para luftës ka qenë ilegal, i burgosur politikë, në prag të luftës, më vonë, u angazhua në UÇK.

Floripress: E Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nuk kanë qenë në atë kohë?

Sabit Geci : Ramush Haradinaj në luftë ka ardhur ndër të parët. Për luftën dhe heroizmin e familjes Haradinaj mund të flas me vite, për politikë nuk më intereson. Fatmiri e Hashimi e këta të tjerët kanë ardhur vonë, kur unë veç kam qenë i plagosur rëndë.

Tribuna: Ku ka qenë Kadri Veseli në atë kohë?
Geci: Në vitin 1989, kur ia pata dhënë një snajper Jakup Nurës, më sa më kujtohet ai ishte së bashku me Kadri Veselin.

Floripress: A e qartësojmë mënyrën se si ka rënë komandanti legjendar Adem Jashari. Ju jeni njeriu ndoshta më kompetent për të treguar gjithçka rreth asaj ngjarjeje. Flitet shumë. A ka pasur hezitim të shokëve për ta ndihmuar? A ka pasur dështim taktik të UÇK-së?

Sabit Geci: Nuk jam unë më kompetenti. Unë kam qenë i plagosur dhe pa vetëdije. Sot 16 vjet, më 28 shkurt unë jam plagosur. Rrethimi ka ndodhur dy-tre ditë pas plagosjes sime. Të gjithë shokët tregojnë se çfarë rrethimi ka pasur Llausha dhe Prekazi. Ka qenë teknikisht e pamundur që t`i shkohet në ndihmë. Kështu thonë ish-shokët dhe unë u besoj. Shumë njerëz po e fshehin realitetin por nuk është mirë. Komandanti e ka pritur ditën e rënies. 48 orë përpara e kanë lajmëruar prej Llaushe dhe i kanë thënë se po na qitet një rreth i tmerrshëm. Fjalët e tij kanë qenë: Le të vijnë se këtë ditë mezi po e presim. Që sa vite jemi mundu për këtë ditë.

Floripress: Teknikisht po thoni se ka qenë e pamundur t`i ndihmohet?

Sabit Geci: S`ka pasur kurrfarë mënyre.

Floripress: Sikur të kishit qenë më shëndet të mirë, a do t`i shkonit ju në ndihmë?
Geci: Nuk kam qejf me e lavdërua veten. Por shokët e dinë për shembull se në ofensivën e Likoshanit, të gjithë më kanë thënë ‘mos shko se është e pamundur për shkak të rrethimit’, por unë kam hyrë. E kam marr vëllanë tim Nuhiun, tani dëshmor dhe një shok timin dhe Avni Nurën, dajë imi.

Nuk besoj në drejtësi

Floripress: Flasim tash për kohën e pasluftës. A i dini të gjitha akuzat që ju ka bërë UNMIK-u e pastaj edhe EULEX-i?

Sabit Geci: Edhe pa m'i ngritur akuzat, e kam ditur se po më përgatisin. Sepse më vinin njerëzit dhe më tregonin për atë që po ma flasin. Kurrë nuk më ka interesuar me u marrë me akuzat. As para e as pasi që janë bërë. Unë kur e kam rrokë pushkën me luftu, kam menduar që kam me vdesë. Pas përfundimit të luftës, mua nuk më ka interesuar as çka po bëhet më mua e as me familjen time. Komandanti e ka sakrifikuar gjithë familjen. Nëse ai e ka sakrifikuar gjithë familjen, kush jam unë që të brengosem për veten time?!

Floripress: Do të flasim më vonë për këto, por ende kemi çfarë të flasim për Sabit Gecin. Thuhen shumë gjëra për ju? A është e vërtetë se jeni njeriu më i rrezikshëm i UÇK-së?

Sabit Geci: Qëllimi ka qenë që me më arrestuar. Më të rënda se këto që kam qenë i rrezikshëm në luftë janë do gjëra tjera që i kanë fol për mua. E di që qëllimi ka qenë që me i largu njerëzit prej meje. Janë frikësuar që populli ka me më mbështet. M`i larguan ish-shokët. Tash ata po tuten edhe emrin me ma përmend. Që dhjetë vite jam në burg. Asnjë personalitet nuk ma ka përmend kurrë emrin. Unë u dënova për 15 vjet për do gjëra të montuara. Vetë prokurori hoqi dorë prej pretendimit se kam bërë vrasje në Shqipëri. Askush nuk flet. Serbi për 40 shqiptarë të vrarë dënohet me tetë vjet.

Floripress: A është e vërtetë se keni qenë autoriteti i vrazhdë i UÇK-së. Thonë se edhe vetë njerëzit e UÇK-së janë frikësuar prej Sabit Gecit?

Sabit Geci: Unë jam natyrë e butë. Nuk e besoj. (Qeshet).

Floripress: A e ke arrestuar Gjergj Dedën dhe një grup tjerë të deputetëve të parlamentit paralel të Kosovës në vitet e 90-ta? Dedaj ka folur në media dhe ka thënë se është maltretuar?

Sabit Geci: Ai mundet me ba spektakël e me mendu që të fiton politikisht diçka, por ai edhe të tjerët e dinë se nuk kanë qenë të arrestuar. Ata janë shoqëruar nga ne nëpër pozicionet e UÇK-së. Qëllimi ka qenë që t`u tregohet se kush jemi dhe çfarë po bëjmë. Ne në Drenicë luftonim, e ata (politikanët e rezistencës paqësore v.j.) mbanin zgjedhje. Do të thotë ne u kemi ndihmuar ta realizojmë pikërisht qëllimin që kanë pasur në atë vizitë. Ta kuptojnë kush jemi dhe çfarë po bëjmë.

Floripress: Pse kurrë nuk ke pranuar të flasësh para prokurorëve dhe hetuesve? Pse asnjëherë nuk i ke ftuar ish-bashkëluftëtarët që të dëshmojnë kundër akuzave që të janë bërë?

Sabit Geci: Po të gjithë këta ish-shokët e mi i kam pas në aktakuzat ndaj meje. Mirëpo kur them ish-shokët, i kam një milion arsye që t`i quaj ish.

Floripress: Nuk i ke më shokë?

Sabit Geci: I kam ish-shokë. Dhe të lutem nëse ndonjëherë në intervistë kam harru me e përmend këtë fjalën ish, ta kesh parasysh që unë gjithmonë atyre u drejtohem me ish-shokë. Unë nuk i kam armiq sepse është kundër parimeve të mia. Nëse dikë e kam mik njëherë, kurrë nuk e bëj armik. Miqësinë mund ta ndërpres siç e kam ndërprerë me këta, por armiq nuk i kam.

Floripress: Kush janë ata ish-shokë?

Sabit Geci: Të gjithë. Secili prej tyre tutet me ma përmend edhe emrin thuajse jam faqezi. Nuk e di pse tuten? Çka kanë bërë këta që tuten kaq shumë?! Unë i kam pas shokë. Mirë që e përmendin e bëjnë deklarata politike për të tjerët, për Fatmirin ose Ramushin, por dua që të tregojnë publikisht pse po tuten me më përmend? Nëse ata dinë diçka më shumë se unë, le të dalin e të tregojnë.

Floripress: Pse nuk i ke thirrë me dëshmu? Në aktakuzën tënde janë përmendur Kadri Veseli, Daut Haradinaj e shumë të tjerë? Pse nuk i ke ftuar që të dëshmojnë?

Sabit Geci: Ka qenë gabim i madh i imi.

Floripress: Kush ka qenë në aktakuzën tënde?

Sabit Geci: Paj për shembull në aktakuzë e kam Daut Haradinajn. Një matrapaz ka bërë një dëshmi të rreme. Daut Haradinaj ka qenë shumë i ri në Luftë. As atë e as Kadri Veselin kurrë nuk i kam pa në Shqipëri. Po një matrapaz në dëshminë e tij thotë se t'u u mundu më ma hjek kokën, Dauti ma ka pre dorën. Sipas tij Fatmir Limaj e ka urdhëruar Dautin që mos me ba vrasjen. Unë e njoh këtë dëshmitar...

Floripress: Pse nuk i ke ftuar që të dëshmojnë këta që janë përmend?

Sabit Geci: Nuk kam dashtë me ja dhanë kënaqësinë prokurorit që t`i ketë këta njerëz përballë. Unë nuk kam fol kurrë as me prokurorin e as me hetues. Nuk ia kam dhënë kënaqësinë me më marrë në pyetje as mu e as atëherë shokët, tash ish-shokët e mi. Në jetën time me asnjë prokurorë e asnjë polic hetues nuk kam pranuar të flas. Me kanë ardhur si mjek, e në çfarëdo lloj forme. Më thoshin ‘preke hartën ku po do me jetu nëse bashkëpunon?’ Unë e preksha Dubain edhe ju thosha në Dubravë, se Dubrava është më e mirë se Dubai juaj. Më pati thënë një hetues: Ndihmona se të ndihmojmë. I pata thënë tregomë kur ke me i çu 100 kilogram, ju ndihmoj pa problem. Por mos pritni që unë me ju ndihmu në montazhet e juaja. Shokët s’i kam pru me dëshmua për alibinë time por edhe sikur t'i kisha ftu, unë jam i bindur se drejtësi nuk ka.

Floripress: Pse je kaq mosbesues ndaj drejtësisë?

Geci: Për shkak të përvojës që kam pasur me prokurorin e parë që më ka arrestuar. Ai ka qenë britanik. Nuk kam pranuar të flas as me të. Erdhi një paradite dhe më tha që nesër lirohesh z. Geci. Pasdite kontaktova me avokatin tim dhe i thashë që prokurori erdhi e më rrejti. Pas një dite, avokati më tregoi që prokurorin e kishin largu prej këtu. Ai i kishte thënë avokatit se kam dashur ta lirojë Sabitin por më kanë thënë se duhet me mbajt gjithqysh. Bëji të fala Sabitit dhe thuaji se kish me ndejt gjatë në burg.

Floripress: Pse nuk ke folur me prokurorët? Çka ke me fsheh?

Sabit Geci: Unë nuk mendoj se ka drejtësi.

Arsyet e heshtjes

Floripress: Nëse ke hesht për më i mbrojt shokët, ata nuk kanë vlerë më shumë se ti. Nëse nuk po flet për ta mbrojtur veten, tashmë të kanë dënuar. Pse nuk po flet? Pse nuk duhet folur?
Geci: Çka me fol?! S`ka kush çka me fol se nuk ka çka të flitet. Unë kam dëshmuar te prokurorët e Hagës për Limajn, por dëshmia ime nuk u ka kry punë. Këta të duan veç nëse shpif e flet të pavërteta. Ata gjejnë matrapazë dhe ish-bashkëpunëtorë të UDB-së.

Floripress: Tash a po flet me prokurorët?

Sabit Geci: E falënderoj EULEX-in nga zemra që nuk kanë ardhur kurrë që pesë vjet me më marrë në pyetje. M`i kanë dhanë 15 vjet në burg por kurrë nuk kanë provuar me më marrë në pyetje. Më kanë lënë rehat. Nuk më kanë maltretuar.

Floripress: Duhet të flasim pak për çështjet për të cilat jeni akuzuar. A ka pasur kamp në Kukës, Canhas?

Sabit Geci: Jo bre. Kurrë nuk ka pas kamp. Jo në Kukës por askund në Shqipëri. Këta po bëjnë kampe, burgje, shtëpia të verdha e të kuqe. Kur dyshon për dikë se ka ardhur me mision në vendet ku grumbulloheshin ushtarët, natyrisht se e merr në pyetje. Por mua nuk më ka ndodhur me e intervistuar askënd. Po e them ka qenë normale por nuk më ka ndodhur as mua e as atyre. Janë disa matrapazë që kinse po dëshmojnë sa që pernime ndalem edhe mendoj: Sikur të kisha qenë vetëm sa gjysma e asaj si më përshkruajnë ata, qysh beson gjykata që të njëjtët kishin me qenë ende gjallë. Në çdo proces ka montime. Nganjëherë më duket që as që e dinë këta të EULEX-it se po gënjehen e mashtrohen. Shiheni se si ka përfunduar ai Zogaj që ka qenë dëshmitarë i mbrojtur. A dha kush përgjegjësi për te? Franqesko Flori po akuzohet në vendin e tij për korrupsion në Kosovë.

Floripress: A keni bërë transplant të organeve? A janë transplantua zemra dhe veshka në Shqipëri?

Sabit Geci:...(Qeshet)... Unë kam qenë i plagosur. Më kanë bërë operacion. Kurrë në jetë nuk kam përjetuar dhimbje më të madhe sesa kur më kanë bërë operacion pa anestezion. Nuk kemi pas anestetik dhe janë detyruar me më bë operacion me vetëdije të plotë. Shpëtim Robaj, i ndjeri ka qenë anesteziolog i parë. Edhe i ndjeri Sami Beqiri më ka operuar herën e dytë, prapë pa anestezion. Edhe Bajram Rexhepi është mundu me ma zgjat këmbën. Pa anestezion më ka operuar. Paramendo, ne që nuk kemi pasur anestezion, paskemi qenë aq ekspertë sa me transplantim të organeve (qeshet). Kur kam qenë në operacion pas lufte në Slloveni, mjekët kanë qesh me ata që shihnin se çfarë ka ndodhë në trupin tim. Më erdhi inati shumë. Iu thash, nëse me kishit bërë ju operacion nën hijen e një lisi, pa kurrfarë mjeti, pa anestezion, me një sharrë, çekiç e daltë, besoj që edhe më keq më kishit operuar. Unë kurrë nuk ua harroj atyre djemve. Arben Grazhdani dhe Cen Bytyqi janë dy ortopedët që kurrë nuk i harroj.



Floripress : A e njeh një person me nofkën “Kasapi”?
Geci: Jo.

Floripress: Nuk e ke parë kurrë në Shqipëri një person të tillë?

Sabit Geci: Jo.

Floripress: Sa ke qëndruar në Shqipëri? Çfarë ka qenë aktiviteti yt atje?

Sabit Geci: Unë në Kukës kam qenë krejt dy herë. Shërimin e kam bërë në një pjesë tjetër të Shqipërisë, por mendoj kur kam qenë i palëvizshëm. Gjatë gjithë luftës kam qenë dy herë në Kukës. Njëherë me ushtarë e komandant Kapuçit, pasi që kam pas shumë respekt për të. Edhe një herë pata shkuar në Kukës për me ia dhanë një uniformë vëllait. Ai ka qenë merakli uniformash. Një amerikan ma pati dhuruar një të tillë dhe unë ia pata çuar vëllait në Kukës....

Dhe në fund luftëtari i lirisë,tash i burgosuri i pari z. Sabit Geci për mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka një Falenderim të posaqëm për mjekimin e tij:

Prof.dr.Bedri Zahitin,Dr.sc.Agim Krasniqin,Dr.Sami Gjokën,Prof.dr.Cenë Bytyqin,Prof.dr.Faton Morinën,Mr.sci.Dr.Haki Prebrezën,Dr.sci.Nexhmi Zeqirin,Mr.sci.Dr.Eshref Osmanin,
Mr.sci.Dr.Hajriz Rudarin, Mr.sc.Dr.Elmi Ollurin,Prof.dr.Sadik Zekaj,Prof.dr.Sali Ahmetin,Ass.Dr.Sadie Avdiun, Mr.sci.Dr.Hajdin Thaçin,Mr.sci.Dr.Arsim Behramaj,
Mr.sci.dr.Xhevdet Latifi etj.













Foto
FotoFoto










FotoFotoFoto
Foto



















Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...