Ndal Saluster mor dai
se s’ke pa Shqiptar me sy
qe djeg veten për liri
për atdhe vdes si me le
në këtë tok ka fjala fre
ndal saluster jam ushtar
që e vrava robërinë në ballë
**********
Kohë më parë ( 28.06.2014. , në Teatrin “ Istref Begolli” në Pejë, u përuruan I dy libra të autorit Rifat Muriqi:
1. “Fati i Dervishit”,roman
2. “Hana vendos të shkruajë”,roman
Botuesi i veprave të Muriqit është Mileniumi i ri në Tiranë,ndërsa redaktor artistik i librave është shkrimtari i mirënjohur shqiptar Adem Gashi.
Për lexuesin e Agjencionit "Floripress" ,pë herë parë prezentojmë profesor Muriqin më një cikël vjershash suptile që autori i ka shkruar në Facebook.
Ajo që ka ndodhë dikur, po përsëritet edhe sot, por që te mos përsëritet nesër, mund ta gjeni tek Fati i Dervishit,të autorit të mirënjohur shqiptar nga Kosova Rifat Muriqi...
Që të e ngacmoj kureshtjen tuaj, diçka nga Libri " Fati i Dervishit"
Bir, më kujtohet diçka e ngjashme. Tregimi përnjë ushtar që kishte bërë karrierë në tërë perandorinë dhe në fund ishte bërë mbret.
Kur një ditë ishte duke pushuarnë një oazë, buzë rrugës për në Bagdad, e hetoi një vash si një hyjneshë. Rëra që ngrihej nga puhia i mbështillej përreth dhe si një aurorë nuk i shqitej. Për një moment ishte frikësuar se është perëndeshë. Bukuria e saj e kishte çmendur. Tregimi është aq tragjik sa edhe mbretërit do të qanin. Ai që ne shikimin e parë ishte bërë rob i saj. Kishte mundësinë e marrjes me dhunë, por ai dëshironte që ajo ta donte. Kurrë askush nuk e diti pse ajo e refuzoi dhe nuk iu dha mbretit. Unë arrita shumë vonë, aq vonë sa të vetmen punë që bëra ishte t’i mblidhja fijet e tragjedisë për ta thurur
si tregim. Të vetmin njeri që nuk munda ta nxjerr nga ai mjerim. Ai nuk deshi, nuk donte të jetonte me vetëdije të plotë shkonte drejt shkatërrimit. Ishte vdekje e tmerrshme në duart e mia. Kurse fjalët e tij për dhembjen janë poezitë
më të bukura që njerëzimi i njeh.(Rifat Muriqi)
Pa Atdhe
Djepi qe dikur na përkundi
nuk u vendos as ne muze
sa shpejt u tjetërsuam
mbetem pa atdhe
heronjve rrejshëm u këndojmë
te bindur se nuk na dëgjojnë
pse veten e gënjyem e mbajtshim me shëndet
por kur ne emër te dëshmorëve gënjejmë
do mbetet turp për jetë
ndryshe mendonim dje
sot
sa shpejt u tjetërsuam
mbetem pa atdhe
Skënderbeu
I premtuan tere boten
Ne Turqi s’kishte me te madhe
Por zgjodhi Krujën
ëndrrën e tij të parë
I premtuan
qka nuk i premtuan
Siri e Persi
Bosnje e Serbi
Por se joshen dot
as me ar as me Zot
Me kryq e gjysmëhënë e luten
që prijës i feve të jetë
por fjalë paku i shekujve
tha arbër dua të vdes
bri dhie mbante në kokë
një diell pagan në mes
11 Marsi
Nata ishte e butë
jeta ishte rrugë.
Bëhuni një
Mos thyeni
Mos u thyeni
Asnjë të huaj mos leni në rreth
Mos e përmendeni Enverin as Shqipërinë
këshilla qe atë natë kaloj vesh me vesh
gjer sa Ali Lajqi u ngrit mbi shesh
si shqiponja e zezë
mbi vete mbarti historinë
e ne hap pas hapi
tërë jetën
gjer këtu
më kokën ne trastë
mbollëm farë lirie
që vonoj aq gjatë
sa jeta e zezë
por kur erdh
edhe pse plot gjak
ishte e vrullshme si bubullimë
qe s’do harrohet nga jeta në jetë
gjerë sa shqiptarë të ketë
28 Nëntori
Kërkova mikun
që ruante urimet për festa
këtë vit nuk mu lajmërua
e kërkova në të gjitha shtigjet
edhe në harkun e shqiponjës
por se gjeta
as tek himni i flamurit
as tek ballkoni i Kuvendit
as tek sheshi i Skënderbeut
e dijë qe s’do kthehet kurrë
dikur na ndanë me forcë
tani jemi memecë
çka na ndanë tani pos një fjale të shenjtë
në këtë festë
duhet më heshtë
Prekazi sot
Thonë se në këtë vit
nuk erdhën shokët
disa burgjeve dergjeshin
disa në varreza preheshin
sot
mëngjesi lindi i kthjellët
pastaj ra një shi
lagu
token e përgjakur
Në Prekaz defiluan
të gjitha protokollet shtetërore
te gjithë nostalgjiket
por ata nuk erdhën
shiu më ftohu shpirtin e përflakur
u ktheva në gjysmë rrugë
të lodhur e ndjeva shpirtin
se ushqej as me ndjenjën e lirisë
e robëruar
është për mua
Ushtria Çlirimtare e Kosovës
E ngritur mbi hirin e djegur
mbi bykun e hjedhur
mbi torturën e etur
në shpresën e heshtur
mbi burgje gjak e varre
ne zemrat e te treturve në kurbet
fije për fije
shteg në shteg
në vatrat e atyre
qe su dorëzuan kurrë
ditën e par një
të dhjetën dhjet
me vite vetëm njëqind
e pastaj për njëherë dhjetëmijë
veten e quajtën ushtri
për atdhe me vdekë
më vdekë për liri
pa pyet se kur do vijë
me shpresën se një dit do vjen
gazin e fëmijëve ta kthen
shumë nga të njëqindët mungojnë
edhe me shumë në dhjetëmijë
të mbeturit , në liri
e bëjnë jetën disi
E ngritur mbi hirin e djegur
mbi bykun e hjedhur
mbi torturën e etur
në shpresën e heshtur
mbi burgje gjak e varre
ne zemrat e te treturve në kurbet
fije për fije
shteg në shteg
në vatrat e atyre
qe su dorëzuan kurrë
ditën e par një
të dhjetën dhjet
me vite vetëm njëqind
e pastaj për njëherë dhjetëmijë
veten e quajtën ushtri
për atdhe me vdekë
më vdekë për liri
pa pyet se kur do vijë
me shpresën se një dit do vjen
gazin e fëmijëve ta kthen
shumë nga të njëqindët mungojnë
edhe me shumë në dhjetëmijë
të mbeturit , në liri
e bëjnë jetën disi
Letër kujtimi për Poetin
(Kushtuar Rugovasit Azem Shkrelit)
Sot do të qaja për ty
pak kuq e pak zi
me mbledhë lulet e pranverës
në lugun e zanave
më e ngjyros ballin
me të kuqtë e thanave
me ra she më she
në t’ban të vjetave me le
në çdo gurrë me pushu
nën mriz të vashave me mrizu
në qafë të malësoreve me dal
më e thirr një këngë për vaj
po si su sosë kjo gurrë
më e djeg shpirtin si furrë
për një dashuri
që mbet aty
më vdekë pa ty
Jusuf Gervalla
Hapni dritaret gyrbetgjinjë
zeri I gitares nga larg po vije
pastaj këndshem një ze
permes telave të gitares vezullun
as nuk ushton
as nuk jehon
por miklon
pak ndër gushë
për atë fushë
për atë mal
për atë valë
per nënën që e priste me mallë
dhe sdo ta shihte për të gjallë
Hapni dritaret
tek armet e ushtareve
vendosne këtë gitarë
që atëherë ishte armë
le të ushton
si jehonë
fëmijët nga gjumi ti zgjon
që të ruhet lirija
e ëndërrave të tija
Kujtim për Bekim Berishën- Abeja
Gjeneral
Heshti edhe bjeshka
qielli vonoj me u kthjellë
pse Bedrin aq shumë e deshe
dhe mendja tu err
jeta më s’kishte kuptim
pa Bedriun trim
qave blinda e tankse
vetëm ta shpëtosh
plumbat që i more
të bënë shoshë
askush nuk besonte
se ti mundesh me vdekë
as gjysmë shtiza Kroate
që të beri nderë
tri ditë e tri net
as Shesta krenare
qe ta rriti shtatin
as motra ballë mërrolur
që kish mall për vëllanë
Gjeneral ishe kur erdhe në Kosovë
Por ushtar u bere në vijën e parë
Unë qajë qanë edhe Shesta
Peja shëtitë në Liri
Shamia e jote qe e mbaje mbi kokë
u ende mbi Pejën si një zog
sa pak u kujtuan më të bë nderë sot...
Me ba roje për Kosovë
Një Hajrush e një Tasim
rriten shtatin në Kryedrin
pa u rrit u burrëruan
si luaj thonë të dytë luftuan
kishin mësuar në legjendë
si vdes trimi për mëmëdhenë
me vdek po por më e fitu luftën
për të pastrehët që morën rrugët
kishin parë çka s’duron shpirti
aq e tmerrshme sa verbon syrin
gjak të fëmijëve ngryk të jeleqit
në farë e fis shumë të vdekur
Betua ishin në të partë e fisit
në flamur e në atdhe
hak pa marr skan me vdekë
diku një e diku dhjetë
dikur gjaku i ka nxënë
ditë as natë nuk dinë me u ndalë
Kur lirija zbardhi qiellin
me ra në bronzë kishin qëllimin
thonë kanë vdekë por unë i shohë
çdo mëngjes kur rrezon dielli
Hajrush burrin e Tasim trimin
marrin rrugën për Sejnovë
me ba roje për Kosovë
për Kosovë e për Shqipëri.
në lug të Krasniqes ka Liri
Më vrani këtu
( Kushtuar Ushtarit te UÇK qe serbet e vranë mbi burimin e Drinit të bardhë)
Më vrani këtu
që ta ndjej zhlebin kur fryn
stërpikat e pikave mbi Drin
ahishtës të kthehem me vrap
gjer ne skakallë
ashtu siç me rrjepën
dhe të gjallë e për gazep më lan
atje në mal
Edhe pak stërpika , edhe pak erë qe varret e trupit t,i flladitë
Shtat kodrat
shtatë shpatiet e shtat gurrat zërin tim e dëgjuan
kur i luta
që të me vrasin këtu
se po te doja moti kisha ik
nën shelgjet e agimit
mbas hijeve te muzgut
i harruar me u largu
por un isha këtu
un do te jem këtu
Iberdinë dikur
tani Bërdynë
Banor i Gjytetit mbi burim.
Kangë për Besnik Lajqin
Por sa fryni fllad lirie
n’krisma pushkësh n’dukagjin
hapi krihet një dragua
mori rrugën e pa kthim
ende faqja pa iu ndjerës
një mustak krejt i hollë
ia hijeshoi gazin në buzë
kur mësoj armen më e marrë n’dorë
Thonë Rugova pushon në paqë
urtë e but si çdo herë
zgjedhë nder djem ma te miret
që atdheut me i ba nerë
Siç zakon e kishin t’paret
me e ba dekën si me le
Besnik Lajqi bashkë më kangën
Ra me u ngritë për atdhe
N’maje t’Hajles prit ka zanë
shkja n’kto troje mos me lanë
Nuk duron Rugova Shkja
Vjet për vjet me ta tue u vra
Besnik Lajqi kershin shtrat
Gjuan e puthë pushkën e gjatë
Thua se pushka n’shejë merr vet
Nuk len kanë me u ngjit përpjetë
Aq shumë shkije bjeshka polli
Dikur mbeti pa fishek
Sa jep zani keq piskati
Shkije shumë e ai ish vet
Poshtë tek t’banet u nie ai za
Thërret Bajramin e Haxhi Metës
mos ma le trupin ner shkja
se m’ka kap plumi n’vend t’keq
Zot çka Hajla që ushton
a ka djalë që nuk lufton
a ka trim që si vlon gjaku
Nuk lajnë shkja me e prek Bajrakun
Qe valonte pran Besnikut
Siç zakon e kish malësori
mos më e lan në dorë të anmikut
Sa herë nata e ndërroj ditën
ata gjuaj e këta gjuaj
para zotit mos të koriten
gjumë pa ba e bukë pa ngranë
gjer sa trimin në vorr e lanë
Ti moj Zana e Kelmendit
n’Visitor që e ke folenë
Ruaje kangën e njaj trimit
siç ke ruajt trimat gjithmonë
be po te bojë në varr të Besnikut
pushka e tij kurr s’do të pushon.
Elegji per Agim Selmanaj
Thonë
Vesa e mengjesit ia kishte zili
e kuqrremta e muzgut e puthte më mall
Dielli i rrezonte në ball
Hëna ecte para si pararojë
e yjeve ushtarë
që i njehte më radhë
për qdo natë
kur kthehej fitues
këngën duke këndu
shokëve me u tregu
se armikut radhet iu kan rrallu.
Thonë
çka nuk thonë
se kur u betu
për flamur ,
për Shqiperi
për baben Ali
gjerë në liri
ka me qen aty.
thonë se ua kalonte hijeve
vetëtimat i zënte me vrap,
dhe për një natë
shihej në Voksh
Shaptej e Kralan
shpesh edhe në kufi
ushtareve duke u pri
që i ruante si syt
që t’mos bien në pritë
Thonë
se kur gjaku u nxeh
dhe shokët i vdisnin për atdhe
edhe Dautin vetem e la
luftën e bënte fillikat
për natë
Thonë
kur trimin e zë gjaku
jeta e vdekja ecin bashk
dhe heshtjen e len pas
ashtu siç ishte
i heshtur
i ndrojtur
por trim
vetëm ata që e dijnë
dhe ecen më te
gjer sa jeta hënger fre
Thonë
ata qe e njohën
se ska vdekë
endet nepër agimet e Dukagjinit
kallinjë gruri duke mbledhë
që një bukë ta pjekë
për mua
për ty
per Babën Ali
Këngë malësorçe për Selman Lajqin
Zana e Hajlës po bën seri
Kënd ka orë ky far njeri
Që qan boren thikë përpjetë
dy heronj më i tërhjekë
që lan jetën në qafë Hajlë
mos me lan shkja n’breg me dalë
mbas i vijnë katër trima
këmbë lehtë si vetëtima
Regjë Avdin a e ka të vet
Që fort trimi po i përngjet
Sa herë gjuan nga një po e vret
S’pyet Serbia për ushtar
se bën dertin për te vrarë
Donë gjithqysh me dal në Hajlë
Në pëllëmbë të dorës më e pas Rugovën
Me ua vra shqiptareve orën
Selman Lajqi burrë fisnik
Kur donë zoti mos me u korit
për me i ngja dajës se vet
mos me ra të gjith ne prit
n’kupë te qielli ka bërtit
fjalë ushtime si ortek
ndihet fort breg ne breg
kujdes trima kujdes
Të gjithë shtrihen e ai ne këmbë
E merr plumbi anë për anë
Shikon shokët te gjithë gjallë
Buza në gaz i shkon pak
Hije gazi mbi mustak
por preton trime me ra
edhe një herë Hajlen me e pa
më e pa Hajlen edhe Sangjakun
ta shoh tokën ku e rriti shtatin
një herë trimi rreth është sjellë
të gjitha trojeve me u bë nder
me i bashku një herë me sy
ëndrra e tije për liri
Zana e Hajles është ngushtua
me këndua a me vajtua
por skish fjalë qe ja rrit nderen
atijë trimi qe i ftohej gjaku
per me i lan nder te oxhaku
Ti o burrë qe po vdes
mbaj kujtimin për harresë
ora e jote trashigim
ne Rugovë kanë me të quajt Trim.
..........................................................
Këngë ndryshe për Selman Lajqin
Mblodha rënkimet e nënës që i mbarti
Trojeve për qark
Rugovë, Pejë, Prejlep e Sanxhak
Mblodha plagët e heshtjes që baba i fshehi
dhe një dit dimri ne nëntokë i derdhi
mblodha gjithçka dhe ne paq desha ti varrosë
por krenaria nuk me la te qet
te ik si krejt bota apo te ndalem e te vdes
dhe zgjodha miq vet e zgjodha vdekjen
për liri
besomëni miq e hetova tej për tej flladin e lirisë
qe me përshkoj pas plumbit
vrima pa u nxënë me gjak
që po e derdhi ne Hajlen plakë
Zana e Hajlës po bën seri
Kënd ka orë ky far njeri
Që qan boren thikë përpjetë
dy heronj më i tërhjekë
që lan jetën në qafë Hajlë
mos me lan shkja n’breg me dalë
mbas i vijnë katër trima
këmbë lehtë si vetëtima
Regjë Avdin a e ka të vet
Që fort trimi po i përngjet
Sa herë gjuan nga një po e vret
S’pyet Serbia për ushtar
se bën dertin për te vrarë
Donë gjithqysh me dal në Hajlë
Në pëllëmbë të dorës më e pas Rugovën
Me ua vra shqiptareve orën
Selman Lajqi burrë fisnik
Kur donë zoti mos me u korit
për me i ngja dajës se vet
mos me ra të gjith ne prit
n’kupë te qielli ka bërtit
fjalë ushtime si ortek
ndihet fort breg ne breg
kujdes trima kujdes
Të gjithë shtrihen e ai ne këmbë
E merr plumbi anë për anë
Shikon shokët te gjithë gjallë
Buza në gaz i shkon pak
Hije gazi mbi mustak
por preton trime me ra
edhe një herë Hajlen me e pa
më e pa Hajlen edhe Sangjakun
ta shoh tokën ku e rriti shtatin
një herë trimi rreth është sjellë
të gjitha trojeve me u bë nder
me i bashku një herë me sy
ëndrra e tije për liri
Zana e Hajles është ngushtua
me këndua a me vajtua
por skish fjalë qe ja rrit nderen
atijë trimi qe i ftohej gjaku
per me i lan nder te oxhaku
Ti o burrë qe po vdes
mbaj kujtimin për harresë
ora e jote trashigim
ne Rugovë kanë me të quajt Trim.
..........................................................
Këngë ndryshe për Selman Lajqin
Mblodha rënkimet e nënës që i mbarti
Trojeve për qark
Rugovë, Pejë, Prejlep e Sanxhak
Mblodha plagët e heshtjes që baba i fshehi
dhe një dit dimri ne nëntokë i derdhi
mblodha gjithçka dhe ne paq desha ti varrosë
por krenaria nuk me la te qet
te ik si krejt bota apo te ndalem e te vdes
dhe zgjodha miq vet e zgjodha vdekjen
për liri
besomëni miq e hetova tej për tej flladin e lirisë
qe me përshkoj pas plumbit
vrima pa u nxënë me gjak
që po e derdhi ne Hajlen plakë
Në vend të urimit për të gjith veteranet
kujtim për një amanet
Mujdin Aliu
“Gjakun në njerin kufi
trupin në tjetrin kufi
amanet shokeve bëjeni një”
Poroj I thon fshatit
Po rroj I than malësoret
armiku kurr aty nuk nguli këmbë
ambi lirin e të parëve
Po rroj tha edhe Mujdini
por robërinë se duroj
me flamur do udhëtoj
nga Tropoja gjer në Tetovë
Kudo që të bie
Porroj do ta kem
Vardari perpara mbrapa Sharri pushon
fusha e Pollogut mallin ma shton
Poroj I thon fshatit
Poroj ka me mbet
ne mes tri mahalleve emri im s”do vdes
Gjakun në njerin kufi
trupin në tjetrin kufi
amanet shokeve bëjeni nje
Atëherë kur Drenica ishte ngushtë(Flora Brovina)
Burrneshë
mbaje veten sot
hape ballin e mrrolët
shpejt ke me u kthye
Aty
ku e ke vendin ti
Me opinga e nise jetën
va pa va
pa u thye kurrë
as në burg
atëherë kur Drenica ishte ngushtë
ti dërgove bukë
Drenica heshtë sot
gati ne lot
po si ne vend te burrneshës
të ulet dikush tjetër
që luste zotin dje
shqiptaret mos të kthehen
Burrneshë Ademit mos i trego
druaj ngushtë ke me e zënë
nën dheun e rëndë
Mujdin Aliu
“Gjakun në njerin kufi
trupin në tjetrin kufi
amanet shokeve bëjeni një”
Poroj I thon fshatit
Po rroj I than malësoret
armiku kurr aty nuk nguli këmbë
ambi lirin e të parëve
Po rroj tha edhe Mujdini
por robërinë se duroj
me flamur do udhëtoj
nga Tropoja gjer në Tetovë
Kudo që të bie
Porroj do ta kem
Vardari perpara mbrapa Sharri pushon
fusha e Pollogut mallin ma shton
Poroj I thon fshatit
Poroj ka me mbet
ne mes tri mahalleve emri im s”do vdes
Gjakun në njerin kufi
trupin në tjetrin kufi
amanet shokeve bëjeni nje
Atëherë kur Drenica ishte ngushtë(Flora Brovina)
Burrneshë
mbaje veten sot
hape ballin e mrrolët
shpejt ke me u kthye
Aty
ku e ke vendin ti
Me opinga e nise jetën
va pa va
pa u thye kurrë
as në burg
atëherë kur Drenica ishte ngushtë
ti dërgove bukë
Drenica heshtë sot
gati ne lot
po si ne vend te burrneshës
të ulet dikush tjetër
që luste zotin dje
shqiptaret mos të kthehen
Burrneshë Ademit mos i trego
druaj ngushtë ke me e zënë
nën dheun e rëndë
Sihariq
(Për Ibrahim Kelmendin)
E dijë,
dy pika loti kanë me të rrjedhë
nga gëzimi në këtë pranverë
atë ditë kur e morën qielli lotonte shi
mbi ty
provoja ballin e lagur me ta fshi
e ti
vizatoje harta në rrugë
komandanti i lirisë mos më humbë
sa ofshamat ke përpijë
për miq që ikën një nga një
E dijë se diku atje
lodhjen e shekullit shëron
më të vdekurit e gjallë jeton
po të përbejë
eja si fitimtar
se doli ai i miri djalë
të gjithë kanë më dalë
të pastër si loti
Krenar si Thoti
Fisnikja e Malësisë
Ti fisnike lule bore
pse mendueshëm sot po rrinë
në kufirin ku u rrite
thonë s’ka mbet më asnjë trim
në log të burrave ka vdekë fjala
n’djep të drurit s’përkund nëna
n’ato varre s’ndihet gjëma
ka vdekë besa
e ka vdekë fjala
ka mbet pushka e vjerrë në gurë
thua se trojet i bashkuam
Ti malsore ma din hallin
n’djep të gurit rrite djalin
mëso me i thënë Kosovës Shqipëri
me ua bë gjëmën tradhtareve të ri
Shkup e Shkodër bitevi
një shqiponjë me e sundua tokën
kuq e zi Shkup e Shkodër
Shkupi
(Kujtim për ushtarin e lirisë që pret kushtrimin)
Ua than mos na hiqni armen prej supit
se ata jan barbar
edhe pse premtimi ishte i madhë
në një leter të shkruar
që mbet e harruar
në dorë e kishin lirinë
erdhen dhe ua moren
ende pa lindë
një besë e brisht
me ukun e flliqt
Vitet kaluan
një rrugtim i gjat
gjer sa harruan masakren e parë
dhe prap e filluan
gjakun më e derdhë
nën hijen e verdhë
bota po heshtë
si bora në vjeshtë
por a hesht trimi
që gjaku i vlon
atje i lanun
pa plang as fron
o unë e njohë
aj vetem pret kushtrimi të thërret
keni me e pa si vdes burri
me sy prej guri
nga bjeshka si shqiponja ka me ra
atje ku fati e la
Rugova
Zana dhe trima rrite
histori e paluar me kat
shtat herë u kalle
por ishe më fat
çdo kthesë një plagë
çdo hap një gjak
çdo shtëpi një histori
shikimi i tyre të merrte gjak ne sy
pos shqiponjës nuk rrite asnjë zog
nën çdo hije ka nga një log
Sa kroi e gurra
flladiten shpirtin krenar
si nuk të pyeten çka kërkon vall
vetëm pak tokë të kesh
për eshtrat një varr
Rugovë fol sot
ti hyjneshë memece
e ulur në fron
gjithçka jepe për atdhe
burrat, trimëreshat, legjendat.
tani ku je
sa u bëmë gati eshtrat me i pushu
lirisë me i këndu
nuk u kujtuan që pushkë e Lahut
as këngët e trimërisë më i ruajt
vetëm një copë bjeshkë me të quajt
fol sot se be po të bëjë në të bukuren Hajlë
ka me vdek kënga ajo e bukura valle
kavallit s’do te ketë kush me i ra
shallin era ka me e marr
mikpritja e besa kanë më vdek
pa emër ke me mbet
fol sot
jo moti shkau na mori tok e tapi
na mbrojë që të kemi shtëpi.
Urime Komuna Rugovas
A ndjeu Rugova
te vdekurit a i zgjuan
me shekuj luftë lirie
njerëzisht diçka kërkuan
thonë Rugova kurrë su korit
u doç e u poq dhe vaji kurrë su dëgjua
atëherë kur gati krejt te daktisur
heshtjen nën varre duke e kërkua
pa kushtrim
një konak për mik
një vatër për histori
lahuta te thërret këngën e bardhë
si bora në hajlë
doli një burrë
ma i urtë se kurrë
tha urime Rugovë
ju që luftuat për Shqipëri
bëhuni roje në kufi
Rugova le të jetë kullë
Heronjët vendosni në muze
Krenohuni me te
I dhamë një shall
që ta ketë fatin e bardhë
Valle Rugove
Këmba u ngrit nga toka ngadal
dora mbështetet në tjetrin krahu
krah në krah nji varg I gjatë
gjer tek prijësat valltar
edhe në te majt
edhe në te djatht
këmba e ngritur pushon në ajr
ngadal
siq dielli merr me u ngrit
nga mengjesi I kthjellt
që bardhësi shendrit
hapi I rëndë I valltareve
sheshin e rrethon
asgjë su shpeton
pronar në tokë
nën qiell pronar
logun e vallëzimit të lir ta shpallë
për një valle shqiponjash
që lojen e luftës e luajn
më të rinjët e fisit
shpaten më e provu
si me u mbrojt
e si me sulmu
ku trupi lëndohet
armikun me e demtu
Bie rrufeja
loja dalldiset nën shpatë
bjeri tupanit o tupanxhi
dalldise krejt me shtagë
me thuper zeje hapin e trimave
shpejt e ma shpejt
më shpejt se vetetima
rrahe
rrahe tupanin trim
o ndal
gjithqka heshtë
dy shpata në qiell
dora e kryplakut
qe urdher sjell
pastaj urt e but
me zerin qe mbytë
thot shkurt
merrnu ngrykë
Mikut tim Gjerman
Unë flas për parajsën e robëruar
ti më flet për engjëjt
unë flas për popullin e harruar
ti me flet për etërit
unë për Doruntinën
e ti për një mbinjeri
por unë e dijë
Zaratustra u lind në malet tona
Niçeja e gjeti aty
nëpër kullat e ngujimit
në pushkët habertare
dhe krismat e kushtrimit
me i ba za
para se me e vra
edhe t vdekur me e nderu
ne darken mortore me i shku
Desha te them se populli i im është mbinjeri
por nuk guxoj se ndoshta si ti diçka harrojë
por dehu ti
se unë vetëm nën erën e blinit dehëm
aty ku miqtë e mijë prehen
E qafsha e mos e puthsha
e vajtofsha pa lot
po si err e terr
pa i pas hak
me takat platine
shkeli mbi duvak
qe dikur
në gurë varri e kisha varë
që fatin ta qajë
sa herë murrlani të fryj
në shpirtrat e veshur zi
luajti sa natën e ndërron toka
qeshi sa yllin e zbehë dielli
sa ylberin e shtjerrë qielli
por kot nuk me joshi dot
as me afsh as me lot
duvakun plot gjak
prap e vendosa mbi gurë
plagen e shkeli
pezmin e derdhi
e qafsha e mos e puthsha
e vajtofsha pa lot
plagën qe e shprushi
nuk ja pata borxh.
Kepi i shpresës
Unë nuk të thash
të mbledhësh plaçkat e të shkosh
atje ku dielli nuk perëndon
diellin thash ta shoqërosh
që kurrë të mos perëndosh
as ti as dielli
që dikush shkronjat ti lexon
dikur
kur dielli të rrezaton si kurrë
Ti me keqkuptove shpirt
dhe pas shtat kodrave e brigjeve ike
u trete në stepat e pafund
tundrat askund
luhate mollën e mençurisë
që zilet e drithërimave ti ndjejë
shpellën e heshtjes ta thyejë
një varg për mu
një varg për ty
vargun tjetër për ata
qe shpresën presin
në kepin e vdekur
larg shpirtit të tretur
Me trego
Me trego çka ka atje
përtej shpirtit të thyer
përtej sedrës se fyer
përtej gazit të fëmijës
përtej këngës se rinisë
përtej shpatullave te përkulura
përtej jetës çka ka
me trego çka ka përtej vdekjes
përtej gënjeshtrës
përtej se vërtetës
a është terr apo dritë
ndonjë diell a shndrit
apo veç zhgënjim
që nxit mllef
për të pagjeturën
e imagjinuar
e një të ardhme të shterur
ndrydhur gjer në piken e fundit
të mundimit për ta gjet
njeriu ëndrrën e vet
Bordeli i Kosoves
Shohe për ditë servilat që dikur
nën hijen e serbit bënin pushtet
tani kur padron kan tjetër mbret
më muzikë ndryshe bëjnë vallen e njëjtë
Lahperat e laviret shiten si dikur
për pak lek gjepi lëpijnë djerësen e huaj
shoh per ditë kodoshat
një suit perfide
që thejnë kokat kryeneqe
të rrugeve stoike
qdo lokal argjendi një kapedan
kodosh e kodoshe ison i mbajnë
është mbush qyteti me djerse kurvnije
parfum shperndajnë era mos tu vije
Por kur mengjesi nje ditë do vijë
dhe dielli në argjend ka me i djegë
me flamuri e kalter kan me i mbshtjellë
si thas plehi për me i hjedhë
Kodosh lavire e kapedana
Një gjell ruse për mjerana.
Kan me ik besoni
Se mburracaku kurr s,behet burrë
Por laviret do të mbesin
Ta mesojn edhe një gjuhë të huaj.
Pamfleti
Mbolla afishet e vjetruara
në gjakun e tharë
askund nuk kishte varre
as fushë nuk kishte
as liqe i ujit te amulluar
ulur këmbëkryq
mjekra mu rrit
duke prit bima me dalë në dritë
frikë
drithërim
nga mjekra pikë djerse e ftoftë
pikë pikë
ku mbeten heronjtë
trimat ku mbeten
afishet mbolla pamflet su bë kurrë
një i mallkuar
digjte eshtrat në furrë
HAKMARRJA
A të vijë më ty
e luta si per gjak
kthehu më tha
ske arësy për hak
më merr të lutem
i pa ze do të jem
pse te vish me mua
kur ze nuk ke
me duhet shok për rrugë
jo ushtare që në mjegullë humbë
duke pritë të vrasë për hak
për një gjak
pa ideal
më ktheu shpinen dhe iku
shtegun hapur e la
më ecë i vetem gjithmonë
drejt hyjneshës në fron
Miqët
Për ju Miqtë e mijë
Po të mos ishit ju o miqtë e mije
jetën do e harxhoja kot
pa gaz as lot
Nëpër stacionet e trenit
hanet e lodhura
i dehur gjithmonë
si leckamani në fron
për ju e ruaj nderin
fjalën e mirë
sjelljen njerëzore
edhe bukën me krip
për ju kam me u zgjua ditë për ditë
si dielli me shndritë
që të ju pres në derë
me gaz e nderë...
Miqet qe te trathtuan dhe ti
Darkë qeni ishte jeta e tyre mik
e shpejt dhe e perjagshme
e flliqt
sa ndot më erdhi
kur i pash
kurse ti mbete lart
atje edhe ku te lash
koren e bukës mbarte më vehte gjithmonë
që të qellon
në të papriturat qe vet I kerkove
dhe si harrove
Dark nderi ishte jeta e jote mik per qdo vit
deri sot
besoj edhe ne mot
edhe shum vite sa Fati jep per ty
deri ne pafundesi ke me bertit liri
Darkë qeni ishte jeta e tyre mik
e shpejt dhe e perjagshme
e flliqt
sa ndot më erdhi
kur i pash
kurse ti mbete lart
atje edhe ku te lash
koren e bukës mbarte më vehte gjithmonë
që të qellon
në të papriturat qe vet I kerkove
dhe si harrove
Dark nderi ishte jeta e jote mik per qdo vit
deri sot
besoj edhe ne mot
edhe shum vite sa Fati jep per ty
deri ne pafundesi ke me bertit liri
Si jetojë
N’kokën time do të ishte kaos sikur të lindte dyshimi
a sillet toka apo lind dielli
Unë kur pushojë kurrë këmbët tek koka s’më mbërrijnë
Unë vrapojë por kurrë nuk e zura lëvizjen te lëvizë
E madhja për mua s’ka kuptim
një botë e tërë është një puhizë
një shkëlqim në gur stralli
një pik vesë në petale malli
një lot në faqe
e vogla shpresë në sy
një kujtim
për ty
që se qova kot
këtë të voglën jetë në kohën e kësaj bote
që s’ka kufi
por kaos do të jetë
për mua
nëse të pa kuptueshmen e dua
Atyre
Ku mbeten mbretërit tuaj
komandantet e shtigjeve te errëta
ku mbeten udhërrëfyesit e juaj
te shkrirë në të parin diell
pa mbet as edhe një fyell
rrugët e shtruara me rërë
nga era e livruar
në mjegull e harruar
ku mbeten ëndrrat
shtigjet synimet
e një asgjëje
shokët e mijë i robëruat për ti bërë idhuj të ri
që në simbiozën e dreqit nevojën ka çdo njeri
jo që i doni por mut e mjaltë me lëpi
sa mirë jam me jetën unë
para as prapa hije nuk mbet
filli vet eci pa u ndalë
krahas vini ju
dhe shokët e mijë aty
diku
Koha
E zura kohën duke qeshë
vetëm një natë ndërmjet
e kaluara quhej dje
e tërhoqa më litarë
erdh e djegur flakë
pa plagë pa gjak
e luta e nesërmja të vij
aromë freskie të bie
plaga dhe ëndrra u bënë bashkë
ta lëpijnë një asht
në mua
Kohë
s’kam me ta harrua
atë qe ma bere dje
kurrë s’kam me ta përmend
në të kaluarën jetoj
që nesër mos ta harroj
e tani dhembë
s’ka pjesëz kohe qe këto i ndan
e lag shiu dielli e thanë
unë jam këtu kohë
ti gjithkund
se dijë kush lëviz
ti apo unë
Për falënderim
I pasur jam edhe për një vit
pasuri qe se shes ne treg
por do ta fali copë për copë
deri sa vdekja do të me merr
dhe për çdo vit do të marr edhe nga ju
copë për copë e grim për grim
si milli I magjes qe nuk soset kurrë
kur te shihni ndonjë vit shterp
qe skam shumë për të jep
me fshesë mblidhni ndërmjet dërrasave shumë keni me gjet
nganjëherë më e vlefshme është një kore bukë
se një thes me drithë
I pasur jam edhe për
një vit miq
Të pasur jeni edhe ju
Ec jakën do ta bëjmë bashkë
Të ngadaltë
Gjer sa e pamëshirshmja një ditë të vijë
Të merë atë qe jepi
Unë miq për ju dyqind vite kam me jetu,
nëse diku para se me vdek
një fëmijë motak mjekrën ka me ma prekë
qe ta ruaj si kujtim
siç unë e ruajta gjyshin tim
Pika shiu
Rrezon dielli shiun në fletë
as se than as se tretë
por ka mbet si pika në degë
sdin me ik as sdin me u fshehë
sikur syri vezullon
krejt natyrën shpërfytyron
ngjyrë mbi ngjyrë rrezaton
si ylber në pikë shkëlqen
një terik e rrëmben
krejt stërpikë
yll në dritë
Realiteti
Nuk dijë
Pse ëndrrat e mija për dashuri
nuk shkrijnë simfoni
nuk janë as ujëvarë e qet
që lehtë, lehtë
ujin e derdhë në shtratin e vet
ashtu siç dëshirë e kisha në jetë
qe e bukura te ketë harmoni
në shtegtimin e pa kufi
e quajtur dashuri
por gjithmonë rrëmbyeshëm vala vjen
gurtë e mullirit i thenë
bloja del ballgur
që të mos gatuaj kurrë
i uritur mbeta
në sheshimet e gjelbërta
Miq nëse dëshironi ti kujtoni disa prej trimave qe e bënë Luftën në Maqedoni lexoni librin tim të ri. kurse per ushtaret do të kem nderin personalisht të ua dorëzoj pa marrë parasysh se ku janë. Respekt për trimat Rifat Muriqi!