Në foto:Përparim Hysi
Shkruan:Prof.dr. Eshref Ymeri
Me poetin e talentuar Përparim Hysi jam njohur përmes faqeve të internetit kur unë ndodhesha në Kaliforni, kurse ai në Florida.Në internet lexoja shpeshherë krijimet e tij poetike që më mahnisnin me origjinalitetin e vargëzimit.Më pas ai u kthye në vendlindje.
Kur u kthevanë Tiranë, i bëra një ftesë për takim. U takuam në kafenenë“Tajvan”, bri rrugës përballë pallateve të Shallvares.Ishte data 28 qershor 2014.
Në bisedë e sipër, Përparimi nxori nga çanta dy përmbledhje poetike që m’i dhuroi me një mbishkrim miqësor. Përmbledhja e parë titullohet“Kurthi i Mallit”, kurse përmbledhja e dytë - “Mbeta dashurive”.
Me sa duket, këto përmbledhje Përparimi i ka shkruar gjatë kohës kur ka jetuar te djali i tij në Florida.
E bukur është jeta në Florida, ku ngrohtësia e rrezeve diellore vjen e kapërthehet me freskinë e rrymave ajrore që enden mbi hapësirat e saj mes Gjirit të Meksikës dheOqeanit Atlantik.
Por edhe në ato kushte, rënkata e shpirtit të poetit Përparim Hysi ushton në çdo faqe të përmbledhjes poetike për atdheun e largët, për tëcilin e djeg një mall përvëlues që s’e lë të gjejë shfrim.
Poezia në penën e këtij poeti me një origjinalitet të veçantë krijues, është arti i fjalës.Në të bien në sy një shpirt plot ndjesi, një përsiatje e plagosur, ca ndjenja dhe ca mendime prekëse deri në dhembshuri.
Kur lexon këto dy strofa nga poezia“Kurthi i Mallit”, bindesh menjëherë se ç’mall i patreguar vlon në shpirtin e poetit zemër përvëluar për atdheun që e ka lënë atje larg, matanë Oqeanit:
Ashtu si kujtes aqë kapërdin çastet e hidhura,
Sa, pak nga pak, gjatë kohës i harron,
Kështu dhe malli të lidh si me zinxhira
Që janë aq të trashë, sa zor se shpëton.
Kur them kështu, e kam për mallin përAtdhenë
Që ngrihet mbi çdo mall, më i lartë se Everesti.
Këtë mall e kupton kush lë si unë Atdhenë,
Nga kurthi i këtij malli s’shpëton derisa të vdesi.
Të dyja përmbledhjet e Përparimit të emocionojnë me elegancën e metrikës, me muzikalitetin e rimës, me ëmbëlsinë e rrëfenjave të magjishme që ai ia përcjell lexuesit me aq art poetik. Prandaj jam i bindur se kushdo që e lexon poetin e talentuar Përparim Hysi, me siguri që do të përjetojë një kënaqësi me të vërtetë estetike.
Tiranë, 18 gusht 2013