2014-08-19

Gjykata e Sarandës dha masën e arrestit me burg për Agron Canen

171
Gjykata e Sarandës dha masën e arrestit me burg për Agron Canen, sekretarin e deputetit socialist Kokëdhima, i cili u përfshi në një skandal duke kërkuar favore seksuale nga një e mitur 14 vjeçare në shkëmbim të një vendi pune për nënën e saj.
Prokuroria e Sarandës ka ngritur akuzën ndaj 62-vjeçarit edhe për abuzim e ngacmim seksual ndaj të miturve gjithashtu për ushtrim të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune
Agron Cane u arrestua më 16 gusht, pasi u publikua një video-regjistrim ku gjatë një bisede Cane i kërkoi denoncueses të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 14 vjece në këmbim të një vendi pune.
Cane u mbrojt nga avokati i tij Gjergji Imeraj, ndërsa prokurore e çështjes ishte Rita Gjati.


large_elvira1408283617
*************

Kërkesa e Prokurorisë Sarandë për caktimin e masës së sigurisë
Më datë 16.08. 2014 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë shtetasja E. G. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se kjo shtetase ka depozituar një kallëzim me gojë para policisë gjyqësore, duke sjellë fakte dhe rrethana në ngarkim të shtetasit A. Cane, i cili kryente detyrën e përfaqësuesit të deputetit të Sarandës, Koço Kokëdhima, në qytetin e Sarandës. Denoncuesja E.G ka pretenduar se shtetasi Cane në këmbim të një punë, kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale më atë dhe vajzën e saj të mitur.
Sipas Prokurorisë i dyshuari ka konsumuar elemente të veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 të Kodit Penal. A. Canaj, ka kallëzuar se, për shkak të kushteve ekonomike të vështira ka shkuar të kërkojë punë tek zyra e deputetit të zonës Sarandë. Aty ka kontaktuar shtetasin e quajtur Agron Cane, i cili njihet me këtë emër, por që në dokumentet zyrtare figuron me emrin Andon Cane.
Këtë shtetas kallëzuesja e ka kontaktuar pas muajit shtator të vitit 2013 dhe në vazhdim. Ajo i ka bërë prezent problemet e saj familjare, duke i kërkuar një punë të çfarëdoshme, mjaftonte të ushqente fëmijët jetimë. Kallëzuesja, pasi ka aplikuar pranë zyrës së deputetit të Sarandës ka mundur të sistemohet në një vend pune si, punëtore dhe pastruese në objektet, pronë të shtetasit K. L., ku ka punuar pranë kësaj firme për rreth shtatë muaj. Para rreth një muaj kallëzuesja për shkak të disa problemeve familjare që lidhen me shëndetin e saj dhe të një vajzë, por dhe të natyrës së vështirë të punës ka ndërprerë marrëdhëniet e punës.
Kallëzuesja ka pohuar se gjatë kohës që ka punuar pranë ambienteve të firmës së shtetasit K.L., nuk është ndjerë mirë, pasi se puna që bënte ka qenë e rëndomtë, ndaj pothuajse çdo javë ka takuar shtetasin A. Cane, për t’i kërkuar një punë më të mirë dhe më pagesë më të lartë. Ajo ka kërkuar të takohet edhe me deputetin e zonës, por i dyshuari i ka thënë që të mos kërkonte takim me deputetin pasi ai do ta ndihmonte personalisht, dhe në këmbim ka kërkuar marrëdhënie intime. Sipas dëshmisë së denoncueses, sjellja e të dyshuarit Agron Cane ka vazhduar për një periudhë rreth 6 (gjashtë) muaj.
Para afro një muaji, në momentin që kallëzuesja ka lënë punën tek firma e shtetasit K. L., së bashku me vajzën kanë shkuar dhe takuar shtetasin A. Canaj tek zyra e deputetit. Ai ka pyetur vajzën për moshën, shkollën dhe si shkonte më mësimet. Pas pak minutash nga kjo bisedë, vajza ka dalë jashtë, ndërsa denoncuesja E.G, sërish i ka kërkuar sekretarit A. Cane t’i gjente një punë më të përshtatshme.
Ai i ka premtuar se do ti gjente një punë të përshtatshme, ndërsa i ka thëne se gruaja kishte një shans më të madh për të fituar një vend pune dhe për të marrë shtëpi nga shteti, gjë të cilat së shpejti, do ti kishte ai në dorë. Në këmbim të punës dhe shtëpisë që do ti siguronte, kallëzuesja, sekretari Cane i kërkoi nënës së 14-vjeçares se duhet ti përgatiste vajzën e saj që ai ta bënte grua. Gruaja është shokuar nga kërkesat e të dyshuarit dhe i ka thënë se si mund ta kërkosh gjënë më të shtrenjtë që vajza kishte.
Nga ana tjetër i dyshuari Cane i ka thënë denoncueses se do të ishte më mirë, që vajza të kryente marrëdhënie me të pasi ai ishte i pjekur, se sa me një djalë të papërgjegjshëm. Gruaja është larguar nga zyra dhe është takuar me vajzën e saj që e priste jashtë. Vajza e ka pyetur nënën se përse ajo qe mërzitur kaq shumë? Ajo i ka thënë se kishte pasur ankth për punën, pra nuk ia shpjeguar vajzës bisedën e bërë me të dyshuarin. Pas disa ditësh, nga biseda e fundit, kallëzuesja është telefonuar nga shtetasi Agron Canaj në numrin e telefonit celular dhe që në fillim e ka pyetur për shëndetin e vajzës.
Më pas i ka kërkuar që nëna 42-vjeçare të shkonte tek zyra e tij në mënyrë që të flisnin më shtruar. Ajo ka shkuar tek zyra e shtetasit A. Canaj dhe këtë radhë, kishte marrë me vehte edhe vajzën e vogël, 6 vjeçe. I dyshuari Cane i ka thënë se, përse nuk e ke marrë vajzën me vete? Ndërsa shtetasja A. Canaj i ka thënë se vajza nuk mund të ecte dot gjatë. Gjatë kësaj bisede sekretari Cane i ka thënë se vajza nuk ka nevojë për ilaçe, por ka nevojë vetëm për marrëdhënie seksuale, sepse është e zhvilluar, dhe ka hormone.
Disa ditë më pas, kallëzuesja ka telefonuar shtetasin A. Cane dhe e ka pyetur se kur do të vijë deputeti i zonës? Ai i ka thënë se ti nuk ke punë me deputetin dhe se zgjidhjen për punën do tia jepte ai vetë. Para pak ditësh shtetasi A. Canaj e ka telefonuar sërish kallëzuesen dhe i ka thënë, se përse ajo nuk ishte interesuar. Shtetasi Cane i ka kërkuar nënës 42-vjeçare që ta merrte vajzën me vete dhe të shkonte me të në zyrë në orën 13 e 30’ pasi të iknin të gjithë njerëzit.
Gruaja i ka thënë se në atë orë nuk shkonte dot pasi kishte filluar një punë sezonale, por shtetasi Cane ka insistuar duke i thënë se gruaja duhet të shkonte sa më parë, tek ai, pasi ai se unë nuk duronte dot, dhe se do të tregohej me vajzën e mitur shumë i kujdesshëm kur ta bënte grua. Pas këtij moment kallëzuesja nuk ka vajtur më të takojë të dyshuarin, ndaj ka kontaktuar një gazetar për të regjistruar bisedën. Është takuar me gazetarin dhe ka biseduar për problemin që kishte me të dyshuarin.
Kështu ka biseduar me të dyshuarin më datë 14.08.2014 dhe e ka regjistruar bisedën. Po ashtu e ka takuar edhe në drekë dhe në darkë të datës 15.08.2014, ku e ka regjistruar bisedën me shtetasin A. Canaj, por që më pas ia ka dhënë gazetarit. Ajo ka sqaruar se në bisedën e regjistruar më date 14.08.2014 del qartë se ai kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, në këmbim të një pune për të.
Ai i ka thënë konkretisht se gruaja, duhet ta ndihmonte që të kryente marrëdhënie me vajzën, pasi sipas tij vajzës do ti pjelli kokoshi dhe familja e tyre do rronte me të gjitha të mirat. Më datë 14.08.2014, i dyshuari i ka kërkuar edhe vajzën në takim, nënës 42-vjeçare por që kallëzuesja nuk ia ka dërguar.
Më datë 15.08.2014, rreth orës 09 e 30’ i dyshuari ka telefonuar kallëzuesen, duke i thënë që ajo të shkonte në zyrë urgjentisht, por ajo i ka thënë se nuk e dinte për çfarë e kishte fjalën sekretari Cane. Ndërsa i dyshuari ka insistuar se gruaja duhet të shkonte që të flisnin nga afër. Shtetasja E.G nuk ka pranuar të shkojë në këtë takim, ndërsa ai ka insistuar edhe duke e telefonuar në numrin celular. Pas këtij momenti, shtetasja E.G. është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë ku ka depozituar një kallëzim me gojë para oficerit të policisë gjyqësore.
Në vijim është marrë deklarim ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Ushtrimi ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 të Kodit Penal shtetasit:A. Cane,. Ai ka shpjeguar në Polici se quhet A. Cane, ndërsa njihet edhe me emrin A Cane. Se ka punuar si përfaqësues i zyrës së deputetit të Sarandës deri më date 15 korrik të vitit 2014 dhe pas kësaj date figuronte i pa punë. Detyra e tij ishte të kontaktoja qytetarët, ti dëgjonte dhe ankesat e tyre ti përcillte tek deputeti.
Në deklarimin e tij Cane, ka deklaruar se si përfaqësues i zyrës së deputetit të zonës merrte pagën prej 49 000 (dyzet e nëntë mijë) lekë dhe i tërhiqte në dy banka. Lidhur me shtetasen E. G., ai ka sqaruar se e njihte prej janarit të vitit 2014, pasi ajo ishte paraqitur tek zyra ku ai punonte dhe ka paraqitur një kërkesë për t’u punësuar. Ai e ka dëgjuar dhe më pas edhe e ka kontaktuar me deputetin e Sarandës.
Në saj të interesimit të deputetit, ajo është sistemuar si punonjëse tek biznesi i shtetasit K.L. Ajo ka punuar pranë biznesit te lartpërmendurit deri para një muaji. Edhe gjatë kohës që shtetasja E.G. ishte në marrëdhënie pune, shkonte dhe takonte të dyshuarin, duke kërkuar ndihmë për të gjetur punë më të lehtë, apo për të përfituar ilaçe për veten e saj apo dhe për fëmijët. Herë pas here kjo shtetase është ndihmuar nga i dyshuari, sipas tij, në cilësinë e përfaqësuesit të deputetit të Sarandës.
Personi nën hetim ka sqaruar se edhe pas datës 15 korrik, megjithëse ishte larguar nga puna, përsëri shkonte herë pas herë për të ndihmuar punonjësen tjetër të zyrës. Gjatë kësaj kohe shtetasja E.G. e telefononte dhe kërkonte me insistim ta takonte. I dyshuari Cane, nuk pranon të këtë kërkuar marrëdhënie seksuale me kallëzuesen dhe vajzën e saj. Organi i procedimit ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me kryerjen e veprave penale te “Ngacmimit seksual’’parashikuar nga neni 108/a/2 i k.penal dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm “parashikuar nga neni 245 i k.penal.
Organi i procedimit vlerëson se ky arrestim është në përputhje me kushtet e kriteret që përcakton Ligji Procedural Penal në nenet 251 -259 të K.Pr. Për këto arsye, është kryer një vepër penale nga ato që përcakton K.Penal ku parashikohet dënim me burgim jo më të ulët në maksimumin 2 vjet. Personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprën penale të ”ngacmimit seksual” dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.
Ky fakt vërtetohet me aktet e hetimit paraprak që kanë të bëjnë me proces verbalin e kallëzimit të krimit dt.16.08.2014 me procesverbalin e këqyrjes së marrjes së provës materiale dt.17.08.2014, Në dosjen e Prokurorisë thuhet se procesverbalet e kallëzimit të veprës penale procesverbalet e deklarimit të së dëmtuarës dhe akte të tjera nuk mund të publikohen në këtë fazë të hetimit.
Për këto shkaqe kërkoj
caktimin e masës së sigurimit për këtë shtetas “arrest në burg’’ për veprat penale ”Ngacmim seksual” dhe “ushtrimi të ndikimit të paligjshëm të detyrës.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...