(Polemikë) Ik, ore, se janë disa të krisur që orvaten të na bindin se edhe ujqit i ruajnë qengjat! Nebil DURAKU, Shkrimtar PËRBUZJA HERETIKE SI PJESË E KULTURËS ANTISHQIPTARE Po, Gjarpri, në tërë librin pamflet politik të Vetonit, ç‘do? A di, çka dhe sa di Vetoni i murrmë i Surrojve për Gjarprin? Për gjarprin si simbol mbrojtës të shtëpisë? Për Gjarprin si simbol të mjekësisë dhe mbrojtës të shëndetit të njeriut? Për afërsinë e Gjarprit me njeriun? A e di Vetoni i murrmë i Surrojve se Gjarpri, për dallim nga të gjitha gjallesat, është shumë më afër njeriut? I. Ta bindësh veten për ta lexuar një liber si “Këmbët e Gjarprit”, është goxha punë. Bile, ta përimtosh e zbërthesh një planet të tërë mendimesh të sajuara heretike të një filozofie të ngjeshur abrakadabraiane, antishqiptare, është edhe më zor. Dhe, atë, gjithnjë, duke i qëndruar dhe ndenjur besnik filozofisë politike e asaj të traditës autoktone, iliro-shqiptare. Për ta përtroshitur heretizmin antishqiptar të Vetonit të murrmë të racës së laraskave të Surrojve, po nisemi me disa mendime të ndritura të filozofisë jetësore shqiptare: Me thuaj me kë rri, të them se kush je! Të dëgjoj kë lëvdon, e di cili je! Çka del prej mace, ha minj! Kush flen me qen, çohet me pleshta! Nuk hyhet dhëndërr me halete t’huaja!... Paraprakisht, duam të fillojmë nga thënia enciklopedike e shekullore e shkrimtarit tonë të njohur, Nebil Duraku, i cili, duke e parë filozofinë e heretizmit e hermetizmit antishqiptar të voksistëve shqiptaro-titistë, tash e gjysmë shekulli më parë, iu kundërvu atyre me artikullin e tij të botuar në gazetën “Rilindja” (një faqe e plotë), me titull “Vox populi, vox dei!” (“Zëri i popullit, është zëri i zotit!”)… Duke dëshiruar t’i kundërvihet asaj ecjeje filozofike kryekëmbë shqiptaro-titiste, serbo-jugosllave, e antishqiptare të voxistëve, që përpiqeshin, me çdo kusht, gjatë gjithë jetës së tyre në pushtetin sllavokomunist e antishqiptar të Titos, siç përpiqet edhe Vetoni i murrmë i racës së Surrojve me shokë, sot, që zor se mund të jetë heretiku i fundit antishqiptar, që don ta zhbëjë e fshijë nga faqja e dheut çdo gjurmë të lashtësisë së filozofisë së njohur iliro-shqiptare, që, për fat të keq, njihet si “greke” (“Helene”), latine, bizantine, romake etj., krijoi thënien e tij filozofike e shekullore, që i qëndron çdo kohe, sepse, janë po ata shqiptarotitistë, sot, me këlyshë e me kudra si ta, që përpiqen të na bindin se vetëm ujqit i ruajnë qengjat(Bah!)… I asaj udhe “patriotike”, “kombëtare” dhe “shqiptare” është edhe Vetoni i murrmë i racës së laraskave të Surrojve&Co. Shkojmë radhazi: Edhe kjo thënie filozofiko-empirike, shekullore, e ka bazën e vet të paluajtshme iliro-shqiptare. Kjo tregon qartë që ata që rrinin me Titon, titistë e antishqiptarë të përbetuar mbetën tërë jetën dhe sot po ua shohim vetëm sherrin. Të tillë ishin babë e bir, Rexhai i surmë i Murrojve dhe Vetoni i murrmë i Surrojve. Një herë e një kohë ia pamë sherrin Rexhait, e, sot po ia shohim sherrin Vetonit. Vaditësit të UJD-it. Karrabishtit të UJD-it. He, kotillën!... Ata e këta renegatë të sistemit më antishqiptar në histori, të sistemit antishqiptar të Pashiqit, Rankoviçit, Titos e Millosheviçit, vetëm e ndërruan kostumin, lëkurën. Flisnin shqip e i hanin shqiptarët serbo-jugosllavisht, siç flasin e mendojnë e siç orvaten t’i hanë edhe sot shqiptarët. Prandaj, e stimulojnë filozofinë e tyre politike, antishqiptare: se vetëm ujqit i ruajnë qengjat(Sic!) Po, për kë po i ruakan, se?, - shtrohet pyetja. Për veten e tyre ujqërore, antishqiptare. Se, vetëm laku është politika e tyre “shqiptare”!... Filozofia tjetër shekullore iliro-shqiptare, e veçantë për nga orgjinaliteti e porosia, është: Të dëgjoj kë lëvdon, e di cili je! Kjo filozofi më vete, të cilës i ra shqelm shqiptaro-titizmi voksist e vetonsurroist&Co, është qartësisht e saktë dhe godet caqet e filozofisë heretike e hermetike të çdo heretizmi e hermetizmi antishqiptar, dhe, të atij vetonsurroist. Vetoni i murrmë i racës së Surrojve është mësuar ta lëvdojë vetëm Sinishën(!), dhe ndonjë “shqiptar” si ai, që ta ruajë e kultivojë “bashkim-vëllazërimin” me serbët e jugosllavët e rafinuar, çmendurisht antishqiptarë. Kultivimi që i bën Vetoni “bashkim-vëllazërimit” dhe vaditjen që vazhdon t’i bëjë UJD-it, karrabishti është i pashembullt, për antishqiptarizmën e tij të kulluar. Njëherë e një kohë, na e patën lodhur prapanicën me Boron e Ramizin!… Tash, Vetoni i murrmë i Surrojve na e lodhë përsëri me Sinishën e Ilirin!... E shihni kur ecën rrugës, ç‘narcisoid është, në kostumin e tij të dëshirës së përjetshme, që i vjen erë serbo-jugosllave dhe erë tjetër par(m)fum(t)esh ruso-arabe, kryekëmbë antishqiptare!... Ç‘filozofi është kjo? Apo, nuk është kjo filozofi e përjetuar në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të intelegjencës shqiptare në trojet e pushtuara shqiptare në ish-Jugosllavi, të copëtuara në tre republika dhe në një Krahinë Socialiste Autonome të “Kosovë e Metohisë”(!) Edhe Vetoni i murrmë i racës së Surrojve ka dalë prej Titos, dhe, nëse mund t’i besohet urtisë shekullore iliro-shqiptare, e, që, duhet t’i besohet me patjetër, del saktësisht rezultati i saj: Krejt çka ka dalë prej Titos, han vetëm shqiptarë! E, Prej Titos ka dalë edhe babai i Vetonit, Rexhai, e, edhe baxhanaku i tij, Fadil Hoxha&Co. E, pas tyre, së voni, edhe Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, me shokë e me shoqe (pro)jugosllave, familjarisht!... Kush flen me qen, çohet me pleshta! Bile, fjetën dhe ende po flejnë edhe me “demokratët”, Vojisllav Sheshelin e Vuk Drashkoviçin&Co, me të cilët fjeti kohë të gjatë edhe Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, e, para tij edhe Rexhai i surmë i laraskave të Murrojve!... Po, si u çuan ata e këta “demokratët” tanë ”komunistë”? Po Vetoni i zi me shokë, si u çua?! Kur u doli gjumi, nëse u ka dalë e janë zgjuar ende, ku ishin dhe ku janë? Në mulli të kujt janë duke çuar ujë edhe sot? A mund të mendojnë shqip ndonjëherë, në tërë jetën e tyre shekullore, “patriotike” e “shqiptare”?... Ku e qet gurin kjo urti shekullore iliro-shqiptare? Kjo është një rrasapetë (gur) më vete, dhe, ta vëshë në çdo bahe, e hedh gurin atje ku duhet të hudhet, ashtu si duhet të hudhet. Po, ata e këta që fjetën për një shekull me Pashiqin, me Rankoviçin, me Titon e me Millosheviçin, si u çuan? Apo, nuk u çuan edhe këta pakës më të zezë se shkiet, qen pas qeni, e plesht pas pleshti, - të bërë tashmë morra të mëdhenj?! Babai i Vetonit, Rexhai, tok me baxhanakun e tij, Fadilin, fjetën për një gjysmë shekulli me Titon, Rankoviçin e Millosheviçin, e pollën Sinanin, Mahmutin, Azemin, “hazreti” Ibrahimin, Vetonin, Shkëlzenin, Batonin, Ylberin, Blerimin dhe kategorinë e tyre të të “burgosurve politikë”, të njohur si petulla me ujë titist të Ibrahim Rugovës… E pollën shkollën e tyre që foli e flet shqip e mendon serbisht /jugosllavisht/(Bah!)… Nuk hyhet dhëndërr me halete t’huaja! Kështu thotë një filozofi e lashtë iliro-shqiptare. Po, a ecet një udhe me Vetonin e murrmë të racës së laraskave të Surrojve&Co? Po, paraprakisht, duhet të studiosh në hollësi ku të qet ajo udhë? Udha e shqiptaro-titistëve antishqiptarë e “kosovaristë”, “komunistë” e “demokratë”, që, prej dijes që kanë absorbuar prej sistemit antishqiptar të Titos, po munden dhe po u shkoj n’doresh, dy gurë bashkë s’i lë (lënë), mbetet udha më e errtë në historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve, mbetet udha më antishqiptare. Udha si kjo që ka zgjedhur Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, të cilës ecën kryepërpjetë, serbçe, duke e sharë luftën titanike të UÇK-së dhe të popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, duke e mohuar atë, është udha më e keqe antishqiptare që mund ta pjellë një mendje “shqiptare” si e Vetonit të murrmë të racës së laraskave të Surrojve&Co. Por, pyetja tjetër që shtrohet këtu, është: A mund të fitohet lufta e UÇK-së me halete t’huaja, me halete antishqiptare të UDB-së e të KOS-it, me njerëz të “Sigurimit të shtetit (Jugosllavisë)” si Vetoni me shokë e shoqe?... Herët, para, gjatë dhe pas lufte u pata thënë me gojë e me shkrim, publikisht, e, po e ripërsëris për të satën herë, se nuk fitohet lufta e UÇK-së me ushtrinë e UDB-së e të KOS-it shqiptaro-titist, me ushtrinë antishqiptare të “Sigurimit shtetëror” të Ibrahim Rugovës e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co!… Prandaj, as sharja dhe ekzekutimi i koordinuar serbo-“kosovaro”-ndërkombëtar i asaj lufte heroike e titanike nuk është rastësi. Laku është Vetoni&Co, këtu… Është pjellë e koordinuar antishqiptare e shqiptaro-titistëve, pleq e të rinj, në koordinim me Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare proserbe këtu!... Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, që herët, si një plesht i vogël dhe i paparë ndonjëherë, e pa me interes uljen në një sofër antishqiptare, në sofrën ku babai i tij, Rexhai, kishte zënë vend herët, krah baxhanakut të tij, Fadil Hoxhës. Vetoni, siç duket, iu gëzua pa masë ofertës “shqiptare” që i ofroi pozita e babait të tij. Vetoni u rrit shpejt por që mbeti i vogël, si plesht që është, dhe, për një kohë, kur, hop, papritmas, u kthye në një morr të madh e të paparë “shqiptar”… Karrabishti i UJD-it!... Kostumi i tij shkëlqente tërë mendjemadhësi reaksionare, siç shkëlqen edhe sot, ngase ishte ulur, ku rri edhe sot me krenari të paparë, në sofrën e parë të të privilegjuarve të Titos, në sofrën antishqiptare ku me kohë kishin zënë vend Fadil Hoxha e Rexhai Surroi, si baxhanak i tij. Dhe, sipas rolit, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve që shndërruar në një sot achevé me kostum të dalluar të sofrës së parë prej pleshti të njohur, rritur nën sqetulla të huaja, për t’u bërë tash, së voni, edhe një morr i madh e i paparë, me pretendime të pandryshuara antishqiptare, duke dalë paturpësisht dhe duke e përdorur lakun edhe kundër UÇK-së dhe kundër veteranëve e luftëtarëve të saj, edhe kundër Shqipërisë e shqiptarëve, me pamfletin politik “Këmbët e Gjarprit”, duke mbrojtur fillim e fund tezat antishqiptare të Jugosllavisë e Millosheviçit dhe të reaksionit vendor e ndërkombëtar, “shqiptar”!... Po, Gjarpri, në tërë librin pamflet politik të Vetonit, ç‘do? A di, çka dhe sa di Vetoni i murrmë i racës së Surrojve për Gjarprin? Për gjarprin si simbol mbrojtës të shtëpisë? Për Gjarprin si simbol të mjekësisë dhe mbrojtës të shëndetit të njeriut? Për afërsinë e Gjarprit me njeriun? A e di Vetoni i murrmë i racës laraskore të Surrojve se Gjarpri, për dallim nga të gjitha gjallesat, është shumë më afër njeriut?... T’i shohim së bashku disa mendime të lashtësisë, e deri te ditët e sotme, për gjarprin. Sikurse edhe njeriu, por e përkundërta e tij, gjarpri, dallon prej të gjitha gjallesave. Sikurse njeriu që gjendet në fund të përpjekjes së dytë gjenetike, atë krijesë të ftohtë pa qime dhe pupla (pëndla), ngushtësisht mund ta vendosim në fillim të të njëjtës përpjekje. Në këtë kuptim, njeriu dhe gjarpri janë në kundërshti, përplotësuese, takmakë. (J. Chevalier&A. Cheerbrant: Fjalor i simboleve, Zagreb 1983, fq. 796-805). Pra, gjarpri është burim potencial prej të cilit rrjedhin të gjitha dukuritë. Simbolizmi i gjarprit, njëkohësisht, është i lidhur ngushtë edhe me vetë idenë e jetës. Një psikoanalist (JUNH, 237) thotë se gjarpri është një kurrizor që mishëron psikën inferiore, psikizmin e errët, ajo që rrallëherë, pakuptueshëm, është fshehtësi. Megjithatë, nuk ka asgjë më të zakonshëm, asgjë më të thjeshtë sesa gjarpri. (Fjalor i simboleve, fq. 796). Sipas besimeve të ndryshme dhe analizave e studimeve që janë bërë deri më sot, del se gjarpri është simbol i jetës, sepse, ai sakrifikohet për ta shpëtuar jetën e njeriut. Sakrifikimi i gjarprit, është sakrificë për njeriun. Gjarprin e takojmë kudo: si gjarpër tokësor, ujor dhe kozmik, e, ky i fundit, Atanta (Fjalori i simboleve), simbolizon procesin rrethor të shumësisë (shumimit, zgjërimit) dhe rithithjes (rezorbimit), por, si roje e përparimit, ajo (Atanta) është bartëse e botës (kozmosit), që siguron qenësinë e saj (tij). Atëherë, pse e gjithë ajo vjellje dhe qitje zorësh “shqiptare” në kurriz të Gjarprit, në librin pamflet politik të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, “Këmbët e Gjarprit”?... Pse, laku, kundër Gjarprit dhe kundër UÇK-së? Kë vë në lojë kurthtari dhe grackëtari i UÇK-së? Kë fyen e shanë me lak pinjolli lastrok i Jugosllavisë, autori i pamfletit “Këmbët e Gjarprit”?... FAT VETËM PËR RACËN E MURRME TË SURROJVE! “Shyqyr” që nuk kanë menduar pushtuesit tanë siç mendon Vetoni i murrmë i racës së Surrojve për “fshatarët” e “fshatarësinë” shqiptare. 1. Përkushtimi, me sy e mendje të çakërdisur, si ecejake antishqiptare e skandaloze kryelibrit, ku, Vetoni i murrmë i Surrojve, fat dhe lumturi i dëshiron vetëm motrës dhe bijave të tij, tregon qartë përkushtimin e tij dhe të babait të tij, të kyçur forcërisht e mendjemadhësisht ecejakeve “patriotike” e “shqiptare”, që, shqiptarët i deshën dhe i duan vetëm si “mish për top”(!)… Po, ç‘prind e shqiptar mund të jetë a është ai prind e shqiptar që vetëm motrës dhe vajzave të tij dhe sojit të tij prej Surrojve të murrmë vetonian, gjithsesi, me orientim “patriotik” e “shqiptar”, u dëshiron ardhmëri si të tijën e në kurriz të shqiptarëve, dhe, në anën tjetër, krejt një populli “fshatar”, bile, as pa një shkollë fillore në katundet e tyre, si pasojë e politikave “patriotike” e “shqiptare” të babait të tij, dhe, vetë, si pasardhës i tij i përkushtuar, frymëdhënës dhe vaditës i njohur i UJD-it, u dëshiron vetëm zi e terr!? I fyen dhe shanë!... Këtu, duhet të themi se “shyqyr” që nuk kanë menduar pushtuesit tanë siç mendon Vetoni i murrmë i racës së Surrojve për “fshatarët” e “fshatarësinë” shqiptare, mbi ç‘supe qëndron sot shkenca dhe dija shqiptare, se, sa për Vetonin e murrmë të racës së Surrojve, vetëm një zot e di se ku do të na qitte e ku na qet vala e tij UJD-iste, gjithmonë, “patriotike” e “shqiptare”!… KUÇEDRËN E BEOGRADIT E USHQEN UJD-i I VETONIT Po, pse Vetoni i murrmë i sojit të Surrojve nuk flet e shkruan për erotikën (kurvërinë) serbçe të babait të tij me politikën “shqiptare” të Beogradit? IX. Që në kapitullin e parë, Historia est magistra vitae (Historia është mësuese e jetës), Vetoni i murrmë i races së Surrojve shkatërron historinë shqiptare, e fyen atë paturpësisht, duke u përpjekur të bëjë “histori” më vete, madje, duke u bazuar në shënimet e tij heretike e hermetike antishqiptare!... Pse Gjarpri në tërë shtrirjen antishqiptare të “historisë” së Vetonit të murrmë të racës së Surrojve? Gjarpri si simbol iliro-shqiptar i mbrojtjes së shtëpisë, si simbol besnik i saj dhe i njeriut, hapëron kohëve, për ta parë e kundruar “shqiptarësinë” e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve gjarpërisht të ftohtë, nga pozitat e tij krejt të ftohta, të akullta, “patriotike” e “kombëtare”!… Për Gjarprin që është shkruar shumë e gjatë, nëpër shekuj, për Gjarprin që është lënë një histori reale, pa dëshirën dhe vullnetin e Vetonit të murrmë të races së Surrojve, që mund të dojë gjithçka e gjithkë pos shqiptarëve dhe “fshatarërisë” shqiptare pa ndonjë shkollë fillore “fshati” që është anashkaluar me politikat antishqiptare të babait të tij, Rexhait dhe baxhanakut të tij, Fadil Hoxhës&Co!... Por, është për të thënë këtu, se, mënyra sesi e shtron çështjen “analisti heretik” Veton Surroi, në shënimet e tij heretike (hermetike), nuk qëndron aspak, në gjithë pamfletin e tij politik, titulluar “Këmbët e Gjarprit”. Mendësia vetonsurroiste dhe shqiptaro-titiste, shihet që në kapitullin e parë të librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, ku, ai, shpërfaqë tërë mendësinë e tij reaksionare, heretike e hermetike, borgjeze dhe reaksionare, antishqiptare, të të gjithë reaksionit shqiptar, përmbledhtas në një herezi e hermetikë “patriotike” e “shqiptare”, siç di të bëjë vetëm Vetoni i murrmë i racës së Surrojve&Co. Për “historinë” që shkruhet e flitet (lexo: sajohet) në kapitullin e parë të librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, është bjerrakohë e kotë për ta bindur lexuesin e paanshëm shqiptar për pretendimet “shqiptare” e “patriotike” që provon t’i lansojë Vetoni i murrmë i races së Surrojve, si autor i pamfletit antishqiptar dhe antiUÇK, “Këmbët e Gjarprit”. Madje, “autori”, sepse, po të ishte autor i vërtetë nuk do e shante luftën e lavdishme të UÇK-së dhe popullin shqiptar, bijtë e bijat më të mira të tij, del edhe shumë banal, qesharak dhe tragjikomik, sepse, imponon tërthorazi pikëpamjet e tij, “patriotike” e “kombëtare”, heretike e hermetike, duke vendosur mbi bazën e kuislingitetit të tij të trinisë tradhtare: gjysh, baba, bir!..., tri pikave të cilave s’u shihet fundi i kuislingitetit të konjunkturave antishqiptare prej vetë “shqiptarëve” si Vetoni. Që, në zbërthimin e parë të librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, libri, për nga mënyra e shtruarjes së çështjeve dhe problemeve, të bën të dyshosh se mos është shkruar në Beograd dhe është përkthyer në shqip e përvetësuar nga “autori” i njohur i konjunkturave të vjetra të përkatësive të reja shqiptaro-titiste, vetonsurroiste, antishqiptare. Gabimi tjetër, kardinal, i autorit, Vetonit të murrmë të Surrojve, është se orvatet, me këmbë djalli në gjuhë e me hlem gjarpri në tru, të hapërojë horizonteve tona degëkuqe, duke i helmuar e helmatisur ato me fjalë shqipe e gjuhë serbe, duke e përdhosur katundin iliro-shqiptar (fshatin, siç e quan ai, vër. ime, T. D.), duke harruar sikurse të gjithë “qytetarët” gjakovarë si vetë, se, pikërisht, burim i kulturës, dokeve, zakoneve, gjuhës, është katundi iliro-shqiptar (si roje e vetme e iliro-shqiptarisë), që dha e po jep vazhdimisht shumë emra të njohur personalitetesh historike e kombëtare, siç është edhe katundi i kryeministrit aktual, që dha shumë personalitete si Mulla Ilaz B(u)roja, Rexhep Mitrovica, Nebil Duraku etj. dhe luftëtarë tjerë të penës e të pushkës për Shqipërinë – SHQIPËRI dhe lirinë – LIRI të popullit shqiptar në Shqipërinë e tij shqiptare. Por, ja që Vetoni i murrmë i racës së Surrojve&Co, Shqipërinë e do: Jugosllave e jugosllavçe!... Nëse mund ta quajmë dhe ta marrim për gabim katastrofal qëndrimin e katër profesorëve të apostrofuar në pamfletin “Këmbët e Gjarprit”, vërtetë, është gabim i pafalshëm historik e kombëtar i Shtabit të UÇK-së, që pranuan të uleshin në tryezën e bisedimeve të Rambouillet, me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Veton Surroin, Blerim Shalën… dhe me petullat e tjera me ujë titist të “të burgosurve politikë shqiptarë”, ibrahimrugovistë, në kuadër të atij delegacioni, që, tash, po i njohim shumë më mirë dhe po ua dëgjojmë zërin. Ajo që qet katërcipërisht qëndrimin antishqiptar të Vetonit të murrmë të Surrojve, janë pikat: E para, dhe, E dyta (Fq. 8), ku del qartë tradhtia e shqiptaro-titistëve, në kurriz të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe në kurriz të betimit të UÇK-së për luftën për liri dhe bashkim kombëtar, se, “…Kosova do të çlirohej dhe do të pavarësohej edhe me kontributin e katër të diplomuarve vetëm në cilësinë e tyre prej mësimdhënësish.”(Fq. 8) Me ç‘ironi akuzon autori i librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, Hashim Thaçin, i quajtur “Garpri”, që: “E përkthyer në dilemë personale kishte dy rrëfime. Në njërin, një çun fshati, i një fshati që nuk ka as shkollë fillore, dërgohet për të mësuar, me kërcënimin e përhershëm: “O mëso e bëhu diçka, o do të mbetesh ne fshat, si çoban”.” (Fq. 11) Po, pse Vetoni i murrmë i Surrojve nuk e elaboroi mendimin tjetër kombëtar, se kush dhe cilët ishin ata që e kanë lënë një fshat përparimtar shqiptar pa shkollë fillore. Përgjigjja e qartë dhe e plotë është se fshatin e kryeministrit aktual, pa shkollë fillore e kanë lënë titistët “shqiptarë” dhe kolaboracionistët e Serbisë e Jugosllavisë me babain e Vetonit të murrmë të Surrojve në krye, Rexhain e surmë të Murrojve dhe baxhanakun e tij! Dhe, kjo është mëse e mjaftueshme për ta thënë të vërtetën se kush e bëri Vetonin e murrmë të Surrojve që të jetë “dikushi”(Sic!) Dhe, që ta ketë të qartë shqiptaro-titisti Veton Surroi, duhet ta dijë se “fshati që nuk ka shkollë fillore” dha personalitete e burra të përkushtuar të dijes e shkencës, dha burra e burrëresha që luftuan për lirinë e popullit shqiptar dhe për bashkimin e Shqipërisë, si Mulla Ilaz B(u)roja, Rexhep Mitrovica, shkrimtarin e shquar shqiptar, Nebil Durakun etj. Këtu, autori i librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, Vetoni i murrmë i Surrojve, qet në shesh dëshirën dhe dashurinë e tij të fortë serbojugosllave, antishqiptare, të cilën e ka amanet nga babai i tij, Rexhai i surmë i racës së Murrojve të “qytetëruar” (lexo: qyqeruar!). Sa djallëzor tregohet Vetoni i murrmë i Surrojve, kur fsheh me finokëri antishqiptarinë e babait të tij serbosllav (jugosllav) dhe të shokëve të tij komunistë-jugosllavë të konjunkturave antishqiptare, kur thotë, citojmë: “Në këto protesta të parandaluara nga policia (lexo drejt: milicia, vër. ime, T. D.) serbe, del jashtë kontekstit studentor…”(Fq. 12), pa treguar se protestat shuheshin në gjak nga direktivat e babait të tij “shqiptar” dhe të policisë sekrete shqiptaro-titiste, që në “Kosovë e Metohi” mbante dhe ushqente Fadil Hoxha dhe babai i Vetonit, Rexhai, me bollëk. Skandaloziteti tjetër i “autorit”, është fakti tjetër antiUÇK dhe antishqiptar, kur thotë, citojmë: “Në njërin prej dokumenteve thuhej se UÇK-ja, pas hyrjes së marrëveshjes në fuqi, nuk do të ekzistonte më. U përmend, gjatë bisedimeve, se njerëzit nga UÇK-ja, që kryenin kurse, do të mund të ishin në Trupat e emrërgjencës civile. Apo në polici. Gjarpri më tha se nuk donte të ishte në polici e as në Trupat emergjente.” (Fq. 13) Kjo thënie e gjarprit me këmbë djalli e Vetonit të murrmë të Surrojve, qet në shesh dhe fakton dëshirat e tij të fshehta antishqiptare, për ta shuar UÇK-në, e, për t’i kthyer luftëtarët e UÇK-së në roje personale, me djallëzi shqiptaro-titiste, që ata të shërbejnë edhe si roje personale dhe si emergjencë personale e shqiptaro-titistëve antishqiptarë. Këto thënie të heretizmit e hermetizmit antishqiptar të Vetonit të murrmë të Surrojve, e qartësojnë edhe më qëndrimin “patriotik” e “shqiptar” të Vetonit të murrmë të racës së laraskave të Surrojve në bisedimet “kosovaro”-serbe në Kështjellën e Rambouillet, ku, absolutisht, nuk është dashur të ketë struktura heretike e hermetike vetonsurroiste, “patriotike” e “shqiptare”, si Dr. Ibrahim Rugova, Veton Surroi, Rexhep Qosja, Blerim Shala e petullat të tjera “patriotike” e “shqiptare” me ujë titistë të Dr. Ibrahim Rugovës, qoftë edhe nga radhët e të “burgosurve politikë shqiptarë” në delegacionin e Rambouillet. Mos paska kujtuar Vetoni i racës së murrme të Dinastisë së laraskave të Surrojve&Co, se kokën politike, ushtarake dhe luftëtarët veteranë do t’i kthente në roje të tij personale, në roje të autorëve dhe ndihmaçarëve shqiptaro-titistë të pigjakut tim?... Po, a do t’i ndodhnin Kosovës së pushtuar shqiptare dhe popullit shqiptar në trojet e veta në Jugosllavinë artificiale, të gjitha të këqijat që Vetoni i murrmë i Surrojve ia përshkruan, sipas shënimeve të tij heretike e hermetike, “Qeverisë së Gjarprit”, kur shkakatarët kryesorë e kyçë të të gjitha të këqijave antishqiptare janë kuislingët dhe renegatët e Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë” me në krye Fadil Hoxhën dhe babain e Vetonit të murrmë të Surrojve&Co dhe Vetonin me shokë e shoqe “komuniste” antishqiptare, që ofrojnë për “zgjidhje”, sipas “politikave” të tyre të “mëdha” e “konstruktive”, vetëm copëtimin e Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare!... Për ta kuptuar heretizmin dhe herezinë e tij antishqiptare është shumë lehtë, sepse, ai, sulmon gjarpërorisht-korbrorisht Gjarprin dhe katër “profesorët e historisë”, duke treguar “statusin e kostumit të ri”, pa treguar asnjëherë statusin e kostumit të tij dhe të babait të tij të përbetuar shqiptaro-titist në e rreth sofrës së madhe jugosllave, tok me të birin, Vetonin e murrmë të Surrojve, me farë e me fis, për të qenë, tamam, pjesë e elitës “shqiptare” (pro)jugosllave. Terriblitetin e tij shqiptaro-serb, antishqiptar, e tregon qartë, kur thotë, citojmë: “Fëmijët e fshatit, jo larg atij të Gjarprit, me plot punë dhe pak fat, arritën të ndërtonin institucionet arsimore, shëndetësore, informative dhe shtetërore. Rrëfimi i elitave të reja “kosovare” (thonjëzat, T. D.) nuk ishte rrëfim i trashëgimtarëve, por në masë të madhe rrëfim i të porsaarriturve, i fëmijëve të fshatit, si ai i Hashim Thaçit.” (Fq. 15)Nga citati i mëlartë i autorit të librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, na del mëse i qartë rrëfimi i “elitave të reja kosovare”, që në Rambouillet pranon hapur tradhtinë që iu imponua luftës sonë shqiptare për liri e për Shqipëri, nga kuislingët “shqiptarë” të Beogradit brenda “Delegacionit të Ibrahim Rugovës” dhe nga bashkëpunëtorët e fshehtë dhe të hapur të renegatit në fjalë dhe nga të “pavarurit” e atij delegacioni antishqiptar. Kështu që, ironinë që do duhej ta përdorte kundër babait të tij “hero” dhe kundër vetvetes antiUÇK-iste, ia mvesh me qëllim dhe pa pikë turpi Gjarprit të UÇK-së, kur thotë, citojmë: “… Dhe, më pastaj, me një krijesë të çuditshme, të quajtur Drejtori Politike e UÇK-së (ekuivalenca e Komisariatit të partizanëve në Luftën e Dytë Botërore)”. (Fq. 15) Atëherë, një pyetje që na vjen vetvetiu, është: Pse Vetoni i murrmë i Surrojve nuk shkroi për gjarpërinjtë e gjakut, që, në emër të “bashkim-vëllazërimit” me Serbinë e Jugosllavinë, dhe me në krye babanë e tij krah baxhanakut Fadil Hoxha, ia pinë gjakun për një gjysmë shekulli popullit shqiptar dhe në veçanti intelegjencës së tij shqiptare, bijve dhe bijave të tij më të mira. Kjo do të thotë se atë që e ka bërë babai i tij sllavokomunist, Rexhai me Fadilin, kundër Luftës së Drenicës, me në krye Shaban Palluzhën dhe Mehmet Gradicën, po e bën sot Vetoni i murrmë i Surrojve&Co, kundër UÇK-së dhe kundër njerëzve të saj, që u betuan dhe luftuan për liri e për Shqipëri. Po, ç‘ju desh Vetonit të murrmë të Surrojve liria dhe Shqipëria, kur ai ende mban lart flamurin jugosllav të “bashkim-vëllazërimit” të Sinishës e Ilirit? Po, lufta për ta shporrur pushtuesin fashist serbomadh nga trojet e pushtuara shqiptare, për çfarë do t’i duhej, kur ai e kishte më liri në Serbi e Jugosllavi dhe gëzonte privilegje të pakufizuara? Dhe, e di qartë se edhe sot e nesër do ta ketë më liri në Serbi e Jugosllavi, sepse, gjithmonë ka punuar e punon për to, që e kanë paguar vazhdimisht për ta sharë luftën e UÇK-së dhe veteranët e dëshmorët e saj, siç i shante kolegu dhe kryeideologu i tij Fehmi Agani, apo, Dr. Ibrahim Rugova, ose, bashkëmendimtari i tij nga Rambouillet, Rexhep Qosja, a Albin Kurti i Vetëvendosjes!... Nga libri bizar e pamfletist i Vetonit të murrmë të Surrojve, mësojmë sihariqe antishqiptare, madje, edhe sosh se dokumentat e Konferencës së Rambujesë (Rambouillet) “nuk kishin gjë prej shpërblimit revolucionar. Për më tepër kërkonin prej komisarit të ri politik që të nënshkruante fundin e UÇK-së, çmoblilizimin dhe dorëzimin e armëve.” (Fq. 17) Po, cili është këtu roli dhe heretizmi (a hermetizmi) i kulluar antishqiptar i Vetonit të murrmë të racës së Surrojve dhe i Trupës dramatike, tragjikomike, pacifiste, të Dr. Ibrahim Rugovës&Co, në Rambouillet? Pra, cili është roli i atyre që vajtën në Rambouillet, jashtë Shtabit të UÇK-së dhe pse Shtabi i UÇK-së pranoi të shkonte në bisedimet e Rambouillet me njerëzit që e shantazhonin dhe shanin e shajnë luftën e UÇK-së, si me bisht kali!?!... Për më keq, Vetoni i murrmë i Surrojve qet në shesh “protagonistin” e një skenari filmi të Hollywood-it(!) dhe fsheh me dhelpëri “patriotike” e “kombëtare” protagonistët “shqiptarë” të Beogradit, siç ishte Fadil Hoxha me baxhanakun e tij, Rexhain,&Co politike, milicore, kulturore, intelektuale, arsimore, shëndetësore që zbatonte politikat “shqiptare” të Beogradit në KSA të “Kosovës dhe Metohisë”! Pra, pse Vetoni murrmë i Surrojve fsheh e kamuflon babanë dhe politikat e tij “shqiptare” në kurriz të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, veten dhe shqiptaro-titistët e vjetër dhe të rinj “shqiptarë”, si vetë&Co?! Edhe çka duhet shtuar këtij heretizmi (hermetizmi) të murrmë vetonsurroist, antishqiptar, të shpërfaqur në kokërr shpine tek libri i tij pamflet “Këmbët e Gjarprit”? Madje, kur e dimë se Vetoni&Co ishte lindur, mësuar, rritur dhe zhvilluar, për çudi të të gjithë shqiptarëve, me kostumin e elitës antishqiptare të Titos, në Prishtinë. Po, pse Vetoni i murrmë i Surrojve të majmë (pro)jugosllavë, si “gazetar”, k“analist”, “publicist” e “shkrimtar”(!) nuk shkroi asnjë rresht të realitetit të zi “historik” e “kombëtar” që ka krijuar në trojet e pushtuara shqiptare, babai i tij&Co, Rexhai i surmë i Murrojve me Fadil Hoxhën e Fehmi Aganin në krye!(?)… Çfarë mendimesh antishqiptare, në shënimet heretike të Vetonit të murrmë të Surrojve nuk takon lexuesi shqiptar, në librin e tij bizar e pamfletist, “Këmbët e Gjarprit”, kut thotë, citojmë: “…Do të thotë, do ta konsiderojmë historinë pronë”. Kjo, assesi, nuk mund të thuhet e të shkruhet për luftëtarët e lirisë e të Shqipërisë-SHQIPËRI. E, këtu duhet thënë fort e fuqishëm se pronarë të “historisë shqiptare” pretendojnë të jenë vetëm shqiptaro-titistët paci(t)fistë, ata e këta që vajtën në Rambouillet për ta kompromituar, share, shantazhuar e varrosur luftën e lavdishme të UÇK-së dhe UÇK-në, në këto përmasa, me direktiva të Beogradit, si Ibrahim Rugova, Veton Surroi, Shkëlzen Maliqi, Blerim Shala dhe një gardë e tërë “historianësh” dhe k”analistësh” të njohur si petullat me ujë titist të Dr. Ibrahim Rugovës&Co! Gjuha (shpata) serbe e Vetonit të murrmë të Surrojve, për të mos i lënë kështu dy shqiptarë bashkë, ose, siç thuhet në popull “dy gurë bashkë”, e, në këtë rast: dy njerëz të luftës së UÇK-së, veçohet, posaçërisht, kur autori citon fjalën e z. Enver Hoxhajt, mbajtur në kongresin e Partisë Demokratike të Kosovës (Fq. 26-27) Po, ç‘rëndësdi ka që Hashim Thaçi i paska dhënë postin e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashit, para rëndësisë primare se Beogradi i dha babait të Vetonit&Flakës, Rexhait, postin e ambasadorit të privilegjuar “shqiptar” të Jugosllavisë?!... E. kësisoji, kuptojmë se kjo “vepër” e mendësisë komuniste jugosllave dhe antishqiptare u bie fuqishëm zileve të alarmit se çka dhe çfarë duhet dënuar dhe çka e çfarë nuk duhet botuar shqiptarët dhe ç‘politikave “patriotike” e “shqiptare” nuk duhet besuar kurrë më opinioni i gjerë shqiptar. Po, shih bizaritetin tjetër, sui generis, të Vetonit të murrmë të Surrojve, e sjellim në rikujtesë për të gjithë shqiptarët: “Madje, jo çfarëdo politike, por, aso e shprehjes pothuajse erotike të besnikërisë çfarë përmbajti përshkrimi i Hoxhajt për Hashim Thaçin, i quajtur Gjarpri.” (Fq. 29) Po, pse Vetoni i murrmë i sojit të Surrojve nuk flet e shkruan për erotikën (kurvërinë) serbçe të babait të tij me politikën “shqiptare” të Beogradit? Ndoshta, kjo do ishte shumë më interesante për popullin e opinonin shqiptar, që do ishte një rast më i mirë dhe më i favorshëm që të mund t’i besonte më shumë Vetonit të murrmë të Surrojve, në gjithë tredimensionalitetin antishqiptar, heretik e hermetik (të shënimeve heretike), të Vetonit të murrmë të Surrojve, krejt laraman e laraskor, shqiptaro-titist. Synimet antishqiptare të Vetonit të murrmë të Surrojve, përmblidhen në fjalitë që radhitë vetë në librin e tij bizar e pamfletist “Këmbët e Gjarprit”, kur thotë, citojmë: “Në vend se të shpjegonte historinë, ndjeu se, si kryeministër i Kosovës, ishte pronar i saj.” (Fq. 29) Mos, vallë, paska menduar, kujtuar e ëndërruar Vetoni i murrmë i Surrojve së të vetmit pronarë të Kosovës së copëtuar e të trepushtuara shqiptare (“kosovaro”-serbo-ndërkombëtarisht!) na qenkan vetëm komunistët shqiptaro-titistë jugosllavë, babë e bir (Rexhai e Vetoni me në krye Fadil Hoxhën!) dhe fëmijët e tyre pasardhës, shqiptaro-titistë të njohur e “patriotë” dhe “shqiptarë” si Vetoni i murrmë i Surrojve&Co?!... A mund dhe si mund t’i thuash dikujt dhe ta akuzosh dikë se e ka qitur historinë në shitje, kur, atë, paraprakisht, e kishte qitur në shitje babai i Veton Surroit, Rexhai, me kompaninë e tij shqiptaro-titiste, fadilhoxhiste, (pro)jugosllave?!... E, kjo shihet qartë nga politikat “shqiptare” që udhëheq Vetoni i murrmë i Surrojve, kur, në fillim, falënderon gjithë stafin e heretikëve e hermetikëve të tij “shqiptarë”, pastaj, i drejtohet edhe lexuesit, që ta bindë atë (lexuesin) për t’i besuar hermetizmit dhe herezisë së tij antiqytetëruese, antinjerëzore, antihistorike dhe antishqiptare, por, edhe e qartëson, se: “Ky libër u shkrua si nevojë…, por jo edhe për ta dhënë të vërtetën për të…”(Fq. 3) E, këtu do thënë se Gjarpri i shtëpisë ka besë dhe i zihet besë! Por, gjarpinjve me këmbë djalli të tradhtisë nuk u zihet besë, mësa Vetonit të murrmë të sojit të Surrojve. E, për të mos i zënë besë gjithmonë është kuçedra shqiptaro-titiste që përmbledhtas mund të quhet Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, tok me të gjithë gjarpërinjtë e gjakut të veprës së Adem Demaçit, me titull “Gjarpërinjtë e gjakut”. Se, UJD-i i Vetonit ushqen edhe sot kuçedrën e Beogradit, nuk përbën çudi!... VETONI, DON T’I VRASË DY ZOGJ ME NJË GUR! Kjo i bie se babai i Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, Rexhai i surmë, tok me të birin, Vetonin e murrmë, paskan gëzuar certifikata të diagnostikuara për aftësi ekskluzive për veprime antishqiptare, për çka qenka shpërblyer shumëfish veprimtaria e tyre subversive antishqiptare, ajo “patriotike” e “kombëtare”, me miliona euro!?!... IX. Në horizont, një qiell i errët! Plot vrerësirë të egra shqiptaro-titiste, të murrme e surme, vetonsurroiste! A paska vrerësirë të tilla, qiell të tillë, shqiptaro-titistësh?, do pyes dikush. Po, ka, gjithsesi. Bile, më të egra e më të egër se kurrë më parë janë bërë laraskorët!... Po, a e shpërfaqë Vetoni i murrmë i Surrojve, doktrinën e tij të heretizmit e hermetizmit të plotë shqiptaro-titist, kur thotë, citojmë: “Por tash ishim në Rambouillet, unë nuk dija kush ishte Azem Syla, ndërkaq që dija se duhej vazhduar një bisedë që e kishim filluar me Fehmi Aganin dhe Rexhep Qosjen në zyrën time të Prishtinës…” (Fq. 33-34) Hajdede! Fehmi Agani është ditur dhe nuk i është besuar kurrë tamam. Por, ç‘deshi Rexhep Qosja në zyrën e Vetonit të murrmë të Surrojve. Por, as kjo nuk është befasi, që përbën ndonjë çudi ekskluzive, se, po ai Rexhep Qosja u rrit nën ombrellën “komuniste” e shqiptaro-titiste të Fadil Hoxhës&Co. Po, a e qet, vallë, takimi i Prishtinës, në zyrën e Vetonit të murrmë të Surrojve, tredimensionalitetin e veprimtarisë sekrete antiUÇK të “shqiptarëve” të rafinuar, pjesëmarrës në Delegacionin “shqiptar” në Rambouillet, si në rastin konkret?! Po, ç‘kërkonin Rexhep Qosja e Fehmi Agani në zyrën e Vetonit të murrmë të Surrojve, në Prishtinë? Për çka biseduan dhe për çka u morën vesh në atë takim të tredimensionalitetit antiUÇK dhe antishqiptar?! Mos kishin vajtur në atë zyrë për t’i koordinuar politikat e tyre “patriotike” e “shqiptare” antiUÇK?! Pse, Vetoni i murrmë i Surrojve nuk e sqaron (zbardhë) bisedën me ta dhe qëllimet “shqiptare” e “UÇK-iste” të atij takimi “historik”?!... Në anën tjetër, çuditet nga Azem Syla, kur thotë, citojmë: “S’ka mbledhje pa Hashimin! Nesër vjen Hashimi! Nesër ka mbledhje!” (Fq. 34) Shihet qartë se Vetonin e murrmë të Surrojve e pengon tmerrësisht kjo thënie, ndërkaq, të presupozuara, thëniet e babait të tij me shokë, se: “S’bën mbledhje pa Titon, pa Rankoviçin, pa Millosheviçin, pa Fadil Hoxhën, pa Ali Shukrinë, pa Sinan Hasanin, pa Hivzi Sylejmanin!, pa… e pa…!, në çka i çojnë mall Vetonit të murrmë të Rexhait të surmë të Surrojve?!... Mandej, vazhdon, (po në fq. 34), citojmë: “… Për një grup prej 15 vetash me figura (pa sqaruar figura të kujt ishin, vër. ime, T. D.) tashmë të identifikuara intelektuale si Fehmi Agani apo Rexhep Qosja, me profilin e rezistencës klandestine si Hydajet Hyseni apo të luftës së armatosur si Jakup Krasniqi… Bashkëveprimtarët e profesorit Azem Syla, qoftë si të burgosur politikë, aktivistë klandestinë apo tash si pjesëtarë të UÇK-së, u ngritën nga tryeza për shkak të disiplinës. Një disiplinë që e kishin mësuar që në klandestinitet, një disiplinë që nuk kishte nevojë për shpjegime shtesë.” (Fq. 35) Kur rrëshqet njeriu n’akull, e kupton çdokush dhe gjithsecili, por, kur rrëshqet në të terur a në ndonjë banane, si Zekeria Cana dikur, si ky Vetoni, tash e me këtë rast, vështirë të arsyetohet. Po duket, e paska penguar sjellja e “aktivistëve klandestinë” të UÇK-së karshi Azem Sylës në atë konferencë, ku nuk është dashur të marrin pjesë, për asnjë çmim, asnjëri prej klandestinëve “komunisto-demokratë” të LKJ – LKK – LDK-së pac(t)ifiste dhe simotrave të saj klandestine, të “pavarura” e “demokratike”! Po, a s’është ky Vetoni i murrmë i Surrojve që kokën e mbështjell me rubikon, në çdo kohë të Beogradit, në Prishtinë, dhe gjithandej trojeve të pushtuara shqiptare, shet dhe eksporton “patriotizëm”, fare pa “hesap”!... Po, babai i tij, Rexhai, me shokë, si silleshin para Titos së tyre të dashur dhe qenve e këlyshëve të tij në Prishtinë?!... Dhe, natyrshëm, del te një përfundim komik e qesharak, tej mase antishqiptar, te një përzierje mishmashi shakaxhinjsh të “pavarësisë” së “Republikës së Kosovës” që quhet Vetoni i murrmë i Surrojve&Co, kur tërheq paralelizma mes sjelljeve të Ibrahim Rugovës dhe UÇK-së, citojmë: “Për më tepër dhe tej ndjenjës së solidaritetit, ishte përcaktimi që të krijohej një veprim unik mes lëvizjes së simbolizuar nga Rugova dhe asaj që tash simbolizohej nga UÇK-ja.” (Fq. 35) Ajo që të bën të dyshosh këtu, është fakti rrëqethës se, mos, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, këto shënime heretike e hermetike i ka marrë nga Beogradi, të gatshme, dhe, tash, të përkthyera, me plot heretizëm e hermetizëm antishqiptar, ia servon lexuesit dhe opinionit shqiptar me emrin e tij personal, me qëllim finok që ta iritojë popullin shqiptar dhe të fusë përçarje brenda radhëve të tij shqiptare, ose, siç thotë populli, për politikat e tij të Beogradit: me një gur, dy zogj!... Paramendonie, për tre ditë të panairit të librit, libri që fitej se sapo kishte dalë nga shtypi dhe pritej promovimi i tij me bujë(sic!), e shpalli botimin e tij të tretë(!), me nga 1000 ekzemplarë secili botim! Kësaj, shqip, i thonë: Hajde rrenë e racës së Dinastisë së Surrojve të murrmë, hajde!... Por, këtu, është me rëndësi të shihet e të dihet, pse Vetoni i murrmë i racës “patriotike” e “shqiptare” të Surrojve flet paushall (kuturu) kundër roleve kyçe të njerëzve të UÇK-së dhe nuk i tregon opinionit shqiptar rolet “patriotike” e “shqiptare” të babait të tij, Rexhait, dhe të baxhanakut të Rexhait, Fadil Hoxhës, rolet e babait të tij me shokë, të veshur me kostumet e elitës antishqiptare krahinore, republikane e jugosllave?! Ç‘abnormaliteti heretik e hermetik i ngjanë ky i racës së Vetonit të murrmë të Dinastisë së Surrojve!... Ajo që helmon heretikën e hermetikën antishqiptare të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, është vetë citati i tij se “Nga ky këndvështrim, ai moment i Konferencës së Rambouilletsë nuk ishte i luftës së UÇK-së për çlirim nga Serbia, por çlirim nga lidershipi i Rugovës, çlirim nga Rugova.” (Fq. 37) Dhe, që këtu duhet t’i tregojmë zëdhënësit të politikës “shqiptare” të Beogradit, Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, se, pikërisht, Ibrahim Rugova ishte ai që shante e shantazhonte luftën dhe qëndresën titanike të UÇK-së, në të gjitha analet ndërkombëtare, ku merrte pjesë Rugova me ekipin e tij prej të “pavarurish” si Vetoni, Qosja, Kosumi, Shala, Abdyli, Hyseni etj., dhe, në atë Konferencë, nuk është dashur të lejohet të marrë pjesë as Rugova i varur prej Beogradi, as Vetoni i racës së Surrojve të “pavarur”&Co dhe shumë të tjerë nga “UÇK-ja”!… Pse Vetoni i murrmë i racës së Surrojve as gazetat e afërta me Rugovën nuk botuan asnjë shkrim të këtij autori shqiptar, në mbrojtje të luftës së drejtë e të lavdishme të UÇK-së e të popullit shqiptar, për liri dhe bashkim me shtetin Amë, Shqipërinë, kur Berogradi e akuzonte UÇK-në si “grupe terroriste”... Dhe, për të qenë shumë i saktë, po e them publikisht se nga një kopje e atyre shkrimeve që nuk i botonin gazetat “shqiptare” të Pishtinës (“Bujku”, “Koha ditore” dhe “Kosova sot”) ia kam dorëzuar njërit prej njerëzve kyç dhe anëtari të Shtabit të UÇK-së, për të parë e vërtetuar saktësisht: sa ishte në gjendje SHP i UÇK-së ta kontrolloj shtypin e “lirë”, “patriotik” e “shqiptar” të “Prishtinës zyrtare”, të Prishtinës antishqiptare!... Pse gazeta “Koha ditore” e gazetat e “pavarura” dhe ato që kontrolloheshin nga shtabe antishqiptare të Rugovës nuk e publikuan letrën që, i pari prej intelektualëve, i nisa “presidentit histo(e)rik” të “Republikës së Kosovës”, Dr. Ibrahim Rugova, me titull: Kush ia mbron shpinën Serbisë?, pikërisht, në pikun e luftës së lavdishme të UÇK-së, më 15. 6. 1998... Madje, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, banalisht, ironizon me Hashim Thaçin dhe të tjerët e UÇK-së, kur ai emërohet në krye të “Grupit negociator”, duke thënë, citojmë: “Sikur fëmijës parashkollor që i jepet timoni i veturës, filloi të imitonte lëvizjet e të rriturve, me tepri.” (Fq. 37) Po, si duket sot Vetoni i murrmë i racës së Surrojve&Co, kur imiton lëvizjet me kostumet e të rriturve prej shqiptaro-titistëve e (pro)jugosllavëve? Ç‘i dukej vetja dje, e, ç‘i duket sot, kur krekosej e krekoset si gjeli në plehun shqiptaro-titist, që tash e ngriu! Si i duket, tash, vetja kasnecit shqiptaro-titist mbi plehun shekullor “shqiptaro”-sllav, që e ka bërë të ndjehet “dikushi”, në kostumin e preferuar serbjugosllav të tij, e, në fakt, është hiç kërkushi. Është një racë e llojit të vet antishqiptar, reaksionar, si babai i tij. Si ka mundësi që autori i librit pamflet, i librit skenar filmash jugosllav, ta akuzojë Azem Sylën, për kinse i ka marrë atij shteti (Zvicrës, T. D.), “për marrje të paarsyeshme(…) të gati gjysmë milionë franga zvicerane.” (Fq. 43) Po, milionat e Sorosit kush ia dha Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, kur shqiptarëve askush nuk po u ndihmon as nuk po u jep gjë prej gjëje, falë? Për ç‘veprime “patriotike” e “kombëtare” të babait të tij, Rexhait, gëzon sot aq pasuri dhe e do veten gjithmonë pronar të pandryshueshëm me pasardhësi (pro)jugosllave të babait?!... Po e zëmë se Azem Syla paska qenë “si i diagnostifikuar me paaftësi të plotë mendore ka magjistruar dhe, pastaj ka doktoruar…” (Fq. 44) Kjo i bie se babai i Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, Rexhai i surmë, tok me të birin, Vetonin e murrmë, paskan gëzuar certifikata të diagnostikuara për aftësi ekskluzive për veprime antishqiptare, për çka qenka shpërblyer shumëfish veprimtaria e tyre subversive antishqiptare, ajo “patriotike” e “kombëtare”, me miliona euro dhe me pasuri tjera, të paluajtshme!?!... Ajo që më bëri tepër kureshtar të di, është fakti, se, mos skenari për një film në Holliwood për UÇK-në është kthyer në Beograd, ku është bërë skenari antiUÇK dhe është zgjedhur për regjisor Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve&Co, antishqiptar dhe antiUÇK-ist i përbetuar (pro)jugosllav, siç e kishte edhe babanë, që ka përkthyer në shqip skenarin “Këmbët e Gjarprit”. Për ta parë lexuesi shqiptar se sa mirë e kurdis skenarin autori i librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, duhet shikuar natyrën e qasjes. Lexonie me vëmendje këtë pasus, citojmë: “Kur dolën të maskuarit e parë të UÇK-së, më 27 nëntor të vitit 1997, si kryeredaktor i gazetës “Koha ditore” vendosa që fotoja e daljes së tyre e meritonte të ishte në faqe të parë, si një ngjarje kulmore.” (Fq. 47) Këtu, duhet ta dematojmë këtë heretik e gënjeshtar publik se dalja publike e UÇK-së nuk ka ndodhur më 27 nëntor 1997, por, më 28 NËNTOR 1997, dhe, ai nuk ka mundur ta publikojë daljen e saj publike më 27 nëntor 1997, në gazetën e tij “patriotike” e “kombëtare”, “Koha ditore”, e, gënjeshtrën e boton në librin pamflet politik “Këmbët e Gjarprit”(!) Po, si është e mundur që kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Vetoni i murrmë i Surrojve, ta botonte “si ngjarje kulmore” daljen publike të UÇK-së, në varrimin e mësuesit Halit Geci, e, në anën tjetër, të mos e botonte asnjë shkrim të autorit të këtij libri, që i kundërvihej politikës antishqiptare dhe antiUÇK të Beogradit dhe të Prishtinës së Ibrahim Rugovës dhe luftës së tij speciale e të të “pavarurit” të tij, Veton Surroi, në kurriz të luftës së lavdishme të UÇK-së? Atëherë, shtrohet dilema pyetësore se për ç‘qëllime “patriotike” e “kombëtare” e paska botuar fotografinë e daljes publike të UÇK-së në faqen e parë të gazetës së tij “Koha Ditore”, ”si një ngjarje kulmore”? Po, pse luftëtarët e UÇK-së paskan dalë me maska në varrimin e mësuesit Halit Geci, në Llaushë? Prej kujt qenkan detyruar të maskohen ata luftëtarë? Sigurisht, se janë maskuar prej rrezikut që kanë parë prej shqiptaro-titistëve dhe po prej Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, si të tillë, si shqiptaro-titist. Atëherë, pse e paska publikuar Vetoni foton e tyre në faqe të parë të gazetës së tij, “si një ngjarje kulmore”? Çka paska dashur të fitojë, profiteri i luftës së UÇK-së, Veton i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve&Co?... Mos paska pritur Vetoni i murrmë i Surrojve, se UÇK-ja do ta kishte “fytyrën” e tij, të Fehmi Aganit, të Ibrahim Rugovës?... Apo, mos do të dilte krejt njësoj edhe me “fytyrën” e Rexhep Qosjes, me “fytyrën” e ndonjë të “burgosuri politik shqiptar”, apo edhe me “fytyrën” e ndonjë të “pavaruri” në kuadër të Delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambouillet?! Është fat që Vetoni i murrmë i racës së Surrojve me shokë&Co nuk e dinë ende UÇK-në (ULSH-në) dhe bijtë e bijat e saj të një populli nga më të stërshtypurit në botë, sidomos, nga shtypja që atij populli i bëri babai i Vetonit, Rexhai me baxhanakun e tij, Fadil Hoxhën&Co! Shtypja edhe më e rëndë është edhe politike, edhe ekonomike, edhe financiare, edhe juridike… Edhe, këto shtypje, pra, janë pjesë të terrorit sistematik, “patriotik” e “shqiptar”, të shqiptaro-titistëve. Apo, nuk vepronte dhe nuk kishte të njëjtat qëllime “patriotike” e “kombëtare” edhe dërgimi i disa “gazetarëve” që i çonte Vetoni i murrmë i racës së Surrojve në “Zonën e Lirë të Luftës”, siç quhej asokohe “Zona e Parë e UÇK-së ose Zona Operative e Drenicës (ZOD)”?… Tash, po del hapur se organizata e dëmit kombëtar me Dr. Ibrahim Rugovën në krye, po e akuzon hapur “Organizatën e heshtjes”, që përfaqësonte UÇK-në në Konferencën e Rambouillet (në 1999). Madje, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve shqiptaro-titistë, thotë, citojmë: “Demaçi nuk ishte UÇK-ja; ishte si gjithë ne të tjerët, përkrahës i tyre, ndonëse mund të ketë qenë figurë prej mentori.” (Fq. 47) Dhe, shihni në fund të faqes, çfarë shkruan Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, citojmë: “Blerim Shala dhe unë ishim në Tiranë për t’i gjetur prijësit e UÇK-së, në verën e vitit 1998.” Kush i dërgoi ata “trima” në Tirnaë ? Të besuar të kujt qenë Blerim Shala e Veton Surroi, që shkuan në Tiranë për t’i gjetur “prijësit e UÇK-së”, dhe “ç‘prjës” të UÇK-së ishin dërguar të kërkonin atje, madje, kush i kishte dërguar dhe pse? Me kë koketuan në Tiranë? A, nuk po e kuptuakit as tash, ë?!... Po ku u gjetën, kur dhe pse, “trimat” Veton Surroi e Blerim Shala, në zyrat e tyre në Prishtinë, dhe, pse pikërisht ata? Ç‘UÇK kërkonin dhe ç‘”prijës” u duheshin për t’i reklamuar në gazetat e tyre, ditore e javore, “patriotike” e “kombëtare”?... Vetoni i murrmë i racës së Surrojve nuk lejonte të botoheshin në gazetën e tij ‘patriotike’ e ‘kombëtare’ “Koha Ditore” shkrimet e mia për UÇK-në dhe luftën, ndërsa, “Zëri” i Bardh Hamzajt botonte shkrime e fotografi ekskluzive të autorit të këtij libri (T. D. me nofkën RIPRESS) edhe në faqen e parë të “Zërit”. Dhe, në një takim të rastësishëm, kur ndodheshin në zyrat e “Zërit” Bardh Hamza dhe Blerim Shala, ku, Blerimi shfrytëzoi nga rasti të më provokojë rëndë e hapur, duke më thënë, citojmë: “Mua dhe Bardhit na është mbushur mendja se ti, Tafil, je komandant i UÇK-së!” Kjo fjalë e tij provokuese më detyroi dhe më imponoi t’i përgjigjem preras, me një përgjigje që asokohe e “hante pazari” e unë nuk e dëshiroja aspak, duke dyshuar në rrugëtimin e tij “patriotik” e “kombëtar”, dhe, iu përgjigja, padashur: Nëse ju mendoni se unë jam komandant i UÇK-së, ti, Blerim, dhe Bardhi, jeni kryekomandantë të UÇK-së(Sic!) Këtë e thashë për faktin se Blerimi mund ta icizonte bisedën dhe t’ia dorëzonte Shtabit të tij të UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist, në Prishtinë. Dhe, pikërisht, tash, është koha që opinioni shqiptar të shohë e të dijë se ç‘”libra” ‘historikë”, “kombëtarë” e “shkencorë”, gjithsesi, “patriotikë”, shkruajnë kasnecët shqiptaro-titistë si Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve&Co. Po, a nuk kishte kush tjetër të interesohej e të vinte në Drenicë me Ambasadorin Hill, pos Vetonit të murrmë të racës së Surrojve dhe Blerimit si petull e njohur me ujë titist të Ibrahim Rugovës, që kurrë nuk iu hoq shala e tij “patriotike” e “kombëtare” prej shpine, brez pas brezi “patriotik” e “shqiptar”. Këtë po e them e potencoj për të kuptuar opinioni shqiptar se ç‘politikë antishqiptare dhe antiUÇK udhëhiqet edhe sot: Vetoni dhe Blerimi&Co janë kudo “institucioneve” të “Republikës së Kosovës”, ndërsa, unë, fotoreporteri i parë i asaj lufte, që nuk isha në radhët e tyre shqiptaro-titiste, që, sot, me vendime politike të LDK-së së “presidentit” Ibahim Rugova, të përpiluara e nënshkruara politikisht nga Astrit Harçia (ndoshta, Haraqija n…!), tash e gati nëntë vjetë bredh nëpër gjykata të “drejtësisë” (dreqtësisë) “institucionale” të “institucioneve dhe institucionalistëve ‘tanë’ të viteve të ’90-ta”(Sic!) dhe jetoj pa asnjë lloj page, duke kërkuar të drejtën time njerëzore e ligjore për punë dhe për vendin tim të punës në Edicionin e Librit “Rilindja”, për shkeljen e të cilave të drejta kam bërë me dhjetra shkrime. Shqetësim tjetër që e ka rrokë për barku dhe e preokupon Shtabin “shqiptar” të Titos në Prishtinë dhe përkthyesin e librit pamfletist “Këmbët e Gjarprit”, Vetonin e murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, se, “A do të kishim qenë më kritikë ndaj UÇK-së po të dinim se në shtabin e përgjithshëm të tij, për gati një vit rresht nuk ka pasur oficer profesionist?” (Fq. 49) Tash, pas kësaj thënieje, shtohen e shtrohen edhe pyetje e dilema tjera, të natyrës, thjesht, politike, “patriotike” e “kombëtare”, për neokomunistë e shqiptaro-titistë, për lojërat që luanin dhe po i luajnë Vetoni i murrmë i racës së Surrojve dhe Blerim Shala si petull e rezervuar me ujë titist të Ibrahim Rugovës, që ndërron partitë si gratë çorapët!... Për ç‘eprorë e oficerë “profesionistë” interesohej Vetoni i murrmë i racës së Surrojve? Për të tillë oficerë të tipit të Tahir Zemajt e të Agim Çekut…? Prandaj, nuk është çudi që lufta e lavdishme e UÇK-së po përballet kësisoji me shqiptaro-titistët, me sharje e shantazhe të vazhdueshme e të koordinuara të atyre forcave “politike”, “ushtarake” e “patriotike”, shqiptaro-titiste, për të cilat paska qenë i interesuar jashtë mase Vetoni i murrmë i racës së Surrojve të Prishtinës. Shtabi i UÇK-së kishte oficerë profesionistë dhe prej tyre disa “të burgosur politikë” në “radhët” e tij. Ndër të parët dhe më i njohuri prej tyre ishte njëfarë Xhemail Bejta, ish-oficer i APJ me gradën e kapitenit, agjent sekret i Shërbimit Sekret Ushtarak në APJ, dhe, “atdhetarizmën” e tij e të shokëve të tij e kam saqaruar nga përvoja ime, në shkrime të mëhershme. Po, çfarë na paskan qenë ata “oficerë” e “ushtarakë” që i paskan munguar Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që, aq shumë i qenkan dashur Vetonit të murrmë të racës së Surrojve në atë Shtab “lufte”?... Ndër të tjera, Vetoni i murrmë i Surrojve, thotë edhe kështu, citojmë: “Kjo do të thotë se do ta përkrahnim, siç e kishim përkrahur UÇK-në, edhe të tillë çfarë ishte.”(Fq. 49) Përgjigjja e jonë është se Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve nuk e ka publikuar asnjë shkrim timin (T. D.), që mbronte e përkrahte UÇK-në dhe luftën e saj të shenjtë e të drejtë nga sulmet e pareshtura të Beogradit e të Ibrahim Rugovës&Co, tok me dy ‘redaktorët’ (lexo: “redarët”) e tij, Baton Haxhiun dhe Ylber Hysën, të cilët sot drejtojnë “institucione” dhe “media” të “pavarura” e “demokratike”(Sic!)… Mos menduan shqiptaro-titistët se do të na zhdukin e shfarosin nga faqja e dheut me lapsat e tyre antishqiptarë që ua ka mprehur Beogradi dhe Prishtina e tij shqiptaro-titiste, ibrahimrugoviste&Co. Duket hapur se ky është qëllimi final i tyre: ta zhdukin çdo gjurmë dhe çdo njeri të UÇK-së, dhe, nëse nuk e arrijnë këtë, bile, t’i nëpërkëmbin, tallin e përqeshin siç po i nëpërkëmbin, tallin e përqeshin tash e pesëmbëdhjetë vjetë, në “liri”(Sic!)… Vetoni i murrmë i Surrojve, ka çka të shtojë, dhe shton sërish, duke mos e lënë vetëm me shënimet e tij heretike, citojmë: “Por, meqë është lehtë të jepet përgjigje negative, për se nuk do të kishim qenë kritikë ndaj UÇK-së dhe po t’i kishim ditur këto gjëra, atëherë tash vjen pjesa e vështirë. Pra, është lehtë e verifikueshme kjo përgjigje. Gjatë luftës, një delegacion i LDK-së (njerëz të sigurimit të shtetit të Krahinës Socialiste-Pacifiste Autonome të Kosovës, të UDB-së dhe të KOS-it të Ibrahim Rugovës, vër. ime, T. D.) shkoi në rajonet e përfshira në luftime, u arrestua nga pjesëtarët e UÇK-së dhe , gjatë një dite iu nënshtrua maltretimeve të ndryshme, përfshirë edhe ato fizike.” (Fq. 49) Në çdo faqe të librit bizar e pamfletist “Këmbët e Gjarprit, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, përpiqet t’i zbardhë “këmbët e gjarprit”, e, njëkohësisht, ta fshehë kokën e tij prej Gjarpri me krye e bisht të madh antishqiptar! Ai i ristrukturon dhe rikonstrukton gjendjen dhe pamjet sipas qejfit të tij dhe dëshirës së madhe “shqiptare” që ka, që i ka mbetur brengë, sepse, ëndërron gjatë që UÇK-në ta kthejë në vegël të tij dhe të tyre, të shqiptaro-titistëve të tipit të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co! Çdo fjalë e tij dhe shënim i tij heretic (dhe hermetic), para së gjithash, është gënjeshtër e kulluar dhe e fabrikuar në kuzhinën beogradosotosauriste të LDK-së&Co. OFICERËT ISHIN TË USHTRISË SHQIPTARE Kjo tregon qartë se Vetonit të murrmë të racës së Surrojve i duheshin oficerë “profesionistë” që i kishin shërbyer me përkushtim Jugosllavisë pushtuese të Titos dhe ishin betuar përjetësisht për ruajtjen e saj nga të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, sidomos, nga ekstremizmi shqiptar i irridentës “kundërrevolucionare” shqiptare që çonte peshë (në këmbë) gjithë shqiptarët e trojeve të pushtuara shqiptare, trefish, nga Serbia, Jugosllavia e shqiptaro-titistët, që ishin copëtuar enkas nga politika antishqiptare e Titos, në katër republika dhe një Krahinë Socialiste Autonome! VII. Shumë herët është parë se luftën që nisën disa grupe guerile për çlirim dhe bashkim kombëtar, që kishte një bazë të vetën logjike, politike dhe shqiptare, që prej themeleve të saj shqiptare, do ta shfrytëzonin të tjerët, ata që nuk kishin asgjë të përbashkët me luftën për liri e për Shqipëri. Ata që nuk kishin asgjë të përbashkët me bashkimin kombëtar. E, ata ishin “komunistët” shqiptaro-titistë. UDB-ashët dhe KOS-istët e të gjitha përmasave, ngjyrave e kategorive (të paketuara enkas), që hynin në UÇK me “paketime” të ndryshme “patriotike” e “kombëtare”. Ata e këta që kanë qenë dhe janë në të gjitha strukturat dhe shërbimet antishqiptare të Jugosllavisë, Serbisë dhe KSAK. E keqja e krejt organizimit të luftës është fakti se në çdo pore të saj, thellë kishin depërtuar strukturat e ngjeshura e të koordinuara të sigurimit “kombëtar” e “patriotik” të Ibrahim Rugovës, strukturat e koordinuara të UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist, “sigurimca” me pasardhësi federative jugosllave, republikane dhe krahinore, që të gjitha petulla me ujë titist të Ibrahim Rugovës. Ato struktura “patriotike” e “kombëtare”, shmangën qëllimshëm kyçjen e intelegjencës shqiptare në hierarkinë komanduese të UÇK-së, duke i pamundësuar secilit shqiptar që tërë jetën e tij kishte punuar e vepruar për bashkim kombëtar, për Shqipërinë-SHQIPËRI dhe për lirinë e popullit shqiptar në të. E keqja tjetër që hetohej gjatë luftës, kryesisht, në Zonën e Lirë të Luftës, ishte e keqja më e shëmtuar “shqiptare”, që quhej LDK&Co. Rrugës së LDK-së “komuniste”-“demokratike” e shqiptaro-titiste shkonin të gjithë të “tjerët”, vetëm se kishin ndërruar emrat e partive politike dhe ngjyrat e makinave që kishin pikëpamje të njëjta dhe rrugëtim krejt të njëjtë, antiUÇK dhe antishqiptar. Varet se kë do ta mashtronin, që të mund ta merrnin në rrugën e tyre “patriotike” e “kombëtare”. Por, nuk dihej fakti se kush ua kishte blerë ato makina të shtrenjta, luksoze, prej më të thjeshtave e deri te ato të blinduara. Ato makina ishin nisur theqafas një rruge antishqiptare dhe antiShqipëri, një rruge që s’ia shihte kush fundin e saj shqiptar, sepse, “patriotët” dhe “shqiptarët” më të mëdhenj kishin zënë pozitat dhe të gjitha rrugëkryqet për t’i “drejtuar” dhe strukturuar “luftëtarët” dhe anëtarët e “Shtabit të luftës”, që vinin enkas, hiç më shumë se një muaj pa përfunduar lufta! Po, mos i kishte zgjedhur ata oficerë Vetoni i murrmë i racës së laraskave të Surrojve?... Apo, paci(t)fistët e tjerë “shqiptarë”?... Fillimet e luftës qenë shembullore, me moral shumë të lartë, me një organizim të çeliktë dhe shembullor të veteranëve të UÇK-së. Por, “kthesa” ndodhi kur në radhët e UÇK-së depërtuan “luftëtarë” e “veteranë” të FARK-ut, të par(t)ive politike shqiptaro-titiste, që patën luftuar gjithë jetën e tyre për ruajtjen dhe kultivimin e “bashkim-vëllazërimit”, për ruajtjen e Serbisë e Jugosllavisë, UJD-istçe e vetonsurroistçe, karrabishtistçe!... Deri te Konferenca e Rambouillet, punët vajtën disi, por, atje u shkua me qerre të thyer, me qerre me rrota shqiptaro-titiste serbo-jugosllave dhe secila rrotë më vete çonte ujë në mullirin e Serbisë e Jugosllavisë, drejtohej në mënyrë krejt vetanake kah Beogradi që e mbështeste. Kjo gjë u pa me pjesëmarrësit dhe anëtarët e delegacionit “shqiptar” (“Kosovar e kosovarist”) që përfaqësonin “luftën e UÇK-së” në atë kështjellë shekullore franceze, me ndonjë përjashtim shumë të vogël. Sepse, në cilëndo makinë që do hipnin “përfaqësuesit” e UÇK-së, do t’i shmangte, siç i shmangu nga Betimi i UÇK-së shqiptaro-titizmi dhe paci(t)fizmi ibrahimrugovist&Co… Dhe, çfarë u fitua atje? Dy si grushta e një si gisht, thik përpjetë!... Konferenca e Rambouillet tregoi qartë se UÇK-në dhe luftën e saj nuk e përfaqësoi askush siç duhet dhe siç kërkuan shqiptarët, as Shtabi i UÇK-së dhe asnjë nga themeluesit e saj të vërtetë nuk morën pjesë atje, por, UÇK-në e përfaqësoi “Shtabi” i emëruar jashtë, “Shtabi” që e kishte emëruar: UÇK. Pra, “Shtabi i saj” virtual që e kishte shpallur veten “Shtab”, me Azem Sylën e Xhavit Halitin në krye. Po, ç‘i duheshin UÇK-së shtabe “lufte” që e shikonin luftën prej hoteleve të Tiranës, Prishtinës e Evropës? Ç‘i duheshin shtabe si ai i FARK-ut?... Që nuk mund ta shihnin luftën prej lartësisë së drekave, darkave e mezeve me raki rushi e t’lyem (mazë) buallice, nën rojën e qenve besnikë të Sharrit, tamam, me sjellje e mendjemadhësi saliprotopapistçe!?!... Por, ne, këtu, do të dalim tek shqetësimi tjetër, parësor, i Vetonit të murrmë të racës së laraskave të Surrojve&Co dhe tek “shqetësimi” i tij primar se Shtabi i UÇK-së nuk e kishte asnjë “oficer profesionist”(!) Kaq ditka Vetoni i murrmë i racës së Surrojve për luftën dhe Shtabin e UÇK-së. Apo, kjo lloj “diturie” iu dashka atij?! Po, ç‘oficerë “profesionistë” iu dashkan Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sipas oreksit e pikëpamjeve paci(t)fiste e UJD-iste të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co? Ç’oficerë iu paskan dashur Veton Karrabishtit? Madje, ata “oficerë”, çfarë “përgatitje profesionale” preferohej të kishin, gjithnjë, sipas oreksit të Vetonit të murrmë të racës së laraskave të Surrojve&Co!... Ku duhej ta kishin kokën, e, ku bishtin mbi kokë? Në Beograd dhe Prishtinë, gjithsesi! Sepse, Tirana shfrytëzohej prej shqiptaro-titistëve dhe ishte bërë krejt lesh arapi, me njerëzit që kishin vajtur atje me çanta parashë serbojugosllave dhe kishin krijuar atje biznese të qëndrueshme “patriotike” e “shqiptare”, duke filluar prej mediave e bizneseve të tjera, të vogla e të mëdha, fitimprurëse… Kjo tregon qartë se Vetonit të murrmë të racës së Surrojve i duheshin oficerë “profesionistë” që i kishin shërbyer me përkushtim Jugosllavisë pushtuese të Titos dhe ishin betuar përjetësisht për ruajtjen e saj nga të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, sidomos, nga ekstremizmi shqiptar i irridentës “kundërrevolucionare” shqiptare që çonte peshë (në këmbë) gjithë shqiptarët e trojeve të pushtuara shqiptare, trefish, nga Serbia, Jugosllavia dhe shqiptaro-titistët, që ishin copëtuar enkas nga politika antishqiptare e Titos, në katër republika dhe një Krahinë Socialiste Autonome!... Do thënë, këtu, se, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka pasur në radhët e veta të luftës për liri e për Shqipëri oficerë e ushtarakë të mjaftueshëm madhorë, për ta udhëhequr e drejtuar luftën profesionalisht dhe për të ngadhënjyer ndaj pushtuesit çetniko-fashist serbojugosllav. Ata oficerë ishin të Ushtrisë Shqiptare, të Ushtrisë Shqiptare të Enver Hoxhës dhe të shqiptarëve, të cilët oficerë nuk i duhen kurrë kategorisë “shqiptare” e “patriotike” të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve e të racës “patriotike” e “kombëtare” të paci(t)fistit Ibrahim Rugova!... Dhe, kjo u dëshmua katërcipërisht, atëherë dhe tash, siç po dëshmohet sot në çdo hap. Se Vetoni i murrmë i racës së Surrojve nuk i do oficerët shqiptarë, siç nuk i donte Ibrahim Rugova&Co, që i kishte përgatitur e kalitur shteti shqiptar me në krye Enverin tonë të Madh, për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare dhe të gjithë shtrirjes gjeoetnike shqiptare, kjo është mëse e vërtetë. Vetoni i murrmë i racës së Surrojve nuk quhej rastësisht “Jozha i vogël, Tito i madh”! Kjo tregon qartë se shqiptaro-titistët qenë dhe mbetën nëna politike e shkieve!... Çdo nismë antishqiptare e Serbisë e Jugosllavisë është marrë me nismë të shqiptaro-titistëve “komunistë” e “demokratë”, që shqiptarët dhe intelegjencën e tyre i donin dhe i duan vetëm të vdekur dhe nëpër burgje!… Sa ke qenë “shqiptar” dhe “burrë i mirë” në hierarkinë pushtuese serbo-jugosllave, puna është matur me shërbimin që ke bërë për pushtuesin dhe ashtu, në bazë të meritave për punën, ke ecur përpara në zinxhirin e hierarkinë e strukturave lokale, komunale, krahinore, republikane e federative, jugosllave. E, besa, në atë hierarki, në atë shkallare antishqiptare, babai i Vetonit të murrmë të racës së Surrojve pat ecuar gjatë dhe qe ngritur bukur lartë, Ambasador i Jugosllavisë në Spanjë!... Po, të tjerët e asaj hierarkie ç‘u bënë? Nga vajtën e ku tretën? E, “Jozha i vogël e Tito i madh”(!) hupi si shurra e pulës! Dhe, së fundi, doli (si rrufeja për së kthjellti) me librin bizar pamfletist, antishqiptar, “Këmbët e Gjarprit”… Se ka ekzistuar UÇK-ja, nuk ka më asnjë dilemë të vetme. Ajo ka bërë luftë guerile, në fillet e saj dhe është treguar e vlerësuar ndërkombëtarisht si guerilja më e suksesshme në botë. Në ecjen e saj të mëtejme, ushtarake, UÇK-ja u riorganizua fuqishëm dhe krijoi hierarkinë e saj, që e luftonte armikun dhe pushtuesin serbojugosllav, ushtrinë më fashiste e më antishqiptare në rruzull e sipërfaqe të tokës. Ato që qesin poshtë librin pamflet të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve shqiptaro-titistë, janë shumë libra për UÇK-në, që do duhej t’i lexonte e rilexonte secili shqiptar. Dhe, ato libra janë jo pak në numër, por, janë disa që ia vlenë të lexohen e rilexohen, të studiohen dhe ristudiohen e pastaj të flitet për ekzistencën a mosekzistencën e UÇK-së. Do i përmend ca sosh. Fillimisht, do nis me librin e parë për UÇK-në, nga autori Zeqir Bekolli: “Drenica në stinët e UÇK-së” (1998), “Të pa thënat për luftën” (2013); pastaj, Shpëtim Golemi (alias, Dilaver Goxhai): “Rruga që më çoi në radhët e UÇK-së” (2004), “UÇK-ja dhe Kadareja” (2004), “Romantika e luftës së UÇK-së” (2012); Ylli Polovina: “Një kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës” (2007), Kudusi Lame: “Kosova dhe Ushtria Çlirimtare” (Tiranë, 2005) etj. Nuk di pse i zura n’goje këto libra që nuk do t’i shohë me sy Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve&Co. Ai lexon dhe shkruan vetëm libra që e shajnë UÇK-në dhe luftën e saj shqiptare. Lexon e përkthen vetëm libra që e shajnë dhe shantazhojnë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe veteranët e luftëtarët e saj. Ai, tërë jetën e tij është ushqyer serbisht e jugosllavisht dhe serbisht e jugosllavisht pjell! Ai, flet e shkruan shqip dhe mendon UJD-isht, serbisht e jugosllavisht, karrabishtnisht. Sepse, ai di të shkruajë vetëm pamflete politike antishqiptare dhe antiUÇK, si pamfletin “Këmbët e Gjarprit” (2014)… ENVER HOXHA, NA MËSONTE QARTË DHE DREJTË As kudra më e zezë në historinë e njerëzimit, nuk kishte ditur të pjellë antishqiptarë më të zez e më antishqiptarë, seç ka pjellur kudra e quajtur Tito! II. Tash po vërtetohet fort thënia ime e para pesëmbëdhjetë viteve: As kundra më e zezë në historinë e njerëzimit, nuk kishte ditur të pjellë antishqiptarë më të zez e më antishqiptarë, seç ka pjellur kudra e quajtur Tito!... E, si çka po e shihni ju Vetonin e murrmë të racës së Surrojve&Co, pas botimit të librit pamflet politik, “Këmbët e Gjarprit”?... Një libër pamfletist politik kundër UÇK-së, kundër popullit shqiptar dhe kundër Shqipërisë Etnike. E, çka do duhej shkruar për babanë e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, Rexhain e surmë të racës së Murrojve dhe baxhanakun e tij të racës së larojve e laraskave, Fadil Hoxhën? Çfarë antishqiptarësh është dashur të jenë dhe në ç‘përmasa antishiptare është dashur të dëshmohen për të arritur të rangohen në hierarkinë më të lartë të pushtuesit serbo-jugosllav? Po, ju, tash, a po i shihni përmasat antishqiptare të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co?... Këtu, do ta themi një të vërtetë të hidhur, “patriotike” e “shqiptare”. Sa e mbajti Pashiqi Ahmet Zogun, si pëllumbin, për ta dërguar pas gjashtë muajve për ta pushtuar Shqipërinë? E ka mbajtur plot gjashtë muaj dhe e ka dërguar për ta pushtuar Shqipërinë. Po, Titoja, sa i mbajti dhe specializoi shqiptaro-titistët Fadil Hoxhën e Raxhi Surroin&Co? I mbajti për një gjysmë shekulli dhe i specializoi për ta pushtuar e copëtuar Shqipërinë, në përmasat e kësaj çmendie që po e shohim e përjetojmë tash e pesëmbëshjëtë vjetë. Apo, nuk e nisi FARK-un Bukoshi për ta pushtuar Tiranën, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, kur Kudusi Lame ishte detyruar t’u tregonte forcave pushtuese e ushtarake të Bukoshit se fronti ishte në të kundërtën që ishin nisur, andej, nga Prishtina, andej ishte fronti i luftimeve e jo në drejtim të Tiranës!... Dhe, që këtu shihet se oficerët e preferuar të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve ishin oficerët e FARK-ut dhe të kamufluarit e tjerë FARK-istë e LDK-istë në radhët e UÇK-së, sepse, vetëm ashtu, kështjella do të merrej nga brenda. Dhe, kjo ishte një taktikë e tjerrur dhe përfeksionuar në Beograd. Pikërisht, për ato qëllime qe dërguar në krye të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, një muaj para përfundimit të luftës së UÇK-së. E vërteta është, se, ne, enveristët, nuk kishim as patëm gjë të përbashkët me shqiptaro-titistët, gjatë gjithë rrugëtimit tonë puro shqiptar, sepse, tek Xhaxhi Enver Hoxha shihnim shqiptarin dhe nacionalistin e burrështetarin e madh të Shqipërisë e të popullit shqiptar, pavarësisht copëtimit që kishte pësuar Shqipëria e populli shqiptar me vendimet antishqiptare të Fuqive të Mëdha të Evropës, të cilat vendime plotësuan apetitet dhe orekset e shteteve pushtuese fqinje, si Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia. Enver Hoxha, na mësonte qartë dhe drejtë: “Për një Shqipëri më të mirë!” “Për bashkimin e vërtetë të kombit!” “Për mbarëvajtjen e atdheut!” ENVER HOXHA Ndërkaq, shqiptaro-titistët me Fadil Hoxhën dhe Rexhai Surroin&Co, në krye, shqiptarëve ua mësonin dhe ua fusnin në gjak përherë e më shumë Jugosllavinë e Titos dhe kalitjen e “bashkim-vëllazërimit”. Ne, asokohe, kishim vetëm dy rrugë për të zgjedhur: 1. Rrugën e Shqipërisë dhe të udhëheqësit të saj mendjendritur, Xhaxhit Enver Hoxha dhe, 2. Rrugën e Jugosllavisë pushtuese të Titos dhe atë të renegatëve antishqiptarë, me në krye Fadil Hoxhën. Ne, zgjodhëm të parën dhe përgatitëm politikisht e kombëtarisht luftën për liri e bashkim kombëtar. Por, realisht, na mungoi faktori para (faktori financiar), për ta kontrolluar atë në përpikëri. Pala kundërshtare, pala e shqiptaro-titistëve vetosurroistë diti ta shfrytëzojë këtë epërsi të sajën dhe futi paranë si element përçarës të luftës dhe të krahut të saj “politik” e “ushtarak”, hiç këtu një kategori “të të burgosurve politikë shqiptarë”, krahun që mëse shumti e ndihmoi paci(t)fizmin ibrahimrugovist, si antishqiptarizmin më të kulluar, që futi paranë dhe njerëzit e saj për ta përçarë luftën dhe për ta shkelur me të dyja (katër) këmbët Betimin e UÇK-së. Këtu, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve kishte përparësinë ta zgjedhë rrugën e babait të tij, Raxhai Surroit. “Nuk kishte faj”, Vetoni! E pëlqente jashtë çdo mase kostumin serbojugosllav, ngjyrat dhe disenjin e atij kostumi. Pastaj, e pëlqeu edhe sofrën e madhe artificiale, që joshte dhe mashtronte renegatët e të gjitha ngjyrave e ngjyrimeve “politike”, “patriotike” e “shqiptare”. Vetoni, ishte i previlegjuari! Vetoni u bë, nga “Jozha i vogël”, “Titoja i madh”(!) Vrante e kthjellte. Në “Kosovë e Metohi”(!)! Po vranë e po kthjell edhe sot! Serbisht mendonte e fliste atëbotë në shtëpi, e, për ta mashtuar publikun shqiptar, në publik fliste shqip dhe rrahte gjoks për “patriotizëm” e “shqiptarësi”, siç po rrahë edhe sot me pamfletin politik “Këmbët e Gjarprit”. Por, nuk e sqaroi se ç‘gjarpër është Vetoni i murrmë i racës së Surrojve brenda pamfletit heretik e hermetik, “Këmbët e Gjarprit”. Po, kokën e Gjarprit me bisht, ku e ka fshehur me aq mjeshtri?!... RRAHMAN MORINA Pushtetarët “shqiptarë” të trojeve të pushtuara e të copëtuara shqiptare, qëndronin në pushtetin më antishqiptar të Titos, duke përndjekur, torturuar, vrarë e burgosur shqiptarët... Asaj sofre “shqiptare”, nuk po i ndahet për asnjë çmim Vetoni i murrmë i racës së Surrojve! ... Dhe, këtë e zbardhi botërisht me librin e tij pamflet politik, antishqiptar, “Këmbët e Gjarprit”. Se Vetonin e murrmë të racës së Surrojve e ka shqetësuar tej mase vrasja “te pragu i derës” së shtëpisë, e Ibush Klokoçit, që, siç gënjen Vetoni, Ibush Kllokoçi ishte “ish-punëtor i Sigurimit Shtetëror të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.” (Fq. 51) Po, ç‘shtet na paska qenë Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, asokohe, kur ishte vetëm Krahinë e Fadil Hoxhës?! Po, ç‘sigurim “shtetëror” kishte, se! Këtë e di vetëm Vetoni i murrmë i racës së Surrojve të sigurimit shtetëror serbojugosllav! Këtu, dhe kudo, e, në çfarëdo konteksti, Vetoni do duhej ta thoshte të vërtetën se Ibush Kllokoçi dhe të gjithë shqiptaro-titistët UDB-asho – KOS-istë, tok me Fadil Hoxhën dhe Rexhai Surroin, ishin punëtorë të sigurimit shtetëror të Serbisë e Jugosllavisë, sepse, asokohe, KSA “KM” nuk kishte as struktura krahinore, të cilat, gjithsesi, edhe nëse ekzistonin, kontrolloheshin dyfish, prej Serbisë e Jugosllavisë, dhe, të gjitha ato, ekzistuese, ishin nën tutelën e Beogradit fashist, të cilin e ndihmonte ajo kategori “patriotike” e “shqiptare”, si Vetoni&Co. Në veçantinë e tij&Co, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve! Karrabishti i UJD-it... Pra, shqiptaro-titistët ishin njerëz të Sigurimit shtetëror jugosllav të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”! Se, mos kanë punuar ndonjëherë për të mirë të shqiptarëve?... Duhet thënë qartë, dhe me plot gojën, se, në sofrën e parë “politike”, “ushtarake”, “patriotike”, “ekonomike”, “financiare”, “juridike”, “kulturore”, “shkencore”, “akademike”, “arsimore”, “shëndetësore”, “sportive” etj., të KSAK, qëndronte kategoria e murrojve të surmë dhe surrojve të murrmë të racës së Vetonit të murrmë të Dinastisë laraskore të Surrojve&Co. Dhe, me ç‘mendjemadhësi e kapricllëk i ishin kapur pushtetit serbojugosllav për bishti, e, s’e lëshonin dot, ishte për çdo kritikë e ndëshkim. Të gjitha i di mirë ky popull dhe intelegjenca e tij, që Vetoni i murrmë i racës së Surrojve me shokë e shoqe “komuniste”, (pro)serbe e (pro)jugosllave, nuk mundën ta krimbin, me gjithë përpjekjet e pareshtura dhe stimulimin. Bile, që të jemi të sinqertë, Vetoni me shokë, është për ndëshkim të madh. Pushtetarët “shqiptarë” të trojeve të pushtuara e të copëtuara shqiptare, qëndronin në pushtetin më antishqiptar të Titos, duke përndjekur, torturuar, vrarë e burgosur shqiptarët, madje, edhe duke i rjepur financiarisht me avokatët e sistemit të tyre të korruptuar dhe antishqiptar, familjet e të burgosurve dhe të të përndjekurve politikë, që ishin dhe mbetën shqiptarë të palëkundur. Asaj sofre “shqiptare”, nuk po i ndahet për asnjë çmim Vetoni i murrmë i racës së Surrojve! Nuk po i ndahet për asnjë çast. Dhe, këtë e zbardhi botërisht me librin e tij pamflet politik, antishqiptar, “Këmbët e Gjarprit”. Po, ç‘e shtyn Vetonin e murrmë të racës së Surrojve të thotë e t’i servojë gënjeshtra të tilla, të pakripë, “patriotike” e “shqiptare”, popullit dhe lexuesit shqiptar? Edhe Ibush Kllokoçi, e, edhe Veton Surroi, me të gjithë ushtrinë shqiptaro-titiste të UDB-së dhe të KOS-it, kanë qenë dhe kanë mbetur spiunë të sigurimit “kosovaro-kosovarist” të Serbisë e Jugosllavisë, prandaj, e shajnë luftën e UÇK-së dhe UÇK-në, i shajnë veteranët dhe luftëtarët e asaj lufte titanike, e shajnë edhe Drejtorin e Drejtorisë Politike të UÇK-së, sepse, fajet i ka Drejtori i DP dhe SHP i UÇK-së. Se, ndryshe do fliste e do sillej Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, tash. Madje, ajo që çuditë mëse shumti është fakti se Vetoni me shokë i shajnë edhe komandantët, të cilëve, vetë u kanë dhënë ofiqe, grada dhe pasuri!... E, pastaj, i testojnë dhe provokojnë në emisionet e televizioneve të tyre, Rubikon, Zona e Debatit, Debat etj., me qëllim kompromitimi e përçmimi të skajshëm të luftës dhe luftëtarëve të saj shqiptarëm, pa i ftuar kurrë ata që duhet dhe ata që dinë çka duan e çka flasin. Po, ç‘është ajo e zezë që e shtyn të ziun Veton të murrmë të racës së Surrojve, të thotë e t’i servojë gënjeshtra të tilla “patriotike” e “shqiptare”, popullit dhe lexuesit shqiptar? Mos po mendoka, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, se katundarët pa shkollë fillore në “fshatin” e tyre hëngërkan bar!?!... Jo, biri i shkinës Serbi e Jugosllavi, jo! Jo, UJD-isto, Jo! Jo, o karrabisht, jo! S’ka faj kush që ti je mësuar të karrabishtohesh me UJD-in. Në kullat e katundeve tona shqiptare është ruajtur e kultivuar shqiptaria! Dhe, vetëm atje ku kështjellat shekullore iliro-shqiptare u shndërruan dhe u ruajtën në kulla, ku u ruajt e kultivua çdo traditë shekullore shqiptare, që prej këngëve të djepit, të mortit, të gëzimit, hidhërimit e të zisë… gjurmët e të cilave donte t’i zhdukte përgjithmonë e përfundimisht komunizmi jugosllav e shqiptaro-titist në krye me Fadil Hoxhën dhe baxhanakun e tij, Rexhai Surroin&Co!... E dimë mirë edhe kohën e ndalimit të çiftelive e të folklorit shqiptar! Kohën… Shihet qartë, se gara e rrëfimit heretik e hermetik vetonsurroist kalon “garën e heshtjes”! Ja një nga to, citojmë: “Ja një: Ibrahim Rugova ka mundur të jetë më 1991 komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Në një mbledhje diskrete, në shtëpinë e Fehmi Aganit (ndoshta, edhe në takimin Rugova-Millosheviç, vër. ime, T. D., sepse, është diskrete), udhëheqja e atëhershme (ku bëja pjesë edhe unë /V. S./) përcaktoi përbërjen e Qeverisë në ekzil.” (Fq. 52) Ka mundur t’i ketë edhe halla koçet, por, kjo nuk ka ndodhur kurrë, ose, mund të ndodhë vetëm kur bën shelgu rrush! Kjo, sepse nuk ia lejonte misioni që kishte marrë nga Rrahman Morina! Pra, ajo që ka mundur të ndodhë në përrallat mesjetare, e takojmë edhe në shënimet heretike e hermetike të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, i cili brengoset egërsisht, pse “Ibrahim Rugova nuk u bë komandant, sepse, nuk u respektua kodi i heshtjes. Në vend të tij, u bë Azem Syla, njeriu i strukturave të heshtjes. (Fq. 52) Dhe, vazhdon: “Për më tepër, për çka nevojitet i tërë arsyetimi ideologjik, i Enver Hoxhës, për të shpjeguar një proces pavarësimi për Kosovën, kur tashmë është shembur Muri i Berlinit dhe kur lëvizja e simbolizuar me Ibrahim Rugovën po merr përkrahje prej Amerikës?” (Fq. 53) Edhe këto, sikurse i gjithë libri bizaro-pamfletist “Këmbët e Gjarprit”, janë gënjeshtra heretike të nxjerra prej shënimeve hermetike të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve (pro)titistë e (pro)jugosllavë. E, këtu, duam t’i themi se arsyetimi ideologjik i Enver Hoxhës dhe luftës së UÇK-së qe arsyetim logjik bashkimi kombëtar, siç u bë dhe betimi i UÇK-së. Tjetra e vërtetë e madhe është se Ibrahim Rugova dhe rruga e tij, si dhe e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co, ishte rruga me këmbë përpjetë, e zgjedhur prej tyre, fisit të Rugovëve e të Surrojve, e cila kurrë nuk e ka pasë përkrahjen e SHBA-ve dhe të NATO-s, pos ndonjë aleati të tyre proserb e projugosllav atje. Këtë e dëshmojnë edhe autorë tjerë, shqiptarë e të huaj, në librat e tyre për luftën, si Ylli Polovina, Dilaver Goxhai, etj. |
ULËRININ, DHE ULËRIJNË, UJQËRISHT
Apo, nuk është kjo edhe një dëshmi tjetër, shtesë, se Serbia i ruajti dhe i ruan ata për ditë të sotit dhe për të nesërmen “patriotike” e “shqiptare”, që shkojnë aq larg, si Vetoni i murrmë i racës së i Dinastisë së Surrojve, sa ta mohojnë edhe ekzistencën e UÇK-së dhe ta quajnë atë krejt paturpësisht inekzistente, siç po e “vlerëson” dhe quan në librin e tij bizar, pamfletist, “Këmbët e Gjarprit”, “opinionisti” dhe “shkrimtari” i njohur “shqiptar”, Vetoni i murrmë i sojit të laraskave të Dinastisë së Surrojve!
IX.
Ç‘perspektivë tjetër “diturore” pret njeriu shqiptar prej një gjarpri me kokë “njeriu” si ajo e Vetonit të murrmë të racës së laraskave të Surrojve, pos perspektivës së “bashkim-vëllazërimit” (si rasti i Sinishës e Ilirit…, fq. 150-180), me shkie, si Vetoni dhe Sinisha!...
Kapitull më vete është kapitulli i tretë (III.). Shënimet heretike shënojnë me vaje, kujë e lotë krokodili shpalljen e “Pavarësisë së Kosovës”, më 2 korrik 1990. Këtu, duhet thënë me shkronja të mëdha, se, pikërisht në atë “Kuvend” mashtroheshin shqiptarët nga shqiptaro-titistët fadilhoxhistë&Co, sepse, shpallja e “mëvetësisë” nga delegatët e atëhershëm bëhej sipas “kodit të heshtjes”, për pavarësi nga Shqipëria, që, në fakt, ishte ide dhe projekt i tjerrur mirë në Beograd dhe zbatohej nga argatët vetonsurroistë të Beogradit, në Prishtinë, e, që, binte ndesh me vullnetin e popullit dhe të intelegjencës shqiptare, binte ndesh me Luftën e Drenicës e të tribunëve të saj shqiptarë, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, binte ndesh me luftën e të gjithë brezave shqiptarë, me luftën për bashkim kombëtar, të cilin bashkim e kishte luftuar Fadil Hoxha&Co. Prandaj, në Kuvendin e Kaçanikut, që asokohe e mbështetën shqiptarët, nga dëshira për ta shporrur Serbinë e Jugosllavinë nga trojet e pushtuara shqiptare, sepse, mendonin se po ndërron diçka thelbësore, dhe, nuk ndërroi asgjë! Fatkeqësisht, në atë “Kuvend” janë rrënjët e përçarjes së shqiptarëve dhe të ricopëtimit të Shqipërisë, sipas pikëpamjeve serbojugosllave të LDK-së së Ibrahim Rugovës, me në krye “patriotët shqiptarë” të laraskërisë shqiptaro-titiste, dhe, që aty nisë përçarja dhe përdhosja e luftës së lavdishme të veteranëve e luftëtarëve të Shqipërisë-SHQIPËRI dhe krijohen bazat themelore për shkeljen e Betimit të UÇK-së. Që, siç po shihet, po i vihet kulmi ngapak edhe me shënimet heretike të sharjeve publike në kurriz të UÇK-së, të cilat po i bën shqiptaro-titisti Veton Surroi, pinjolli i Jugosllavisë, i cili, me një libër tjetër “historik” lëvdoi kryetrimin e tradhtisë shqiptare, baxhanakun e babait të tij, Fadil Hoxhën!... Apo, s’është kjo djallëzi me kokë gjarpri?!...
Nga shënimet heretike të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, dalin edhe tablo interesante, sikurse në fq. 65, citojmë: “Si u gjet ai që akuzoi të gjithë të tjerët se po e shkelnin gjakun e dëshmorëve dhe që i nëmi me mallkimin më të madh se ‘fëmijët tuaj do të mësojnë anglisht’ në një grup që nuk guxonte ta shikonte në sy ambasadoren amerikane, kur duhej thënë “po”? Apo, “jo”, varësisht çfarë ishte përgjigja e duhur.” (Fq. 65) Përsëritja e herezisë së fjalëve ‘fëmijët tuaj do të mësojnë anglisht’ tregon mëse miri karakterin “shqiptar” të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co, që edhe sot më shumë e do serbishten, se shqipen. E, për shqiptarët, është krejt njësoj, si të flasin serbisht, si turqisht, si anglisht, gjuhë të nënës nuk e kanë asnjërën!...
Dhe, vazhdon pastaj: “Hashim Thaçi, i quajtur Gjarpri, u mësua, në mars të vitit 1999 se diçka nuk ishte në rregull, se diçka do të shkonte shumë keq në karrierën e tij, në momentin kur pasi nënshkroi Kompromisin që do të na çonte në nënshkrim Marrëveshjeje, dhe me këtë në çlirim të Kosovës, e thirra bashkëpunëtorin më të ngushtë në Konferencë, Blerim Shalën (Hëm!..., T. D.), që ta pinim nga një gotë verë. Të relaksuar me një epilog pozitiv të një ngjarjeje që rrezikonte të ishte negative dhe dramatike për ne, na u bashkua edhe Thaçi. Në kremte e sipër kaloi afër nesh, duke shkuar për në zyrën e Delegacionit amerikan, Madelaine Albright, u ndal, më përqafoi mua, pastaj Blerimin (gjithesi, me porosi të Serbisë e Jugosllavisë, vër, ime, T. D.) dhe kur e pa Hashim Thaçin, i quajturi Gjarpri, ktheu shpinën, refuzoi t’ia jepte dorën (sigurisht, me shenjat që ia kanë dhënë Vetoni e Blerimi, vër. ime, T. D.) dhe vazhdoi në drejtimin ku ishte nisur.” (Fq. 65).
Shtrohet pyetja: Çfarë zbardhë, në të vërtetë, ky pasus? Zbardhë, në fakt, dorëzat e delegacionit “shqiptar” që atje kishin vajtur për t’ia futur thikën prapa krahëve UÇK-së dhe realitetin e hidhur që u fshehet shqiptarëve, “kosovaro”-serbo-ndërkombëtarisht. Dhe, kjo situatë e sjellë në shënimet heretike të hereziut Veton të bën të kuptosh se Madelaine Albright, sipas rekomandimeve të Beogradit (sepse, ajo njihte serbishtën mirë!..., vër. ime, T. D.) ka marrë instruksione se kë duhej ta përqafonte e admironte, e, kë ta përbuzte (po t’i dëgjonte “shqiptarët” atje, me në krye Ibrahim Rugovën, Veton Surroin, Blerim Shalën, Rexhep Qosjen, Bajram Kosumin etj, vër. ime, T. D.), e, kë ta përbuzte, me kthim shpine!... Po shihet qartë se futja e thikës pas shpine UÇK-së i paska pas relaksuar pa masë Vetonin e murrmë të racës së Surrojve dhe Blerimin me shalë rugove në shpinë, për çka paskan ngritur edhe dolli!...
Këtu, duhet shikuar realitetin në sy! Për ta kuptuar saktësisht se sipas porosive të kujt ia kthente shpinën popullit shqiptar të Kosovës së trepushtuar shqiptare, Amerika!?! Përgjigjja është: Sipas shqiptaro-titistëve të rinj e petullave me ujë titistë si Veton Surroi, Blerim Shala, Rexhep Qosja, Bajram Kosumi etj., politikat antishqiptare të të cilëve shqiptaro-titistë tallën me përbuzjen më ekstreme dhe sollën luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të popullit shqiptar në këtë derexhe, në këtë lloj përçmimi e përbaltjeje vendore-ndërkombëtare.
Një pasus tjetër interesant, kur vriten 56 jasharët në luftë frontale me serbët pushtues e gjakatarë, sipas shënimeve heretike të Vetonit të murrmë të Surrojve, thuhet: “Për një Kosovë, e cila, gjithashtu, nuk ishte në dijeni se ç‘rrugë kishte marrë vendi, vrasja e familjes Jashari tregonte se rrugëtimi paqësor kishte përfunduar tashmë dhe se ndëshkimi për këtë do të ishte kolektiv se do të vriteshin edhe ata që nuk kanë armë dhe ata që nuk kanë mendim politik, siç ishte rasti i fëmijëve të familjes Jashari. Mjaftonte të ishin shqiptarë.” (Fq. 68). Këtu, duhet ta themi qartë se fëmijët e Jasharëve kanë pasur mendim politik shqiptar dhe atë mendim politik e shqiptar e ka mishëruar te ta Plaku i Shqipërisë, Shaban Jashari. Nuk ka faj Vetoni pse nuk di dhe nuk ka pasur mendim politik e shqiptar kurrë, as ai as familja e tij.