2014-08-16

Edhe Dr.sc.Ferdije Zhushi ka publikuar punime në revista të rreme





Agjencia që kontrollon cilësinë në Universitete e Kolegje drejtohet nga një profesoreshë që vet ka publikuar punime shkencore në një revistë false. Kjo është Ferdije Zhushi, kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, organ ky i cili ka statusin e Bordit të Agjencisë së Akreditimit.

E, Agjencia është përgjegjëse për “kryerjen e kontrolleve periodike mbi cilësinë e bartësve të licencuar të arsimit të lartë dhe marrjen e vendimit për akreditim apo riakreditim të tyre”.

Emri i kësaj profesoreshe të Fakukltetit të Shkencave Matematikë-Natyrore figuron në një punim të publikuar në volumin e tretë të revistës “International Journal of Scientific and Research Publications”.

Punimi mban titullin “Testimi i indeksit EFI tek lumenjtë e vegjël malorë në vlerësimin e cilësisë në Kosovë”.
Asnjë nga Bartësit Privat të Arsimit të Lartë as këtë vit nuk i plotësojnë kushtet të akreditohen si universitet.

Ferdije Zhushi-Etemi, drejtoreshë e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, ka thënë se asnjë nga kolegjet që veprojnë në Kosovë nuk i kanë arritur kriteret e parapara me Ligj për Arsimin e Lartë që të akreditohen universitet. “Sipas Ligjit të Arsimit të Lartë në fuqi, asnjë kolegj pas këtij procesi nuk mund të arrijë të akreditohet si universitet. Për ta arritur këtë nivel kolegjet duhet të akreditohen në pesë fusha të ndryshme të programeve të doktoratës që, sipas kapaciteteve ekzistuese për hulumtime shkencore, këto institucione tani për tani nuk mund ta arrijnë këtë kriter”, ka thënë për “Epokën e re”, Zhushi-Etemi.

Ajo ka treguar se vizitat e ekipeve të ekspertëve të akreditimit në institucione kanë filluar në muajin shkurt 2013 dhe se deri tani janë kryer në një numër të konsiderueshëm. “Kanë mbetur edhe disa institucione për t’u vizituar në dy javët në vazhdim. Planifikojmë që të gjitha vizitat të përfundojnë deri më 10 qershor”, ka treguar Zhushi-Etemi.

Etemi është shprehur se në proces të akreditimit dhe riakreditimit janë disa programe të studimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetit të Prizrenit dhe Universitetit të Pejës. Ndërsa të gjitha kolegjet, me dy-tri përjashtime, janë në proces të riakreditimit institucional dhe të programeve. “Përveç këtyre, kemi edhe dy aplikacione për themelimin e institucioneve të reja. Universitet e reja publike do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit konform LAL, pasi të ratifikohet vendimi për themelim dhe statutet e tyre në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo, duke shtuar se ky është procesi më i madh që Agjencia e Kosovës për Akreditim ka realizuar që prej themelimit të saj.

Ajo ka bërë me dije se shumica e institucioneve i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara të akreditimit. Edhe pse këtë vit, sipas saj, në krahasim me vitet e kaluara është vërejtur një progres, në disa çështje ende duhet të punohet shumë për ta arritur nivelin e dëshiruar. Zhushi-Etemi ka thënë se në rastet kur nuk përmbushet minimumi i kërkuar i cilësisë nuk do të ketë akreditim të institucionit ose programit. Ajo ka treguar se disa nga fakultetet e UP-së që janë në riakreditim të programeve të nivelit bachelor dhe master kanë aplikuar edhe për akreditim të programeve të doktoratës siç janë: Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN), Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (FNA), Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) dhe Fakulteti Filozofik. Rezultatet do të shpallen në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të paraparë më 3 korrik 2013



ferdije
Dy drejtuesit e lartë të Agjencinë Kosovare të Akreditimit, kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në këtë institucion, Ferdie Zhushi-Etemi, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë, Basri Muja, janë duke u hetuar për veprime të jashtëligjshme, gjegjësisht nën dyshimin se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare gjatë akreditimit të kolegjeve private.
Burime të Gazetës Blic, të afërta me Agjencinë Kosovare të Akreditimit kanë treguar se Zhushi-Etemi dhe Muja janë denoncuar në organet e hetuesisë nga drejtuesit e disa kolegjeve private, të cilët pretendojnë se gjatë procesit të akreditimit, dyshja në fjalë është zhytur në dallavere të shumta.
basri
Muja mohon se është duke u hetuar
I kontaktuar nga gazeta, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Basri Muja, ka mohuar kategorikisht se ka informata se është duke u hetuar nga organet e drejtësisë.
“Unë për herë të parë po dëgjojë për këtë, asnjë informatë se kam, as nuk më ka kontaktuar askush. Nuk e kam asnjë informatë.  Zonja Feride Zhushi-Etemi është kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ata i marrin vendimet për akreditim. Unë për këtë hesap nuk kam çka të them. Por unë për herë të parë po e dëgjojë këtë, askush nuk më ka kontaktuar në atë drejtim, as prej institucioneve, as prej shtypit”, ka thënë ai nëpërmjet telefonit.
Ndërkaq, kontakti me kryetaren e Këshillit Shtetëror për Cilësi, Ferdije Zhushi – Etemi ka qenë i pamundur.
Zhushi- Etemi u jep afat shtesë jashtëligjshëm disa kolegjeve
Ndërkohë, një burim tjetër brenda AKA-së ka bërë të ditur se si Ferdije Zhushi- Etemi disa kolegjeve private, u jep afate shtesë në mënyrë të jashtëligjshme që ata t’i plotësojnë kushtet e kërkuara nga Agjencia e Akreditimit.
Sipas këtyre burimeve, kjo është edhe një nga arsyet se pse institucionet e hetuesisë kanë nisur punën që t’i hetojnë kreun e AKA-së. Ndërkohë, nga EULEX-i as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë pohuar hetimin ndaj zyrtarëve të lartë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, për mundësinë e përfshirjes së tyre në  mesim.


Ministria e Arsimit pritet të nxjerr një vendim për vazhdimin e punës në Fakultetin e Edukimit, edhe pse Agjencia për Akreditim e Kosovës vlerëson se ky fakultet nuk do të duhej të akreditohej për të nxjerrë mësimdhënës për programe lëndore.

Rezultatet e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AAK) nuk do të riakreditonin Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës/Prizrenit, për shkak të mospërmbushjes së rekomandimeve të saj për programet lëndore.

Agjencia e ngritur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për vlerësimin e cilësisë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë vlerëson se Fakulteti i Edukimit mund të përgatis mësimdhënës për klasa të nivelit parashkollor dhe fillor, por jo edhe për lëndë specifike pasi për këtë kërkohet që studenti të kryejë një bachelor përkatës në fakultet tjera dhe pastaj një master në edukim.

Pas këtyre vlerësimeve, Ministria krijoji një grup të ekspertëve për vlerësimin e të arriturave të fakultetit në programet lëndore dhe pritet që ajo sërish të lejojë punën në këtë fakultet.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, në Agjencinë e Akreditimt të Kosovës, Ferdije Zhushi - Etemi, thotë për Gazetën Jeta në Kosovë, tha se deri më 30 shtator, kur u skadon akreditimi trevjeçar, do të riakreditohen Fakulteti Ekonomik, Juridik, i Mjekësisë, Filozofik, i Shkencave Aplikative në Ferizaj dhe në Mitrovicë si dhe një pjesë e fakultetit të Bujqësisë.

Por në Fakultetin e Edukimit, thotë Zhushi-Etemi, ka pasur vonesa në implementimin e rekomandimeve të vitit të kaluar.

Sipas saj, agjencia ka kërkuar që Fakulteti i Edukimit të ristrukturohet si dhe programet lëndore të kalojnë në departamentet përkatëse në fakultete tjera. Zhushi-Etemi thotë se studentet duhet të kryejnë një bachelor në lëndën përkatëse dhe pastaj të bëjnë një master në edukim, pasi ky model aplikohet edhe në Europë dhe rajon.

Kështu AAK pret që Fakulteti i Edukimit të merret vetë vetëm me aftësimin e mësimdhënëseve për nivelin parashkollor dhe fillor. “Ata që duan të bëhen mësimdhënës të lëndëve përkatëse duhet të kryejnë një bachelor në fakultetin përkatës pastaj në Fakultetin e Edukimit mund të vazhdojnë me master”, tha Zushi-Etemi. “Për programet lëndore, mënyra aktuale e funksionimit nuk është e duhur për përgatitjen e mësimdhënësve cilësorë dhe të aftë për ato lëndë”.


Foto: edukimi.uni-pr.edu


Po ashtu, AAK ka kritika në lidhje me kualifikimet e stafit që jep mësim në këtë fakultet.

Zushi-Etemi tha se AAK ka gjetur gjatë hulumtimit të saj se në atë fakultet bëhen punësime pa kritere dhe në bazë të njohjeve e lidhjeve. “Ne kemi evidencë që shumica e stafit që jep mësim në Fakultetin e Edukimit, është jo e kualifikuar për ato lëndë”, tha ajo. “Në Fakultetin e Edukimit, kemi mësimdhënës që japin mësim prej shkollave të mesme, e që absolutisht nuk janë të kualifikuar të japin mësim në këtë fakultet”.

Numri i të punësuarave në marrëdhënie të rregullt pune është më i vogël se sa i atyre të angazhuar, shtoi ajo.

Ristrukturimi, sipas saj, do të duhej t’i eliminonte këto probleme. “Agjencia e Akreditimit është e interesuar që t’i ndalë këto parregullsi pasi çështja është tepër e ndjeshme. Duhet të brengosemi, se ata studentë po aftësohen për t’i mësuar gjeneratat e ardhshme”, tha Zushi-Etemi.

Dekani dyshon tek agjencia

Me vlerësimet e AAK-së nuk pajtohet dekani i Fakultetit të Edukimit, Hasan Mujaj, i cili thotë se programet aty janë në harmoni me të universitete të Lubjanës dhe Zagrebit.

“Stafi i Fakultetit të Edukimit është i dyti pas fakultetit të mjekësisë për kak profesionalizmi, të kualifikuar me gradë përkatëse shkencore”, thotë dekani Mujaj, duke treguar se aktualisht, fakultet ka të punësuar rreth 90 profesorë dhe asistentë. “As një mësimdhënës nuk pranohet në marrëdhënie pune pa konkurs, përveç atyre që janë të angazhuar”.
foto
“Po deshi Agjencia e Akreditimit të jetë korrekte, në çka dyshoj, po deshi të punojë në bazë të fakteve, do të duhej të akreditoheshin të gjitha programet - edhe lëndore edhe programi fillor dhe parashkollor. Nëse agjencia për ndonjë arsyeje siç thuhet të shpërndarjes të studentëve në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore nuk e riakrediton Edukimin, atëherë kjo është e padrejtë”, tha Mujaj.

Sipas tij, që nga muaji tetor i këtij viti, kur edhe fillon viti i ri akademik 2012-2013, Fakulteti i Edukimit, i cili ka 6700 studentë, do ta ketë objektin e ri i cili do të plotësohet me inventarë dhe infrastrukturë dhe me këtë krijon kushte dhe hapësira më të mira për mësim.

Rreth problemeve në Fakultetin e Edukimit, zyrtarët e Rektoratit nuk kanë dashur të komentojnë. “Për pyetjet e parashtruara kontaktoni me zyrtarët e Fakultetit të Edukimit, rekomandimet e adresuara për këtë njësi nga Agjencioni i Akreditimit janë detyrime të stafit menaxhues të Fakultetit në fjalë”, tha zëdhënësja e Universitetit të Prishtinës (UP), Ferdane Llonçari, e kontaktuar nga Gazeta.

Përveç Prishtinës, Fakulteti i Edukimit funksionon edhe në Gjilan, Gjakovë dhe në Prizren por për nga parregullsitë dhe problemet prinë edukimi i Prishtinës, sipas AAK-së.

Megjithatë, Ministria pritet t’ia lejojë vazhdimin e punës.

Këshilltari i Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ragip Gjoshi, thotë se është kryer vlerësimi për Fakultetin e Edukimit dhe vendimi pritet të nënshkruhet nga ministri, Ramë Buja.

Ai thotë se ministria është e interesuar që të akreditohen të gjitha programet e Universitetit të Prishtinës, ndërsa programet e Edukimit do të reformohen. “Ne e kemi finalizuar draftvendimin, i cili do t’i dërgohet ministrit për nënshkrim dhe kështu Fakulteti i Edukimit do të riakreditohet”, thotë Gjoshi, për Gazetën JnK.

Ai thotë se ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar vlerën dhe qëndrueshmërinë e programeve në Fakultetin e Edukimit, por se kërkesa për reformim dhe ristrukturim është bërë edhe nga Komisioni Europian.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...