O ZË QË ZEMRËN PREKË ME ATA TINGUJT GJITHË MAGJI E GJITHË RRESHK BUKURIE, VALLË A NUK JANË TINGËLLIMAT E TUA: HERË SI GURGULLIMA BJESHKËSH E HERË SI KRUA, TË LUTEM A S’MË THUA, TEK LASGUSHËRON AI ZËRI YT DHE ATA TINGUJT-MAGJI E GJITHË RRESHK BUKURIE, A NUK JANË DËSHMIA MË E GJALLË PËR NJË BEKIM TË BARDHË PERËNDIE?
Prelud: Ekuinoksi pranveror pasi piu ujë nga valët e lumit të Eunosë, nga Beatriçja u kthye! (Dante Aligeri). Është një zë që botën e shndërron në bukuri! (Horhe Louis Borhes për Maria Kadoman). Nëse do ta dija që sot do të ishte hera e fundit që do të shihja duke fjetur, do të përqafoja fort, fort dhe do t’i lutesha Zotit që të bëhesha roje e shpirtit tënd…Nëse do të dija që kjo do të ishte hera e fundit që do ta dëgjoja zërin tënd, do ta regjistroja çdo fjalë tënden që të mund të të dëgjoja përsëri, përsëri…” (Letra e fundit e Gabriel Garsia Markezit). Përhapte zani i saj nji hare të panjoftun midis asaj lulishte ku uji i gurrës derdhte freskina e shushuritje. Edhe kur s’foli ma, heshtja e saj qe plot muzikë! (Ernest Koliqi). Kur engjëjt këndojnë për Zotin, ata këndojnë Bahun, por unë jam i sigurt kur ata këndojnë për veten e tyre, ata këndojnë Mocartin dhe lotët e Zotit! (Karl Barthi) Edhe zëri yt, ashtu si engjëjt vetë, vallë a nuk lasgushëron ai zëri yt për lotët e Zotit? Shiut shpirtin atje lart tek qielli e tek fron i Perëndisë, ia këputë ai zëri yt i butë! E shiu pastaj e këputë dhembjen, e dhembja gurin! I këputë yjet ai harku i zi i qerpikëve tu. E Hëna e këputë mermerin e saj në ballin tënd ku bie të prehet sa herë që nata flet me zë zemre. I këputë hojet e mjaltës ai zëri yt në magjinë dhe në bardhësinë e fjalës. Gjithë krojet e kësaj bote rrjedhin aty tek buza jote! E në zanoret e zërit tënd, engjëjt numrojnë shkallët prej nga ngjiten: Parajsës. Të shtatë zanoret e zërit tënd, shtatë palë qiej përkulin në butësinë e atij zëri. E cili qiell nuk do të hapej dy herë - si për Beatriçen e Dantes, nën tingujt magjepës të lyrës së zërit tënd? Dhe cila parajsë nuk do të hapte portat përpara zemrës sate? ZEMRA JOTE, MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE! Parajsa e zërit dhe parajsa e zemrës! Për çdo mëngjes engjëjt e puthin atë zërin tënd që si krojet më të kulluara të parajsës, rrjedhë nga thelpinjtë më lirik të zemrës sate: ZEMRA JOTE - MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE! Për çdo ditë, për çdo mbrëmje në muzgjet e portokallta të Diellit që përcëllon, engjëjt i flasin dritës: me atë zërin tënd si Lira e Orfeut. Për çdo natë engjëjt ngjiten në parajsë nëpërmjet zanoreve të zërit tënd: si shtatë palë qiej që flasin me gjuhë shiu e me gjuhë shpirti! Engjëjt e puthin atë zërin tënd si një bekim i bardhë perëndie! Sepse iu rrëfye engjëjve ai emri yt i bardhë: EMËR ME ZEMËR DIELLI! Fije mëndafshi e butësi trëndafilash ai zëri yt si mjaltë - ai zë i artë që rrjedhë në fyt; si rreze të rubinit e si filigran i argjendtë me ato flatrat e tij mbi të cilat engjëjt ngjiten qiellit, e hapësirave të pafundme të universit ia rrëfejnë të fshehtën e lumturisë së tyre. U ngjitëm lartësive të kupës qiellore me flatrat që na fali: ENGJËLL I ZOTIT! Brezi i qiellit e polemi dritëbardhë në butësinë dhe në bardhësinë e zërit tënd si margaritar. Yjet e qiellit kërkojnë hijen e qepallave tua për pelerineën që shtrinë nata, e majat e qerpikëve për cepat e tyre t’i kërkojnë! E engjëjt i veshin rrobet e dritës me rrobet e tua: këmishën e kaltërt për blunë e qiellit! Ca hije të kristalta vallëzojnë në një det qielli pa fund, pa mbarim. Gëzojnë për një Shpirt të Bardhë: MUZIKË QIELLORE! Kështu i përshpërisin engjëjt providencës hyjnore për zërin tënd. Të shtatë zanoret e zërit tënd si shtatë ngjyra ylberi. Imazhet ylberore bien mbi gjuhën shqipe e nëpër zanoret dhe bashkëtingëlloret e zërit tënd, një melodi gjithë magji: qëndismat prej mermeri. E në lentat e tyre më të përsosura alkemia e fjalës sate bie në vetminë e kësaj nate. Rrjedhin ato kroje të zërit tënd siç rrjedhin dhe 53 Krojet e Velçës në tokën bujare të gjakut kur banonin prej motit: Hyjnitë e Ujit! Ndaj e dua zërin tënd sepse në të Zoti bekoi muzikën më të përsosur. Operë në vete ai zëri tt! Parlament i zogjve ai zëri yt! Mjaltë që rrjedhë në fyt ai zëri yt! Le t’i mbledhin të gjitha kryeveprat e muzikës klasike: të violinës së përflakur të Mocartit, dhe pentagramet e Bethovenit, e Princi i Gjuhës Shqipe le të pushojë në ritmin e melodive të muzikës së Rikard Vagnerit… Asnjëra nuk e ka butësinë dhe magjinë e zërit tënd. Sikur Princi i Gjuhës Shqipe ta kish dëgjuar zërin tënd, ai kurrë nuk do të kërkonte ta dëgjonte Muzikën e Vagnerit: për herë të fundit! Gjenitë e muzikës na lanë thellësinë e akordeve të zërit. Gjeniu i Universit na fali butësinë e zërit tënd! Le të digjen të gjitha bibliotekat, Libri i Shenjtë i ka të gjitha! Kështu është edhe me zërin tënd! Le të digjen të gjitha kryeveprat e muzikës, të gjitha shtëpitë e operave, të gjitha akademitë! ... Muzika është thellim i qiellit. Orfeu u kërkoi hyjnive dy tela shtesë për Lirën e tij, se donte ta kthente Eurudikën nga bota e nëndheshme, sepse s’e thoshte dot as dhembjen e as mallin. E zëri yt ka diçka më shumë se dy telat shtesë të Lirës së Orfeut. Zëri yt ka flatra shiu. Veshur me pelerinë shiu zëri yt, me skofi ari e me ca pejëza të shenjta drite. Burim drite zëri yt! Zëri yt një lirë me shtatë lenta ylberi rënë mbi të. Lira e Orfeut donte të këpuste çdo gjë nga dhimbja, nga malli, nga përgjërimi, nga dashuria. E zëri yt - shpirt i shiut. Zëri yt - shpirt i dritës e shpirt i luleve! Zëri yt është muzika si thellim i qiellit, është vetë përsosja e qiellit, sepse as atyra dhe dhe as arti ndoshta nuk janë përkulur kurrë më shumë se në një marrëveshje krejtësisht paqësore, një pakt përjetësie në ata tinguj magjie që kanë zanoret e zërit tënd, flatra të florinjta mbi të cilat engjëjt ngjiten drejt kupës qiellore, kupës që ka të kaltërtën e syve tu, e sytë: SYTË SI KOPSHTE TË PARAJSËS! Muzika e zërit tënd: Tempull i Parajsës! Muzika është Poezia e Zotit! Dhe Zoti është Poeti më i Përsosur! Muzika është Thellim i Qiellit. Muzika më monumentale e zërit tënd merr të bardhën e mermerit: Pasqyra më besnike për lotët e fluturave rënë përmbi fletët e trëndafilave. Prandaj edhe e dua zërin tënd, sepse edhe zëri yt - një mjaltë që të rrjedhë nëpër fyt, është si zemra jote: Zëri yt është etja që digjet nëpër pikat e shiut. Dhe rrjedhin gjithë krojet e kësaj bote - atje thellë nga zemra jote (ZEMRA JOTE: MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE) e bien përmbi zërin tënd, e tingujt tek mbijnë kaq thellë tek zemra jote (ZEMRA JOTE: MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE) i puthin Engjëjt, pastaj!... Pastaj i raportojnë Zotit e i flasin me butësinë e zërit tënd, sepse në flatrat e tyre bardhësinë e zërit tënd e kanë! Edhe më shumë: Bardhësinë e Shpirtit! E në përgjërimin e engjëjve si në një imazh ylberor, pyetja iu fal providencës hyjnore: Pse vallë, në parajsë nuk ka një zë kaq të butë dhe kaq margaritar? E Poeti më i Përsosur, tha: Sepse kur ua fala zërin si dhuratë nëpër kroje galdimi, engjëjt e lakmuan për një botë amshimi! SEPSE KURRË S’KAM PËR TË FALË, NJË SHPIRT MË TË BARDHË! Xhemail Peci |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2014/08/19
KROJET E ZËRIT TËND BEKIM I BARDHË PERËNDIE
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës, sipas një letre të drejtorit të përgjithshëm për zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopma...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment