Dëgjoni të plotë materialin :
https://www.youtube.com/watch?v=_m2ByepWtw8
Arsimi i politizuar, arsimi i degraduar, Në debatin e sotëm “Puls” të KTV-së, përball Mefail Bajqinovcit mysafirë ishin Ferdije Zhushi - kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë; Dukagjin Pupovci - ekspert i arsimit të lartë; Hasnije Iljazi - prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në UP; si dhe Besnik Krasniqi, gazetar në Koha Ditore.
Zhushi në emision tha se nuk bëhet lehtë akreditimi në Kosovë, ndërsa Krasniqi thotë se Universiteti i Prizrenit dhe Universiteti i Pejës ka funksionuar në mënyrë të paligjshme, pa vendim të Kuvendit.
Hasnije Iljazi ka thënë se rekomandimet që vijnë nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, ndonjëherë janë totalisht të paimplementueshme për shkak të mungesës së financave. E, Pupovci mendon se ka ndikime politike edhe në Agjencinë e Akreditimit.
“Janë formuar pesë universitete të reja publike në Kosovë. Asnjëri prej tyre kushtet ligjore për të qenë universitete nuk i përmbush. Por, Agjencia nuk mundet me dal jashtë vendimeve politike dhe e gjejnë një kompromis. Thirret Universitet në themelim diçka që në ligj nuk e kemi, dhe krijojmë iluzion se kemi kapacitete me i mbajt gjashtë universitete”, ka thënë Pupovci.
Krasniqi e pyet se a i plotësojnë kushtet për tu akredituar si Universitete këto që i ka hapur Qeveria.
“Në këtë moment, asnjëra nuk i plotëson kushtet për të qenë Universitet”, përgjigjet Zhushi.
Ndaj kësaj deklarate sërish reagon Krasniqi: “Po pse i jepni akreditim pasi nuk i kanë plotësuar kushtet këto universitete, kur dihet se këto janë vendime ilegale të qeverisë. Ndryshe po jepen vendime për institucionet private e ndryshe për atë publike”.
Pupovci mendon që ka institucione private që e meritojnë të jenë universitete. Ndërsa, Besnik Krasniqi thekson se Agjencia e Kosovës për Akreditimi është politike.
“Në bord janë krejt politikanë. Qysh nuk jeni i politizuar”, thotë ai.
Më tej, Krasniqi thotë se Agjencia e Akreditimit ka qenë indiferente pas daljes në publik të botimeve nëpër revista të rreme të profesorëve në UP.
“A e dini pse? Sepse edhe ju zonja kryetare keni botuar punime nëpër revista të tilla”, i thotë Krasniqi Zhushit.
“Tregoi publikut çfarë shkence është kjo, çka janë këto paragrafe, çka tregojnë?”, kërkon Krasniqi sqarime nga Zhushi. “Këto tregojnë për procedurat se qysh punohet punimi shkencor. Merre me mend çfarë cilësie presim, kur punimi është i këtij niveli. Kreu i Agjencisë së Akreditimit ka botuar punim në Indi dhe në këtë punim ka përfshirë procedurat se si punohet një punim shkencor. Dhe, e dyta, procedurat si bëhet pagesa”.
Më tej, Bajqinovci tha se rektori i ri, Anton Berishaj, do t’i nis hetimet për punimet shkencore dhe do t’i shkojë deri në fund kësaj pune. Por, pyet se pse janë ndaluar këto hetime?
Ilazi thotë se brenda Senatit është formuar komisioni që duhet të hetojë punimet. Mirëpo, Krasniqi thekson se Senati do t’i bllokojë këto hetime meqë “shumica e dekanëve kanë publikuar kësi lloj punimesh nëpër revista indiane”.
Pupovci ka thënë se pritjet kanë qenë të mëdha nga ky menaxhmenti i ri i UP-së, por se “nuk kemi vërejt nga rektori ndonjë gatishmëri që të merret me çështje aktuale ditore, por më shumë është marrë më ndryshimin e reputacionit të UP-së pa bërë ndryshime thelbësore”.
“Ne po flasim për cilësi, kur ju zonja Zhushi jeni gardiani, mbrojtësi i cilësisë, ndërsa vet keni publikuar nëpër revista të dyshimta dhe jeni avancuar. Çka me prit ma prej kësaj pune? Në një vend normal, hapi më i vogël kish me qenë me u largu prej këtij institucioni ku jeni duke e udhëheq. Me çfarë të drejte ju i thoni dikujt, nga ndonjë departament, se i ka të dyshimta punimet, kur vet jeni implikuar”, ka thënë Krasniqi.

Dr.sci.Ferdije Zhushi

Prof.dr.sci.Dukagjin Pupovci(http://en.wikipedia.org/wiki/Dukagjin_Pupovci)