Ora 06 e mengjesit e gjeti ne katin e tete te godines kryesore te kompanise , pikerisht aty ku nje tabele me germa metalike ne ngjyre te arte shkruante “ADMINISTRATORI”
Gjunjet I dridheshin nga tensioni kurse fytyra I merrte nuanca te ndryshme here te verdhe te limonte dhe pastaj gradualisht shkonte deri ne vishnje. Ne brendesi te stomakut ndjente zbraztesi dhe ne cdo moment I dukej se do plasej ne toke.
Tere naten kishte menduar se nga do t`ia fillonte. Habitej se si kishte mundesi t`i ndodhte pikerisht atij. Kaq I pafat te ishte valle? Pse pikerisht atij? Kishte arritur deri aty pas shume perpjekjesh dhe ja tani…
Ju duk sikur degjoi trkitjen e nje pale kepuceve ne korridor dhe mbajti drjtqendrim por kur dalloi nga larg puntoren e pastrimit u qetesua disi.
Iu desh edhe nje ore tjeter te priste duke dialoguar me veten kur se largu ne koridorin e gjate u duk silueta e e administratorit qe me hapin e rende po drejtohej per ne zyre.
-Mirmengjes –e pershendeti me gjysem zeri kur administratorin kur ai ufrua tek dera.
-Mirmengjes -ia ktheu ai duke e pare me habi. -Cne qe paske fjetur ketu sonte? Mos je zene me Xhinen ?
Ah…jo jo… bile skam fjetur fare…
-Hajde brenda dhe me thuaj ca ka ndodhur- I tha administratori ndersa po rrotullonte celsin ne dere.
Hyri brenda dhe po rrinte si mbi gjemba derisa degjoi zerin e trashe qe I tha te ulej dhe ti thoshte c`e mire e kishte sjelle qe ne ate ore.
-Ne fakt nuk eshte “e mire”por “e keqe” ,madje sh “e keqe”filloi te fliste duke ju marre goja Tonit( drejtorit te magazines me te madhe te fruta perimeve te kompanise)
-dje pas pune-e nisi rrefimin drejtori ,po I hidhja nje sy regjistrimit te kamerave te sigurise qe jane brenda ne magazine dhe pashe qe ne mbarim te turnit, ai pijaneci ,Tedi hapi nje arke me banane dhe hante si I kurritur . Nuk mjaftoi kjo por mbushi edhe xhepat, futi nga dy banane ne seicilin xhep,zvendesoi me copa druresh vendet e mbetura bosh neper arka dhe pastaj doli qete qete nga magazina.
Me shkoi mendja te kontrolloja edhe filmimet edhe te diteve te tjera dhe pashe qe kishte nje jave qe e kryente kete ritual. U trondita shume dhe gjeja e pare qe me shkoi nderment ishte te lajmeroja policine por pastaj thashe mos ishte me mire te te vija me pare ty ne dijeni dhe pastaj vendos ti cfar duhet bere. Kam frike ,kam sh frike se do kem edhe une pasoja po e mori vesh bosi.
Ndaj nuk kam fjetur tere naten.Pse kaq pa fat une? Sikur ta kisha kontrolluar qe para nje jave kameran do ishte me ndryshe…
Administratori qe deri ne ate moment po e degjonte ne kembe rrefimin e Tonit u ul ne kolltukun e tij dhe pasi u mendua nje moment ja ktheu.
-Nuk je fare pa fat Toni,madje do te thoja qe ke LINDUR ME KEMISHE dhe jo vetem ti…
Tani urgjent ngarko 4 trajler me banane dhe furnizo te gjitha merkatot e qytetit dhe shiko…mos bej asnje dokument dalje nga magazina. More vesh?
-Prit,edhe dicka tjeter… Nje pjese te parave qe do marresh nga shitja mbaji per vete se do te te duhen kurse te tjerat…
-po me ate pijanecin ca do bejme? –pyeti Toni.
-Lere te mbushi edhe kete jave ndonje arke tjeter me copa druresh dhe pastaj coji te gjitha dvd ne polici -tha Adninistratori duke I shkelur syrin.
Pasi doli nga godina dhe mori rrugen per ne magazine ,Toni zbertheu kemishen per te pare ne se e kishte akoma nen te “kemishen” tjeter me te cilen kishte lindur dhe duke shtrenguar dvd ne dore nxitoi per ne magazine.
D. Xhemalaj