2014-08-29

SHËRBIMET E FSHEHTA DHE TERRORIZMI

loci
Mehmet Loci

Në vendin tonë, është shkruar pak apo fare për rolin që kanë luajtur dhe luajnë shërbimet e fshehta në kohërat historike për kombet, shtetin , individin dhe popujt në luftë kundër terrorizmit. Pa dashur t’ua mbush mendjen të tjerëve për një gjë që edhe mund të mos jetë e vërtetë se për ato pak ç’ka do të themi ne, se mund të bëjmë një histori të kësaj fushë veprimtarie, gjykoj se kjo është një përpjekje nga ana ime për t’iu ofruar opinionit dy tri fjalë rreth rolit dhe vendit që kanë shërbimet në luftimin, parandalim dhe zbardhjen e akteve te organizatave terroriste. Shërbimet e fshehta dhe funksioni i tyre kudo nëpër botë njihen dhe quhen me një fjalë –Spiunazh. Por si do që te jetë spiunazhi – shërbimi i fshehtë, nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi i tij është informacioni, me funksion të caktuar në parandalimin e krimit. Është shumë vështirë të përmblidhen në pak reshta ngjarje të tëra në botën e civilizuar që kanë prodhuar aktet terroriste në ngulitjen e frikës,tmerrit, llahtarisë, ushtrim terrori, përdorim e dhune deri në shkatërrimet fizike të masës jo luftuese. Karakteristika themelore e organizatave terroriste pasqyrohet në përgatitje afatgjata për të ndërmarre dhe kryer aksione e që kohëzgjatja dhe efikasitetit i tyre është i shkurt por i cili në vete e bart faktorin e befasisë. Një nga kërcënimet më të mëdha brenda konceptit të zhvilluar të sigurisë nacionale te shtetit tonë, është lufta antiterrorizmi, si formë e luftës jo të përputhshme. Ku palët vendosin forcat në mënyra të kundërta ndaj njëra tjetrës, ku edhe pala më e dobët mundë të jetë ma kërcënuese se pala luftues me e fort. Pra pala e dobët mund të arrijë te organizojë sulme me përmasa shkatërrimtare kundër palës më të fort. Koncepti terrorizëm nuk ka një përkufizim të përgjithshëm e të pranuar , pos tjerash sepse atë që dikush e emërton dhe e denoncon si terror, terrorizëm, një tjetër e quan dhe shpallë si luftë të drejtë dhe të shenjtë për çlirim. Po qe se dëshirojmë të bëjmë një saktësim të konceptit të tij, mund te themi se ai është një strategji politike dhe ushtarake, që kryesisht hynë në punë nga aktorët jo shtetërorë që përmban përdorimin sistematik të dhunës për të ndikuar në një publikë dhe masë jo luftuese , ku objekti dhe të vrarit nuk janë të rastit.
Në anën tjetër puna e shërbimeve të fshehta – AKI-së, në luftë kundër terrorizmit duhet të jetë e fshehtë dhe konspirative, ashtu që sistemi i funksionimit të saj të reflekton në përdorimin e metodave që janë te veçanta dhe që nuk janë ne dispozicion për publikun e gjerë që paraqet të vetmen mënyrë të suksesit në luftë e terrorizmit. AKI-ja dhe institucionet e sigurisë se vendit tonë që janë të kyçura drejtpërdrejt në luftë kundër terrorizmit janë të thirra të përdorin mjete, metoda, forma sekret të mbështetura me ligjet ne fuqi te vendit, më qëllim parandalimi, zbulim të bartësve që kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë nacionale te vendit dhe shteteve tjera . Për vendin tonë, është e një rëndësie e veçantë qe sistemi i sigurisë antiterrorizëm të jetë komplementar ne raport me funksionimin politik dhe diplomatik te shtetit e jo kurrsesi të jetë ne interes të ngushtë të cilës do çoftë qeveri apo parti politike ne pushtet apo opozitë. Për koincidencë rrethanash ne te cilat gjendet vendi dhe AKI-ja, nënkupton edhe pyetjet: “ Kush janë ata që mundë të kërcënonin vendin?”, “ Nga janë?” , “ Kujt i takojnë?” dhe “ Ç’farë mundë të bëjnë?”, këto janë pyetjet e vërteta që duhet parashtrua nga aspekti ontologjik - të karakterit të përgjithshëm të çështjeve trajtuese të cilat komunikojnë njëra me tjetrën, terrorizmit, shërbimeve të fshehta dhe qytetarit. Mu për ketë shkak të karakterit të terrorizmit, ai ngjallë çdo herë emocione të forta dhe reagime kundërthënëse dhe kontradiktore. Megjithatë, emocionet nuk sjellin çdo herë të kuptuarit të drejtë të problemit, prandaj për terrorizmi dhe antiterrorizmi shkruhet, flitet, debatohet aq shumë, dhe prapë mbet që dimë pak për te. Në luftën antiterrorizëm AKI-ja, duhet shfrytëzojë terroristet dhe organizatat terroriste për nevojat e saja hulumtues dhe zbuluese. Te krijoj pozicione brenda tyre, të përpiqen ti futin agjentë e tyre në organizatat terroriste me qëllim ti drejtojë dhe kontrollojë veprimtaritë e tyre. Prandaj fenomeni i terrorizmit të shekullit të kaluar dhe shekullit XXI, ne veçanti atyre Evropiane, Amerikane dhe ky, sot i një pjese të botës Islame, nuk mund të jetë imun, që ai nuk do e godet vendin tonë. Prandaj, kërkohet një organizim , mobilizim, bashkërendim dhe bashkëveprim i AKI-së, ne vend dhe jashtë vendi me shërbime mike dhe simotra, në luftimin e terrorizmit eventual kombëtar dhe at ndërkombëtar. Në terrorizmin kombëtar persona i përkasin vetë shtetit. Ndërsa në aktivitet e akteve terroriste ku marrin pjesë persona nga më shumë se një shtet, ose te paktën nga territoret e dy shteteve kemi të bëjmë me terrorizëm ndërkombëtar. Shumë aksione terroriste te ndërmarra viteve të fundit kanë kërkuar dhe po kërkojnë jetë njerëzish. Prandaj edhe kjo është një nder arsyet që AKI-ja, duhet ndërmarr të gjitha masat e nevojshme operative ne parandalimin e tyre, nga kush do qofshin, kujt do që i takojnë , pa dallim etnie, ideologjie politik apo fetar. Në ketë kuptim nuk dëshiroja të dalë e as që do të merrem me arrestimet e fundit, që lidhen me dyshimin e veprimtarisë terroriste të disa nga qytetarët e shtetit tonë, bindjeve , motiveve dhe ideologjive të tyre fetare apo besimtareve myslimane. Lidhur me llojet e ndryshëm të terrorizmit do të spikas ne vija te trasha terrorizmin ideologjik të bashkësive të gjëra fetare në kuptimin gjuhësor. Kur shprehjes terrorizëm i shtohen parashtesat: “Katolik”, “Ortodoks” dhe “ Islam”, fitojmë togë fjalët “Terrorizëm Katolik”, “Terrorizëm Ortodoks” dhe “Terrorizëm Islam” , të motivuar nga përkatësia e tyre fetare. Evropa e shekullit XX , është përballë me fenomeni e terrorizmit fetar te organizatave të njohura terroriste : IRA ( Ushtria e Republikës Irlandeze) dhe ETA ( Organizata Çlirimtare Baske), të dyja këto organizata u shpallën terroriste e që vepronin nga pozitat e katolicizmit dhe anëtaret e tyre ishin Katolik. Me ketë rast nuk mbet prapa as terrorizmi Ortodoks i cili veprojë në Kosovë, sot ne Maqedoni, dhe ne shtetet e shkëputura nga ish Bashkimi Sovjetik, ku anëtaret e tyre u takojnë Ortodoksisë. Gjithashtu sot është prezent edhe terrorizmi Islamik, i cili është i lidhur me revolucionin Islamik të vitit 1979 në Iran. Që nga atëherë, gjithnjë është në rritje numri i grupeve dhe organizatave terroriste të cilat përhapin idetë fundamentaliste islame duke nxitur luftë kundër “Pa besimtarëve”, duke treguar fanatizëm të pakufizuar në mbrojtje që sipas tyre; “ të Islamit të pastër ”. Ç’far sot është grupi Al-Nusra-s, grup militant i lidhur me Al-Qaeda-n, siç ata vetin e quajnë “ Fronti i Mbështetës për Popullin e Levantit, i formuar me 22 janar 2012, gjatë luftës civile ne Siri. Ata ne territoret e pushtuara te Irakut dhe Sirisë, kanë shpallur zyrtarisht organizimin e shtetit mbi bazën e “Kalifatit “- ISIS ( Shteti Islamik i Irakut dhe Levante). Thuhet se shteti dhe veprimtaria e tyre terroriste vepron dhe funksionon mbi bazën e fondeve të monarkive Sunite të gjirit Persik dhe Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Katarit. Prandaj, në rastin e fenomenit të luftës antiterrorizëm, kur ajo është kërkesë jetike për vendin dhe njëherë për botën, doktrina e luftim të terroristi, grupit apo organizatave terroriste duhet të jetë : FSHEHTËSIA dhe SEKRETI, që paraqesin arkitekturën ndërtuese të AKI-së. Pra, anatomia ndërtuese e AKI-së, pa me dysheje duhet të jetë organizimi i rrjetit efikas dhe te sigurt operativ në cilësi : agjenti, spiuni, bashkëpunëtori, informatori, e që njëherë janë zemra, syri dhe veshi i saj, për ta luftuar ketë vepër krimi që rrezikon sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.