Muharrem Dardha
Gazetari dhe publicisti Muharrem Dardha vjen me një opinion për historinë e dashurisë rinore të Kadaresë, përshkruar në dy libra: “Dashuria e Mimozëz” shkru-ar nga Nasho Jorgaqi dhe “Mjegullat e Tiranës” të autorit të njohur. Dardha rrëfen si u prit novela e Jorgaqit nga publiku i gjerë por edhe nga personazhi kryesor, mbetur deri më sot anonim… Sot, kur kanë kaluar pothuaj pesë dekada, një debat publik i shoqëron dy botimet duke ngjallur edhe më shumë interes për ta. Të dielën “GSH” botoi një letër të hapur të Jorgaqit për Kadarenë, ku i pari i shprehte keqardhje të dytit, pse i kishte fyer romanin. Me pas “GSH” botoi pjesë nga libri i Kadaresë, ku ai tregonte pse është romani i parë i tij dhe si e shkroi atë, ndërsa dje, Bujar Hudhri, botues i shkrimtarit të nominuar për Nobel, ku argumentonte se “Mjegullat…” Kadare e shkroi më 1958 dhe së fundmi siç thotë Jorgaqi.
Teksa lexoja letrën e hapur që shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë shqipe, Nasho Jorgaqi i bënte shkrimtarit të madh Ismail Kadare, botuar në “Gazeta Shqiptare” ditën e diel, 20 korrik, nuk di pse u mbusha me një keqardhje, por njëkohësisht m’u kujtua një detaj nga jeta ime në shkollën e mesme, që më ka mbetur i ngjizur fort në kujtesë. Ndjeva keqardhje, sepse në rreshtat e kësaj letre dallova prekjen dhe pezmin deri në ofendim që kishte ngërthyer Nasho Jorgaqin nga shoku i rinisë së tij studentore, por edhe më vonë, Ismail Kadare. Sipas Nasho Jorgaqit, në parathënien e romanit të tij më të fundit “Mjegullat e Tiranës”, Kadare, duke iu referuar novelës së tij “Dashuria e Mimozës”, shkruar këtu e 50 e ca vite më parë, jo vetëm që ia kishte nënvlerësuar deri në përçmim vlerat asaj, por nuk kishte denjuar as edhe t’i përmendte emrin atij. Në subjektin e kësaj novele ishte sjellë dashuria e Kadaresë me një shoqen e tij studente, në mesin e viteve ‘50 të shekullit të shkuar. Për hir të së vërtetës, kjo novelë asokohe është pritur me shumë interes, sidomos nga brezi i ri…
Dhe tani diçka për detajin e risjellë në kujtesë. Mund të ketë qenë fundi i vitit të parë në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, kur një ditë në orën e studimit, i ulur andej nga fundi i klasës, një shoku ynë po lexonte pikërisht novelën “Dashuria e Mimozës” të Nasho Jorgaqit. E vërteta është se ky libër në atë kohë (viti 1965) ishte vështirë të gjendej, aq më tepër në shkollën tonë. Dhe kjo sepse personazhi i vërtetë kryesor i kësaj novele ishte një nga mësueset tona të Gjuhë-Letërsisë, një grua tepër simpatike, me një fytyrë engjëllore, por edhe shumë fisnike. Ne kishim dëgjuar për këtë fakt nga paraardhësit tanë dhe libri qarkullonte gati si i ndaluar në shkollë. Pikërisht në këtë moment mësuesja jonë u gjend pranë tij dhe pa e ditur se çfarë po lexonte ia rrëmbeu nga duart librin dhe largohet duke e futur në çantën e saj. Ishte vërtet një situatë e rëndë. Të nesërmen, ajo e thirri në kabinetin e saj dhe duke i zgjatur librin i kishte thënë: “Në orën e mësimit nuk duhet të lexosh libra. Merre dhe mos e përsërit më”… “Kaq më tha”, na tregoi atëherë shoku ynë, ndërsa në fytyrën e mësueses kishte dalluar mirë një përskuqje të lehtë…
Duke treguar këtë detaj, dua të nënvizoj se novela “Dashuria e Mimozës” në ato vite, për ne brezin adoleshent që po rriteshim në një mjedis që sa vinte e bëhej më i mbyllur e më represiv, të etur për të lexuar letërsi erotike, ishte mjaft e kërkuar dhe nuk di pse dua ta krahasoj me “Lulet e mollës” të Gollsuorthit, apo me “24 orë nga jeta e një gruaje” apo “Letra e një të panjohure” të Cvajgut, të cilat i kërkonim me aq zell e dashuri dhe po me kaq zell i përpinim së lexuari kur na binin në dorë. Natyrisht, krahasimi që përdor ka doza hiperbolizimi, por asokohe, kur thuajse ishte tabu të shkruaje për dashurinë, novela e Jorgaqit erdhi si një dritë shprese në qiellin gri të letërsisë shqiptare… Kjo është e vërteta dhe këtu besoj se shpreh diçka që del më shumë se nga vetja ime.
Nuk dua të futem në çështje të tjera që ngërthen letra e hapur e Nasho Jorgaqit, aq më tepër në ato që lidhen me njohjen dhe shoqërinë e vjetër të tyre apo me detaje të tjera që mund të gjesh në këtë letër, por një gjë dua ta shpreh. Ismail Kadare na ka sjellë një roman të ri, që ka në qendër të subjektit të saj një dashuri të shkrimtarit me një vajzë në vitet e jetës studentore. Pikërisht bazuar në këtë lidhje dashurore ne kemi lexuar dikur një novelë të Nasho Jorgaqit që, s’kam përse të mos e them, e kërkonim si me qiri. Sipas Kadaresë, ro-mani i tij është shkruar pikërisht në pranverën e vitit 1958, por në kuadratin e një novele me titull “Dashuria e dytë”, të cilin sipas botuesit Bujar Hudhri, shkrim-tari e ruante dorë-shkrim në arkivin e tij. Natyrshëm, gjithkush mund të pyesë: përse romani i tij i parë të presë kaq gjatë në pluhurin e arkivit dhe të botohet si vepra e fundit e tij, aq më tepër kur vetë shkrimtari ka pohuar pak vite më parë se nuk do të shkruajë më letërsi artistike? Po fakti tjetër që na kujton Nasho Jorgaqi, se ky libër ndryshon shumë në stilin e të shkruarit me romanin “Qyteti pa reklama”, që dihet se është shkruar pikërisht në atë periudhë? Pra dy vepra, të një gjinie, të shkruara pothuajse në të njëjtën kohë, paraqesin kontraste të forta në realizimin e tyre artistik!? Gjithsesi, edhe në këtë hamendësim mund të ketë subjektivizëm dhe nuk mund të thuash se kjo është kështu dhe se luan topi. Por ajo për të cilën mua më vjen keq dhe ndihem ngushtë është fakti që, pse shkrimtari ynë i nderuar të flasë me këtë gjuhë për një mikun e tij të kahershëm, të përbuz me kaq arrogancë një vepër të tij të dikurshme, që për kohën kur është shkruar dhe botuar, e pranon apo jo Kadare, ishte një libër që kërkohej dhe përpihej nga lexuesit e rinj…
Pastaj, ne brezi i ri i viteve ‘60 -‘70, që jetonim apo arsi-moheshim në Tiranë, kishim prirjen të mësonim më shumë për jetën dhe kri-jimtarinë e shkrim-tarëve tanë të asaj periudhe, sidomos për disa talente që kishin shpërthyer, siç ishte Kadare, Agolli, Arapi, Koreshi e më pas Bilal Xhaferi, Faik Ballanca, por edhe disa të tjerë më të vjetër, si Petro Marko, Jakov Xoxe, por edhe Nasho Jorgaqi e ndonjë tjetër. Dinim, bie fjala, se Nasho Jorgaqi ishte një ndër shokët e afërt të Kadaresë (ndryshe si mund të shkruante një novelë për të). I shikonim me dashuri dhe ndiheshim krenarë për këta krijues të rinj. Ndërsa tani, kur jo vetëm ata, por edhe ne brezi pas tyre jemi thinjur, na vjen keq kur dëgjojmë, madje edhe publikisht, mes tyre të lindin apo të shfaqen rezerva apo akumulime të vjetra, që në fund të fundit nuk kanë asnjë interes dhe vlerë. Pavarësisht se jeta evoluon në vazhdimësi dhe njerëzit natyrisht që ndryshojnë, në fund të fundit disa gjëra mbeten të shenjta, ndër të cilat me patjetër që futet jeta dhe shoqëria e viteve të rinisë…
Në këtë kontekst, gjykoj se profesori i nderuar Nasho Jorgaqi, i cili për rreth tri dekada rresht punoi si pedagog i letërsisë shqipe në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë të Universitetit të Tiranës, që ka mësuar dhe edukuar breza të tërë mësuesish, poetësh dhe shkrimtarësh që i erdhën ndër vite vendit tonë, që ka shkruar vetë jo pak vepra jo vetëm letrare, por edhe studimore dhe kritike, publicistikë dhe memoristikë, skenarë filmash etj., duhet të jetë ndjerë i fyer nga qëndrimi i mikut të tij të rinisë dhe shkroi këtë letër të hapur. Ismail Kadare është dhe do të jetë në krye të altarit të letërsisë shqiptare, të paktën nga gjysma e shekullit XX e këndej, por edhe Nasho Jorgaqi ka krijuar staturën dhe vendin e tij të pamohueshëm. Romanin që ka botuar së fundmi Kadare, nuk ia cenon aspak një novelë që është shkruar vite më parë nga dikush tjetër dhe që, për fat të keq apo të mirë qoftë, trajton të njëjtën histori dashurie. Personalisht Nasho Jorgaqin nuk e njoh nga afër, as ai nuk më njeh mua, por si person publik që ka qenë prej disa dekadash, kam nderim dhe vlerësim të veçantë. Ai nuk është aspak përfaqësues i nostalgjikëve të së shkuarës komuniste, aq më tepër një “yes sir!” e atij regjimi, siç po përpiqen ta paraqesin këto ditë në disa shkrime ca analistë apo gazetarë të ditës, të cilët, duke marrë anën e Kadaresë, mendojnë se mund të përfitojnë sadopak nga madhështia e tij. Profesori dhe qytetari Nasho Jorgaqi, edhe në jetën e tij personale ka qenë gjithnjë një njeri i lirë, model në sjellje e në veshje, jashtë skemave, shablloneve apo kopjimeve bajate që jemi mësuar të shohim pak, jo vetëm dikur, por edhe sot kur themi se jemi të lirë. Edhe tani që mund t’i ketë kapërcyer 80 vite jetë, e sheh të lëvizë si një djalë i ri, hipur në biçikletën e tij të vjetër, ashtu flokëkreshpëruar, të pashëm dhe të gatshëm të përshëndesë këdo nëpër rrugët e Tiranës.
*Muharrem Dardha, Gazetar dhe publicist (titujt janë të redaksisë) Titulli i autorit: “Dashuria e Mimozës” nuk mund të jetë vepër e një të “paemri”