2014/08/02

Romani-pasqyrë e mjeshtrit të ironisë


























Ja, tashmë  e kemi romanin e parë të shkrimtarit të shquar  Ismail Kadare të përkthyer  drejpërdrejt nga gjuha shqipe në gjuhën malazeze,  në botimin e librarisë  Karver(Podgoricë) dhe nën përkthimin   e autorëve Smajl Smaka e Varja Gjukiq.“Rënia e qytetit të gurtë” (titulli i përkthimit në gjuhën malazeze) është përpjekje që më plotësisht të kuptohet dhe përtrihet ana e fshehur e historisë së qytetit shqiptar Gjirokastra. Si bazë e rrëfimit është ideja se fati nuk mund të ndryshohet. Kurrë.
Nga Vlatko Simunoviq
Pobjeda, Podgoricë
   Shpirti i  Gjirokastres
Në ngjarjen e romanit përfshihet koha që nga kapitullimi I Italisë dhe hyrja e gjermanëve në qytet më 1943, përmes vendosjes së komunizmit deri te vdekja e Stalinit më 1953. E tëra “sillet”(“rrotullohet”) rreth raporteve të dy burrave- doktorëve Gurameto i Madh dhe komandantit të divizionit Fric fon Schvabe. Raporti i tyre zhvillohet në rrethanat  e vërshimeve ideologjike që ngarkojnë shoqërinë shqiptare.Të gjitha ngjarjet kanë një konotacion vendor.  Kadare është një mjeshtër i ironisë. Romani “Rënia e qytetit të gurtë” është përplot me situata apsurdi, me elemente tragjikomike, detaje pitoreske, nostalgji për qytetin i cili po zhduket dhe me “origjinalitetet “ e ti.
Naratori i zgjedh ngjarjet nga kujtesa e tërë një hapësire gjeografike,i rijeton kujtimet, mitet e legjendat, e skicon fytyrën e fshehtë të qytetit, shpirtin e ringjallur të Gjirokastrës.  Romani ”Rënia e qytetit të gurtë” është një pasqyrë. Kadare pagabueshëm i përzgjedhë detajet, reflektimi  i të cilëve  domosdoshmërisht dhe pamëshirshëm duhet të gjejnë  shprehje në pasqyrë, Si një stilist i rafinuar e ka ndjenjën e masës dhe ka sukses që të vendos raporte të harmonishme. Heroizmat marrëzinë,trillet ,mençurinë,  trimërinë ,fisnikërinë, mëkatët  e vjetra, fundosjet, balansat e prishura, shantazhet, klanet, fatkeqësitë-i pikturon me një teknologji specifike të të shkruarit, e cila në artet figurative e ka pandam në teknikën e të vizatuarit, ku bardhësia e paprekur nga thëngjilli e ka trajten, plotninë dhe rëndësinë(kuptimin)
Atë që Kadare do ta thotë,e rrëfen duke e vënë një relacion adekuat në mes të të folurit dhe të heshtjes..
   Hapësira dhe koha
Sipas manirit të artistit të madh, Kadare kurrë nuk është eksplicit. Gjuhësisht,teksti është i ndërtuar thjesht. Semantikisht është shumë i  përbërë. Humori dhe ironia janë funksionale,në  shkallën që nga ironia me elemente të tragjedisë deri tek ironia karakteristike për artin e stripit. Besueshmëria e të rrëfyerit dhe elementet e befasisë pokështu mjeshtërisht janë të instrumentalizuar. Çdo imtësi ka një ngarkesë të qartë emocionale me të cilën nuk është vështirë për t’u identifikuar.Kadare është vet Gjirokastra. Ai insiston për një rol shumë aktiv të lëxuesit. Teksti është si një mundësi që lexuesi të vij në qytet me shpirtin dhe ta shikoj topografinë shpirtërore: historinë mesjetare të qytetit, pozitën e Gjirokastrës në Perandorinë Otomane, rrethanat në të cilat ka ndodhur invazioni gjerman, okupacioni Italian, vendosja e komunizmit, krimet dhe dashuria, intrigat, çmenduritë, xhelozitë, rivalitetet. Mesazhet janë të shumta.Është një denduri thurjesh (qepjesh) të të vërtetave e genjeshtrave
Enigmat janë të komplikuara. Ngjarjen e romanit e dinamizojnë konfliktet e  sistemit politik dhe  e sistemit të vlerave.Sëcila ngjarje ka dy rrjedha.Një është e padukshme dhe e dijtur vetëm për akterët. E dyta është rrjedha publike.Kadare i gërsheton në mënyrë rrëqethëse.  I shkojnë njëra-tjetrës në takim këto dy rrjedha,për një çast bëhen rrëke i cili fryhet ,pastaj zhduken dhe nuk mund t’i njohësh  përderisa nuk dalin në ndonjë vend të papritur.
Nga vaji  deri të qeshja,nga toni i lartësuar deri tek apsurdi i  kuptimeve heroike të jetës që të shkaktojnë lotë në sy- kjo është rruga të cilën duhet kaluar Gjirokastra,duke përjetuar fatin e rëndë të Shqipërisë,e cila përjeton humbjen e elitës së arsimuar në vendet e Evropës Perëndimore dhe i përjeton pasojat e vendosjes së diktaturës komuniste. Imazhet e çrrënjosjes së elementeve të civilizimit perëndimor janë tragjikomike. Krimet që në atmosferën e konfuzionit të plotë,shqiptarët i bëjnë njëri-tjetrit, janë tmerruese. Ka gjëra të cilat njeriu duhet t’i kujtojë por  edhe të tilla,të cilat duhet harruar.
Darka e turpit apo darka e ringjalljes
Nyja qendrore e romanit të Kadaresë është darka e organizuar në shtëpinë e doktorit Gurameto i Madh,në nderim të  shokut të tij të studimeve Fric fon Schvabe,bartës i Kryqit të Hekurtë.Darka e Madhe që doktor Gurametos do t’i kushtojë me jetë. Çfarë ka ndodhur më 16 shtator të vitit 1943 në Gjirokastër dhe natën që ka pasuar? Darkë e turpit apo darkë e ringjalljes?
Përpiquni të merrni vesh së çfarë fuqie mbinatyrore ka ndërmjetësuar në rrjedhën e fatit të Gurametos së Madh dhe të Gjirokastrës. Për fillim,informata së koloneli gjerman Fric fon Shvabe atë natë nuk mund të ishte në Shqipëri.Arsyeja është bizare.Në atë çast tashmë katë muaj  më parë gjendej nën tokë,i vdekur.



Shkrimi i Vlatko Simunoviqit,është  botuar në  gazetën “Pobjeda”-Podgoricë, me rastin e botimit në gjuhën malazeze të romanit të I.Kadaresë”Darka e gabuar”

No comments:

Post a Comment

LËKURA E HASHIM THAÇIT (shkurt 1999)

Nga Flori Bruqi-Prishtinë Shkëlzen Mehmet Maliqi (lindur më 26 tetor 1947 në Rahovec ) është filozof, kritik arti, analist politik dhe int...