Është publikuar axhenda e vizitës një ditore që Papa Françesku do të zhvillojë në Tiranë, më 21 shtator të këtij viti. I shoqëruar nga rreth 70 gazetarë të huaj, kreu i Vatikanit do të niset nga kryeqyteti italian, Romë, në orën 7:30 të datës 21.09.2014 dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, të Tiranës rreth orës 09:00. Në aeroport, Ati i Shenjtë do të pritet nga kryeministri i vendit, Edi Rama.
Më pas është parashikuar të mbahet pritja zyrtare në kryeministri dhe 30 minuta më vonë, Papa do të drejtohet në selinë e presidencës ku do të pritet nga kreu i vendit, Bujar Nishani.
Mesha e Shenjtë është parashikuar të mbahet nga Papa Françesku në orën 10:00, në sheshin “Nënë Tereza”. Në orën 13:30 është parashikuar dreka e Papës me Ipeshkvijtë shqiptarë dhe më pas takimi me krerët e e besimeve të tjera në Shqipëri. Në orën 17:00 do të kremtohet lutja mbrëmësore në Katedrale. Në 18:30 Papa Françesku do të takojë fëmijët e qendrës “Betania” në Fushë-Krujë dhe në orën 19:45 do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Papës në aeroport. Ati i Shenjtë parashikohet të niset nga aeroporti i Tiranës drejt atij të Romës në orën 20:00.
Gjithashtu vlen të theksohet se Papa Françesku nuk do të përdorë makinë të blinduar dhe të mbyllur gjatë vizitës së tij në Tiranë, por një automjet të hapur i cili do të ofrohet nga pala shqiptare.
Më rastin e vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë, Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka miratuar fondin për rikonstruksionin e sheshit “Nënë Tereza” dhe dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës, Atit të Shenjtë.