2014-07-27

FLORA PECI : Kërkoj të mbjell gjethe dafine, mbi tra!

Foto: Buzëqeshu dhe jeto sot se nesër nuk do t'i dëgjosh kur qajnë per ty dhe te lavdërojnë, madje edhe ata qe të kanë urrejtur.Fillo sonte e vazhdo kështu.Unë,ti dhe cdokush tjetër.Jeta eshte nje dhe cdokush jeton jetën e vet. (f.peci)


LAPIDAR DASHURIE


Aty u takuam,rastësia na bashkoi
te lisi i gjatë ti më pushtove atë natë.
Lindi një dashuri,yjet na kishin lakmi
lisi krenohej me dashurinë tonë

me fjalët e ëmbla që u gdhendën aty
po lisi plak sikur më pëshpëriste
të kem kujdes nga ti.

Gurgullima e ujëvarës gumëzhinte
e humbte pëshpëritjen e lisit
zemrat tona rrahnin në një
yjet shndrisnin e ne të lumtur
agun e prisnim.

Atëherë yjet humbën shkëqimin
atëherë më ujëvara nuk gumëzhinte
atëherë edhe lisi heshtte
atëherë kur me tjetrën vazhdove
dashurinë që mua ma premtove.

Por s'të pranoi lisi plak
ujëvara e yjet e natës
u trishtuan nga lotët e mi
nga hiri i dashurisë që mbet nga ti.

Aty kam ngritur lapidarin e dashurisë
ai është i përjetshëm,atë e vizitoj
kur aty qëndroj,ujëvara më bën shoqëri.

lisi plak hesht me dhembshuri
"Të thashë moj bijë se nuk është ai për ty".
E lexoj fjalën e gravuar në lis

e kuptoj gjuhën e tij
lapidar aty unë ngrita
aty nuk erdhe më ti
aty më nuk vjen asnjë njeri.



SHTËPIA IME


Sot, ajri s’më mbush me frymë.

S’ka asnjë invalid t’më tërheq zvarrë,
Njerëzit janë strukur hijeve,
S’e dallojnë zemrën time të vrarë.

Sot, gëzimi im iku larg...
Në male dertesh si emigrant...
Rruga ku ec është e zbrazur
Dhe zemra ime rënkon në heshtje...!

Sot, lulet janë vyshkur,
Balta e vjetër ngrihet barrikadë,
Kërkoj pak qetësi shtëpia ime,
Kërkoj të mbjell gjethe dafine, mbi tra!




KURRIZ I RËNDUAR

Plagë vitesh rëndojnë e renkojnë,
në kurrizin tim barrë e rëndë,
therje dhimbjesh të dashurisë,
ti i vulose me ndjenjën e tradhëtisë.

Kurrrizi im e dëgjoi arsyen ,
u shkund nga vuajtjet
e vitet e amullisë,

shpirti filloi të qeshë
me duar drejt ardhmërisë.
Mos dil aty se nuk të shoh,

nuk thur më ëndrra në kthetrat tua,
mos shkel në shtigjet e mia,
mos thuaj se perëndoi tradhëtia jote,

jo-tek unë perëndoi qe sa mote.
Jam e ngopur tani me hare,
unë thith nektarin e lumturisë,

buzëqeshem dhe them...
athua e çmendur isha,
kur nuk shihja dredhitë e ferrit,

tingujt e dinakërisë
shushurimën e fjalëve boshe
aromën e parfumit të tjetrës

përqafimin tënd të hekurt?
Jo,jo,nuk të ndjej më,
je një bosh i boshit në ndjenjat e mia

ik dhe mos u kthe
se ti nuk e di ç'është dashuria.
Nuk lotoj më as nuk të ëndërroj,
pranverën e jetës tani po e shijoj.




EJA NË ËNDRRËN TIME

Eja,mos prit
në ëndërr hyn në heshtje
e di se nuk do më vish më kurrë,
ke harruar që ekzistova
që lot derdha për ty,
buzëtharë të luta të më flasësh,
të më tregosh se nuk kthehesh më.
Dheee...
eja në ëndrrën time,
të ledhatoj me flokët e mi,
ta largoj tërë njelmtësinë e lotit,
e ta mbush nga buzët tua me ëmbëlsi.
Rri me mua vetëm një ëndërr,
tjerat i imagjinoj vetë
eja tek unë vetëm një natë,
e më mban ajo pastaj për sa net.
Eja të pëshpëris në ledhatim,
të tregoj se ende jetoj me ëmbëlsinë tënde...
kur i mbyll sytë,
ë flej me ty.
Eja të thërret ëndrra,
që mëngjesi të më zbardh me ty
ik pastaj me agun,
por mos ma merr ëndrrën
vetëm aty do të jemi bashkë,
unë dhe ti....
eja...

Përgatiti :Flori Bruqi

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------



FLORA, POETJA QË LUAN ME LIMËN E SHPIRTIT, NDJENJAVE



Flora  Peci është një poete që në raport me vargun e saj është e drejtpërdrejtë, krejtësisht e huazuar në tipizimet natyrale të ekzistencës, jetës, furtunave jetësore drejt ciklopizmit të metrikës me një ngjeshje të figurave mbizotëruese të hiperbolës, epiteteve, metaforave, simbolit, personifikimit që tejçojnë një tipar idealist të poezisë me protagoniste kryesore Florën, poete

Adriana Istrefi

Poezia është një ligjërim në një mënyrë të veçantë organizimi tingullor,ku në parimet themelore të kësaj ligjshmërie është dhe ritmika e ndërsa vargu si renditje tingullore i nënshtrohet tërësisht një theksimi tonik në vëllimin poetik të Flora Pecit.

Cila është për ne, Flora Peci poete?

Flora është poezi dhe vargu i saj është poezi. Shprehuria tingullore dhe veçoritë e tingujve me një kombinim të tyre të jep mundësinë të kuptosh qëllimisht përftesat stilistikore si një lidhje alternative,jo e zakonshme dhe ky efekt të krijon një simbolizëm tingullor. Poetja që luan me limën e shpirtit ndjenjave, boshtit humerik të dhembjeve, intonativitetit si një përcaktim për çdo kuptimësi fjale duke shquar midis tyre,ndjeshmërinë e lartë që është shoqëruese e idealit të poezive si përbërje motivesh dhe konceptesh. Skematika e poezive lipsen drejt një gjetje ndryshe,gjetje themelore për të krijuar poezinë si mëshirim i gjuhës së shpirtit ndaj emotiviteti përbën një harpë logjike të ngulitur në parafytyrimin se kemi të bëjmë me një poete që luan me motivet e ekzistencës, me ngjyrimet vargatike. Flora është një poete që në raport me vargun e saj është e drejtpërdrejtë, krejtësisht e huazuar në tipizimet natyrale të ekzistencës,jetës, furtunave jetësore drejt ciklopizmit të metrikës me një ngjeshje të figurave mbizotëruese të hiperbolës, epiteteve, metaforave, simbolit, personifikimit që tejçojnë një tipar idealist të poezisë me protagoniste kryesore Florën, poete.

Shpërthime të fuqishme dhe tronditëse, shpërthime gjuhësore që brendësojnë shqetësime të thella ndaj problemit me luftën e ndjenjës, luftën atdhetare, luftën e çlirimit të vetvetes duke të dhënë në miniaturë vetë poezinë si një ushqim ndaj paragjykimeve njerëzore si ide paralele me vetë figuracionin e këtij vëllimi dhe ndërtimit krejtësisht të natyrshëm me tendosjen e botëkuptimit dhe forcës shprehëse. Tiparet dalluese të poezisë:

1. Ekspresiviteti në këtë vëllim poetik mbështetet në përshtypjet zotëruese dhe trajtimit të temave sipas një këndvështrimi tejet real dhe të prekshëm për lexuesin.

2. Njësitë e vogla sintaksore të cilat të japin mundësinë e realizimit të bashkimit të fjalëve me njëra-tjetrën dhe si aftësi, togfjalëshat e lirë janë të pranishme në këtë vëllim poetik të cilët mund të zbërthehen lehtë për të funksionuar si gjymtyra të vetme në poezi.

3. Idetë qendrore që shoqërohen paralelisht me përjetimet vetjake, ndjenjat, mendimet janë një proces që zhvillohen brenda vargut duke të dhënë shtojca psikologjike të kalimeve vargatike në deduksion-induksion. 4. Kuptimet e përcaktuara si një kuotim në fjalitë përbërëse të vargut përshkruhen me portretizim moral të rrëfyer në metodën artistike në një drejtim më të gjerë dhe realist sesi Flora tenton të mbërthejë poezinë për t’i dhënë tipare estetike .

Duke u përfshirë në poezinë e Pecit do të kuptojmë sesa lehtë vjen ritmika dhe niveli ideo-artistik në poezi, por që në brendësi fshehin veçori të një atmosfere poetike duke të krijuar një skenë shqetësimesh,kahesh dhe polesh sesi lind poezia e ndjenjave duke u përngjarë hera- herës se “pika kulmore” në poezi ka një “rrëfimtar” të brendshëm që të shoqëron gjatë leximit. Kjo tentativë që risjell Flora Peci në këtë vëllim poetik është një dukje e qartë se kemi të bëjmë me një poete që kërkon të zbulojë anët më të errëta dhe më të paqta të njeriut,ndjesitë dhe ndjenjat më të thella me një subjektivizëm që sërish në tentativë lë shijen e një poezie përjetuese. Flora Peci e lidh poezinë midis pikave kyçe të të jetuarit me botëpërjetimet e saj. E dukshme le të mbetet drejtimi dhe imagjinata se deri ku do të shkojë kjo mbërritje; në fund të një tuneli,drejt një drite të bëshme,drejt perëndimit apo do të mbesë pjesë e shpirtit të vetë Florës? ... Kjo mbetet për t’u dëshmuar pas leximit të këtij vëllimi poetik për të kuptuar Florën si poete dhe Florën si pjesë e ekzistencës njerëzore.

(Autorja Adriana Istrefi është poete dhe kritike letrare nga Durrësi)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...