Studimi, i cili solli të gjithë debatin në vendin fqinj, pranonte gjenocidin grek mbi popullsinë çame, duke thënë se 77 çamë të Paramithisë janë ekzekutuar nga forcat e EDHES-it, vetëm për shkak të kombësisë së tyre.
Për më tepër, në këtë studim thuhet se “50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë nga UshtriaRevolucionare Çlirimtare Greke (EDHES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim, krahas ELAS-it, që ishte komunist, në radhët e së cilës kanë luftuar edhe rreth 200 çam, shën. red.) gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore”.
Studimi u paraqit në Universitetin Pandio të Greqisë, nga një grup profesorësh grekë të këtij universiteti, dhe është i pari që tregon për gjenocidin mbi çamët, nga një grup nëpunësish grekë. Numri i çamëve të dëbuar dhe të vrarë, që paraqitet në studimin grek, është më i madh edhe se numri që paraqet zyrtarisht Shoqata Politike Atdhetare Çamëria në historikun e saj.
Reagimi në sallë dhe mbrojtja e punës nga profesorët
Në sallën e Universitetit Pandio, të pranishmit, studentë grekë dhe pedagogë kundërshtuan studimin, duke thënë se “fashistët (duke iu referuar çamëve) atë meritonin, ndërsa Lambros Bulciotis, një prej hartuesve të studimit tha se “ky është thjesht një studim shkencor, që nuk tenton të futet në situata politike. Ne, thjesht paraqesim faktet, që ekzistojnë dhe asgjë më shumë”.
Të pranishmit filluan të bërtisnin më tej, kur studimi thoshte se “Vorio-epirotasit” bashkëpunuan me forcat naziste në Shqipërinë e Jugut dhe se tokat dhe pronat e shqiptarëve në Thesproti (Çamëri) iu dhanë mikrasiatëve (grekëve që shkuan në Greqi, nga Turqia, pas ndryshimit të popullsive mes dy vendeve, shën. red.). Gjithsesi, pedagogët nuk pranuan të ndryshonin asnjë presje në studimin e tyre. Konstandinos Ciceliqis, një ndër hartuesit tha se “nuk po flasim për çështje kombëtare por për çështje historike dhe për fakte të dokumentuara, të cilat sot po i paraqesim”.
Studimi i parë grek që pranon gjenocidin çam
Ndërkohë që ky është studimi i dytë grek, që pranon gjenocidin e çamëve. I pari është hartuarnga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) në Shtetet e Bashkuara, z. Stathis Kalivas, i cili në studimin e tij thotë ndër të tjera se “ky rast është padyshim një gjenocid. Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një (gjenocid) të parapërgatitur nga qendra (drejtuesit e ushtrisë), apo nëse erdhi nga veprime hakmarrjeje në nivel lokal. Mendoj se diferenca mes këtyre të dyjave është shumë e vogël. Megjithëse, EDHES-i ishte një organizatë e përqendruar ku, në ndryshim nga EAM (organizata politike e ELAS-it, shën. red.), drejtuesit qendrorë mund të kontrollonin lehtë ushtarakët lokalë, asnjë fakt nuk tregon se udhëheqësit kishin dëshirën më të vogël (apo reale) për t’i ndaluar (të kryenin gjenocidin). Rrethanat politike të shtatorit të vitit 1944 lejonin “zgjidhjen përfundimtare” të çështjes çame, dhe sipas mendimit tim, EDHES-i nuk u frenua për të përfituar nga rasti”.