2014-08-02

Lavdrimi thyen mitin se shqiptarët nuk prejnë fëmijë

Pas fotografisë tronditëse të postuara nga vetë xhihadisti kosovarë Lavdrim Muhaxheri, ku shihet teksa pret një kokë të një riu në Siri, ka reaguar aktori shqiptar nga Maqedonia, Xhevdet Jashari i njohur në serialin “O Sa Mirë” me rolin e tij “Arifhikmeti”.
“Lavdrim Muhaxheri nese ti je musliman, ateher une sjam.” shkruan në facebook aktori, Xhevdet Jashari.
GazetaExpress
Lavdrim Muhaxheri pret koka në Siri (Foto+18)

Mediat serbe transmetojnë videon: Shqiptarët e Sirisë grisin dhe djegin pasaportat
Një nder pjesëtarët kosovarë më të njohur në ISIS mbas grisjes së pasaportës tash ka nisur të pres edhe koka në Siri. Lavdrim Muhaxheri, i ka publikuar vet këto fotografi të cilat siç mund t’i shihni janë tronditëse ndërsa së pari i ka publikuar portali boshnjak SAFF.
Lavdrimi thyen mitin se shqiptarët nuk prejnë fëmijë
















Lavdrim Muhaxheri, terroristi nga Kaçaniku, ka shuar përfundimisht mitin se shqiptarët nuk vrajnë fëmijë. Jo që vrajnë, por madje edhe i prejnë në fyt. Dhe foton e këtij akti barbar ai e ka postuar në faqen e tij në Facebook.
Vite më parë, krejt bota ishte tmerruar nga një foto e ngjashme. Thuhej se ishte shkrepur në Vushtrri, kur një polic serb shihej duke e prerë në fyt një fëmijë shqiptar.
Shikojeni dy fotot dhe kuptojeni se deri në ç’masë ka mund të shkojë çmenduria e njerëzve.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...