Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/07/27

PROTESTA NË STAMBOLL: SHQIPTARËT NUK JANË “TERRORIST”



Rreth 700 protestuar janë tubuar sot në Stamboll në përkrahje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni kundër rastit “Monstra”.
Me flamuj dhe slogane për raste të montuara gjyqësore, protestuesit fillimisht janë tubuar në parkun “Gazi” të këtij qyteti.
Njëri nga pjesëmarrësit në protesta ka thënë se një masë njerëzish prej rreth 700 vetave, kanë lëvizur nga Parku “Gezi”, dhe kanë shkuar para ambasadës së Maqedonisë në Stamboll, ku edhe kanë folur për protestën.
Ata kanë përcjellë mesazhin Gordana Jankullovskës se shqiptarët nuk janë ”terrorist”, duke bërë thirrje që njerëzit e pafajshëm të lirohen nga burgu sa më shpejtë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...