2014-08-02

Lideri i muxhahedinëve shqiptarë në Siri, Lavdrim Muhaxheri, ka punuar për KFOR’in amerikan në Kosovë

Kush është Lavdrim Muhaxheri?‏









Lavdrim Muhaxheri, që tash është lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, ka punuar për KFOR’in amerikan, në kampin “Bondsteel” dhe për NATO’në në Afganistan. Ai në Ramazanin e viti 2013 ka qenë pjesë edhe e aktiviteteve të BIK’ut në Kaçanik, gjë që dëshmohet nga disa foto që botohen për herë të parë. Tre persona janë arrestuar dhe i katërti është në kërkim dhe të gjithë dyshohen për terrorizëm- aktivitete që i kanë bërë të lidhur me Lavdrim Muhazherin. Gazeta “Express” sjell rrëfimin për jetën e tij, për inkuadrimin në lëvizjet ekstremiste dhe ngritjen në pozita udhëheqëse në grupet e luftëtarëve të afërta me “Al-Qaida’në”.

Lideri i muxhahedinëve shqiptarë në Siri, Lavdrim Muhaxheri, ka punuar për KFOR’in amerikan në Kosovë në kampin “Bonsteel”, në Ferizaj, kanë bërë të ditur për Gazetën Express miq të tij në Kaçanik.
Lavdrim Muhaxheri,apo i njohur si Komandant Muhaxheri, është zgjedhur në vitin që shkoi komandant i shqiptarëve që janë pjesë e krahut të rebelëve anti regjimit të Bashar Al-Asadit, por jo i pjesës që kërkon demokraci për Sirinë, por i krahut që lyp një Siri me sheriat – grupet e afërta me “Al-Qaida’në”.
Së paku një i intervistuar nga Express, i kthyer nga llogoret e luftës në Siri, kishte mohuar që ai është komandant. Ai tha që është vetëm garantues për shqiptarët që hyjnë në mesin e xhihadistëve. Por lidhjet me të dikë e quan në burg.
Këtë javë organet e ndjekjes kanë çuar prapa grilave llir Berishën, Jetmir Kyçykun dhe Sedat Topjanin, kurse në kërkim është shpallur Burim Ballazhi. Të gjithë dyshohen për veprimtari terroriste, derisa nuk mohohet se po mbikëqyrën edhe persona të tjerë të lidhur me këtë grup.

Vitin e kaluar u arrestuan edhe 6 persona të tjerë të dyshuar po ashtu për terrorizëm me bazë fetare-islamike dhe një i shtatë ka mbetur ende në arrati.
Express ka raportuar se mbi 10 kosovarë po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze në Kosovë dhe se ata mund të atakojnë që nga Qeveria e deri te kampet e KFOR’it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë.

Lavdrim Muhaxheri para se lë lidhje me religjionin
Ai punoi si krah pune në Kampin “Bonsteel” për një periudhë të caktuar, deri në vitin 2010. Pas kësaj, tregojnë miqtë e tij, ai ruajti raporte dhe rekomandime të mira nga punëdhënësit e tij-KFOR’i amerikan sa që me anë të një kompanie private, si shumë të rinj kosovarë, udhëtoi për të punuar në Afganistan, në kampet e NATO’së. Atje kishte punuar afro dy vite. Miqtë e tij tregojnë për Express se Lavdrim Muhaxheri është lidhur me rrymat ekstremiste vetëm kah fundi i viti 2012, fillimisht në shoqatën lokale “Parimi”, nga e cila me vonë u krijua shoqata “Rinia Islame – Kaçanik”, ku Lavdrim Muhaxheri ka pozitën e “Emirit”- udhëheqësit të krahut ushtarak të organizatës.

Lavdrim Muhaxheri iu bashkua luftës në Siri, si muxhahedin, në vitin 2012, për t’u kthyer një vit më vonë. Ai deri në gjysmën e Ramazanit të viti 2013 ishte në Kosovë, ku më pastaj iu ri-bashkua luftëtarëve në Siri, ku edhe mori pozita udhëheqje.
Express ka siguruar fotografi ekskluzive nga aktivitetet e këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Kaçanik, këshill që udhëhiqet nga Florim Neziraj.
Gazeta ka provuar që të kontaktojë me Lavdrim Muhaxherin për të marrë një koment të tij në lidhje me punët e tij në kampin “Bonsteel” të KFOR’it dhe punën e tij në kampet e NATO’së në Afganistan, por ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës.
Pyetjeve nuk u janë përgjigjur as grupet me të cilat është i lidhur Lavdrim Muhaxheri. Lavdrim Muhaxheri u bë i famshëm fillimisht me një video në Youtube ku ai bënte thirrje për t’u bashkuar të rinjtë shqiptarë mysliman luftës në Siri.

Ai më vonë mori rolin kryesor në sqarimin e përplasjeve të brendshme në kampin e rezistencës kundër Bashar Al Asadit, ku ishte edhe i pari nga shqiptarët që haptas konfirmoi që ekzistonin përçarje të thella në mesin e revolucionarëve, përçarje deri në ndjekje të njëri-tjetrit për vrasje.
Këto grupe janë pajtuar me marrëveshje.

Tash Lavdrim Muhaxheri udhëheqë togën e shqiptarëve, duke përfshirë edhe shqiptarët nga Shqipëria e Maqedoni, në strukturën brenda ISIS’it e përbërë nga të huajt, që janë me mijëra. Nga mbi 10 mijë ushtarë sa i ka ISIS, llogaritet që mbi 2 mijë janë të huaj nga Europa. Lavdrim Muhaxheri i raporton drejt për së drejti komandant “Ebu El-Bagdadit”.
Lavdrim Muhaxheri, i rekrutuar nga BIA serbe! (Foto + Video)
Lavdrim Muhaxheri po bënë kerrdi në Siri. Djali nga Kaçaniku vazhdon të jetë lajm gjithandej ku jetojnë shqiptarët, por edhe me gjerë.
Ai dje u shfaq në Facebook duke prerë kokën e një të riut në Siri, në ditën kur formacioni terrorist ISIS (shteti i Irakut dhe Shami-Siria) kreu masakër të paparë në Tikrit të Irakut duke lënë të vrarë afërisht 200 persona.
Lavdrimi para së të shkonte në Siri pati punuar për KFOR-in amerikan, në kampin “Bondsteel” dhe për NATO-n në Afganistan.
Por si u rekrutua komandant Muxhahiri, siç njihet ai në mesin e xhihadistëve shqiptar nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, në grupet terroriste?!
Burime të besueshme brenda strukturave të sigurisë në Kosovë i kanë thënë Indeksonline se Lavdrim Muhaxheri, në kohën kur Kosova po bëhej gati ta shpallte pavarësinë, ishte kontaktuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si BIA.
“Qëllimi i BIA-s ishte që brenda Kosovës të kishte elemente radikale fetare për ta destabilizuar vendin në prag të pavarësisë. Kontakti dhe bashkëpunimi me Lavdrim Muhaxherin ka nisur pak muaj para shpalljes së pavarësisë”, kanë thënë këto burime.
Sipas tyre, Muhaxheri dhe strukturat e Sherbimit Informativ serb “ishin pajtuar” që të bashkëpunojnë dhe si dëmshperblim ai (Lavdrimi) mori edhe mbështetje financiare nga BIA.
“Strukturat e sigurisë të Kosovës i kishin rënë në gjurmë kësaj marrëveshjeje dhe këtë e kishte kuptuar edhe vet Muhaxheri, i cili për një kohë u përpoq të tregohet i sjellshëm dhe i ‘urtë’, mirëpo asnjëherë nuk u tërhoq nga aktivitetet me karakter fetar”, thonë tutje këto burime.
E gjithë kjo tregon se personat e radikalizuar fetarisht në Kosovë janë ‘brum’ i strukturave shtetërore të Serbisë, të cilat vazhdimisht janë përpjekur që Kosovën ta quajnë edhe si çerdhe të radikalëve.
Edhe më parë, Sherbimi Informativ i Serbisë ka publikuar raporte të ndryshime ‘hetimore’ për ish krerët e UÇK-së dhe lidhjet e tyre me persona dhe organizata të dyshimta, veçanerisht ato financiare.
Lavdrim Muhaxheri e kishte edhe ‘klanin’ e tij të njerëzve besnik. Disa prej tyre që ishin me të në Siri tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Në paraburgim gjenden Ilir Berisha dhe Jetmir Kyçyku, të cilët ishin arrestuar brenda një ditë, derisa Burim Ballazhi ishte arrestuar me vonë.
Muhaxheri së bashku me terroristë tjerë, një muaj më herët e kishte shqyer publikisht pasaportën e Republikës së Kosovës, kurse të tjerët edhe pasaportat e Shqipërisë, me arsyetimin se “myslimanët janë një dhe nuk kanë nevojë për pasaporta shtetesh, sepse i takojnë shtetit islam”.
Aktualisht Lavdrim Muhaxheri udhëheqë ‘njësitin’ e shqiptarëve në kuadër të ISIS-it./Indeksonline/
Kosovari nga ISIS shkyen pasaporten e Kosoves publikisht dhe kercenon jobesimtaret me thike!
https://www.youtube.com/watch?v=V40fu_UkFgA
Tortura te tmerrshme ne SIRI +16
https://www.youtube.com/watch?v=Fb6AVsrj9TQ
https://www.youtube.com/watch?v=o0Zv3H7SQ0c#t=96 
Shefqet Krasniqi: Ruana Zot prej njerëzve si Lavdrim Muhaxheri
Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është tmerruar kur ka parë fotografitë në mediat kosovare, në të cilat shihet Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës ISIS, duke ia prerë kokën një të riu që besohet se i takon sektit Shiit.
Thotë se nuk mund ta besojë atë që ka parë, ndërsa konstaton se një akt të tillë çnjerëzor mund ta bëjë vetëm një njeri i çmendur.
Duke folur për Politiko.net, Imami Shefqet Krasniqi pohon se e keqja bëhet më e madhe kur këto veprime kryhen në emër të fesë, e aq më tepër kur ata janë pjesëtarë të kombit shqiptar.
“Unë dje e kam parë në gjysmë të natës. Vetëm e lexova për çfarë bëhet fjalë, por nuk munda të bej ballë ta shikoj videon. U tmerrova. Ruana Zot prej njerëzve të tillë”.
“Nuk mund të besoj dhe ende nuk dua të besoj që një gjë e tillë është e vërtetë. Njeriu ta marrë thikën dhe ta presë njeriun, e ta postojë në rrjete sociale, La Ilaha IllAllah, kjo është tmerr. Kjo, nëse ka ndodhur, nëse nuk është ndonjë montim, është pa koment, çmenduri, çmenduri”.
“Nuk di njeriu çka thotë. Njeriu kur luan në kokë, çka nuk bën. Përndryshe, pa luajtur njeriu në kokë,një gjë të tillë nuk e bën, Eudhubillah”.
“Zoti na ruajt. Të bëhet një gjë e tillë edhe në emër të fesë, aq më keq që janë fëmijë të kombit tonë, në emër të fesë sonë, La Ilaha IllAllah”.
Krasniqi thotë se krimi është krim. Ai nuk njeh as ngjyrë, as racë, as fe.
“E keqja tek çdo njeri në botë që e bën atë, është e keqe, është mëkat. Krimi është krim, nga kushdoqoftë që veprohet. Krimi nuk njeh racë, gjini, ose fe, ai është krim, ta bëjë atë evropiani, aziatiku, afrikani, ai është krim,por, në këtë rast, neve që na dhemb edhe më shumë kur është i bijve tanë, kur është i kombit tonë, kur është i fesë sonë.”.
“Kjo është qysh ka thënë populli ynë: “Një budalla e gjuan gurin një vend dhe 99 tjerë nuk mund ta nxjerrin”.
“Shyqyr që secili e ka për vete. Fundi i fundit, secili e ka për veten e vet, e ka përgjegjësinë për vete në Dynja dhe në Ahiret”.
Në media gjatë ditës së djeshme janë botuar fotografi me pamje të tmerrshme, në të cilat Lavdrim Muhaxhiri, pjesë e organizatës ISIS, i cili për një kohë të gjatë po merr pjesë në luftërat në Siri, shihet duke e prerë në fyt një të ri i cili besohet se i takon sektit Shiit.
Shefqet Krasniqi mendon se pamje të tilla nuk është mirë të publikohen. Ndërsa, është lutur që personat e tillë si Lavdrim Muhaxheri të mos kthehen kurrë në Kosovë.
“Mesazhi im pikë së pari është që ato sende mos t’i publikojnë mediat hiç. Sepse, nuk ka nevojë që të përhapet gjuhë e urrejtjes, gjuhë e cila mund t’i trishtojë njerëzit dhe mos të flenë tërë natën”.
“Nën dy, nëse është e vërtetë, nuk është realiteti që përfaqëson një shoqëri kosovare, por as 1% e as 0.01% të shoqërisë kosovare. Por, janë njerëz të shpërlarë në tru totalisht. Shyqyr që nuk janë këtu e inshallah kurrë në Kosovë nuk kthehen”, ka deklaruar Shefqet Krasniqi për Politiko.net.

RTK: Në shtepinë e Lavdërim Muhaxherit

Një ditë pasi një fotografi e të birit tmerroi botën, dera e shtëpisë së Kjani Muhaxhirit në periferi të Kaçanikut ishte e mbyllur pothuajse gjatë gjithë ditës
. Prindërit dhe dy vëllezërit thonë se nuk janë aty. Përreth oborrit bëjnë pothuajse roje axhallarët dhe kushërinjtë.
Në shtëpinë e Lavdërim Muhaxherit të afërmit preferojnë më tepër t’i përgjigjen me heshtje aktit makabër. Ata e pranojnë që fotografia ku vërehet një i mitur me kokë të prerë në duart e Muhaxherit nuk është e rreme. Madje kanë edhe arsyetimin për të.
Janë xhaxhallarët ata që shpjegojnë pse ai i preu kokën një njeriu. Axha i tij, Kadri Muhaxheri thotë se nuk është ndier mirë. “
Por, kjo është luftë. Çka t’i bësh. Edhe këtu ka pas luftë, çka nuk ka ndodhë. Kanë pre koka e gjithçka”, thotë ai për Radio Kosovën.
Kjo fotografi nuk është që i ka bërë të ndihen mirë, por ata e dinë pse Lavdërimi ka ardhur deri tek ky moment morbid.
Në versionin e tyre viktima pa identitet nuk është një i mitur. Sipas tyre bëhet fjalë për dhunuesin e një femre. Në kasaphanën e Sirisë edhe dhunimi i femrave po përdorët si armë lufte. Më tej ata këpusin fijen e shpjegimit. Nuk japin detaje të tjera, përderisa fotoja e ka përçuar tmerrin. Megjithatë nuk është vështirë të shpaloset ndjesia për të nipin. “Djalë më të mirë në Kosovë nuk ka”, thotë Kadriu..
Ajo që shihet në qenësinë e tërë anëtarëve të familjes është një raport mirëkuptimi me veprimet e tij, në zemër të së cilave është “lufta për Xhihad”.
Në asnjë mënyrë ata nuk duket se kundërshtojnë veprimet e tij, asnjë gjë që ai e ka bërë deri më tani.”Është zgjedhja e tij. Ai nuk e ka bërë për pare sepse nuk është që i ka pasur punët keq në aspektin material”, thotë axha i tij Kadriu. Në këtë zgjedhje rrugësh për tek konfliktet ku prerja kokës është një opsion, te Muhaxherët nuk ka distancim. Të paktën jo haptas.
Prej janarit të këtij viti Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur hetimet ndaj Lavdërim Muhaxherit për organizim të grupeve që shkojnë në konflikte jashtë vendit dhe pjesëmarrje në aktivitete të terrorizimit. Por, familjarët e Muhaxherit që publikoi një video ku shihej tek po e griste pasaportën e Kosovës diku në “tokat e Shamit” nuk i besojnë sistemit të drejtësisë në vend. Sipas tyre “në Kosovë nuk mund t’i besosh gjyqësisë”.
Ky pohim mohues bëhej saktësisht në orën kur fotot e Lavdërim Muhaxherit e kishin shty presidenten të mbledh në Prishtinë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Megjithatë që prej një viti që kur sipas tyre Lavdërimi iu bashkua luftës në Siri ata janë të vetëdijshëm se gjërat kanë ndryshuar shumë për ta. Por, thonë se nuk bëhet fjalë krejt për të keq. Madje konsiderojnë se janë familje e respektuar dhe se njerëzit i duan. Ata nuk e mohojnë që djaloshi 25 vjeçar që ka të kryer vetëm shkollën e mesme ka shumë shokë. Disa nga ata sipas tyre janë atje, pas tij. Në shpjegimin e tyre Xhihadi po e tërheq ngadalë armatën nga Kosova, rekrutët më të shumtë të të cilit thuhet se janë po nga kjo anë.
Ata flasin për një rrugë të shkurtër të Lavdërim Muhaxherit prej një të riu të zakonshëm në Kaçanik që ndihmonte të atin në tregtinë me pemë e perime nëpër tregjet e Kosovës deri tek përfshirja në tregun botëror të Xhihadit nën simbolin “Shteti Islamik të Irakut dhe Sirisë” (ISIS). Përcaktues për këtë zgjedhje të tij thonë se ishte koha sa ai po punonte në një bazë amerikane në Irak. Ata i bien me ngulm idesë se ai nuk ka punuar në bazën ushtarake amerikane (Bondsteel) në Kosovë. Por, thonë se ai ka pasur shumë miq amerikanë në Kosovë, të cilët madje i kanë ndihmuar atij që të shkoj në Irak.
E gjitha sipas familjarëve ka nisur në Irak, aty ku ai sipas tyre punonte për amerikanët, por duke hezituar të tregojnë se çka punonte. Pastaj mbyllin rrëfimin për këtë kapitull kohor. Sipas numërimit të tyre kalendarik Lavdërim Muhaxheri ka vetëm një vit që i është bashkuar kësaj lufte. E kjo luftë e tij duket e pakuptimtë për shumë banorë të Kaçanikut.
Një ditë pas, qyteza lindore e Kosovës shfaq tronditjen nga fotot e Muhaxherit. Njerëzit e quajnë hapur krim monstruoz, pavarësisht rrethanave apo shpjegimeve. Ajo që më nuk e fshehin është se rrjetet që po i rekrutojnë ata kanë rrënjët në radikalizëm.
Një pjesë e atyre që e kanë njohur Lavdërim Muhaxherin, thonë se ende është e vështirë të kuptojnë pse ai dhe të tjerë si ai, zgjodhën këtë rrugë.
“Kjo nuk mund të pranohet është e tmerrshme. Asnjë element i fesë nuk lejon krimet tilla”, thotë një komshi i familjes Muhaxheri në Kaçanik.
Ka edhe ndonjë që beson se lufta e tyre mund të jetë e drejtë.” Mendoj që e kanë me të drejtë”.
Të tjerë besojnë se bëhet fjalë për ideologji vrasëse që kanë bazën në dhunë dhe krim..
“ Unë mendoj që njerëzit si Lavdërimi paguhen. Ekziston papunësi e madhe. Mendoj që këta po financohen nga grupe terroristë. Unë për vete po të ishte për Palestinën kisha shkuar të luftoj nesër. Por, për ISIS në Siri e Irak kurrë”, thotë një i ri tjetër që gjithashtu nuk dëshiron t’i përmendet emri.
Në këtë mënyrë, duket se pengesa kryesore për Lavdërimin dhe luftëtarët si ai është që ideologjinë e tyre nuk e ndajnë shumica e të tjerëve në Kaçanik dhe përtej.
Nëse domosdoshmërish janë përcaktuar të ndjekin rregullat e islamit në mënyrën siç i predikon ISIS, e që natyrshëm shpien në dhunë, në Kosovë ata i pret përballja me gjyqin.
Sipas ligjeve të vendit këto grupe duhet t’i përgjigjen drejtësisë.Sidoqoftë “drejtësia hyjnore”, kauza për cilën ata po thonë se po luftojnë, po flet përgjakshëm çdo ditë e më tepër.

Pergjimet e “tradhtisë së 8 shqiptarëve” në Siri: Pasi t’ju lëpijnë këmbët, prijuni kokën…

 
Bujar Hysa (Ebu Usama lindur ne 1971 në fshatin Bastar Tiranë e banues në Mëzes Tiranë dyshohet per kryerjen e vepres penale te “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste” atë të “nxitjes, thirrjes publike dhe propogandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, dhe atë të “nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”.
Për akuzat e rënda veç të tjerave, ka një seri përgjimesh shumë të detajuara dhe të hollësishme, që përmbajnë sms, telefonata dhe regjistrime të predikimeve të tij në Xhami. DITA posedon një dosje të plotë të Shërbimit Informativ me këto përgjime dhe ka zgjedhur sot për botim disa pasazhe të tyre.
“Nen drejtimin dhe organizimin e te dyshuarve Bujar Hysa, Genci Balla, Gert Pashja, nje grup prej 13 personash ne role te ndara si organizator, financues, ndihmes, nxites si dhe persona te tjere Shkelzen Dumani, Edmond Balla, Verdi Morava, Fadil Myslimani, Shyqyri Kaca, Orion Reci, Almir Daci, Medi Manallari, kryejne veprime ne bashkepunim…. Organizatori kryesor i kesaj veprimtaria kriminale eshte i dyshuari Bujar Hysa… Konkretisht ky shtetas implikohet ne veprimtarine kriminale ne bisedat telefonike qe ai ka zhvilluar gjate kohes qe ka qene ne përgjim qe prej date 20.12.2013 e ne vazhdim – thotë materiali me përgjimet.
Lavdërim Muhaxheri
Përgjimet identifikojnë si një person me shumë influencë në frontin sirian kosovarin Lavdërim Muhaxheri. Në material thuhet se ai ka hyrë qenë në Shqipëri para se të shkonte në Siri, dhe më pas në Shqipëri kanë hyrë edhe të afërm të tij. Më poshtë pjesë nga mteriali:
“…Me date 20.01.2014, eshte pyetur shtetasi Shaban Rasha, babai i peronit te vrare Diamant Rasha. Ky shtetas ne deklarimin e tij sqaron se: Diamant Rasha (emri fetar Ebu Amar) (Ish Komando ne Zallher) eshte nisur ne drejtim te Turqise ne date 10 shkurt 2011 me qellim per te shkuar ne Siri si Xhihadist. Gjashte muaj me pas ka marre dhe gruan e femijet e tij. Ne date 27.12.2013 eshte njoftuar nga vjerri i Diamant Rashes, shtetasi Skender Allhysa, se Diamanti ishte vrare ne front. Ky shtetas sqaron se djali i tij Diamant ka qene pjese e grupeve Xhihadiste kunder regjimit te Bashar AI Assad dhe nuk ishte pjese e Ushtrise se Lire Siriane (opozita që mbështetet nga Perëndimi).
Sipas vezhgimit te kryer ne date 20.01.2014 Shaban Rasha pasi ka dale nga Prokuroria eshte drejtuar per ne shtepine e tij dhe ne afersi eshte takuar me 6 persona te cilet ishin me automjetin Furgon me targe 05 320 BJ. Nga verifikimet e targes ke rezultuar se keta persona ishin Kjani Muhaxheri dhe Shaban Muhaxheri, nga Kosova të afërm të Lavdrim Muhaxherit nga Kaçaniku i Kosovës i cili ndodhet për Xhihad në Siri dhe është drejtues i grupit xhihadist të Shqiptarëve. Kjani Muhaxheri ka hyre dhe ka dale nga RSH më parë bashke me Lavdrim Muhaxherin…”
Implikimi i policëve në Rinas
Përgjimi ndaj shtetasit Shkelzen Dumani ka nxjerrë edhe implikim të policëve të Rinasit në kalimet e personave drejt Sirisë. Pjesë nga dosja:
“…Per te kaluar ne Rinas pa probleme Shkelzeni komunikon me shokun e tij Isa me nr. 0698428459 i cili i siguron se ka folur me Blendin.. Nga verifikimi rezulton se Blend Kodra eshte specialist i antieksplozivit ne PKK Rinas, i cili do te ndihmonte Shkelzenin per te kaluar. Ne date 01.02.2014 ne Rinas Shkelzen Dumani ka ardhur me nje taksi bashke me dy femijet e tij Endri dhe Eva Dumani si dhe me shtetasin Ilir Shala dhe Bledar Mile.
Shkelzeni ka komunikuar me nje numer policie i cili me pas eshte identifikuar si punonjësi i policise Skender Sallaku, ku këtij te fundit i eshte prezantuar si shok i Blend Kodres. Skenderi ka shoqeruar Shkelzenin duke e futur ate ne nje dhome per kontrollin e bagazheve. Ndërkohë që prisnin për të hyrë në pjesën e brendëshme të aeroportit ku bëhet dhe kontrolli përfundimtar i pashaportave u vu re që Bledar Mile dhe më pas edhe Ilir Shala të takonin një punonjës policie me uniformë Skender Sallaku me të cilin komunikuan shkurtimisht.
Me pas Shkelzen Dumani ka kaluar bashke me femijet e tij ndersa Ilir Shala nuk eshte lejuar te kaloje….”
Na japin 150 dollarë në muaj…
Ka qenë gjithmonë një pyetje e vështirë ajo nëse këta djem që shkojnë në siri, paguhen në njëfarë mënyre. Përgjimet që DITA disponon ofrojnë episodin e mëposhtëm:
“…Ne date 05.02.2014 eshte pyetur shtetasi Artur Balla (Emri Fetar – Omer) dhe bashkeshortja e tij shtetasja Lutfije Balla (te kthyer nga Siria ne date 05.02.2014). Pas informacionit te marre ne rruge konfidenciale se shtetasi Artur Balla (Ish Komando ne Zallher) bashkëshortja e tij Lutfije Balla dhe vajza e tyre Mersa Balla do te ktheheshin nga Siria per ne Shqiperi nepermjet PKK Kapshtice ne date 05.02.2014, nga ana jone u be e mundur shoqerimi i tyre ne Pkk Kapshtice ne date 05.02.2014 dhe me pas pyetja e tyre ne ambjentet e Kom.Pol.Devoll.
Gjate këqyrjes se telefonit celular te tij dhe te bashkëshortes jane fiksuar me procesverbal te këqyrjes dhe fotografuar sms te cilat tregojne se Arturi dhe familja e tij kane qene ne Siri. Po keshtu ne nje sms Lutfija shprehet se ne Siri atyre qe jane familjare i japin 150 dollare ne muaj. SMS i dates 13.11.2013, ora 16.33.05, derguar numrit 00355673896431 (Belda) me tekst: “Ketej nuk munçon asgje jane te gjitha ne qe jemi familjar najapin 150 dollar ne muaj hajt selamalekum se do fal akshamin”.
Predikimet kundër Amerikës
Mbi bazen e Vendimit te Gjykates eshte lejuar pergjimi i bisedave ne Xhamine e Mezesit ku i dyshuari Bujar Hysa predikon. Ne bisedat e rregjistruara ne Xhamine e Mezezit ne Iigjëratat qe jane mbajtur nga Imamet e tyre perkatesisht Genci Balla dhe Bujar Hysa shprehet qarte përkrahja dhe përhapja e fjales per te shkuar per Xhihad ne Siri. Keta dy persona përkrahin dhe mbështesin shqiptaret qe jane duke luftuar ne Grupet Xhahbat AI Nusra dhe grupet e tjera Xhihadiste pjese e Shtetit Islamik te Irakut dhe Shamit ose Levantit. Më poshtë, pjesë nga ligjërata në Xhami, pasi ishte marrë vesh vrasja në Siri e shqiptarit nga Vlora Hasan Korvafaj, që është vrarë jo nga forcat e Asadit, por nga opozita siriane.
“…Hasani u vra nga dora e tradhëtarëve, u vra nga dora e atyre, që u shkuan nga pas muslimanëve, duke u vendos thikën mbas shpinës. (Hasani ishte me ata) që shkuan për të hequr padrejtësinë dhe zullumin ndaj atij populli. Hasani u vra nga ata që perëndimi i mbështet për të vendos demokracinë. Hasani nuk kishte shkuar për demokraci. Hasani kur ishte këtu e luftoi demokracine, i luftoi pushtetet e tagutëve (jobesimtarëve… Hasani adhurues, Hasani trim, në moshën 57 vjecare i dha besën Allahut. Hasanin nuk e zinte gjumi dhe unë e di. Sa herë më është drejtuar duke më thënë: Aman më gjej rrugë se nuk mund të jetoj i poshtëruar? Motrat dhunohen, femijët digjen… Ah i mjeri unë si shembulli i Hasanit. Aman, aman, – më tha (Hasani). Ta dish ti se cfarë përjeton prej kënaqësisë do vish menjëherë. E mbylli…
… Perëndimi po i futet të gjithëve nëpër shtëpia (me media etj) dhe po i ngatërrojnë jetën e tyre. Por do të vij me lejen e Allahut një ditë, shumë shpejt; në këtë dynja (jo në botën tjetër) që do t’i ….shqyejmë me dhëmbë qafirat (jobesimtarët) që na kanë rënduar aq shumë…. Po sa thirrësa ka që kane frikë ta thonë të vërtetën??? Burgu, vrasja … (d.m.th edhe sikur të përballesh me këto dygjëra ia vlen…) Po aka më mirë se sa të shkosh tek Allahu si shehid (dëshmor për hir të fesë e Allahut). … Kështu dhe Amerika që thotë se vetëm ajo e di se si duhet drejtuar Bota, e vetëm ajo e di se si duhet të jetojnë muslimanet.
Kështu thotë Amerika, unë jam perandoria, kush jeni ju. Ju sjeni asgjë (për muslimanët).
…ashtu dhe Amerika i thote njerezve, që s’duhen pranuar ligjet e Allahut dhe duhet të jetoni me ligjet që unë vendos për ju. Kur marr për shembull Amerikën këtu i përfshij të gjithë. Faraoni madh është Amerika, të tjerët që i shkojnë nga pasjanë ushtarë qëe ndjekin e janë nën urdhëresat e saj…”
“Pasi t’iu lepijne kembet, prijuni koken…”
Me vendim te Gjykates se Shkalles se pare per Krime te Renda eshte lejuar pergjimi i bisedave telefonike te bera ne mes te dyshuarve. Nga permbajtja e tyre me interes paraqiten bisedat për një pengmarrje. Bëhet fjalë për disa shqiptarë të cilët ikin nga grupi i rebelëve që kërkojnë shtet islamik dhe shkojnë në një grup që kërkon demokraci pas rënies së Asadit. Ata e kanë deklaruar këtë gjë në një video. Më pas duket që ata janë bërë pishman dhe janë kthyer tek grupi shqiptar. Bujarit, i komunikohet situate në telefon dhe ai thotë: “Pasi t’iu lepijne kembet pastaj prijuni koken…”
Më poshtë përgjimet e bisedave Siri-Shqipëri mbi pengmarrjen:
•Ne date 07.01.2014 ora 19.52 personi me nr. 0672886422 merr Bujari dhe i thote se Enesi ka postuar nje vidio ku ka dale ai shoku qe ka ikur bashke me ate qe ka lene fuaristraden atje te Xhamia. Flet dhe shqip dhe arabish per ata personat qe kane marre peng. (Fuoristraden te xhamia e ka lene Altin Demirlika, Mitsubishi Pajero me targe AA 503 CH).
• Ne date 07.01.2014 Ferid Dedja me nr. 0672939434 merr Bujarin dhe thote se Ismail Tola ka pare videon ne Facebook dhe meqe eshte arabisht ta shohim tek ti. Qe ta marrim vesh ca thote. E lene per tu takuar te xhamia. (Ismail Tola eshte emri fetar i Astrit Tola).
• Ne date 07.01.2014 Kastrioti me nr. 0662019758 merr Bujarin dhe i kërkoj ti tregoje videon dhe Bujari thote se nuk ja ka derguar atij.
• Ne date 07.01.2014 Me pas e merr Bujari ne tel Kastriotin dhe i thote nese e pa vidion. Kastrioti i thote se e ka pare dhe mendon se i kane zene rob prandaj flasin ashtu. Pastaj i kane dorezu te Xhebja i thote Bujari.
• Ne date 07.01.2014 Bujari merr ne tel Zeqir Imerin ne nr. 0673988734 dhe i thote per.vidion. I sqaron se ishte Shpresimi dhe Metin (Ebu Seit) vjerri i Erjonit. Zeqiri i thote qe te behet i forte dhe te kujtoje endrren qe ka pare ai vëllai per clirimin e shpejte.
• Ne date 07.01.2014 Fadil Muslimani me nr. 0672812060 merr Bujarin dhe diskutojne per vidion dhe Fadili i thote se kane marre shume persona dhe nuk po e kupton se fare po ndodh se dhe ai personi nuk flet shume qarte.
• Ne date 08.01.2014 Orion Reci (Enes) merr Bujarin dhe flasin per vidion ku Bujari i thote se ata i kane kapur per tu shfaqesuar përpara Omer Shishenit pasi eshte duke bere namin dhe ka thene se do te marre hak 10 fish, se kam pare lajmet arabe. Orioni nuk eshte i qarte dhe i thote se do takohen nga afer.
• Bujari merr Kujtim Tafen dhe e sqaron ne lidhje me Vidion ku ka fol Lavderimi.
• Perseri Kujtimi merr Bujari dhe Bujari e njofton se ka lajme te mira. Ka fol dhe per veprime qe jane duke u bere. EI Babin e kane marre dje ata. Ebu Abdullai , Emiri (Emir do te thote Prijes, Ebu Abdullai eshte Lavdrim Muhaxheri) thote se ata ne vidio kane fol nga zori dhe grupi qe e ka kapur jane ata qe i kane sulmuar dhe ata do te marrin hak pas dy – tre ditesh.
• Flet me Shukriun dhe ky i fundit i sqaron situaten e pengmarrjes. Kane marre peng Shpresimin, Ebu Katelin nga Kosova dhe 6 motra. Shukriu i thote se ka ardh Omer Ceceni ketu ne nje fshat afer dhe ishalla behet mire.
• Bujari merr ne tel Tonin vellain e Arbrit dhe e sqaron per fare ka fol me Shukrin dhe i thote se personi qe ka dale ne vidio. ai me shami te kuqe ka ikur vete nga grupi jone dhe nese kthehet do te kete gjykim te veçante.
• Orioan Reci me nr. 0684939007 merr Bujarin dhe flasin per situaten e pengmarrjes dhe Bujari e sqaron se ky personi qe ka ikur ka shkuar tek grupi Livaul Teuhid dhe Livaul Cep (jane grupe qe luftojne per demokraci).
• Date 10.01.2014 Haliti me nr. 00905347169046 merr Bujarin dhe i thote se nuk e ka marre pasi ka pasur pune. Ajo gje qe ishte, ishte se nuk iu binden urdhrit te atij te parit. Tani po qajne, thone jemi te Jusra, luten kur flasin me ne. Kane dorëzuar rrobat dhe thone aman. Bujari i thote se pasi t’iu lepijne kembet pastaj prijuni koken…
Ku gjenden shqiptarët në fraksionet anti-Asad në Siri
Ndërkohë që vazhdon diplomacia ndërkombëtare për krizën në Siri, vazhdon edhe beteja në vend mes fraksioneve kryengritësve dhe qeverisë së Presidentit Assad. Kryengritësit janë një masë heterogjene dhe e ndarë në fraksione të ndryshme me axhenda të ndryshme.
Luftëtarët e Jabhat al-Nusras janë betuar për besnikëri ndaj al-Kaidës. Ata janë ndër më të stërviturit dhe më të armatosurit në Siri. Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë si terroristë. Shumë prej tyre kanë luftuar kundër amerikanëve në Irakun fqinj. Një prej komandantëve përdor pseudonimin Sheikh Abu Ahmed:
“Njerëz si unë dikur luteshin në xhami pesë herë në ditë. Para revolucionit, regjimi sirian e konsideronte këtë si krim. Si rezultat, ne arrestoheshim, ndaloheshim dhe torturoheshim nga agjenci të regjimit. Prandaj e kundërshtojmë me gjithë zemrën këtë regjim”.
Luftëtarët xhihadistë si këta anëtarë të al-Nustras janë ndër arsyet përse ngurojnë Shtetet e Bashkuara të dërgojnë armë në Siri. Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel shprehet:
“Eshtë një situatë jo-perfekte. Nuk ka alternativa të mira. Ky është një realitet i ndërlikuar dhe i paqartë”.
Zyrtarët amerikanë thonë se deri në 100 mijë kryengritës sirianë po luftojnë për të rrëzuar qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad. Nga 15 deri në 25 për qind e tyre kanë lidhje me al-Kaidën. Por zyrtarët amerikanë thonë se elementi i moderuar përbën numrin më të madh të opozitës siriane. Presidenti Obama shprehet:
“Shumica e popullit sirian dhe opozita me të cilën bashkëpunojmë, duan paqe me dinjitet dhe liri.. Eshtë e vërtetë se disa kundërshtarë të Assadit janë ekstremistë. Por al-Kaida do të forcohej edhe më shumë në një Siri kaotike nëse populli e sheh që bota nuk po bën asgjë për të parandaluar vrasjen e civilëve me gaz helmues”.
Shumë kryengritës që luftojnë nën flamurin e Ushtrisë Siria e Lirë kanë dezertuar nga ushtria siriane. Një komandant shprehet:
“Para se të dezertoja isha toger-major. Pasi pashë tiranitë e bandave të Asadit, doja të mbroja vendin deri në pikën e fundit të gjakut, me ndihmë të Zotit”.
Disa grupe xhihadiste si Ahrar al-Sham kanë kryer sulme spektakolare me makina-bombë. Por analistët thonë se pjesa më e madhe e sirianëve nuk kanë dëshirë të jetojnë në një vend të sunduar nga ligji islamik. Këtë gjë kërkojnë grupet ku jaën përfshirë edhe shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë për të cilët po flitet këto ditë në media.
Ish-zyrtari i CIA-s Reuel Marc Gerecht thotë se nuk ka gjasa që kërcënimi xhihadist të bëhet realitet:“Dyshoj që organizata të vogla xhihadiste me 10-20 mijë anëtarë do të mjaftojnë për të dominuar në Sirinë pas-Assadit”.
Ndërkohë që diplomatët diskutojnë si të veprojnë në lidhje me armët kimike siriane, lufta vdekjeprurëse dhe e ndërlikuar në Siri vazhdon.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...