2014-07-16

Isniqi dha shumë trima!







Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri''
      Kush ishte Isuf Haklaj?!

Isuf (Nezir ) Haklaj lindi me 23 Janar 1955 në fshatin Isniq. Mësimet e para i filloi në Isniq për katër vite radhazi, ndërsa katër vitet e tjera i vazhdoi në Shkollën Fillore në fshatin Kryshec të Pejës. Pas përfundimit të shkollës fillore u regjistrua në Akademinë Policore ku e përfundoi me sukses të plotë në Vushtrri. Në vitin 1975 filloi të punoj në policinë e atëhershme në Vushtrri, ku punoi deri në vitin 1990. Ishte një ndër policët e parë që u largua nga puna për shkak se nuk ju përshtat kushteve,dhe urdhrave të regjimit serb në atë kohë.


Gjithashtu vlen të ceket se gjatë kohës ndërmjet viteve 1980- 1985 disa herë ishte larguar nga puna për shkak se gjatë demonstratave të vitit 1981 ishte plagosur gruaja e Isufit, e cila ishte pjesëmarrëse aktive në këto demonstrata, ku e njëjta ishte kërkuar disa herë nga policia e asaj kohe!



 Në vitin 1981 në uniformën e policisë Isufi ka shpërndarë material propagandistik të ardhur nga grupet të cilat ishin duke vepruar në Gjermani, dhe në vendet tjera perëndimore!

Foto: Akademi përkujtimore për 10 vjetorin e vrasjes makabre të Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj

Me datën 24. 11. 2013-11-21 dhe do të filloi në ora 13:00 Adresa: Dahesteinstrasse 1 Pfarheim- 6219 Sursee
Bashkatdhetarët nga fshatrat Pobërgje dhe Isniq organizojnë këtë Akademi përkujtimore për kwto dy figura të luftës, e më vonë pjesëtar të denjë të Policisë së Kosovës, që u vranë në pritë kur ishin duke gjurmuar krimet e caktuara. Tubimi do të mbahet: Me datën 24. 11. 2013-11-21 dhe do të filloi në ora 13:00 Adresa: Dahesteinstrasse 1 Pfarheim- 6219 Sursee. Në këtë Akademi janë të ftuar: Agim Mehmeti Shpend Shala Astrit Zemaj, si dhe Familjarët Cekaj.
Ftohën bashkëvendësit që të marrin pjesë në këtë Akademi Përkujtimore. Për informata: Besim Lokaj, nr. i tel. 076390 41 94 Me datën 24. 11. 2013-11-21 dhe do të filloj në ora 13:00 Adresa: Dahesteinstrasse 1 Pfarheim- 6219 Sursee.



By AdM  Kushtra

 Gjatë viteve 1985 - 1990 ka patur mjaft vështirësi, sepse në asnjë moment nuk është pajtuar, dhe njëherazi nuk ju ka bindur urdhrave të tyre që të përdoret dhuna ndaj popullit të pafajshëm, ku edhe Isufi kishte dalur po nga gjiri i po këtij populli të shtypur, dhe të pushtuar me shekuj! Mbas largimit nga Puna Isufi për afër 10 vite punoi si punëtor krahu për të siguruar ekzistencën e Familjes së tij, dhe aspak nuk ishte e lehtë për punën që e bënte, por morali i tij i fortë dhe dëshira për ta parë popullin e tij të lirë, si dhe urrejtja ndaj serbëve i japin moral që ti përballoj të gjitha sfidat që i pat përballë...!

Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'' Beke Osmonaj
         
 Gjatë Luftës: Vëllëzër prej gjaku 

Luftëtarët trima -Bekë Osmanaj nga Isniqi dhe Isuf Haklaj nga Isniqi 

Menjëherë pas largimit nga puna, Isufi kthehet në fshatin e lindjes në Isniq, sepse ishte i kërkuarr vazhdimisht nga policia, ku prioritet i tij ishte bashkëpunimi me autoritetet civile në fshatrat e vendit të tij. Me shpërbërjen e sistemit komunist serbo- sllavë, në Kosovë u formuan disa parti politike, fillimisht u formua LDK-ja dhe më vonë edhe disa të tjera, ku në mesin e tyre ishte edhe PSHDK-ja, e cila në programin e saj e kishte çlirimin e vendit nga pushtuesit serbë. Kjo parti ishte krahu i djathtë i LDK-së. Edhe në Komunën e Deçanit u formua PSHDK-ja, ku si udhëheqës i kishte disa njerëz të devotshëm, ku njëri ndër ta ishte edhe Isuf Haklaj, i cili dallohej për veprimet e tij të matura dhe burrërore, duke mos kursyer asgjë nga vetja për të mirën e atdheut, andaj me të drejtë mund të thuhet se Isuf Haklaj, dhe PSHDK-ja në Isniq sikur edhe në vendet tjera vepronte, dhe punonte me përkushtimin më të madh në interes të kombit, dhe të atdheut, duke mos kursyer asgjë nga vetja, madje as jetën e tij...!

Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'' Hysen Berisha
                                       Trimat e Dugagjinit Isufi me Hysen Berishën

 Isuf Haklaj dallohet për guximin dhe mbrojtjen e së drejtës me këmbëngulje, madje në mbledhje e ngritke zërin duke i demaskuar ata të cilët ishin duke vepruar në dëm të çështjes Kombëtare. Me fjalimet e tij shihet qartë vendosmëria e tij për luftë, sepse thoshte nuk ka alternativë tjetër, sepse kemi të bëjmë me një Armike që vetëm gjuhën e forcës e njeh! Si shokë ishte shumë i afërt, edhe ato para që i kishte në gjep i shpenzonte për interesin e përgjithshëm të Atdheut...! Isufi ishte shume vizionar, dhe me një përvojë shumë të madhe në jetën e tij...
Foto: Isuf haklaj ne Junik.
                                                
                                                  Isuf Haklaj  gjatë luftës në fshatin Junik



Shpesh na thoshte neve, kemi me vuajtur shumë, por pa luftë nuk mund të çlirohemi nga kthetrat serbo - sllave, gjithashtu në takimet te Bliri 600 vjeçar në Isniq, Isufi e merrte fjalën me vendosmëri dhe shpesh fliste për unitet, duke thënë se partitë shkojnë e vijnë, por ne jemi vëllezër, sepse ka ardhur koha ti lëmë anash mosmarrëveshjet dhe ti kthehemi realitetit aty ku Atdheu na thërret!


Foto: Lidhja e duarve tregon qe vertet jane kan si vllazen Isuf haklaj dhe Skender Hasangjekaj

Trimat e Kosharës:Isuf Haklaj dhe Skënder Hasangjekaj



Në sulmin e dytë në familjen Jasharaj me 22 janar 1998 ku ishin plagosur dy vajza të kësaj familje, si dhe sulmin në familjen Tahirsylaj në Isniq po në janar të këtij viti, u pa e nevojshme që populli të jetë më vigjilent, karshi situatës në terren, e cila ishte në prag të shpërthimit!

Foto

 Menjëherë Isufi për asnjë moment nuk ka ndejtur në shtëpi, por gjithmonë ishte në kontakt të vazhdueshëm me një grup djemsh nga Isniqi, të cilët vazhdimisht ishin në përcjellje të situatës si dhe në vëzhgim të vazhdushëm të forcave serbe!


 Masakra e marsit në Familjen Jasharaj në Drenice, Isufin e goditi shumë rëndë, ku në Grupin e tij që vepronte u pa e nevojshme që në mënyrë urgjente të mobilizohemi rreth një qëllimi të vetëm, pra shkuarja për armë në Shqipëri për nevojat e fshatit, edhe pse një pjesë e armatimit kishte hyrë në vitin 1992 nga Grupi i Sali Çekajt, Rrustem Bruqit, Saim Tahiraj etj!
Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'',Sebahate Tolaj
 Së bashku në Luftë- i vranë tradhëtarët e popullit në "Liri"

 Edhe përkundër insistimit të Bekë Osmonajt që Isufi mos të udhëtonte për Shqipëri, sepse i kishte fëmijët e vegjël, dhe gjendjen ekonomike e kishte shumë të vështirë, sepse gjatë udhëtimit për në Shqipëri mund të ndodhte më e keqja, në kufirin, i cili me mundime kalohej, por përgjigja e Isufit ishte e prerë, nuk do t'ju lë vetëm kurrën e kurrës!

Nuk mundemi të lëmë pa i përmendur edhe këpucët të cilat, Isufi i kishte marrur tek Fazli Haklaj, si dhe 20 DM. Sepse ishte i pa përgatitur për këtë udhëtim për shkak te kushteve të vështira ekomomike, të cilat i kishte në shtëpi...!

Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'',Isuf Jasiqi,Gafurr Tahiri


Në fillimin e prillit të vitit 1998, në Oden e Daut Ibish Mulajt u bë betimi në Flamurin Kombëtar, të këtij grupi në këtë përbërje: Isuf Haklaj, Bekë Osmonaj, Ismajl Imeraj, Xhevat Osmonaj, Naser Osdautaj, dhe Halil Mulaj, të cilët pas betimit menjëherë u nisën drejt Shqipërisë për armë, gjithashtu nga Isniqi kishte shkuar edhe një grup tjetër, me të cilët u takuan në Fsh. Popoc të Gjakovës!

Foto

 Mbas kthimit nga Shqipëria në Isniq formohet Shtabi Lokal, ku Isuf Haklaj ishte anëtar i këtij shtabi, dhe njëherazi ishte edhe Komandant Kompanie në Isniq. Mori pjesë aktive në luftimet në Isniq, kur ishte sulmuar fshati me 29 maj e tutje, ku tregoi profesionalizmin e pa shoq.

Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'',Xhevahir Neza,Xhevat Ibraj,Kreshnik Buqolli
Isuf Haklaj ''Skyfteri'',Xhevahir Neza,Xhevat Ibraj,Kreshnik Buqolli

 Së bashku me heroin Rrustem Bruqi, dhe Komandantin e fshatit oficerin ushtarak Skender Rexhahmetaj, dhe të tjerë bëri të gjitha parapërgatitjet për sistemimin e Brigadave të para Operative në nivel të Kosovës, Br.131, 133, 134 të cilat fillimisht u sistemuan në fshatin Isniq në Shtëpitë e familjeve: Bajraktaraj, Seferaj, Rexhahmetaj, Haklaj!




 Pas Betejës së Loxhës Brigadat u vendosën në Prapaqan në Shkollën Fillore, ku Isuf Haklaj kalon aty si Komandant i Policisë Ushtarake në Brigadën 134 të komanduar nga Tahir Zemaj. Isufi e mbajti me nder, dhe përgjegjësi të lartë këtë detyrë deri në shtator të vitit 1998, ku në ofensivën e shtatorit së bashku me një shumicë të popullatës civile, dhe të plagosur u nis drejt Shqipërisë për tu mobilizuar sërish, pas një muaji së bashku me Skender Rexhahmetaj në QS-PAPAJ. Isufi prapë e merr detyrën e komandantit të Policisë Ushtarake në GO3, ku në këtë përbërje ishin Br.134, 131, BDV-ja, ndërsa më vonë Brigadën  138  Agim Ramadani. Gjatë periudhës së stërvitjeve, si dhe parapërgatitjeve intensive për tu thyer kufiri në Koshare, Isufi ishte në nivelin më të lartë të detyrës në pjesën më delikate, atë të sigurisë së brendshme, dhe të jashtme të Brigadës me njësinë e Policisë Ushtarake që ajo e Komandonte.

Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri'' ,Sebahate Tolaj

Me 9 prill  1999 si shumë luftëtar të lirisë edhe Isufi ishte në shërbim të një Dite të madhe për Kombin tonë, ate të thyerjes së kufirit shqiptaro- shqiptarë me gjuhën e Forcës, së bashku me strategët e shquar të kësaj Beteje, heronjtë e Kosovës Sali Çekaj, dhe Agim Ramadani!



Isuf Haklaj ''Skyfteri'' ,Rrustem Berisha, Gjafer Gashi



 Isufi qëndroj i palëkundur deri në çlirimin e Kosovës duke i kaluar afro 15 muaj në uniformën e UÇK-së, por kurrë nuk u gjunjëzua për asnjë moment!



https://www.youtube.com/watch?v=xiqhf9hROQE


Foto: Isuf Haklaj ''Skyfteri''  n'Koshare
Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 Isuf Haklaj ishte në gjeneratën e parë, kur fitoi të drejtën për të vazhduar trajnimin në Vushtrri për Policinë e Kosovës, ku në vitin 2000 doli në detyrë në Deçan.


 Gjatë kohës sa ishte në detyrë në Deçan, ishte shumë i afërt me popullin, kreu me nder dhe profesionalizmin më të lartë, detyrën për të cilën ishte ngarkuar, ndërsa në anën tjetër ishte i brengosur vazhdimisht për parregullsitë, si dhe me kriminalitetin në rritje të grupeve mafioze që nuk ia donin të mirën Kosovës...!


  
Trimat isniqas:Bekë Osmonaj me Isuf Haklaj gjatë luftës 

Nga Deçani, Isufi ka kaluar në Pejë në detyrën e re, atë të hetuesisë në policinë regjionale ku gjithmonë ishte në nivelin më të lartë të detyrës deri me dt. 24 nëntor 2003, kur në orët e mëngjesit mbi të, dhe Sebahate Tolajn qëlluan me breshëri plumbash nga dora kriminale mbi atdhetarin, veprimtarin, komandantin, humanistin, luftëtarin e orëve të para Isuf Haklajn...


U qëllua natën e Bajramit... ndërsa, ndërroi jetë katër ditë më vonë, me dt. 28 nëntor 2003, në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe Flamurit Kombëtar! I ndejti besnik Betimit në Flamur deri në vdekje, dhe kurrë nuk e shkeli Betimin e dhënë...!

Teksti:Bekë Osmanaj nga Isniqi

Ilustrimet:Flori Bruqi nga Isniqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...