2018-07-23

Filmi 'Zana' shënon suksesin e radhës në MIDPOINT

Projekti filmik 'Zana' shënon suksesin e radhës në MIDPOINT

“Zana”, është tregimi i një nëne të re kosovare që e ka humbur fëmijën gjatë luftës dhe gjatë 10 viteve pas vuan nga ankthet si pasojë e terrorit që kishte përjetuar. Familja e dërgojnë atë te hoxhallarët e ndryshëm ku i nënshtrohet ritualeve të pazakonta, deri te izolimi për ta shëruar nga magjia e zezë. Ky është projekti i tretë i subvencionuar në konkursin e vitit 2016-të të Qendrës Kinematografike të Kosovës, në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë-artistik, ku skenariste dhe regjisore ka Antoneta Kastratin ndërsa producent është Casey Cooper Johnson e kooproducent, Sevdije Kastrati.

Filmi është në mesin e nëntë filmave të cilët janë pranuar në MIDPOINT – program që nënkupton zhvillim skenari por edhe avancim në tërë projektin filmik.

Nga gjithsej 75 projekte konkurruese, filmi me producent Casey Cooper Johnson ka arritur të futet në këtë nëntëshe të suksesshme, shkruan KultPlus.

“Zana”, është dramë psikologjike me elemente të trilerit dhe horrorit. Personazhet kryesoret janë Lumja, bashkëshorti i saj dhe vjehrra.

Të gjithë filmat në këtë program konkurrojnë tanimë për disa çmime: çmimin MIDPOINT Development, çmimin Coco si dhe Rotterdam Lab/

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...