2018-07-23

Artisti i filmit më famë botëroreArben Bajraktaraj, mësuesi i rreptë i të rinjve në Kamboxhia


Shkruan Flori Bruqi 




Image result for arben bajraktaraj

Artisti i filmit më famë botërore Arben (Avdyl) Bajraktaraj nga Isniqi  i Deçanit është i rreptë me të rinjtë, por megjithatë ka një arsye pse ai bërtet, që ata të perfomojnë si duhet.

Related image

Arben Bajraktaraj (i lindur më 28 nëntor 1973) është një aktor francez me origjinë shqiptare.


Ai ka luajtur në shumë filma francez, por gjithashtu ka bërë paraqitje në filmat ndërkombëtarë, si për shembull Sex Traffic ose Eden Log. Ai gjithashtu interpretoi rolin e babait hebre të Sarah Starzinsky në filmin Ajo quhej Sarah përshtatur nga romani i Tatiana de Rosnay Ai është i njohur gjithashtu për luajtjen e rolit te Mangemorit Antonin Dolohov në Harry Potter dhe Urdhëri i feniksit dhe Harry Potter dhe të shenjtërit e vdekur - pjesa 1.

Arben Bajraktaraj, mësuesi i rreptë i të rinjve në Kamboxhia


Të rinjtë në Kamboxhia, shtet në Azi, janë të talentuar kur vjen puna për performancë para publikut, por kanë frikë dhe ende nuk janë ballafaquar me të kaluarën e shtetit të tyre. Gjyshërit e tyre, prindërit e tyre, kanë vuajtur pasojat e një regjimi të fuqishëm. Në vitet 1975-1979, gati 3 milionë qytetarë në Kamboxhia kanë vdekur nga regjimi Khmer Rouge – i cili ushtroi një gjenocid në vend.

Shqiptari Arben Bajraktaraj është angazhuar që të rinjtë që kanë pasion teatrin dhe performancën të japin më të mirën e tyre. Në dokumentarin “Year Zero36”, i cili u dha këtë javë në një nga kinematë e Berlinit, e pasqyron rreptësinë por edhe profesionalitetin e Arbenit krahas të rinjve.

“Jam vetë me prapavijë nga një shtet ku ka pasur luftë e gjenocid dhe e kuptoj emocionin e këtyre të rinjve” tregon mes tjerash Bajraktaraj, një aktor i njohur tanimë jo vetëm në Francë por edhe në mbarë Evropën, sidomos në shtetet ku flitet gjuha franceze.


Image result for arben bajraktaraj


“Puna kërkimore në Kamboxhia rreth kujtesës ndërbrezore ( transgjeneratash) ka qenë punë e gjatë, e thellë dhe të ju them të drejtën shumë prekëse” tregon Arben Bajraktaraj .

“Ndjeshmëria është një prej gjërave më të rëndësishme në procesin e krijimit. Duhet ti lëmë anash gjykimet tona për të zbuluar një pikturë të vërtetë të asaj se si e shohim botën. Për këtë, duhet të çlirohemi në tërësi” tregon Bajraktari.

Në Kamboxhia, ai vjen si trajner i trupës së të rinjve në bashkëpunim me Global Arts Corps.

Trupa, pasi bëhet gati për performancë, udhëton për në Ruandë, atje ku në kampin e refugjatëve jepet performanca e parë e trupës. Tanimë, të rinjtë futen thellë në role dhe nga një grup i amatorëve shndërrohen në aktorë. Me anë të aktrimit, ata e zbulojnë dhe ballafaqohen me të kaluarën e familjes së tyre, pjesën tjetër të identitetit.


Image result for arben bajraktaraj


Bajraktaraj, pjesë e dokumentarit i cili ende nuk ka përfunduar në tërësi, shihet se ka plot emocione për shkak të përvojë personale si një njeri me të kaluarën ku përfshihet lufta e gjenocidi.

Gjatë dokumentarit në fjalë, një prej valltarëve pëson një aksident që gati del të jetë fatal për të. Trupa pengohet nga shumë çështja drejt suksesit, por megjithatë ia del të formohet, me ndihmën e trajnerëve dhe regjisorit të dokumentarit, dhe vetë Arbenit.

Bajraktaraj ka studiuar në Slloveni, ndërsa ka luajtur në filmin “Heroi” dhe në “Woman who brushed off hear tears”, në mes plot filmave tjerë.

Dokumentari “Year Zero36” ende është ëork-in-progres, i papërfunduar.

****



Taken është nje film aksion - dramatik nga regjisori francez Pierre Morell i cili për protagonist në rolin kryesor e ka aktorin e mirënjohur të Irlandës Veriore Liam Neeson.


Bryan (Liam Neeson) nje ish-agjent sekret, ekspert i arteve marciale dhe njohes e perdorues i mire armeve, tashme punon si truproje yjeve te skenës.

Jeta e tij private nuk shkon dhe aq mire, i divorcuar, ai takohet rralle me vajzën e tij shtatembdhjete vjeçare Kim, qe jeton me ish- gruan e tij.

Kim një dite vendos te shkoje me shoqen e saj Amanda ne Paris për pushime (por ne fakt vajzat ne menyre te fshehte do te ndjekin turin muzikor neper Evropë te grupit U2). Bryan ne fillim është ne medyshje për te pranuar faktin qe vajza e tij 17- vjeçare mund te lëvize e vetme ne Paris. Pas shume e shume porosive, Bryan vendos ta lere vajzën e tij te niset.

Me te mberritur ne Paris vajzat genjehen nga një student i rreme (qe ne fakt është një trafikant) dhe me vone rrembehen nga një organizate kriminale shqiptare qe merret me rrëmbim dhe trafik femrash drejt vendeve arabe.

Bryan atëherë i duhet te kthehet dhe një here ne detyrën e agjentit, me te mberitur ne Paris ai do te lere mbrapa një rruge te gjate gjaku për te gjetur dhe për te shpëtuar vajzën e tij. Gjate ndjekjes dhe kërkimit ai zbulon se nuk ishte organizata shqiptare qe drejtonte këtë trafik por ishin funksionar te larte te shtetit francez.

Filmat :




Heroi i UÇK-së përfundon në tendë


Filmi që flet për një luftëtar të UÇK-së, cili jetën ia kushtoi atdheut, por që më pas jeton në mjerim, është shfaqur për herë të parë në Prishtinë.

Filmi ka emocionuar publikun dhe është cilësuar si medium që nxjerrë në pah të vërtetat e mëdha për kushtet në të cilat jetojnë ish-luftëtarët.

Tanket e ushtrisë serbe po sulmojnë çdo gjë që shohin me sy, shtëpitë e fshatit rrëzohen e digjen një nga një, ndërsa, ushtarët në këmbë po i ofrohen malit – vendit ku janë të strehuar gratë, fëmijët, pleqtë e plakat e fshatit.

Shkëmbi është një ushtar i vetëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që përpiqet me çdo kusht t’i dalë në ndihmë popullatës, por si i vetëm e ka të vështirë.

Me t’iu afruar vendstrehimit të fshatarëve ai kërkon edhe dy burra që e kanë kryer ushtrinë, është fjala për ushtrinë jugosllave, që do të thotë se dinë t’i përdorin dy kallashnikovë, aq sa i ka me vete përpos armës së vet, interpreton me fjalë kultplus përmbajtjen e filmit.

Dhe falë vetorganizimit ai i urdhëron dy fshatarët e armatosur që të gjuajnë sa nga një cep sa nga cepi tjetër i malit për të krijuar përshtypjen se janë shumë ushtarë dhe në këtë mënyrë arrihet që të shpartallohen forcat serbe dhe të shpëtohen civilët.

Kështu nis filmi “Heroi” i cili pasqyron jetën e një luftëtari që ua shpëton jetën të gjithë banorëve të fshatit, por që pas luftës jeton në varfëri të skajshme, në mjerim të thellë, dhe në kushte të pazakonta për jetë.

Heroi i fshatit jeton në tendë të shqyer

Në ditët e para të pas luftës, fshati ku ka luftuar Shkëmbi, që në fakt është artisti kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj, organizon pritje madhështore për të dhe për gruan e tij, të cilët janë çift i ri. Shkëmbi, që duket i bindur se e ka kryer misionin shkon tek varrezat e fshatit dhe varros kallashnikovin e tij.

Por, pak kohë pas pritjes që i bëhet, jeta e tij merr një dimension krejtësisht tjetër. Ai e ngrit një tendë ku nisë jetën me gruan e tij, ndërkaq, pranë saj e bënë një banjë të improvizuar me najlon, në të cilën pastrohet herë pas here.
Emri dhe autoriteti i tij është jashtëzakonisht i madh, gjë e cila ndikon që në ditët e para të jetës së tij në paqe të vizitohet nga një biznesmen, i cili kërkon prej tij që me autoritetin që e ka t’i ndihmojë rreth një “problematike” në Doganë, dhe që më pas i premton se do t’ia ndërtojë një shtëpi.

Dhe ndërtimi i shtëpisë, të cilën veterani i UÇK-së nuk e sheh si opsion të pranueshëm, asnjëherë s’bëhet realitet, meqenëse, biznesmeni më shumë është i interesuar si ta shfrytëzojë ushtarin, madje edhe duke bërë foto me të, sesa për t’i ndihmuar.
Ndërkohë, atij i lindë një djalë dhe siç paraqitet në film, gjashtë vjet pas luftës, djali e ka datëlindjen e gjashtë, për të cilën, ai ia dhuron një pulë me shpresë se i biri do të luaj me të, por që fatkeqësisht pula më pas i humbë, ndërkaq, djali përherë përpiqet që ta gjejë atë duke e kërkuar gjithandej malit.

Tenda në të cilën jeton Shkëmbi së bashku me gruan e tij, që interpretohet nga artistja Adriana Morina, e lëshon ujin, sikurse edhe të ftohtit, ndërkaq, drekën që përherë kjo familje e ka më të dobët sesa ditën paraprake, ata e hanë në një sofër që përreth i ka tre gurë të mëdhenj, që luajnë rolin e karrigeve.

Në çdo vend e kërkon punën që asnjëherë se gjen

Luftëtari i dikurshëm fillon të punojë si arsimtar në një shkollë, por aty nuk i shkon gjatë ngase drejtori i shkollës, që luhet nga aktori Luan Daka, e largon nga puna me pretendimin se në fshatin ku është shkolla janë diplomuar dy persona që tashmë po kërkojnë punë.

Pas humbjes së vendit të tij të punës për të nisin vështirësitë edhe më të mëdha. Ai kërkon punë gjithandej, por nuk gjen askund. Secili biznesmen që e takon vetëm se tallet me të, me luftën që e ka bërë, por asnjëri nuk i ofron punë. Madje, njëri nga ta, që luhet nga aktori Enver Petrovci, i ofron ta bëjë një punë që është e paligjshme, por të cilën ai për shkak të parimeve nuk pranon ta bëjë.

Pak a shumë, në gjendjen të njëjtë janë edhe dy bashkëluftëtarët e tij të dikurshëm. Njëri punon me mermer të varrezave, që luhet nga aktori Çun Lajqi, dhe tjetri mbanë një kafe ku konsumohet alkooli, është aktori Salahudin Bilall. Por asnjëri dhe as tjetri nuk arrin të kenë sukses, dhe të jetojnë një “jetë më të mirë”.

Ndërkohë, Luli i vogël, që është djali i Shkëmbit sëmuret nga një alergji që kërkon barna shumë të shtrenjta, ndërsa, babai nuk ka mundësi t`ia sigurojë as kushtet elementare për jetë.

Teksa banorët ikin nga fshati një pas një, nga një kronikë televizive atij i lind ideja që të shes gjak, gjë të cilën bënë, ndërkaq, arrin të marrë vetëm një sasi të vogël të parave. Me ato para ai sjellë pak gjësende në shtëpi, ndërkaq, në përpjekje për të siguruar pak më shumë të ardhura ai shkon në një klinikë private për të provuar që ta shes njërën veshkë – gjë që nuk bëhet për shkak se njërën e ka të dëmtuar dhe nuk është e siguritë se do të jetojë nëse e largon tjetrën.

Kushtet e vështira në shtëpi, nusja shkon tek i ati

Nga ana tjetër, i ati i nuses së tij, herë pas here i dërgon të bijës nga një thes me qepë, duke pretenduar që t’i ndihmojë, ndërkaq, pas një kohe i propozon asaj që së bashku me djalin të kthehet te prindërit, derisa burri i saj të bënë një zgjidhje.

Kjo gjë nuk i pëlqen atij, që me gjithë mirëkuptimin e gruas së tij për kushtet në të cilat jeton, vendos ta shet uniformën e UÇK-së, gjë me të cilën dështon, pasi që atë ia grabisin dy persona në treg.

Si rrjedhojë, as Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk i bënë zgjidhje, ndërkaq, zyrtarët e saj përherë e përmendin faktin se “shumë shpejt” do të bëhet Ligji për Veteranët e Luftës, me çka do të trajtohet secili ish-luftëtar.

I mërzitur se tashmë nuk e ka pranë gruan dhe djalin e tij, të cilët pa dëshirën e tij e braktisin tendën ku jetojnë, ai vendosë të bëjë një veprim tjetër. Vishet me tesha të zeza, vendos maskë në fytyrë, e nxjerrë armën nga “varri” dhe del e ndalon një autobus me udhëtar, të cilëve ua merr paratë që i kanë me vete.

Pas kësaj, ai i merr paratë me vete dhe i dëshpëruar shkon e shtrihet mbi një varr, me idenë se me paratë që i lë do të paguaj shpenzimet e varrimit, por pasi shtrihet mbi varreza, i parafytyrohet zyrtari i ministrisë, i cili, në varrimin e tij flet në cilësinë e një politikani kosovar, dhe lavdërohet se si janë duke punuar dhe do të punojnë për t’ua përmirësuar kushtet ish-luftëtarëve.

Dhe është pikërisht ky detaj i cili ndikon që Shkëmbi të ngritët në këmbë, të marrë gjësendet e tij dhe të ikë nga fshati.

Filmi pasqyron realitetin kosovar me ish-luftëtarët

Pas përfundimit të filmit, i cili ka filluar të xhirohet shumë vite më parë, dhe i cili hyn në mesin e filmave të metrazhit të gjatë, regjisori dhe skenaristi Luan Kryeziu, thotë se në këtë formë e ka paraqitur realitetin në të cilin jetojnë ish-luftëtarët nga paslufta e këndej.

“Parashikimet e Qendrës Kinematografike të Kosovës kanë qenë që filmi të kushtojë treqindegjashtëdhjetë mijë euro, por kanë dalë parashikimet tona, që do të thotë se filmi ka kushtuar katërqindegjashtëdhjetë mijë euro”, ka thënë Kryeziu duke shtuar se në shumë segmente filmi ka dalë më i shtrenjtë se që është paraparë, siç është rasti tek ndërtimi i njëqind metrave të hekurudhës.

Edhe dramaturgu Haqif Mulliqi, i cili luan në këtë film në rolin e zyrtarit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, e ka vlerësuar lartë filmin, sipas të cilit, asgjë në këtë film nuk është e ekzagjeruar.

Në konferencën për gazetarë ka munguar aktori kryesor, Arben Bajraktaraj, i cili, sipas regjisorit të filmit, e ka pasur të pamundur praninë e tij, ndërkaq, aktorja Adriana Morina ka thënë se nuk e ka pasur të lehtë ta luaj rolin që iu ka besuar, ngase shumë herë është dashur të dalë jashtë vetës së saj.

E faktin se luftëtarët e dikurshëm vazhdojnë të jetojnë në mjerim, e ka vërtetuar një qytetar që ka qenë i pranishëm, i cili me sjelljen e tij ka emocionuar të pranishmit.

Teksa e ka përcjellë konferencën, Liridon Berisha, që është prezantuar si familjar i njërit prej dëshmorëve, është ngritur në këmbë dhe i ka përgëzuar krijuesit e filmit për punën, ndërkaq, iu kanë mbushur sytë me lot kur ka treguar se me vete e ka faturën e rrymës të cilën nuk ka pasur para ta paguaj.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...