Cikël poetik nga Fiqirete Kukli




Këtë mëngjes tjetër ditë...



Këtë mëngjes nuk dua të flas,
por të dëgjoj...
Të dëgjoj zhurmën e erës gjetheve,
cicërimat e lodhura të zogjve,
zhurmën e largët të makinave,
ndonjë qeshje vajze afër ballkonit tim,
këngën time të preferuar me volum të ulët.

Këtë mëngjes dua ti dëgjoj
të gjitha bashkë,
për të mos kuptuar asgjë...

Këtë mëngjes tjetër ditë...



Mall!!

E dini ku do te doja te isha tani?
Tek preheri i Nenes do shtrija koken
Te lija lotet atje..
Te merrja qetesine e humbur,
mallin per shtepine ku u rrita
Te isha,ne gjoksin e babes
Ah,atje askush s'me prek
Ai shpaten nxjerr kellefit
Te rrija me te dy ,ne mes tyre
te shtrihesha e te flisnim
e te flisnim deri ne agim
Ah sikur te mundesha
e prehri i nenes per pak
te ishte i imi,
fare pak
Zog te behesha e te fluturoja mbi det,
te rrija ne gjoksin e babes



Shiu...

Ky shi në këtë fundkorrik,
shi i zemëruar,
i bie tokës së nxehtë,
plot avull mbushur
me zëra qiellorë të çjerrë,
duke çarë retë,
i përplas pa mëshirë

Këto mendimet e mia
që i bashkohen këtij shiu
këtij qielli.
e tek varri i nenes
te gjeja ate preher!!
Jam lot per ty,Nene
Det lotesh ,bera per Ty...


Një copë qiell 

Një copë qiell i vesha trupit
Aq do deti im
Ai lumturohet se ngjyrën
e kam njësoj
Jemi tre..
Unë mes detit e qiellit
Mes diellit dhe ujit
Mes valëve dhe rrezeve
Mes krahëve te tyre
Unë,
grua e veshur me cope qielli...

(brigjeve të mallit)

Mirmëngjes!!

Se jeta është e bukur
Se dita fillohet vetëm duke buzëqeshur
Se dielli shkëlqen më shumë për mua
Se unë e dua pa fund dritën e tij
e për këtë ju them cdo ditë drite

Mirmëngjes!!

Mos ja lexoni atij që nuk sheh !

A e dini çdo të thotë të jesh i verbër
nuk ke jetë,
as frymë nuk ke.
Tokën ku shkel nuk e njeh,
nuk njeh hapat e tu.
Ah, dielli e hëna nuk janë aty për ty,
yjet janë larguar
je i shuar, pa galaktikë.
Duart i drejton në ajër
e trembesh se ai nuk të mban dot,
mbetesh dhe pa të.
Pa sy je qënie jo njeri.
Pa sy as vdekja nuk vlen,
se ke vdekur.
Ah mos ja lexoni askujt që nuk sheh
këtë që më thotë shpirti.
Atyre puthjuani sytë
puthjuani deri në dhimbje,
të ndjenë se i doni.
Mos ju flisni për diell e hënë,
Për xixëllonjat në pranverë
o bardhësinë e borës në dimër
Për asgjë me dritë mos ju flisni,
mos, se i vrisni.

Unë çdo mëngjes tani
puth diellin,
Xixëllonjat nuk i prek
i ndjek ,kam frikë se ja u shuaj dritëzën
Rri jashtë në mbremje
derisa të ketë dritë
e yjet i prek me dritën time.
Eh,që unë vdeksha me dritë në sy…



Motiv dashurie


"Motiv Dashurie"
e kush më bukur se Neruda!

Të dua ty,e imja '' të dua''
e vetme si kënga kur jam i pirë
Të dua ty,o ajri im i dehur,
rrushi im nga vreshtat e gjelbër,
vera ime- vesi im i ëmbël-
o dashuri,pije e dëshpëruar.
Të prek pak me buzë dhe dehem.
Ti je,edhe plloskë edhe kazan që shtyp
ti – kupë e fatit tim marramendës.
Të dashuroj të gjithën,kështu si je
E bredh për tek ti me dhuratën time
të bërë keq – melodi e vjetër
që s'ka as fillim as fund.
Dhe une i bie bririt te ngjirur
tërë ditën e ditës:
të dua ty,o trompa ime
dritëhijeza ime e vogël,
o bardhësi buzëqeshëse,
shpirti im,gjella dhe luga,
kripë e javëve të mërzitura,
o gruaja ime,-
hënë në mes te dritares së hapur..


Matan detit ...

Matanë detit kam lënë mallin,
lashë syte e mi,
Matanë detit derdha lotin e zjarrtë
kur ika nëpër dallgë,pa e ditur ku!
Lashë klithmën e nënës..
Bijëë mos u vonooo..
Lashë babën me cigaren që i dridhej në buzë
Matanë detit lashë shumë mall,
që nuk u shua kurrë
që me djeg cdo ditë e më shumë
Atje, matanë detit lashë veten time,
tridhjetë vjeç!


Vala e lumit...


Dëgjoje qeshjen time
të tretur qiellit
të shpërndarë valës,
në krahë zogu vënë,
në një direk anije ulur,
nën një valë lumi
a në krahë fluturash
nën zhurmën e rërës
oh,kujdes kur ecën shkujdesur ,
e ke ndër këmbë
merre e vishu me të..


Fati i qyteteve te vogla!


Me qiellin po kthej gotat, që na mbushi deti
e të tre përqafuar, jemi bërë një
Deti nuk ka fund, as qielli gjithësi,
Veç gjurmët e mia dhe kupat zbrazëti.

Fati i qyteteve te vogla!



Shpirti im...

Dil të lutem
asaj rrugës sime të fëmijërisë,
gjeje në mundsh.
Pranë lumit hidh një guralec
dhe turbullo ëndrrat e mia,
ngri pëllëmbën atij qielli
dhe do kuptosh se aq ishin ato
Të pakta ,të brishta, po të pastra ,
Ulu tek ai stol e mbyll sytë,
do dëgjosh zërin tim
që ngrihet Shkumbinit
e vjen si mall a trishtim
Shih atë qiell
aty është buzëqeshja ime,
e shpirti im...


· 

Më në fund 


Më në fund ra shi
Qetësi
Ai më bie mbi flokë
Mbi ballë
E lë të më lagë
Deri në lëkurë
Sikur më thotë
Rri këtu
E unë bindem, rri.

E dua këtë shi.

(brigjeve të mallit)

***
Atë ditë që nëna më lindi mua

Atë ditë që nëna më lindi mua
shkoi në pyll e mblodhi drutë
Me ngadalë iku me bucelë në krua eci me kujdes mbi urën e drunjtë

Atë ditë që më lindi nëna ime
ish shumë e lodhur nga vapa e plot punë
Nuk e dinte që i kisha zënë pritë
se do vija në jetë para kohe unë

Se do më lindte mua dhe motra e vogël ish prandaj nxitoi shumë e mira ime atë ditë
Ajo frikë nga puna nuk kish
ajo ngrihej herët,pa u bërë dritë,

Por ja që dy muaj para më solli në jetë
o unë erdha pa lejen e saj
ajo më priste të lindja në vjeshtë që të ecja me këmbët e mia në maj

Atë ditë ish shumë vapë...

Mallkimi!

Pa Atdhe na latë
ju, vrastarë të tij .
Vrastarë të ëndrrave te thurura në rini.
Na hodhët në hone rininë e vuajtur.
Shtepinë na e mbyllët dhe ndoshta do na e merrni dhe atë një ditë,
jashtë do na lini.

Jemi ne,
bijtë e mohuar të asjaj toke
që ju kockat po ja shqyeni,
për tja u hedhur qenve të uritur të shkretëtirave.

Jemi ne ,
që kockat nuk ja mbrojtëm dot
se na perzutë
e që shpirti na qan lot
të nxehtë malli e zemërimi.

Jemi ne,
me Atdhe e pa Atdhe.
Të huaj këtu e të huaj atje.
Jemi ne,
që zvarrë u terhoqëm në dherat e huaj,
ku të huaj do mbetemi deri në fund.

Jemi ne,
që fëmijëve tanë ju flasim gjuhën e bukur,
për të mos e harruar
ja u lëmë amanet.

Jemi ne,
të harruarit e kombit,
të atyre që na lanë vetëm,
pa përkrahje,atyre që s'ju prishet puna
se ne përdhosemi, shahemi e shfrytëzohemi nga ata që s'na thërrasin në emër,
por të ardhur nga një vend që emrin
ja përmendin me përçmim.

Mallkimin tonë keni deri në fund të ditëve tona,ju
,që varrin na e bëtë para se të iknim
e që as varr nuk do na lini.
Mallkimin tonë keni në vesh cdo ditë,
paçka se bëni sikur nuk dëgjoni.
Keni mallkimin e nënave tona
që vdiqën nga malli i zhuritur.

E pastaj ...
Mallkimin e fëmijeve tanë
që tokën e tyre e shohin
të ndaluar për kthimin e nesërm.

Keni mallkimin tonë,
nëse shkelni amanetin e lënë
që kockat të na treten atje,
tek toka që na e keni ndaluar


Sytë tu...

Sado diellin të ma mbulojë ndonjë re',
ti sytë i bën duar
sado të grindem me erën
ti gjoksin bën shkëmb
sado ti zemërohem detit
ti valën kthen në pikë uji
sado sytë të më humbin në hapësirën bosh ,
ti e kthen në pafundësi ëndrre
e shpatullën tënde e kam prehje..


Çfarë s’më tha

E pashë të lodhur, pa ngrënë, të etur
E mora për dore dhe bukë i dhashë
Me admirim e shihja tek hante i heshtur
E ngajmë bashkë bukën, i thashë.

Pasi hëngri e piu ato që i deshi,
Iku as faleminderit e as në sy s’më pa.
Më vonë më të mirat që i bëra, qeshi
E më shau e çfarë s’më tha!




Poezia, shoqja ime!


Poezia është shoqja ime e ngushtë
me të flas , qaj e gëzoj
është ajo, që më rri përherë kaq pranë,
është ajo, kur nga dhimbja lotoj,
është ajo, kur gëzoj për lulen e çelur në vazo
e për fluturën, që dashurohet me të,
është ajo , kur nuk dua të iki askund,
është ajo, kur nuk dua të flas me asnjë.
E dua këtë shoqe kaq të shenjtë e të mirë ,
prandaj do e shtrëngoj thellë në gji
e nuk do lejoj askënd, të ma rrëmbejë nga shpirti…!



Mos mi vrisni ëndrrat!

Mos mi vrisni ëndrrat me plumba
Jam fëmijë, ëndrrat i humba
Jam i vogël e luaj me pëllumba
Mos i vrisni zogjtë fluturakë
Mos e bëni fushën flakë
Mos më vini në sy lotë
Jam i vogël, si fshij dot
Mos ma vrisni babanë
Nënën, motrën e vëllanë
Ju e dogjët tokën time
e bëtë pluhur e thërrime.
A e dini, se kush jam!
Unë quhem Sirian!



Meloditë e natyrës!

Më lini pak kohë
të këndoj me meloditë e natyrës!
Më lini pak në qetësi,
të kthjellohem në të thellat mendime.
Mos më pengoni!
Ky është momenti im,
vetëm i imi
unë dhe muza ime
endur në përjetësi.
Sot natyra më dha këtë mundësi,
…më lini!



Nuk meriton!

Nuk i meriton lotët e derdhur
Të qaj për ty, nuk meriton!
Mërzitja krahun ma ka hedhur
ajo qesh, nuk loton.

Nuk meriton të rri pa gjumë
Të desha si ishe, të desha shumë
Nuk meriton të kem lot në sy
Nuk jam si ti, ndryshe jam unë!



Përgatiti Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D



*****



Image result for kush eshte Fiqirete Kukli



Thjeshtësia specie artistike në vargënimin e poetës, 
Fiqirete Kukli


Kur lexova në fb.poezinë e parë (për mua) nga kjo poeti fine,fitova përshtypjen se kam të bëj me një shpirt subtil poetik,si thonë të dashuruarit:-U dashurova në shikim të parë!

U dashurova në krijimin e përkryer artistik,se për poetën,më kanë ikur vitet,por kjo ecje nëpër vite,nuk ma ndalon simpatinë ndaj të bukurës.Kam rrespekt të thellë ndaj bukurisë dhe ndaj artit të kësaj bukurosheje,prej të cilës lulet kanë mësuar bukurinë.

Nuk i thuhet femrës së huaj e dua,edhe kur mosha pengon,por e rrespektoi.

Duhet dalluar fjalët dashuri dhe rrespekt.Mund ta rrespektosh shumëkënd,por jo të dashurosh,ani një femër me burrë e fëmijë.


Unë seriozitetin e kripi me mahi,që nganjëherë keqkuptohet.I thash një farmacisteje në mahi:-

Pse je martue e nuk më ke prit?!

-Me të pas prit ty,isha mbet dadë e përjetshme!

U dashurova në poezinë artistikisht të përkryer,ndërsa poetën me përkëdheli simpatike e quajta:Fiqirete Kukulla,por me këte epitet nuk e lëndova në sedër,por e shpreha haptas rrespektin për atë krijesë të bukur me shpirt poetik.

-Edhe mua më kanë ecur vitet,më tha!

Tash kam përpara poezinë melankolike e mallëngjyese:

Kur u Bëra Nuse

E cila,jo si kritik(vlerësues) i artit,por si lexues i pasionuar,më mbështolli të tërin me vellon e melankolisë,mallit e pesimiznit.

Pse?

Vetë kam katër çika e tri motra,për të cilat kam der lotë kur i kemi nxjerr nga shtëpia e prindëve.

Në gjuhën sërbe është një këngë me këte motiv,që prore më ka sjell dhimbje;

-Heret në mëngjes më zgjoi nëna:

Ngritu bijë,se krushqit po vijnë!/ nëna qante,krushqit këndonin....

Ajo që më bëri përshtypje në këte realitet pikëllues,është thjeshtësia e poetizimit të realitetit:Kur u bëra nuse/ nuk e dija rrugën e gjatë/Rrugën ku po hyja të bëja frikë e me gëzim/ me ëndrrat thurrur me dashurinë time.

Ja porosia pikëlluese:Kur dola nga dera e babës/ atij lotët ia lash në gjoks/Nënës ia mora puthjen.

Është moment prekës ndarja dhe kërkim ndjesa nga anëtarët e familjes:Vëllait në sup iu mbështeta,i thirra mos më harro!E motrat,ah motrat qanë me zë/kur u bëra nuse lotët i mbolla Shkumbinit,ashtu si ëndrrat/E shaminë e lotit ia hodha shelgut,të ma ruan!

Kjo nuk është elegji,por e dhimbëshme për një ndarje të dhimbëshme,edhe kraha gëzimit intim.

Te ne çika natën e kanës që quhet Kanagjeç,lën gjurmët e gishtave me kanë në mur,të cilat gjurmë i shikojnë me mallëngjim dhe kurrë nuk i fshijnë.(Haki Bunjaku).

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit