2018-07-25

"TOSKËT E LUARIT TË MALLAKASTRËS" nga SHYQYRI ARSHIN TOSKA


Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, ““Luftë” me dashurinë”. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë. Ka botuar librat në prozë: "Tregime","Faji" i Isakovskit, "Një meshë për "Rrobaqepsin" e Konti Monte Kristos", "Lotët e Kumurisë" dhe librat me poezi:"Eh,si qenka dashuria!","Kurthi i mallit","Kot s'jam i vdekshëm", "Njerëz që dua" dhe "Mbeta dashurive".Veç këtyre në "makzazinën" e tij krijuese janë në pritje për botim qindra poezi dhe dhjetra tregime. Në pritje për botim është një libër me esse dhe përshtypje të autorit për libra të autorëve shqiptarë. Në pirtmëni për një libër më vete, është dhe libri me përshtypjet e autorëve të tjerë për të.










Aktorë! Ju kam gjetur një dramë




"TOSKËT E LUARIT TË MALLAKASTRËS" nga SHYQYRI ARSHIN TOSKA
(ese)


Image result for perparim hysi


Nga Përparim Hysi


Apeli im për aktorët, më lindi,aty për aty, sapo mbarova librin e SHYQYRI ARSHIN TOSKËS "TOSKËT E LUARIT TË MALLAKASTRËS". Pa hyrë në detaje (ato do t'i tregoj më poshtë), por në përshtypjen time kemi të bëjmë me një dramë me përmasa të mëdha që, domosdomërisht, duhet të vihet në skenë jo vetëm për t'u njohur nga mbarë shoqëria shqiptare, por dhe si një pikë referimi që, kjo lloj drame, siç gjykoj unë,sikur vazhdon në një mënyrë krejt tjetër dhe, për fat të keq, metastazat vazhdojnë e"vrasin" (tani urtë e butë dhe si me pambuk),përsëri ata që e vuajtën këtë dramë dhe ende nuk po shpëtojnë.
* * *
Jo më kot u bëj apel aktorëve. Kam qenë dashamir i teatrit që në moshë të re dhe vazhdoj që ta dua teatrin. Ende kam si të gjallë që në verë të viteve '60-61 të shekullit që iku, në Tiranë (kisha ardhur me pushimet e verës) dhe ndiqja "Hamletin" të luajtur nga aktorët e mëdhenj: NAIM FRASHËRI,KUJTIM SPAHIVOGLI dhe KADRI ROSHI!

Dy të parët kishin ndihmën e një regjisori sovjetik (akoma qe këtu dhe mbase e kish Batko. të më falni për harresën),kurse KADRI ROSHI përgatitej vet.

Njerëzit e artit e dinë mirë që ka qenë kështu. Unë pëlqeja Kadrinë,- mes të treve- dhe kjo ndodhte,se aso kohe Kadri Roshi banonte tek Pallatet"Agimi",ku strehohesha dhe unë tek ime motër dhe rroftë"fqinji!"!

Dhe nuk kishe se si mos dashuroheshe me teatrin!

Më vonë, këtë"Hamletin" e mesit (Kujtim Spahivoglin) do ta takoja në fshatin tim në Fier,ku e internuan dhe shkrova skicën time"Hamleti në MBrostar-Ura". Kam qenë në Tal të Lezhës, kur të madhin LORO KOVAÇI,ngaqë luante TUÇ MAKUN, askush nuk e mori në shtëpi,se e quanin"kulak". Dhe mund të vazhdoja me shembuj analogë që,krejt rastësisht, jam njohur me aktorë dhe ruaj respektin për ta. Ruaj kujtime nga aktori "Artist i merituar" ADEM KASTRATI, nga Artistët e Popullit RESHAT ARBANA apo ALBERT VERRIA; nga fierakët që ta çonin buzën vesh më vesh,si:Nestor Pogaçe,Luftar Paja, Todi Lllupa,Hajrie Rondo e të tjerë.


Këtë apel e bëj dhe, kur shoh që disa prej tyre, janë ngritur në mbrojtje të ndërtesës (tani ngrehinë ) së teatrit. Sa për mua, ndërtesa nuk është pronë e aktorëve. "Pronë" e aktorëve është loja e tyre: sa më bukur të luajnë,aq më të dashur bëhen. As mos i shkoj mendja kujt se jam nga ana e qeverisë. Qeveria që,sipas aktorëve dhe ata që i mbështesin, ka plot mënyra për të zhvatur,siç dhe ka zhvatur. Por tek shoh gjithë këta të "përbetuar që edhe mund të flijohen", më lind e drejta që t'u bëj nja dy pyetje që fare mirë mund të përmblidhet në një fjali:" Ku ishit ju,ADAMËR?!". Ku ishit ju dhe pse nuk u ndjetë,kur u martirizua Kinostudio"SHqipëria e re?".

Pse nuk u ndjetë,kur shumë nga ju kini "nxjerrë bukën e gojës" atje dhe më tej akoma:- A ju kujtohet,kur ministri i çkulutrës,YLLI PANGO, i vuri drynin Lidhjes së Shkrimtarëve dhe ju që të gjithë ishit anëtarë të asaj "Lidhjeje" dhe katandisët"film pa zë",sikur gjuhën t' jua kish ngrënë macja. Mbeti kryetari i Lidhjes, HYSEN SINANI, me vulën në xhep.

Asnjë për be nga ju nuk e hapi gojën. Ishte turpi më i madh që e kini që të gjithë mbi ballë. Kam dëgjuar se nuk jipni shfaqje,se nuk ka drama;se shkrimtarët nuk shkruajnë drama dhe rrini e ngroheni në diell dhe, në vend të na kënaqni me lojët tuaj në skenë, jini bërë si ata personazhet skematikë tek ndonjë pjesë,si:"Duam dhinë, duam qumështin!"
* * *
Kam mendimin që drama ka, por nuk ka vullnet për të qëmtuar në libra dhe për t'i dramatizuar ato. Jo më kot "eseja ime" ka notat e një apeli. Është si një kambanë që e tund, për ta dëgjuar ata që kanë veshë. Them se kam zbuluar një dramë. Jo vetëm e kam zbuluar, por nën efektin e saj dhe po shkruaj. Sa jam i tronditur,aq sa dua të sensibilizoj me fjalën time që këtë dramë, ta njohë mbarë shoqëria shqiptare.Kjo dramë nuk është as trillim as dhe shpikje. Këtë libër nuk e ka shkruar një shkrimtar. E ka shkruar një njeri që këtë dramë e ka vuajtur vet. Tek ballafaqoj autorin me librin. më vjen ndërmend ajo sentenca që tregohet për kaun. I thanë kaut:- Pse e ke të"rrjepur" qafën? Dhe kau u përgjigj:" Se kam mbajtur zgjedhën vet". Pra, autori i librit"TOSKËT E LUARIT TË MALLAKASTRËS",SHYQYRI ARSHIN TOSKA, është ai"Gorki" që shkroi "Univerisitet e mia". 

Dhe vërtet kështu ka ndodhur me autorin. Ai e ka shkruar librin, tani, në moshën e tretë( autori është 80-vjeç), por libri,sado që nuk shquhet për ndonjë kulturë të veçantë letrare, ka brenda atë tharmin e të vërtetës dhe kjo,e vërteta, është aq tronditëse sa jo vetëm të prishë gjumin, por të ndjekë si hije nga pas. Është një "hije" e rëndë dhe vërtet tramakse.

* * *
Për të bërë dhe lexuesin pak më afër asaj drame, në "vija të trasha", po ju tregoj: Luari është një fshat i madh në zonën e ROSKOVECIT. Një nga fiset e mëdha kanë qenë"TOSKËT". Këtu fillon dhe shtjellohet drama:me mbiemrin TOSKA nga Luari ka qenë një kriminel me emër,ISA TOSKA, që nuk la krim e zullum pa bërë deri nëvitin 1943,kur u vra aty ku është gjimnazi"JANAQ KILICA" në Fier.

Ky kriminel la hijen e zezë mbi gjithë fshatin dhe kjo"lloj hijeje" zuri dhe TOSKËT ATDHETARË. 

Këta, ATDHETARËT, paguan për krimet e ISA TOSKËS. Së pari, e pagoi,HYSNI TOSKA që tërë jetës i shrëbeu ATDHEUT: që nga ISMAIL QEMALI dhe deri tek MBRETNIA SHQIPTARE kur për tri legjislatuar qe deputet.

HYSNI TOSKA bëri vetvrasje se njësiti partizan kërkonte kokën e tij, kur një pushkë nuk hodhi kundër partizanëve. Jo vetëm kaq,por i vranë dhe djalin 16 vjeçar,Skënderin,sado që ky qe me Rininë Komuniste. E mandej kalvari vazhdon, sipas atij avazit:" dokumentet ndjekin postën".

 Drama sa ka hapur siparin: regjimi komunist filloi të ndjekë e të preskutojë gjithë pinjollët e familjes "TOSKA". Sado që ARSHIN TOSKA nuk qe kundra partisë dhe sado që , pas çlirimit, u zgjodh nga populli i fshatit kryetar i Frontit NACONAL-Çlirimtar,regjimi tek ai shihte armikun; se kishte "soj agai" dhe,fare pa faj, në moshën 32-vjeç e vrasin me dy plumba pas kokës.

Familjen(ky,GORKI që tregon atëherë ishte 7-vjeç) nxjerin nga shtëpitë, ua morën me laçkë e plaçkëdhe u thanë nga sytë,këmbët! Filloi ajo maratonë e mudimshme, e lodhshme për familjen e ARSHIN TOSKËS dhe krejt fisit të tyre.

 Ua morën dhe tokat, dhe ullinjtë dhe, më së fundi, u morën dhe shtëpitë: u "shtetëzuan" në emër të pushtetit të popullit". Dhe në libër nuk ke sse si mos traumatizohesh, kur sheh ato vuajtje; ato tortura; ato ndasi që bëjnë mu dhe ca më shumë, kur sheh që "mes teje" dhe mes të tjerëve që ke"lidhje gjaku", vendoset një"vijë e trashë demarkacioni". Aty, në ato kohë të vështira, bien në sy karaktere dhe njerëz pa shtyllë kurrizore.

Kalvari mbi familjen qe sa i gjatë dhe po aq i rëndë. Por,"GORKI" (kështu po e quaj, pa i marrë leje), i vetmi mashkull që u rrit parakohe, i ngjet atij grurit elit që edhe në shkëmb,çan gurin dhe mbin. Kështu "çau gurin dhe mbiu", gjelbëroi dhe u bë vital: pa e shitur nderin.

U shkollua cop-copë, ca këttu dhe ca atje ( në moshë të madhe mbaroi bujqësore natën), por kudo që punoi: murator apo montator, eliktricist apo "teknik i ulët bujqësie",tregoi se geni është gen dhe ndodh ashtu siç thuhet: bujku zgjedh farën, pa mbjellë arën. Pjesën ndermues të këtij kalvari e ka klauar në Sukth dhe, për çudi, sado me "damkë" ka bërë miq e dashamirë kudo. Se nuk ka njohur as rrenën,as pabesinë dhe gjithmonë ka patur në rremba: gjakun valë të TOSKËVE TË MIRË TË LUARIT!
* * *
NJë sekuencë tronditëse e kësaj "drame" për të cilën bëj apel, është "aksioni" si fyt mew fyt me"gjaksin".Zhvarimi i babait,ARSHINIT, që nuk lejohej të"varrosej me të tjerë!!!".

 Po a ka faqe më tronditëse se kaq? Dhe aty, në libër, e gjen "GORKIN" që jo vetëm e zhvarros të atin,por më bëhet si JORIKU tek HAMLETI,tek hulumton. plumbat në kafkë. Sa rrënqethëse janë këto çaste! Të kesh bërë kaq shumë për fshatin, prë ATDHENË dhe, së fundi,as dy pëllëmbë për varr!
Kalvari i GORKIT tonë vazhdon edhe sot e kësaj dite, kur nuk ka marrë as shpërblim për shtëpinë e shtetëzuar,as për qindra ullinj apo qindra dynymë tokë.

Dhe për t'u çuditur: ky, 80-vjeçar, që ka gjasshtë çupa që i rriti me djersën e ballit atje në persekutim, në asnjë faqe të librit prej gati 300-faqesh, nuk tregon mllefin e hakmarrjes. Mban letrat (tapitë me hipotekë",por asnjë gjë në xhep.

I mësuar me këto vuajtje, ai e kalon si me të qeshur.Se nuk qan dot.
Ja, kjo është një nga dramat që doja ta shikoja në skenë. Por, vallë a do ndodhë kështu? Unë shpresoj.

Tiranë, 25 korrik 2018

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...