Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/23

Filmi ‘Home’ tashmë online në BBC iPlayer në Britani të Madhe

Filmi “Home” i cili në një konkurrencë të fuqishme arriti të triumfojë për çmimin Best Short në BAFTA, tashmë po vazhdon me suksese të tjera


Filmi ‘Home’ tashmë online në BBC iPlayer në Britani të Madhe

Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, me regji të Daniel Mulloy që është koproduksion në mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, në një konkurrencë të fuqishme ky film ka arritur të triumfojë për çmimin Best Short në BAFTA.

Sukseset për filmin po vazhdojnë. Producenti i filmit Shpat Deda sapo ka njoftuar se filmi “Home” tashmë mund të shikohet edhe në UK, online në BBC iPlayer.

Filmi "Home" me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes.

Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. Ai është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore. Në këtë film edhe aktorët Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...