Serbët e bënë që vitet e tij të rinisë t`i kalojë nëpër burgje. Në duart e tyre, Adem Demaçi ishte për plot 28 vite.
Ai u burgos për herë të parë nga qeveria autoritare e Josip Broz Titos kur ishte vetëm 22 vjeç. Pasi u burgos në Prishtinë, ai mbajti burg tri vite dhe më pas u lirua.
Në vitin 1963 ai bashkë me shumë miq të tij formuan “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”. Pas vetëm 2-3 aksioneve, ai në qershor të vitit 1964 arrestohet me shumicën prej organizatorëve dhe mbahet në burg për një dekadë.
Në vitin 1974 ai doli nga burgu i Pozharevcit, kohë kjo kur edhe vet Tito me komunistët tjerë e dinin se ideja dhe mundësia për pavarësi të dalëngadalshme të të gjitha njësive federale nuk ishte dhe aq e largët ose e pamundur, duke përfshirë edhe Kosovën.
Adem Demaçi ishte i ndjekur vazhdimisht për shkak të veprimtarisë së tij drejt lirisë së vendlindjes.
Ai u burgos për të tretën herë në tetor të vitit 1975.
Pas një procesi të kurdisur, Adem Demaçi do të burgosej bashkë me Rexhep Malën, Skënder Kastratin dhe plot 16 veprimtarë të tjerë.
Dënimet u shqiptuar prej 5 deri në 10 vite dhe Demaçit ia dhanë maksimumin. Më 21 prill të vitit 1990 ai me shumë shokë të tjerë, u lirua nga brugjet e Kroacisë.
Demaçi ishte vlerësuar me çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit në vitin 1991, ndërsa në vitin 1995 ai u vlerësua me çmimin për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos.
Adem Demaçi ka ndërruar jetë dje më 26 korrik 2018 ,në moshën 82 vjeçare.
Zoti Demaçi drejtoi për një periudhe edhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Autor i disa librave, njëra prej të cilave “Gjarpijt e Gjakut” ishte i ndaluar nga regjimi jugosllav.
I njohur për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë ai vlerësonte hapur zhvillimet politike në paraqitjet e tij. Në një nga intervistat e tij për Zërin e Amerikës, ai ishte kritik i hapur ndaj zhvillimeve siç ishte Gjykata e Posaçme për krime lufte në Kosovë, qasja e institucioneve të Kosovës, apo bisedimet me Serbinë.
"Unë po të isha e di si do të bëja, por këtë nuk mund ta bëjnë se janë karrieristë krejt, unë kisha thënë, që po e lëmë ne, po jap;im dorëheqje krejt, po tërhiqemi me parlament me qeveri me krejt. Meqë ka ardhur puna deri këtu sa që ju nuk po e bëni hesap këtë popull dhe neve nuk po na vini ne hesap, atëherë ja: bëjeni, burgosini, vendosni si të doni, ne nuk do të marrim pjesë. Por, nuk kanë fuqi këta ta lënë pushtetin se mezi kanë mbërri në atë farë pushteti. I kanë bërë njëqind ekzibicione për të hipur në pushtet. Kështu që ata nuk mund ta bëjnë këtë", kishte thënë zoti Demaçi, duke folur për Gjykatën e Posaçme.
"Ky vit e këto bisedime të imponuara nuk kanë dhënë kurrfarë rezultatesh. Tek e fundit e kemi parë që Serbia nuk po i zbaton asnjërën prej tyre. Në po i zbatojmë, Serbia nuk po i zbaton. Ende nuk po teret boja e nënshkrimeve të tyre, këtu po dalin po i bëjnë njëqind dredhi, mohime e lodra me ato vendime. Me aso mënyra me serbët nuk mund t’ia dalim në krye. Duke ju bërë lëshime serbëve ne nuk mund t’i demokratizojmë serbët", kishte deklaruar ai duke folur për marrëveshjet që ishin nënshkruar në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zoti Demaçi nga shqiptarët vlerësohej si simbol i rezistencës kombëtare. Në vitin 2010, ai u dekorua me Urdhrin “Hero i Kosovës”.
****
Qytetarë të shumtë po i bëjnë nderime veprimtarit të shquar Adem Demaçi, i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 82 vjeçare. Autoritetet kanë shpallur tre ditë zie.
Arkivoli me trupin e tij është vendosur në parlamentin e Kosovës ku u mbajt mbledhje përkujtimore dhe u vlerësua lart vepra dhe personaliteti i zotit Demaçi.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se i gjithë kombi shqiptar është i pikëlluar për humbjen e njërit prej njerëzve të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetët e fundit.
“Kemi humbur Adem Demaçin, simbolin e gjithë lëvizjes sonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Heroin dhe frymëzimin tonë. Dhimbja është e pafund. Por, po aq e pafund edhe krenaria që e patëm këtë burrë të madh, të rrallë e të jashtëzakonshëm të kombit. Një patriot të pashoq”, theksoi ai.
Vasilika Hysi, zëvendëskryetare e parlamentit të Shqipërisë, tha se me vdekjen e zotit Demaçi, shqiptarët humbën një njeri të madh dhe të jashtëzakonshëm.
“Mbetëm pa shqiptarin, patriotin, heroin, shkrimtarin, luftëtarin, dijetarin, humanistin, luftëtarin e të drejtave të njeriut, kalorësin e paqes, pa Adem Demaçin”, tha zonja Hysi.
Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se Adem Demaçi ishte i pathyeshëm para sfidave më të cilat u përball gjatë jetës së tij.
“Ne kemi pasur fatin të jetojmë në të njëjtën kohë kur ka frymuar dhe vepruar heroi i kombit, simboli i rezistencës kombëtare, udhërrëfyesi dhe zëri i ndërgjegjes popullore, mbrojtësi i të drejtave dhe lirive edhe të atyre që nuk i përkasin kombit tonë, liridashësi dhe atdhetari, vizionari, shkrimtari i dalluar", tha zoti Xhaferi.
*****
Gjithashtu, ajo thotë se një bust në qendër të Prishtinës është gjëja më vogël që si shoqëri mund të bëjmë për këtë kolos.
Poashtu edhe Kryesia e Lidhjës së Shkrimtarëve e Kosovës , në telegramin dërguar familjës së bacës Adem thuhët:" Pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta te veprimtarit të pashoq dhe simbolit më të veçantë të rezistencës intelektuale, bacës Adem Demaçi.
"Sakrificat dhe vuajtjet 28 vjeçare nëpër burgjet jugosllave të Bacës Adem janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe patriotizmit. Qëndrimet dhe vetë jeta e tij do të jenë gjithmonë udhërrëfyese për brezat që do të vijnë. Prehu në paqe baca ynë, në këtë tokë për të cilën dhe aq shumë. Një medalje presidenciale duhet të mbajë emrin e Bacës Adem dhe, natyrisht, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës duhet të quhet po ashtu me emrin e tij. Një bust në qendër të Prishtinës është gjëja më vogël që si shoqëri mund të bëjmë për këtë kolos. Ngushëllime familjes dhe gjithë popullit shqiptar!"-thuhët në telegramin e LSHK-së.
Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kur kujton Adem Demaçin, kujton dikë prej të cilit ishte inspiruar dhe ndikuar shumë sa i përket kauzës për liri dhe të drejtat e shqiptarëve të Kosovës në kohërat më të vështira të tyre.
Por në seancën komemorative që u shënua sot, për nder të veprës dhe kujtimit për Demaçin, ai nuk e nderon himnin shtetëror të Kosovës, simbolit të lirisë së Kosovës, transmeton ksp.
As ai as deputetët e tij nuk u zgjuan në këmbë kur u intonua himni i Kosovës. Për dallim prej intonimit të himnit kombëtar, kur të gjithë u panë në këmbë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i ka shprehur ngushëllime familjes së atdhetarit të shquar, Adem Demaçi.
“Ngushëllime familjes së Adem Demaçit. Lufta e tij e përjetshme për të drejtat e njeriut, dhe kontributi i tij për Kosovën nuk do të harrohen”, ka shkruar Delawie në Twitter.
Adem Demaçi kaloi 28 vjet në burgje për shkak të bindjeve të tij politike dhe luftës për lirinë e popullit të Kosovës. Ai vdiq dje në moshën 82 vjeçare nga shkaqe natyrore.
Varrimi i tij do të bëhet nesër në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë. Ndërkohë, në hollin e Kuvendit po mbahen homazhe që do të zgjasin deri në orën 20:00.
****
Dr.Shqiptar Adem Demaçi, në mbylljen e seancës komemorative për babanë e tij ka marrë fjalën.
Ai tha se babai i tij ka vdekur i qetë, por sipas tij, më i qetë do të jetë në një Kosovë të organizuar. Shqiptari tha se kjo ishte dëshira e Bacës Adem, veprimtarit të çështjes kombëtare që i kaloi 28 vjet në burg.
“Baca Adem ka vdekur i qetë, gjithmonë i qetë do të jetë, por më i qetë do të jetë në një Kosovë të organizuar, kështu ka qenë dëshira e tij”, tha ai.
Pas seancës, nisënn homazhet që po mbahen në Kuvendin e Kosovës e që do vazhdojnë deri në orën 20:00.
****
Shoqata e Malazezëve të Kosovës përmes një telegrami i shpreh ngushëllime familjes Demaçi, me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.
“Ngushëllimet më të thella, me ndjenjën e dhimbjes dhe hidhërimit të madh, për shkak të humbjes së mikut të dashur, Mandelës së Kosovës, të cilin e kemi vlerësuar e respektuar pa masë.
Baca Adem ka qenë në radhë të parë Njeri i Madh, luftëtar për të drejtën, nderin dhe lirinë e çdo njeriu. Si i tillë do të mbetet përgjithmonë dritë dhe udhërrëfim i të gjithëve që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe për jetë të dinjitetshme të tij, si individë dhe si popull në tërësi.
Si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ka nënshkruar me Shoqatën e Malazezëve të Kosovës Memorandumin për Bashkëpunim dhe Veprim të Përbashkët, duke na dhënë, në këtë mënyrë, ndër të parët, përkrahje publike.
Në vitin 2011, pas hapjes solemne, ka hyrë i pari në Shtëpinë Malazeze në qendër të Prishtinës dhe si simbol i lirisë na ka përkrahur sërish. Përkrahjen e Bacës Adem e kemi pasur gjithnjë deri në frymën e tij të fundit, s'dua të them deri në vdekje, sepse Njerëzit e Mëdhenj nuk vdesin.
"Lum ai që jeton gjithmonë, ai ka pasur edhe pse të lindë", janë fjalët e Njegoshit të Madh, që i shkojnë shumë për shtat Bacës tonë Adem. Lavdi e përjetshme dhe falënderim, mik i dashur!”, thuhet në ngushëllimin e tyre.
As ai as deputetët e tij nuk u zgjuan në këmbë kur u intonua himni i Kosovës. Për dallim prej intonimit të himnit kombëtar, kur të gjithë u panë në këmbë.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kur nuk kishin shkolla shqiptarët, Adem Demaçi ishte mësues, kur nuk kishin universitet ishte intelektuali i tyre, e kur nuk kishin ushtri ai ishte luftëtari.
“Është tallur me vdekjen dhe i ka buzëqeshur rrezikut.
I qëndrueshëm përtej imagjinatës dhe frymëzues jashtë vetëdijes. Me kthjelltësi në mendje, më këngë në zemër, me kurriz në trup dhe me fjalët në majë të gjuhës. Bindjet nuk ia ndryshoi as koha e as mosha.
Adem Demaçi ka jetuar gjatë dhe shumë, i tillë do jetë edhe ndikimi i tij: i gjatë në ardhmëri dhe i shumtë ndër brezat që do të vijnë. Përkulem para jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit!
Lavdi!”, ka shkruar deputeti LVV Albin Kurti në një postim të tij në Facebook.
“Është tallur me vdekjen dhe i ka buzëqeshur rrezikut.
I qëndrueshëm përtej imagjinatës dhe frymëzues jashtë vetëdijes. Me kthjelltësi në mendje, më këngë në zemër, me kurriz në trup dhe me fjalët në majë të gjuhës. Bindjet nuk ia ndryshoi as koha e as mosha.
Adem Demaçi ka jetuar gjatë dhe shumë, i tillë do jetë edhe ndikimi i tij: i gjatë në ardhmëri dhe i shumtë ndër brezat që do të vijnë. Përkulem para jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit!
Lavdi!”, ka shkruar deputeti LVV Albin Kurti në një postim të tij në Facebook.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i ka shprehur ngushëllime familjes së atdhetarit të shquar, Adem Demaçi.
Varrimi i tij do të bëhet nesër në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë. Ndërkohë, në hollin e Kuvendit po mbahen homazhe që do të zgjasin deri në orën 20:00.
****
Ai tha se babai i tij ka vdekur i qetë, por sipas tij, më i qetë do të jetë në një Kosovë të organizuar. Shqiptari tha se kjo ishte dëshira e Bacës Adem, veprimtarit të çështjes kombëtare që i kaloi 28 vjet në burg.
“Baca Adem ka vdekur i qetë, gjithmonë i qetë do të jetë, por më i qetë do të jetë në një Kosovë të organizuar, kështu ka qenë dëshira e tij”, tha ai.
Pas seancës, nisënn homazhet që po mbahen në Kuvendin e Kosovës e që do vazhdojnë deri në orën 20:00.
****
Shoqata e Malazezëve të Kosovës përmes një telegrami i shpreh ngushëllime familjes Demaçi, me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.
“Ngushëllimet më të thella, me ndjenjën e dhimbjes dhe hidhërimit të madh, për shkak të humbjes së mikut të dashur, Mandelës së Kosovës, të cilin e kemi vlerësuar e respektuar pa masë.
Baca Adem ka qenë në radhë të parë Njeri i Madh, luftëtar për të drejtën, nderin dhe lirinë e çdo njeriu. Si i tillë do të mbetet përgjithmonë dritë dhe udhërrëfim i të gjithëve që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe për jetë të dinjitetshme të tij, si individë dhe si popull në tërësi.
Si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ka nënshkruar me Shoqatën e Malazezëve të Kosovës Memorandumin për Bashkëpunim dhe Veprim të Përbashkët, duke na dhënë, në këtë mënyrë, ndër të parët, përkrahje publike.
Në vitin 2011, pas hapjes solemne, ka hyrë i pari në Shtëpinë Malazeze në qendër të Prishtinës dhe si simbol i lirisë na ka përkrahur sërish. Përkrahjen e Bacës Adem e kemi pasur gjithnjë deri në frymën e tij të fundit, s'dua të them deri në vdekje, sepse Njerëzit e Mëdhenj nuk vdesin.
"Lum ai që jeton gjithmonë, ai ka pasur edhe pse të lindë", janë fjalët e Njegoshit të Madh, që i shkojnë shumë për shtat Bacës tonë Adem. Lavdi e përjetshme dhe falënderim, mik i dashur!”, thuhet në ngushëllimin e tyre.
Ish- komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shkruar një letër, me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.
Gjeneral Sylejmon Selimi përmendi një rast kur takoi veprimtarin e cështje kombëtare në Drenicë. “Do të të kujtojmë përherë Baca Adem – krenaria e kombit shqiptar”, ka shkruar ai.
Letra e plotë e dërguar sot më 27 korrik 2018 nga Dubrava është :
Me dhimbje te madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta te simbolit te rezistencës dhe Përfaqësuesit politik te UCK-se Bacës Adem Demaçi. Bashke me dhimbjen ndjej edhe krenari qe e patëm Bacën Adem. Kur Adem Demacin e takova ne mes te flakëve te luftës ne Drenice e kuptuam edhe me mire se përderisa Baca ishte ne anën tone, padyshim se edhe e drejta dhe fitorja ishte ne anen tone. Bashkë u përpoqëm dhe luftuam për liri, liri e cila shume luftetareve iu mungon ende. Ai e diti dhe e dëshmoi se sa e shtrenjte eshte liria kombëtare dhe njerëzore. Do të të kujtojmë përherë Baca Adem – krenaria e kombit shqiptar shkruan gjenerali Sylejman Selimi.