Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri
Këto kohët e fundit, në faqet e internetit, qenë botuar disa artikuj me sulme, të shoqëruara me shpifje dhe me sharje të pahijshme kundër një personaliteti të shquar të kombit shqiptar, kundër një historiani nacionalist me emër, siç është Akademik Prof.dr. Mehdi Hyseni.
Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni,Ph.D
Kuptohet açik që analizat e argumentuara në internet të akademikut Mehdi Hyseni, në të cilat ai ka demaskuar shovinizmin serbokaragjoz dhe argatët e tij në krye të Kosovës, i kanë lënduar keq këta të fundit. Prandaj ata kan hedhur në veprim taborrin e shërbëtorëve të tyre të bindur. Ribotimi i atij artikulli, u shoqërua më pas edhe me artikuj të dy autorëve të tjerë, ku ngrihej edhe më lart zeja e shpifografisë kundër akademikut të nderuar. Madje dikush nga këta shpifës zbriste deli në të tilla nivele të mjeshtërisë shpifografike, saqë vinte në diskutim edhe gradën shkencore të akademikut Mehdi Hyseni.
Sigurisht që shpifësi në fjalë e di mirë se si qëndron e vërteta për gradën shkencore të profesor Mehdiut, por ai, në zbatim të urdhrave që ka marrë nga ustallarët e vet, mundohet të shtrembërojë të vërtetën, me qëllim që të ngjallë dyshime te lexuesit e painformuar.
Për dijeninë e lexuesve të nderuar, që dallohen për dinjitetin e tyre kombëtar, dëshiroj të theksoj se historiani Mehdi Hyseni, doktoratën e vet, me temë “Marrëdhëniet politike ndërkombëtare”, e pati përgatitur për ta mbrojtur në Kroaci, në Universitetin e Zagrebit. Por në kushtet që u krijuan asokohe pas sulmit të ushtrisë fashiste serbe kundër Kroacisë, mbrojtja e doktoratës u bë e pamundur. Atëherë ai u zhvendos në Prishtinë dhe temën në fjalë të doktoratës e paraqiti për mbrojtje në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Mbrojtja e doktoratës u bë më 15 tetor 1998. Aty ka pasur shumë pjesëmarrës. Midis tyre dëshiroj të përmend dekanin e Fakultetit Filozofik Prof.dr. Islam Krasniqi, Prof.dr. Selim Daci, ish-ministri i jashtëm i Kosovës Prof.dr. Ibrahim Gashi, Sekretari i fakultetit Rexhep Krasniqi, drejtori në ministrinë e jashtme të Kosovës (diplomat në Çeki) Lulzim Mjeku, i cili asokohe ishte gazetar i gazetës “Bujku”. Në këtë gazetë ai pati botuar artikullin për mbrojtjen e doktoratës dhe ishte i pranishëm në ceremoninë e drekës që u zhvillua në Restorantin “Kalabria” të zotërisë Halit Konushevci, babait të heroit të Kosovës Ilir Konushevci. Zotëria i nderuar Halit Konushevci ishte i pranishëm gjatë mbrojtjes së doktoratës.
Më 27 prill 2017, Prof.dr. Mehdi Hyseni është pranuar anëtar i Akdemisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve me seli në Nu Jork, me Kryetar Akademik Prof.dr. Skënder Kodra.
Autorët e artikujve me shpifje dhe me sharje kundër akademikut Mehdi Hyseni, duhet të heqin dorë nga zeja e shpifografisë dhe ta shikojnë të vërtetën në sy. Profesor Mehdi Hyseni është një historian me vetëdije të lartë kombëtare dhe në mbarë aktivitetin e tij shkencor dhe publicistik është udhëhequr dhe udhëhiqet nga ideja e ribashkimit të trojeve tona etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me një flamur. Ylli i tij i karvanit është Ribërja e Shqipërisë Etnike dhe forcimi i lidhjeve sa më të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë atdheu i tij i dytë. Sepse pikërisht Shtetet e Bshkuara të Amerikës e mirëpritën në gjirin e tyre pas dëbimit të dhunshëm nga Kosova e tij e dashur prej bandave fashiste të Millosheviçit.
Me sulmet që kanë ndërmarrë kundër akademikut Mehdi Hyseni, autorët e artikujve shpifës janë radhitur në të njëjtën llogore me shërbëtorët e Beogardit në Kosovë. Por sado që ata të mundohen të shpifin dhe të shajnë kundër akademikut autoritar dhe me dinjitet të lart kombëtar, duhet ta kenë të qartë se qimja nuk ngjit në kadife.
Autorëve të shpifjeve dhe të sharjeve në adresë të Akademikut Prof.dr. Mehdi Hyseni, dëshiroj t’ju citoj një thënie të artë poetike të poetit të shquar Persian Sadiu (1203-1291):
“Ai që në këtë botë ka shpifur dhe ka sharë, duhet ta kuptojë se veten e ka vrarë”.
Unë jam i bindur se akademiku Mehdi Hyseni, ashtu si deri tani, do ta vazhdojë po me të njëjtin përkushtim aktivitetin e tij shkencor dhe publicistik, si një intelektual i shquar, me formim të shkëlqyer nacionalist dhe kurrfarë shpifjesh dhe sharjesh nuk e tronditin dot autoritetin e tij të padiskutueshëm shkencor dhe nacionalist. Sepse mali nuk ka dert nga furtuna.
Lexoni edhe këtë material:
Tre anëtar të rinj nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane New York, Prishtinë, Tiranë dhe Shkup