2018-07-23

Nga Edicioni i 24-të të San Gio Verona Video Festival : Kosova me dy filma në Festivalin e Veronës

Nga Flori Bruqi



Në Edicionin e 24-të të San Gio Verona Video Festival, i cili u mbajtë nga data 23 - 27 korrik 2018  në Veronë të Italisë, në konkurencë zyrtare u shfaqen edhe dy filma kosovar të regjisores Lorena Sopi.


Kosova me dy filma në Festivalin e Veronës

Filmi i shkurtër ‘Përjetësisht Fëmi’ /Eternally Child/ i cili deri tani është shfaqur në rreth 50 festivale ndërkombëtare dhe ka fituar 15 çmime kinematografike, si dhe filmi ‘Rreze’ /Ray/ i realizuar sipas një flete të ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut dhe i cili në muajin maj të vitit 2018  është shfaqur premierë në Cannes Film Festival – Short Film Corner.

San Gio Verona Video Festival, konsiderohet si njëri ndër festivalet më të rëndësishme të filmit të shkurtër në Itali. I krijuar nga Carlo Rossi dhe Giorgio Trentin, ky festival ka shpërblyer dhe promovuar ndërkombëtarisht regjisoret me famë si Abas Kjarostamin, Aleksander Sokurov, Milto Manchevski, etj.

Në fjalën prezantuese të Edicionit të vitit 2018, drejtori i këtij festivali, Ugo Brusaporco shkruan: ‘Këtu jemi një fletë e bardhë përpara, fjalët që duhet të shkruhen në te, me filmat që ju thërrasin për t'u mbajtur mend, dhe ka shumë, 24 filma të këtij Festivali, imazhet e akumuluara që i kanë thurur së bashku me tregimet e tyre kohore, aq gjatë kohë të kaluar që nga ajo aventurë, e imazheve në lëvizje kur filmi ka filluar si magji.


Filmi Përjetësisht Fëmijë trajton raportin e rrënuar familjar mes babasë autoritar dhe fëmijut të mitur. Moni, një djalë dhjetë vjeçar, jeton me të atin Xhemën në varfëri të madhe. Gjatë një dreke fatale, i ati Xhema vret aksidentalisht djalin e tij, Monin. Gjatë gjithë jetës së tij, Xhema do të ndjenë peshën e mallkimit, duke bartur mbi vete fajin për atë që ka ndodhur. Në ditët e tij të fundit, në moshë të shtyer, Xhema kthehet në shtëpinë ku ka ndodhur vrasja për të kërkuar falje nga djali i tij i vdekur,me shpresë se do të liroj shpirtin nga pesha e fajit dhe do të pushoj i qetë në jetën e përtejme.
Në rolin kryesor paraqitet aktori i njohur Xhevat Qorraj, kurse në rolin e fëmiut Miran Zymberaj. Në rolet e tjera vijnë Sheqerije Buqaj, Beslidhe Bytyqi, Kosovare Hoti, Joni Thimi, etj.
Dejtori i fotografisë është Latif Hasolli. Kompozitor Naim Krasniqi. Montazhier Nexhmi Mehmeti. Kostumografe Samka Ferri. Mjeshtër zëri Gëzim Rama. Skenograf Uran Duli.



Filmi Rreze nga Kosova në Cannes Short Corner


Ndërsa f ilmi Rreze, trajton një ditë të vetme të ditarit të mrekullueshëm të Rreze Abdullahut, e cilësuar si Ana Frank e Kosovës. Pikërisht, në ditëlindjen e nëntë, gjatë vitit të luftës 1999, Rreze Avdullahu kishte shkruar Ditarin e Frikës. 

Atë ditë të shenjuar, ajo nuk kishte pritur dhurata e as festë. Ajo kishte vetëm një dëshirë: Nuk donte të vdiste. Atë ditë, Rrezja shkon te ushtari serb që bënte roje dhe i thotë: unë sot e kam ditëlindjen dhe nuk po due me vdekë! Veq po due me mbetë gjallë... 


Ushtari nis e qan. Rrezja befasohet sepse kishte kujtuar se ushtarët nuk qajnë. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, mbi gërmadhat e së kaluarës, Rrezja shfaqet e dëshpruar me botën që nuk është bërë më e mirë...



Filmi prej 12,30 minutash me titull ‘Rreze’ /Ray/ është prodhuar nga AS Film Production nga Prishtina. Filmin Rreze, gjatë muajve në vijim, e presin edhe shumë evente të tjera të rëndësishme.

Në rolet kryesore paraqiten Agron Shala, Glorioza Shala dhe Aurita Agushi. Në rolet e tjera vijnë Beslidhje Bytyqi, Selman Lokaj, Uran Duli, etj. Drejtor i fotografisë është Besnik Hasolli, mjeshtër zëri Gëzim Rama, skenograf Uran Duli, kompozitor Mendi Mengjiqi dhe producent Agim Sopi.


Lorena Sopi, është studente e regjisë dhe produkcionit në Toronto Film School, njëren ndër shkollat më prestigjioze të botës. Deri më tani ka realizuar disa filma të shkurtër. Filmat e saj ‘Mona’, ‘Më e bukur se pranvera’ dhe ‘Përjetësisht Fëmi’, kanë qenë pjesë e më shumë se 50 festivaleve ndërkombëtare dhe kanë fituar më shumë se 20 çmime kinematografike.


Filmi “Përjetësisht Fëmijë” fiton dy çmime ndërkombëtare

Filmi i metrazhit të shkurtër “Përjetësisht Fëmijë /Eternally Child”, me skenar e regji të Lorena Sopit, prodhim i “AS Film Production” dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ka fituar çmimin “Best Foreign Drama Short” në Texas Short Film Festival që ka përfunduar ditën e diel në San Diego të Shteteve të Bashkuara ë Amerikës.


Filmi “Përjetësisht Fëmijë” fiton dy çmime ndërkombëtare
Po ashtu, filmi ka fituar edhe çmimin “Best Drama Short” në Wendy’s Short Film Festival.

Gjatë muajve në vijim, filmi “Përjetësisht Fëmijë”, do të jetë pjesë e disa festivaleve të njohura, si “Pune Short International Film Festival”, i cili do të mbahet në Pune të Indisë, pastaj në “Los Angeles Cine Fest”, i cili mbahet në Los Angeles, për të vazhduar në “Roma Short Film Festival” që do të mbahet në Romë të Italisë, pastaj në festivalin e njohur “Sunlight International Film Festival”, i cili do të mbahet në Teatrin Olimpik në Moskë të Rusisë.

Po ashtu, filmi do të marrë pjesë edhe në festivalin prestigjioz “Regina International Film Festival”, i cili do të mbahet në Pedreson Crescent të Kanadasë si dhe në “Bangalore Shorts Film Festival” në Indi.

Filmi “Përjetësisht Fëmijë” trajton raportin e rrënuar familjar mes babit autoritar dhe fëmijës së mitur. Moni, një djalë dhjetë vjeçar, jeton me të atin Xhemën në varfëri të madhe. Gjatë një dreke fatale, i ati Xhema vret aksidentalisht djalin e tij, Monin.

Image result for Filmi i shkurtër ‘Përjetësisht Fëmi


Gjatë gjithë jetës së tij, Xhema do të ndjenë peshën e mallkimit, duke bartur mbi vete fajin për atë që ka ndodhur. Në ditët e tij të fundit, në moshë të shtyrë, Xhema kthehet në shtëpinë ku ka ndodhur vrasja për të kërkuar falje nga djali i tij i vdekur, me shpresë se do të lirojë shpirtin nga pesha e fajit dhe do të pushojë i qetë në jetën e përtejme.

Në rolin kryesor paraqitet aktori i njohur Xhevat Qorraj dhe Miran Zymberaj. Në rolet e tjera vijnë Sheqerije Buqaj, Beslidhe Bytyqi, Kosovare Hoti, Joni Thimi, etj.

Drejtor i fotografisë është Latif Hasolli, montazhier Nexhmi Mehmeti, mjeshtër zëri Gëzim Rama, skenograf Uran Duli dhe kompozitor Naim Krasniqi.


****

Çmimet:

Accolade Global Film Competition – La Jola, USA 2017 – Award of Merit

Wendy’s Short Film Festival – Austin, USA 2107 – Best Drama Short

Texas Short Film Festival – San Diego, USA 2017 – Best Foreign Short

Bangalore Short International Film Festival – Bangalore, India 2017 – Special Jury Prize

Gold Movie Awards – London, UK 2017 – Best Short Film

Hellfire Film Festival – Kent, UK – Best Short Film

Pink City International Film Festival – Jaipur, India – Best Director

Montecatini International Short Film Festival – Montecatini, Italy 2017- Special Prize

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...