Edhe nëse s’do ta dinte fare në ç’mbretëri hyn pula, edhe nëse s’do t’ia kishte idenë e teoremës së Pitagorës, edhe nëse s’do të kishte lexuar asnjë rresht nga Oscar Wild, Luana është më inteligjente nga ç’e mendojmë ne dhe ju bashkë. Pse? Për pesë arsyet e mëposhtme.
Moderatorja e tanishme e nisi karrierën në skenë si këngëtare në Festivalin e Fëmijëve. Pas dy vitesh studim për kanto, një viti studim kitarë dhe një tjetri studim violine, Luana përfundoi studimet për ekonomi, Bachelor dhe Master. Ndërkohë i ishte futur botës së televizionit si velinë në “Fiks Fare” me ndihmën e një personi të vetëm: Marinës.
2. Luana ia di pikat e forta vetes dhe di si t’i përdorë
E keni dëgjuar ndonjëherë të thonë “është e bukur, ka trup, prandaj”? Ekzaktësisht. Luana është e bukur, ka trup dhe di t’i përdori në të mirë të vetes të dyja. Televizioni kërkon fytyra tërheqëse, Instagrami po ashtu, jeta publike medoemos. Luana e di ç’duhet të bëjë dhe si duhet të jetë dhe ia del. Është rasti tipik i kërkesë-ofertës.
Përveçse janë të paraqitshme, moderatoret duhet të jenë të elaboruara, t’u rrjedhë fjala, por pa prepotencë. Publiku shqiptar është i dhënë pas gjërave të lehta, që nuk e lodhin dhe Luana këtë u jep. Flet qartë, thjeshtë, përdor fjalor bazik, jo sepse nuk di, por sepse atë kërkon tregu dhe sepse në atë fushë është.
Që na sjell tek nënçështja tjetër. E keni parë ndonjëherë Luanën të flasë për vetingun, apo për GDP-në, apo për ndonjë puç politik nëpër botë? Sigurisht që jo, sepse Luana e di vendin e saj, ia di pikat e forta vetes dhe ato nuk janë asnjë nga të lartpërmendurat. Si të thuash, qëndron në korsinë e saj, nuk përzihet me çfarë s’i përket brandit të saj.
3. Luana është praktikisht një brand i kompletuar
Para dy vitesh, Luana kishte vetëm 185 mijë ndjekës në Instagram. Themi vetëm sepse tani është shumë pranë milionit të parë. Ia ka kaluar këngëtareve shqiptare që po bëjnë karrierë nëpër botë dhe kjo falë brandimit të figurës së saj. Pavarësisht se baza e fansave është kryesisht minorene, është e qëndrueshme dhe besnike. Pjesa tjetër është e etur për të parë një trup të bukur, bel të hollë, fytyrë të qeshur. Dëshira për to s’ikën ndonjëherë, kështu që mund të themi se gjithë baza e fansave është e qëndrueshme.
Luana kujdeset gjithmonë që të duket bukur (Instagram/Luana Vjollca)
Kjo vlen si një lloj rikthimi tek pika e parë. Për të ecur nuk duhet vetëm një nga tiparet e kësaj liste. Duhen të gjithë, të ndërthurur.
Luanën nuk e bëri as e motra, as të dashurit, as prindërit, as shefi. Luana u bë vetë. Kudo ku pa mundësi i kapi dhe punoi për to. Fitoi besimin e drejtuesve të televizionit dhe këtu lindi personazhi publik që ne njohim sot.