2022-02-24

Bodo Weber: Krahasimi rus i Kosovës me Krimenë - absolutisht i paqëndrueshëm




Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të martën se bashkësia ndërkombëtare duhet të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia nw vitin 2014, si “pasqyrim i ligjshëm i zgjedhjes së banorëve lokalë”, duke e krahasuar atë me pavarësinë e Kosovës.

Gjëja e parë që duhet ta bëjnë të gjithë, është të pranojnë shprehjen e vullnetit nga njerëzit që jetojnë në Sevastopol dhe Krime. Pse është me keq kjo shprehje e vullnetit - dhe e kam thënë shumë herë – nga ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë? Nuk është. E vetmja gjë është se vendimi atje është marrë nga parlamenti, dhe këtu ishte një referendum popullor”, tha presidenti rus.

Weber: Krahasimi rus i Kosovës me Krimenë, absolutisht i paqëndrueshëm

No media source currently available

0:000:04:140:00

Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës”, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës, analisti Bodo Weber, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit.

Kishte një aparteid masiv të Serbisë, të regjimit të (Sllobodan)

Bodo Weber
Bodo Weber

Millosheviçit në Kosovë në vitet e 90-ta dhe asgjë nuk është e krahasueshme. Nuk ka pasur asnjë formë të diskriminimit apo ndonjë fushatë kundër rusëve në Krime, e lërë më në Ukrainën Lindore dhe absolutisht është e pakrahasueshme”, tha zoti Weber.

Nuk është hera e parë që presidenti rus përmend Kosovën në kuadër të arsyetimit për veprimet e tij. Në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, vëzhguesit vunë re se ai përmendi Kosovën të paktën gjashtë herë gjatë fjalimit të tij.

Por, një aleate e vjetër e Serbisë, Rusia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës që tashmë është njohur nga mbi 100 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian.

Javën e kaluar Rusia hodhi pretendimet se "mercenarë" nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja po dërgohen për të luftuar përkrah forcave ukrainase kundër kryengritësve pro-rusë. Pretendimet e tilla u hodhën poshtë nga Shqipëria dhe Kosova.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...