Presidenti Biden tha se masa ishte rezultat i dezinformatave ruse, duke thënë se "është kundër çdo logjike” që njerëzit në Ukrainë "do të zgjidhnin këtë moment" për t'u përfshirë në luftime, me më shumë se 150,000 trupa ruse në kufijtë e Ukrainës.
Nëse Moska pushton Ukrainën, do të jetë thelbësore për Shtetet e Bashkuara që ta bindin botën se Rusia është agresori dhe se e bëri këtë pa u provokuar, i tha Zërit të Amerikës Max Bergmann, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Progresin Amerikan.
Ai tha se administrata e presidentit Biden e ka lexuar planin e Kremlinit dhe po shpërfaqë dezinformatat ruse.
Megjithatë, presidenti Biden ende po i ofron Putinit një mundësi për ulje tensionesh, duke thënë se diplomacia është "gjithmonë një mundësi".
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, planifikon të takohet me ministrin rus Lavrov më 24 shkurt.
Zyrtarët rusë kanë mohuar se po planifikojnë të pushtojnë Ukrainën, por bisedimet diplomatike me zyrtarët perëndimorë janë bllokuar. Rusia ka kërkuar që SHBA-ja dhe aleatët e saj, të mos hakun dyert për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Perëndimi e ka kundërshtuar një kërkesë të tillë, por ka thënë se është i gatshëm të negociojë me Moskën lidhur me vendosjen e raketave dhe stërvitjet e trupave në vendet e Evropës Lindore që janë afër Rusisë.
No comments:
Post a Comment