Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/23

Të heshtur përballë propagandës ruse

 


Por, pavarësisht kësaj fushatë propaganduese të Rusisë, sipas autorit të këtij hulumtimi Lulzim Peci, institucionet e Kosovës janë të heshtura dhe pa ndonjë strategji për t’iu kundërvënë kësaj.

“Në këtë aspekt në Ministrinë e Jashtme nuk ekziston ekipi për Rusi, nuk ka asnjë person i cili merret në baza ditore me politikën ruse ndaj Kosovës. Nuk ka fare koordinim mes presidencës dhe kryeministrisë. Po ashtu, as në presidencë as në kryeministri nuk ka asnjë person që në mënyrë sistematike merret me luftën diplomatike ruse ndaj Kosovës”, thotë Peci.

Tani pas përfundimit të moratoriumit dhe para sesionin të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shton Peci, Qeveria e Kosovës në koordinim me partnerët e saj perëndimorë, duhet të përgatitet mirë me qëllim që ta shmangë ndonjë tërheqje të papritur të ndonjë njohjeje.

“Qeveria e Kosovës duhet t’u drejtohet anëtarëve të Kombeve të Bashkuara me një dokument të përshtatshëm që i kundërvihet narrativit rus dhe serb kundër shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, dhe të bëjë fushatë për njohjet e mëtutjeshme. Ky moment është posaçërisht i rëndësishëm për shkak të faktit që çdo njohje apo çnjohje e mëtutjeshme e Kosovës do të ketë një ndikim serioz në procesin e dialogut me Serbinë, duke pasur parasysh që kjo do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në forcën e pozitave të çdonjërit prej tyre”, thotë Peci.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Qeverinë e Kosovës për strategjinë e luftimit të propagandës dhe dezinformimit nga Rusia, por deri në publikimin e këtij artikulli këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 27 shkurt 2021, i pati reaguar Ministrisë së Jashtme të Rusisë, duke thënë se ky shtet vazhdimisht është përpjekur që të pengojë shtetin e Kosovës.

Në reagim të MPJD-së thuhej se Rusia ka tendenca për të penguar dhe bllokuar Kosovën si dhe e akuzoi Rusinë për ndërtimin e bazës ushtarake në afërsi të Kosovës në qytetin e Nishit në Serbi, organizimin e incidenteve në veri të vendit, nga pjesëtarë rusë të misionit të UNMIK-ut si dhe për sponzorizime ruse, për të prodhuar lajme të rreme për Kosovën.

Time Kadriaj, anëtare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se Rusia dhe Serbia nuk e ndalin propagandën kundër Kosovës, por Kosova duhet të ketë një strategji që t’i kundërpërgjigjet.

Këtë çështje të propagandës ruse, shton Kadriajaj, Kosova duhet ta ngrehë si shqetësim edhe te faktori ndërkombëtar.

“Qeveria e Kosovës duhet ta ketë ekipe që i përcjellin të gjitha këto fushata dhe lajme të rreme të Rusisë për Kosovën. Kësaj propagande duhet kundërpërgjigjur Kosova, duke i argumentuar që ato nuk qëndrojnë dhe janë lajme të rreme”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...