2022-02-24

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss : Putini nuk do të ndalet në Ukrainë

 




“Ne duhet ta ndalim (presidentin rus, Vladimir) Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë”, tha të dielën Liz Truss, sekretarja e Jashtme britanike, në një intervistë në Daily Mail, duke folur lidhur me pushtimin mundshëm të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia ushtronte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore”, tha ajo.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se “të menduarit e rrezikshëm të Kremlinit, që vjen drejtpërdrejt nga një e kaluar e errët, mund t'i kushtojë të ardhmes së begatë të Rusisë”.

Ajo tha se nëse Rusia pushton Ukrainën, do të kishte qasje të kufizuar në tregjet financiare dhe mallrat teknologjike, sipas një pakete sanksionesh që po bëhet gati.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha të shtunën se dëshiron të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të negociuar një zgjidhje për krizën, ndërsa mijëra trupa ushtarake ruse janë grumbulluar përgjatë kufijve të Ukrainës.

“Unë nuk e di se çfarë dëshiron presidenti i Federatës Ruse, kështu që unë po propozoj një takim”, tha presidenti Zelenskyy në Konferencën e Sigurisë në Munih.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...