Pas zhvillimeve dramatike në Ukrainë, ndaj rusëve perëndimi po aplikon vazhdimisht masa ndëshkuese dhe sanksione të ndryshme.
Së fundmi, është paralajmëruar, e në shumë vende të perëndimit edhe ka filluar të aplikohet, konfiskimi i pasurisë së miliarderëve rus nëpër shtetet perëndimore, si masë ndëshkuese ndaj agresionit rus, shkruan Interfax, përcjellë Sinjali.
Nuk ka munguar përgjigja e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit rus Dimitry Medvedev, i cili tha se Rusia do të përgjigjet në mënyrë simetrike nëse kërcënimet e Perëndimit për të konfiskuar asetet e të gjithë rusëve në vendet e huaja bëhen të vërteta. Pra në këtë rast sipas tij edhe Rusia do të konfiskojë të gjitha asetet dhe mjetet financiare të të huajve që operojnë atje.
“Ata kërcënojnë gjithashtu se do të konfiskojnë paratë e qytetarëve rusë dhe kompanive ruse jashtë vendit. Dhe gjërave të tilla duhet t’i përgjigjemi në mënyrë krejt simetrike, duke konfiskuar asetet e të huajve dhe kompanive të huaja në Rusi dhe ndoshta duke shtetëzuar pronën e atyre, për shembull të vendeve si Shtetet e Bashkuara, vendet anëtare të BE-së dhe një numër shtetesh anglo-saksone “, tha Medvedev.
Kujtojmë që Dimitry Medvedev ka qenë president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012 ndërsa ka qenë edhe kryeministër gjatë viteve 2012-2020.
No comments:
Post a Comment