Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/26

Amerikanët po dërgojnë armatime në Ukrainë me një vlerë prej 350 milionë dollarë

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka njoftuar se SHBA-të kanë miratuar një ndihmë të re ushtarake prej 350 milionë dollarësh për Ukrainën.

Sot, ndërsa Ukraina lufton me guxim dhe krenari kundër agresionit rus, unë kam autorizuar, në përputhje me urdhërin e Presidentit, një grant të tretë, deri në 350 milionë dollarë për të mbështetur fuqinë mbrojtëse të Ukrainës”, deklaroi Blinken.

Ai tha se kjo paketë do të përfshijë materiale mbrojtëse me qëllimin për të ndihmuar Ukrainën të përballet me blindat, avionët, tanket dhe mjetet e tjera ruse.

Sipas tij, ky është një tjetër sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit të Ukrainës.

Në vitin e fundit, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës ndihma ushtarake dy herë – në shumën 60 dhe 250 milionë dollarë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...