Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/24

Ambasadori ukrainas në Britani i bën thirrje NATO-s të dërgojë trupa në Ukrainë: Janë e vetmja forcë që mund të ndalojë Ushtrinë e Kuqe


“Presidenti Putin i Rusisë ka nisur luftën në kontinentin tonë evropian”, tha Johnson. “Ai ka sulmuar një vend mik pa provokim dhe pa asnjë justifikim të besueshëm. Raketa dhe bomba të panumërta kanë rënë mbi një popullsi krejtësisht të pafajshme. Një pushtim i madh është duke u zhvilluar – nga toka, nga deti dhe nga ajri”.

Presidenti Joe Biden, ndërkohë, tha se Zelensky i kërkoi atij të mërkurën vonë që t’u bënte thirrje liderëve botërorë të denonconin “agresionin flagrant” të Rusisë dhe Putinit duke mbështetur popullin ukrainas.

“Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare”, shkroi Biden në Twitter të mërkurën vonë. “Bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”.

Ish-presidenti Xhorxh W. Bush sulmoi gjithashtu Rusinë dhe presidentin e saj të enjten, duke akuzuar Putinin për “bullizëm autoritar” në sulmin që përbën “krizën më të rëndë të sigurisë” në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Unë bashkohem me komunitetin ndërkombëtar në dënimin e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Vladimir Putin”, tha Bush në një deklaratë. “Qeveria dhe populli amerikan duhet të solidarizohen me Ukrainën dhe popullin ukrainas, ndërsa ata kërkojnë lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre”. 

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...