In memoriam Daniel Gazullit
YLLI I MENGJEZIT SHENDRIT MBI VALE…
ZEF PERGEGA
Gjithmone, kur kane rene kembanat e Lezhes, njeriu ka mbajtur vesh dhe eshte lutur, shikimin e ka mberthyer tek Ulliri i Shen- Franceskut 1221 ne grigjen e kishes katolike, buze Drinit, te degjoje lajmin e bardhe te kohes. Tingujt e saj jane ngritur lart te behen nje me fortesine e gurit te keshtjelles se Beslidhjes se Gjergj Kastriotit, per te mesuar emrat e princave te ngadhnjimit.
E ngadhenjyesi i fjales dhe lirise se saj nuk eshte me! Daniel Gazulli, shpirti engjellor i Gazulloreve, misheruar ne virtyt te zgjimit kombetar, ndahet papritmas dhe pa mbaruar misionin e tij, nga jeta fizike, por jo nga kodiku i fjales shqipe. Nje mezues i zellshem dhe me cilesi te larta njerezore e kulturore te shkolles se poezise, gazetarise e publicistikes shqiptare te Lezhes. Daniel Gazulli iku per tu kthyer me yllin e mengjezit, per ti dhene drite vales. Fytyren e tij do ta shohim ne vezullimet e agimeve poetike.
Me kujtohet kur vellau im me i madh, aty ne pragun e shtepise se vogel ne Rubik, te mbuluar ne vend te tjegullave me tymin e minjeres, I sapo dale nga shkolla tha: “Nuk do ta keme me mesuesin tim te mire Daniel Gazullin!” Syte i u mbushen me lot dhe diga e tij e qepallave nuk e mbajti dhimbjen. Lotet u rrokullisen ne nxitim, si per te kapur njeri-tjetrin dhe mjekrren ia dridhen fort. Nena e ledhatoi, por dhimbja mbeti e ngrire.
“-Po pse?!- e pyerta, nga se gjithmone vellau permendte keshillat dhe fjalet vizionare, per diturine e kombit te mesuesit Daniel Gazulli
“- E thirren ne drejtori dhe i thane se nuk do te jesh me mesues, se familja juaj edhte me hije per shkak se keni njerez te prekur dhe meshtar katolik. Mesues Danieli nuk beri mesim ate ore po u c’mall me te gjithe dhe duke perqafuar secilin na tha: “Kur te rriteni mos me harroni e une ju kam ketu ne zemer!”
Ne ate kohe nuk e kuptonim fjalen hije, por nana ime besimtare ku nuk ka e mbaj mend qe i tha vellait tim te ndjehsem: “Po si hije more bir, mesues Danieli ka tane ato priftna me drite?!”
Me Daniel Gazullin, te cilin e kishin denuar te punonte ne Ndermarrjen Bujqesore Lezhe, u takova ne vitin 1991, kur ne pallatin e kultures u themelua me inisiativen e tij dega e partise social-demokrate e rrethit Lezhe. Ai kontriboi shume per demokracine dhe pluralizmin politik ne Shqiperi. Me pas ai punoi, si drejtor i marredhenjeve me jashte ne Bashkine Lezhe, jo si nje shkendi, por si nje shenj ku shume kush duhet te ndalet dhe te meditoje per detyrimin qe ka ndaj vlerave te lirise dhe prosperitetit te kombit.
Nje mengjez heret pasi kalova me nxitim rrugicen e Blinave te Lezhes vura re tek dera e pallatit te kulturs Daniel Gazullin. Nga larg dallova qe ne duar mbante disa letra te bardha dhe ty per aty mendova se ka ndonje shkrim per gazeten “Koha Jone”
“-Dua te flas dicka personle me ju!”- me tha ai. Keshtu u ngjitem ne sallen e pritjes ku Kimetja si gjithmone si moter e mire ne raste te tilla na sillte kafe. Me pas Danieli shtoi: “Kam shkruar nje roman. Te lutem lexoje dhe dua vrejtje e sugjerime per cdo kapitul me shkrim. Eshte nje teme e patrajtuar, por ne fakt jam deshmitar i ketyre ngjarjeve!”
E lexova dhe e rirexova romanin e tij dhe sugjerimet iu dhashe me shkrim. Pas disa diteve polemozoi miqesiht dhe te them te drejten isha bere edhe une mik me peronazhet e tij. Nuk e di nese e botoi romanin, por ai shte shume u guximshem, ku “i thyenin” hundet disa nga tabute qe i trasheguam nga shekujt.
Nje dite ne Detroit botova nje shkrim per krijimtarine letrare te Ernest Koliqit. Ne internet Danieli me kritikonte pse nuk e kisha shkruar ne gjuhe letrare gege. Nuk u lidha dot me te ti thoha: “Me fal se per bese nuk di!”
Nuk e besoi lajmin e vdekjes se poetit. Lumi i shpirtit krijues te Daniel Gazullit nuk e ndal valen e mesazheve dhe te kujtimit!
Detroit 13 nentor 2012