Republika e Kosoves radhitet në mesin e vendeve me numër të vogël të të infektuarve me virusin HIV/AIDS, por, sipas virusologut Safet Blakaj edhe numri i qytetarëve që kryejnë testet vullnetare të infeksionit me këtë virus është i ulët. Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër AIDS-it, Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numëron gjithsej 69 raste me virusin HIV/AIDS që nga rasti i parë i diagnostifikuar në Kosovë më 1986.
Ka më shumë se njëzet vjet që edhe Kosova është përballur me virusin HIV/AIDS, ndonëse në përmasa shumë më të vogla se shumë vende të botës. Megjithatë, kjo nuk është më një sëmundje që u ndodhë të tjerëve. Rasti i parë në Kosovë është diagnostifikuar më 1986 dhe prej atëherë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosove janë regjistruar 69 raste me HIV.
Sipas këtij instituti, nga pasojat e kësaj sëmundjeje kanë vdekur 27 te sëmurë. Virusologu Safet Blakaj, nga qendra Labirint, thotë se Kosova radhitet në mesin e vendeve me numër të vogël të të infektuarve me virusin Hiv Aids. “Kosova qëndron tek shtetet me numër të ultë të të sëmurëve me HIV/AIDS, por ky fakt nuk ishte dashur që të na gëzonte sepse rreziqet janë të mëdha. Ne kemi numër të vogël të të infektuarve, por, po ashtu kemi edhe numër të vogël të atyre që kryejnë testet për virusin HIV/AIDS, andaj është shumë i nevojshëm që funksionimi i qendrave për testim vullnetar të rritet, në mënyrë që njerëzit të verifikojnë statusin tyre të infeksionit. “Numri i përgjithshëm i atyre që jetojnë me virusin HIV në Kosovë shënon 7 persona, ndërsa sipas statistikave, janë rreth 65 deri në 70 raste që nga diagnostifikimi i rastit të parë në Kosovë më 1986”.
Rasti i parë i Sidës në Kosovë është regjistruar në vitin 1986 dhe bazuar në statistikat që ka Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri më sot në Kosovë janë regjistruar 51 raste të Sidës. Në fakt janë 49 raste të Sidës dhe 2 raste me HIV. Këto janë zbuluar pas hapjes së disa qendrave për konsultim dhe testim vullnetar. Në fakt Kosova për momentin, mund të themi se është vendi më i pastër në shkallë botërore duke patur parasysh se numri akoma nuk është alarmant. Janë bërë përpjekje maksimale për të qënë karshi kësaj të keqeje e cila për Kosovën, për momentin paraqet rrezik.Në Kosovë është punuar shumë në këtë drejtim duke filluar që nga viti 1986. Tendencat tona kanë qënë që të bëhet sa më i lartë ndërgjegjësimi i popullatës në luftë kundër Sidës. Pas luftës, unë shpreh admirimin për institucionet ndërkombëtare që kanë përkrahur shumë Institutin Kombëtar dhe Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit dhe në këtë drejtim ka punuar shumë komiteti kosovar për HIVin, zyra e ministrisë për HIV dhe Instituti Kombëtar në ndihmë të USAID, dhe në këtë drejtim ka ndihmuar shumë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Unë shpresoj që meqë Kosova është e vogël dhe infrastruktura është tjetër nga Shqipëria, mundësitë e punës në parandalimin e virusit HIV janë shumë më të mëdhaja. Sot në ditën botërore të luftës kundër SIDËs është përgatitur një projekt i strategjisë për parandalimin e virusit HIV në Kosovë deri në vitin 2008. Gjithashtu është nënshkruar një deklaratë e përkushtimit nga ana e ministrave përkatëse të qeverisë së Kosovës. Është punuar shumë në këtë drejtim, në ndihmën e madhe që kemi marrë nga ekspertët që kanë ardhur nga CDCja, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me seli në Gjenevë, pastaj me zyrën evropiane. Në fakt, i tërë buxheti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka qënë 1 milion dollarë, kurse vetëm për luftën kundër Sidës ka qënë rreth 1 milion e 500 mijë dollarë. Kështu që ne jemi të vetdijshëm se duhet të bëjmë më tepër për parandalimin e sëmundjes duke pasur parasysh se Kosova ka popullatën më të re në Evropë, pasi 90 përqind e popullësisë janë nën 19 vjeç. Ne do të bëjmë çmos që këtë rini të shëndoshë ta kemi në përkujdesje. Do të përpiqemi të zbulojmë grupet me sjellje të rrezikshme pasi fatkeqësisht prostitucioni dhe narkomania janë në rritje në Kosovë dhe kjo kërkon që e keqja të parandalohet në kohë.(Prof.dr.Isuf Isuf Dedushaj)
Në dhjetor të 2011 (pra për 10 muaj ne Republikën e Shqipërisë) jane zbuluar 54 raste te reja me SIDA.
Specialistet e Institutit te Shendetit Publik ngrene alarmin se virusi tashme qarkullon brenda territorit. Te diagnostikuarit nuk jane me emigrante ose qe kane jetuar jashte vendit. Gjeografikisht semundja ekziston ne te gjithe territorin e vendit”, sqarojne specialistet e ISHP. Edhe grupmoshat jane te ndryshme, por mbizoteron ajo nga 30-39 vjeç. Specialistet pohojne se mes rrugeve te transmetimit thuajse te gjithe personat e kane marre semundjen me rruge seksuale. “Per fat te mire, nuk kemi asnje te semure qe eshte infektuar nga gjaku. SIDA haset te grupet e riskut qe jane homoseksualet ose perdoruesit intravenoze te droges, mbi 70% e personave te infektuar i perkasin popullates heteroseksuale”, sqarojne specialistet e ISHP.
Çka eshte HIV?
Shkurtese e cila rrjedhe nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerezor i cili demton sistemin e imunitetit. Ështe virusi qe e shkakton Aids apo Siden siq njihet tek ne. HIV e demton sistemin imun ne trup dhe personi me virus eshte i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a eshte HIV pozitiv nuk do te thote se vuan nga Aids. Mund te shkojne vite te tera deri sa HIV ta demton sistemin imun dhe personi te semuret. Gjate kesaj kohe personi me HIV pozitiv mund te jetoje me shendet te mire me vite te tera pa zhvilluar Aids.
Çka eshte AIDS (SIDA)?
AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga te dy emrat kuptohet se AIDS eshte sindromi i fituar nga virusi i cili demton sistemin e immunitetit. AIDS eshte nje kolekcion i infektimeve dhe kancereve te ralla qe njerezve me HIV pozitiv mund te ju zhvillohen. Nese nje person me HIV semuret me njeren nga keto semundje te veçanta atehere do te thote se vuan nga AIDS. Shume nga keto organizma qe i shkaktojne keto semundje jane mjaft te zakonshme dhe relativisht te pademshme per personat me imunitet te shendosh. Megjithate, te personat me imunitet te demtuar keqesisht mund te shkaktojne semundje serioze dhe vdekje.
Si infektohen njerezit me HIV?
Kater menyrat kryesore per tu infektuar me HIV jane:
•Duke pasur marredhenie seksuale vaginale dhe anale pa perdorim te kondomit me dikend qe eshte i/e infektuar me HIV
•Duke marre droge me pajisje te injeksioneve qe eshte e kontaminuar me gjak te infektuar
•Foshnjet gjate shtatezanise nga nenat e infektuara me HIV, gjate lindjes apo ushqimit me gji.
•Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar
HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:
•puthjeve ne faqe, prekjeve, perqafimeve, takimi me duar
•larja ne pishine, nga nevojtoret, enet, luget/pirunet apo ushimet qe pregaditen nga personi i infektuar me HIV
•kollitja, teshja apo lotet, kafshimet e insekteve apo kafsheve.
Marredheniet seksuale
Ju mund te infektoheni me HIV dhe infektime te tjera seksuale nese keni marredhenie seksuale vaginale apo anale pa perdor kondom me dikend qe eshte i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kunder HIV nese keni marredhenie seksuale. Kondomat poashtu mund te ju mbrojne kunder infektimeve te tjera seksuale poashtu edhe shtatezanive te padashura.
Droga
Ju mund te infektoheni me HIV dhe me viruse te tjera te gjakut si Hepatitin C nese merrni drog dhe i ndani gjileperat dhe shiringat me te tjeret. Nese merrni droge perdorni gjilpere dhe shiringe te paperdoruar çdo here dhe mos i ndani me te tjeret.
Shtatezania
Nese jeni shtatezane dhe jeni te infektuar me HIV, kujdesi i pershtatshem para, gjate dhe pas lindjes mund te zvogeloje rrezikun e transmetimit te HIV ne femijen tuaj 20 perqind ne deri ne nje perqind. Per ta zvogeluar mundesin e transmetimit te HIV ju mund te:
•merrni tretman me medikamente kunder HIV gjate shtatezanise
•Lindni foshnjen me operacion
•ta ushqeni femijen me shishe nese eshte e mundhsme sepse eshte e vertetuar qe ka mundsi 10 perqind qe HIV mund te kaloje nga qumshti i nenes
Dhenja dhe marrja e gjakut
Dhenja e gjakut ne Britani te Madhe eshte e sigurt. Te gjitha pajisjet jane te sterilizuara dhe perdoren vetem njehere. Te gjitha prodhimet, organet dhe indet per transplantim analizohen per antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehesitje per te shkatruar HIV. Keshtu qe tani per tani rreziku per tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut ne Britani te Madhe eshte i paperfillshem.
Analiza e HIV
Diagnoza e HIV zakonisht behet me analize te gjakut, qe njihet si analize per antitrupa te HIV apo analize e HIV. Kur behet kjo analize kerkohen antitrupa te formuar nga sistemi imun nese HIV eshte prezent. Kur nje person infektohet nga HIV mund te shkoje deri ne tre muaj qe sistemi i imunitetit te prodhoje mjaft antitrupa per tu lajmruar ne gjak. Kjo periudhe quhet periudhe tremujorshe apo serokonverzion.
Nese antitrupat gjinden ne gjak, rezultati i analizes njihet si pozitiv. Kjo do te thote se personi eshte HIV pozitiv. Nese antitrupat nuk gjinden rezultati i analizes njihet si negativ. Kjo do te thote qe personi eshte HIV negativ, perderisa analiza eshte bere pas periudhes tre mujorshe.
Tretmanet e HIV
Terapia kunder HIV eshte tretman me ilaqe qe e sulmojne HIV. Keto ilaqe nderprejne menyren e shumimit te virusit brenda qelizave njerezore, por keto ilaqe nuk mund ta shkaterrojne virusin krejtesisht.
Ilaqet kunder HIV zakonisht pershkruhen ne kombinim te tri apo me shume lloje te ilaqeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet te larte antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Qysh nga viti 1996 kur eshte prezentuar, kjo terapi eshte vertetuar se eshte efektive per ta kontrolluar HIV dhe ta vonoje fillimin e Aids per shume njerez mirepo jo te gjithe.
Tretmanet ju kane ndihmuar shume njerezve por ilaqet kane kunderindikacione qe ndonjehere mund te jene serioze. Kjo mund te beje veshtire te vazhdohet me tretmane dhe mund te kete reagim te tretmaneve te komplikuar qe njerezit duhet ta vazhdojne. Keto veshtersi per te vazhduar me ilaqe mund te thote se tretmani mund te deshtoje. Poashtu sa me gjate qe merren keto tretmane mundesi te deshtojne jane me te larta.
Tretmanet deshtojne kur HIV i reziston ilaqet qe merren. Kur nje kombinim deshton, nje kombinim tjeter i ilaqeve duhet te merret, por sa me shume qe tretmanet deshtojne me veshtire eshte qe te gjindet kombinim i sukseshem.
A ka ilaqe qe mund ta parandalojne infektimin e HIV?
Tani per tani nuk ka vaksine qe e prandalon infektimin e HIV dhe ende nuk ka sherim per Aids. Vaksinat eksperimentale jane duke u hulumtuar por ende nuk ka ndikim per vaksine efektive ne te ardhmen.
Apel publik
Nga ana tjeter, ata bejne apel per kryerjen e marredhenieve seksuale te mbrojtura, pasi kjo eshte menyra e vetme per te shmangur kalimin e virusit te nje person i shendoshe. Sa i perket raportit femra-meshkuj mbizoterojne keta te fundit. Kjo jo vetem per rastet e reja, prej te cilave 28 i perkasin kesaj gjinie, por edhe ne grafikun e numrit total te te prekurve. Virusi HIV shfaqet ndryshe nga nje person te tjetri. Ai permban brenda 24 semundje, te cilat prekin zonen me delikate te trupit. Shenjat e kesaj semundjeje vdekjeprurese mund te jene edhe te dallueshme. Ne mbi 40 per qind te rasteve, ajo mund te shfaqet me kolle, infeksion te gojes, ku mund te dalin puçrra te medha e te kuqe ne brendesi te saj.
Femrat punëtore të seksit
Hulumtime shumë të kufizuara shkencore janë bërë nga fusha e punëtorëve të seksit në Kosovë edhe për faktin që konteksti i punës së seksit është joligjor..
. Kemi në dispozicion disa informata nga gra të “shpëtuara” prej trafikimit dhe nga një numër shumë i vogël i
programeve për shëndetin riprodhues për punëtore të seksit. Pjesa më e madhe e punës së
seksit në Kosovë është e lidhur me trafikimin joligjor të grave nga regjioni i gjërë i Evropës
Të dhënat nga shënimet e klientëve, të organizatës Labirint qw merret me dhënien e shërbimeve përdoruesve
të drogës tregojnë se 56% të klientëve që ishin këshilluar dhe testuar për HIV ishin adoleshent dhe të rinj (86%meshkuj; 14% femra).
Në bazë të Rregullores së UNMIK nr. 2001/4, trafikimi i qenieve njerëzore konsiderohet si krim. Bastisjet e
policisë në vendet ku zhvillohet prostitucioni kanë shkaktuar që një pjesë e madhe e punës së seksit të zhvillohet ilegalisht.
Vlerësimet për pjesën e punëtorëve të seksit (PS) të cilët janë shtetase të vendeve të caktuara, janë një
supozim i mbështetur në përqindjen e klientëve tw PS të cilët kanë vijuar shërbimet për shëndet riprodhues të
organizuar nga projekti UMCOR, si dhe në të dhënat për numrin e grave të shpëtuara (nga trafikimi) nga ana e IOM.
Klientët e punëtoreve të seksit
Edhe pse në Kosovë ka ardhur një numër i madh i zyrtarëve ndërkombëtarë – shpesh meshkuj të ardhur vetëm, përfshirë këtu ushtarët – hulumtimet e kryera që nga viti 1999 në mesin e punëtorëve të seksit që ishin të vendosur në strehimore, tregojnë se 80-85% të klientëve të punëtoreve të seksit janë meshkuj kosovarë
Të dhënat nga hulumtimi i vitit 2001tregon se meshkujt të cilët kanë pasur seks me punëtoret e seksit gjatë 12 muajve tëfundit kanë qenë të ri në moshë, beqarë, jetonin në një ambient urban, pjesa më e madhe
ishin të punësuar në sektorin privat dhe takonin shtresës së lartë shoqëro-ekonomike.
Tre për qind të meshkujve seksualisht aktiv (15-24 vjeçar; shumica të pamartuar) kanë deklaruar se kanë pasur seks me punëtore të seksit në 12 muaj të fundit (2% të grupmoshës 25-34; 1% të grupmoshës më të vjetër se 35 vjeçare). Edhe pse studimi nuk ka hulumtuar përdorimin e kondomëve me punëtoret e seksit, përgjigja pozitive ishte 52% gjatë marrëdhënies seksuale me partnerin e fundit të rastit, ndërsa meshkujt e rinj dyfish më shumë kishte gjasa të përdorin kondomin. Hulumtimi i radhës i ndërmarrë nga PSI në vitin 2003 tregon një rritje prej 4% të meshkujve të rinj seksualisht aktiv që kanë pasur seks me punëtoret e seksit gjatë 12 muajve të fundit; prej të cilëve 73% kanë përdorur kondom gjatë kontaktit të fundit me punëtoret e seksit.
Meshkujt që kanë seks me meshkuj (MSM)
Në Kosovë, meshkujt që kanë seks me meshkuj (MSM) ballafaqohen me shkallë të lartë të stigmës shoqërore dhe të diskriminimit. Një numër i vogël u tyre kanë guxim që shoqërisë ose anëtarëve të familjes të tregojnë haptazi identitetin e tyre seksual. Si pasojë e presionit shoqëror dhe pritjeve nga familjet, shumë MSM eventualisht martohen dhe përfundojnë duke bërë jetë të “dyfishtë” – angazhohen në seks (oral dhe) anal të pambrojtur me partnerë të ndryshëm seksual meshkuj, dhe njëkohësisht kanë marrëdhënie seksuale me gra.
Mesatarisht tre nga katër MSM kanë pasur seks me gra Prandaj MSM përbëjnë një urë tërëndësishme potenciale në mes të njërës prej grupeve të popullatës që janë në rrezik në njërën anë, dhe popullatës së përgjithshme në anën tjetër.
Pasi që kemi vetëm disa raste të infeksionit me HIV në Kosovë dhe se shumica e rasteve paraqiten në mesin e meshkujve të moshës 30-40, MSM të moshës së re shpesh lidhin paraqitjen e AIDS-it me personat e moshuar se sa me MSM, dhe në këtë mënyrë shumë MSM nuk e perceptojnë seksin e pambrojtur me meshkujt tjerë si një sjellje të rrezikut të lartë.
Posaçërisht MSM të rinj shpesh e hulumtojnë seksualitetin e tyre duke provuar aktivitete të ndryshme seksuale – aktivitete me rrezik të lartë dhe të ulët – me shumë
partnerë. Për shkak të tabusë që rrethon MSM-të, ata mund të kenë më pak përvojë dhe shkathtësi për të diskutuar seksin e sigurt dhe për të zvogëluar sjelljet e rrezikshme që mund të sjellin HIV-in nga partnerët e tyre seksual
Përveç kësaj, normat sociale brenda subkulturës MSM nuk përputhen plotësisht me kërkesat e seksit të sigurt. Vendet publike ku rekuentojnë MSM janë ambiente kryesore ku MSM takohen dhe shoqërohen me partnerët potencial seksualë; këto ambiente të “elektrizuara me seks”, krijojnë rrethana për involvim në
seks – zakonisht të pasigurt. Shumë MSM po ashtu i takojnë partnerët seksualë nëpërmjet internetit, gjë që ofron shumë pak informata për parandalimin e HIV-it dhe na bën të vështirë të kemi qasje në këta MSM shpesh të fshehur.
Studimi i VBS i vitit 2006 tregoi se dituria përkitazi me HIV-in në mesin e MSM ishte e lartë, 82% të MSM që janë seksualisht aktiv kanë pasur seks oral me dy ose më shumë meshkuj në 6 muaj të fundit, prej të cilëve vetëm 15% kanë përdorur rregullisht kondomet. Nëntë dhjetë për qind të MSM-ve kanë pasur seks anal në 6 muaj të kaluar, shumica e tyre me dy ose më shumë partnerë; 44% nuk kanë përdorur kondom gjatë seksit anal në 6 muaj të kaluar, ndërsa dy të tretat nuk kanë përdorur kondomet në mënyrë të rregullt në 6 muaj të kaluar.
Shkalla e lartë e stigmës dhe vetëstigmës në mesin e MSM-ve e bën shumë të vështirë të kemi qasje te ata me shërbimet për parandalimin e HIV-it. Një organizatë lokale që shërben MSM-të ka raportuar shkallë të lartë të seksit të pambrojtur, posaçërisht në mesin e MSM-ve “të fshehur” të cilët i shmangen kontaktit me organizatat të cilat janë haptazi me orientim gej.Qasja në kondome me lubrifikues në bazë të ujit është shumë i vështirë për këta MSM tëfshehur, pasi që një OJQ e MSM-ve është njëri prej disa kanaleve të rralla për të gjetur këtokondome. Studimi i VBS erdhi në përfundim se vetëm 30% të MSM përdorin lubrifikues gjatë
seksit anal. Për më tepër, frika të mos identifikohen si gej i mban shumë MSM larg nga trajtimi prej IST-ve, pasi që kjo do të zbulonte se kanë pasur seks anal me meshkuj. Ky fakt edhe më shumë përkeqëson rrezikun nga infeksioni me HIV.
Të burgosurit
Janë dy burgje dhe gjashtë qendra për paraburgim në Kosovë, me rreth 1800 të burgosur,shumica e të cilëve janë në burgun e Dubravës në pavijonin për meshkuj. Shënimet e burgut tregojnë një trend në rritje të numrit të burgosurve që janë dënuar për shkak të posedimit joligjor të drogës.
Deri më sot janë grumbulluar shumë pak të dhëna përkitazi me HIV/AIDS-in nëpër burgje.Ekzaminimet rutinore të burgosurve në fillim të dënimit nuk përfshijnë testimet e obligueshme për HIV, IST ose TB, përveç në rastet e veçanta kur ato kërkohen. Për më tepër, studimi i VBS i vitit 2006 nuk përfshiu të burgosurit; prandaj kemi shumë pak të dhëna të besueshme përkitazi me HIV infeksionin dhe sjelljet e rrezikut në mesin e të burgosurve, sikurse janë përdorimi i drogave injektuese dhe seksi i pambrojtur. Një studim lidhur me përdorimin e drogave që është kryer nga punonjësit shëndetësor të burgut në vitin 2006 në mesin e 200 të
burgosurve të anketuar zbuloi se 5% të burgosurve kishin varshmëri nga drogat – kryesisht nga heroina – edhe pse shkallët aktuale mund të jenë më të larta. Përvojat nga vendet e tjera kanë treguar se burgjet kanë potencial të bëhen burime për një përhapje të shpejtë të HIV-it, nëse nuk ndërmerren masat adekuate. Vështirësitë për të pasur qasje në shiringa dhe gjilpëra sterile i shtyn shumë të burgosur që janë PDI të këmbejnë pajisjet për injektim.
Ngjashëm, shumë pak dihet rreth praktikave seksuale të të burgosurve, përfshirë këtu praktikat e gjinisë së njëjtë dhe kërkesave të tyre për kujdes seksual. Seksi i pambrojtur ndërmjet të burgosurve të gjinisë mashkullore, përfshirë këtu dhunimin dhe format e tjera të dhunës seksuale, mund të shkaktojnë IST ose infeksionin me HIV. Deri vonë kondomët nuk kanë qenë në dispozicion në burgje, ndërsa që nga mesi i vitit 2007 ata sigurohen për: vizita shtëpiake; vizita të lira në institucionet korrektuese; dhe në disa burgje si pjesë e “paketës së daljes” gjatë lirimit nga burgu.
Personat që jetojnë me HIV (PJHIV)
PJHIV janë posaçërisht të rrezikuar, jo vetëm për shkak të ndikimit të HIV-it në shëndetin e tyre, por edhe për shkak të ndikimit psikologjik, shoqëror dhe ekonomik të HIV/AIDS-it në jetën e tyre. Numri i personave që dihen që jetojnë me HIV në Kosovë është shumë i ulët – 46 në bazë të të dhënave zyrtare – por është çështje e diskutueshme nëse ky numër është real. Fakti që shumë raste të HIV-it janë të panjohur – ose të “fshehur” – mund t’i mveshet në pjesë të madhe stigmës së fortë dhe diskriminimit ndaj PJHIV, gjë që ishte evidentuar në studimet e fundit në mesin e personave të rinj në Kosovë. Rezultatet e këtij hulumtimi
tregojnë se më pak se 40% të personave do të pranonin të jenë në klasën e njëjtë me një person të infektuar me HIV, ndërsa vetëm 25% do të blinin gjësende nga një shitës i infektuar nga HIV. Për shkak të stigmës dhe diskriminimit të mundshëm, shumë pak persona janë të gatshëm të testohen për HIV, pasi që frikësohen nga qëndrimi negativ dhe refuzimi nga familjet e tyre dhe komuniteti i gjërë. Si rezultat, shumë PJHIV as nuk e dinë statusin e yre për HIV, gjë që e bën të pamundur të kenë qasje në trajtim mjekësor, përfshirë këtu
ARV-të, shërbimet sociale, etj.
Edhe ata persona që dinë se janë HIV pozitiv, stigma dhe diskriminimi në sektorin shëndetësor, në vendet e punës dhe sferat tjera të shoqërisë e bën të vështirë për PJHIV të kenë qasje në shërbime dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre. Rezultatet e një studimi nga viti 2005 të kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përkitazi me qëndrimet e personelit shëndetësor lidhur me HIV-in zbuloi se vetëm 52% të tyre kanë njohuri të sakta për rrugët e përhapjes së HIV-it; 43% do të izolonin personin që jeton me HIV; dhe 67% favorizojnë testim të obligueshëm në HIV për të gjithë pacientët e hospitalizuar. Qëndrimi negativ, stigma dhe diskriminimi ndaj PJHIV kontribuojnë në përhapjen e fshehtë të epidemisë së HIV-it – dhe kështu edhe më tepër e përkeqësojnë ndikimin e HIV-it – dhe thekson nevojën për mbrojtjen ligjore dhe krijimin e shërbimeve të posaçme shëndetësore dhe sociale të afërta për PJHIV ku do të adresoheshin kërkesat dhe brengat e tyre.
Grupet e tjera të popullatës më të rrezikuar nga HIV-i
Të rinjtë janë grup prioritar në parandalimin e HIV-it, pasi që kjo moshë është duke kaluar nëpër ndryshime të mëdha fizike, seksuale, psikologjike dhe shoqërore, që mund t’i parashtrojnë para rreziqeve të ndryshme. Disa studime të fundit në mesin e të rinjve kanë konfirmuar rrezikueshmërinë e tyre ndaj HIV-it; me moshë më të re të hyrjes në marrëdhënie seksuale; përdorim të ulët të kondomëve; njohuri të pamjaftueshme për HIV/IST; si dhe mungesën e shërbimeve shëndetësore riprodhuese për të rinjtë që do të ishin lehtë të
qasshme. Posaçërisht vajzat janë të rrezikuara ndaj problemeve të shëndetit seksual dhe riprodhues, përfshirë këtu HIV/IST-të dhe shtatzëninë e padëshirueshme, pasi që kontakti i tyre i parë seksual ndodh në moshën më të re. Rrezikueshmëria e personave të rinj në Kosovë edhe më tej acarohet për shkak të papunësisë së lartë dhe varfërisë. Përveç kësaj, trafikimi i grave dhe i drogës kanë ndikim më të madh në mesin e të rinjve, sikurse është dëshmuar me faktin se pjesa më e madhe grupeve të popullatës në rrezik janë të moshës së re, sikurse janë punëtorët e seksit dhe PDI-të. Personat e rinj nga grupet pakicë Romë, Ashkali dhe Egjiptas (RAE) mund të jenë në rrezik më të lartë nga HIV-i për shkak të përjashtimit shoqëror të këtyre grupeve, shkallës së ulët të shkrim-leximit, shkallës më të lartë të papunësisë dhe për faktin që kontakti i tyre i parë seksual ndodh në moshën më të re.
Disa studime të NjQP lidhur me HIV/IST dhe çështjet e lidhura për të rinjtë janë organizuar
qysh nga viti 2000-2012.
. Shumica e këtyre projekteve dolën në përfundim se shkallët e larta të vetëdijesimit mbi HIV dhe AIDS nuk nënkuptonin edhe njohuri të saktë lidhur me rrugët e përhapjes ose mbrojtjen nga HIV-i; ky informim nuk nënkuptonte edhe zbatimin e praktikave të sigurta të seksit. Për shembull, hulumtimi për shëndetin riprodhues, i ndërmarrë në vitin 2008 tregoi se abstinenca, përdorimi i kondomëve dhe besnikëria ishin të njohur vetëm për 19%, 66% dhe respektivisht 51% të femrave të reja të moshës 15-24 vjeç si mënyra për
parandalimin e përhapjes së HIV-it. Studimi i fundit i NjQP në mesin e popullatës së re të moshës 15-24 në vitin 2008 erdh në përfundim me rezultate të ngjashme. Derisa informimi për HIV dhe AIDS ishte i lartë (90% kishin dëgjuar për ato), dituria aktuale lidhur me mënyrat e përhapjes dhe parandalimit të HIV ishte e ulët, me më pak se 20% të anketuarve që kanë hënë përgjigje të sakta në të pesë pyetjet standarde
lidhur me HIV-in (16% të moshës 15- 19 vjeçare; dhe 20% të rinjve 20-24 vjeçar). Ngjashëm me këtë rezultat, perceptimi personal për rrezikun nga HIV-i ishte i ulët, dhe vetëm 20% të rinjve konsideronin për veten se janë në rrezik të shkallës së moderuar ose të lartë. Dituria lidhur me IST-të ishte edhe më e ulët:
derisa për HIV/AIDS-in kishin dëgjuar 90% të anketuarve, vetëm 30% kishin dëgjuar për IST të tjera, ndërsa dituria aktuale për simptomet/shenjat e këtyre infeksioneve ishte edhe më e ulët. Në studimin e njëjtë, një e treta e të rinjve të anketuar raportuan se kanë marrëdhënie seksuale me një mesatare të moshës së marrëdhënies së parë 18 vjeç. Vetëm 55% të rinjve seksualisht aktiv raportuan se kanë përdorur kondom herën e fundit kur kanë pasur seks, 40% raportuan se kondomet i përdorin rregullisht, ndërsa 60% të anketuarve u përgjigjën se kondomet i përdorin ndonjëherë ose kurrë.
Informatat jokomplete ose jo të sakta edhe më tepër kontribuojnë në rrezikun e të rinjve nga HIV-i. Televizioni është burim kryesor i informatave lidhur me HIV/AIDS-in (77% të rinjve), por qëndrimi tabu i shoqërisë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me seksin ua bëjnë të vështirë të rinjve të diskutojnë me prindërit e tyre lidhur me HIV/IST dhe seksualitetin. Vetëm çdo i dhjeti person i ri raporton se ka folur me anëtarët e familjes lidhur me HIV/AIDS-in, ndërsa shumica e të tjerëve për këtë çështje kanë folur me shokët. Stigma lidhur me HIV-in mbetet e lartë, sikurse është treguar nga qëndrimi mjaft i përhapur se AIDS-i është një sëmundje “e turpshme” që merret nga “personat me promiskuitet seksual, narkomanët,
MSM-të dhe të tjerët që nuk mbajnë higjienë të mjaftueshme personale”. Këto të gjetura sugjerojnë se duhet të përmirësojmë qasjen në informata të sakta lidhur me HIV/IST me ndihmën e kanaleve të ndryshme, përfshirë këtu edukimin nga vet moshatarët dhe shokët/shoqet në shkolla dhe jashtë tyre.
Popullacionet mobile
Roli kyç i mobilitetit (lëvizjes, dyndjes) të popullacionit në përhapjen e HIV-it është dokumentuar mirë në shumë vende të botës. Grupet mobile shpesh janë më të ekspozuara ndaj rrezikut nga infektimi me HIV për disa arsye, përfshirë këtu statusin e dobët legal dhe ekonomik; pozitën e tyre sociale; sjelljet seksuale; si dhe shpesh qasjen e tyre të kufizuar në shërbime sociale dhe shëndetësore. Në Kosovë, shumica e rasteve të regjistruara të HIV-it deri më tani janë të ndërlidhura me popullacionet mobile, siç është rasti me punëtorët
migrantë ose me ata të cilët kanë jetuar në vendet e Evropës Perëndimore që përbëjnë rreth 15% të popullatës së përgjithshme kosovare.
Një studim i IOM-it i kryer në vitin 2005 gjeti se pjesa më e madhe e punëtorëve mërgimtarë kosovarë janë meshkujt të moshës aktive seksuale, ndërsa përdorimi i rregullt i kondomëve në mesin e tyre ishte shumë i ulët - rreth 18%
. Me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës Kosovës , shumë kosovarë që jetojnë jashtë vendit do të kthehen në Kosovë, gjë që po ashtu ka sjell rreziqe shtesë nga HIV-i. Shumë pak dihet për ndikimin specifik të mobilitetit në situatën lidhur me HIV/AIDS në Kosovë, ndërsa mësimet e nxjerrura nga vendet tjera na bëjnë t’i kushtojmë vëmendje të posaçme grupeve mobile të popullacionit.....
Etj.

Sipas specialistëve shqiptar , “edhe pse ende në shifra të ulëta, infeksionet nga virusi HIV në Shqipëri po shtohen me ritme të shpejta. Vetëm gajtë 2007/ës janë diagnostikuar 40 raste te reja." Nga të dhënat mbi rastet e identifikuara 87% e të infektuarve e kanë marrë virusin nëpërmjet marrdhënieve seksuale të pambrojtura.
Nga studimet ka rezultuar se 60% e rasteve janë infektuar në emigracion dhe 40% në vend, ndërsa në qytet janë 67% e të rpekurve dhe 33% në zonat rurale. Por ende në vend nuk ka një qendër trajtimi për personat e infektuar. Madje shoqëria në mungesë të informacionit sesi përhapet virusi tregohet izoluese ndaj rasteve të njohura si persona të prekur, ngjarja e dy fëmijëve në një shkollë në kryeqytet ku prindërit e fëmijëve të tjerë kërkonin vecim të tyre nga kolektivi i fëmijëve.
Ndërsa numri i dhuruesve të gjakut në vend ka pësuar ulje, për rrjedhojë edhe numri i personave që testohen është ulur ndjeshëm. Në nevojat e emergjencave për ndërhyrjet kirurgjikale po praktikohet dhurimi i gjakut i detyruar nga vetë familjarët e pacientëve. Kështu që gjaku i grumbulluar krijon rezervat në bankën e emergjencave. Ndërsa edne paragjykohet praktika e testimit vullnetar edhe për vetë procesin e hapur dhe pak konfidencial. Testimi vullnetar mund te kryhet në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, në qendrën spitalore “Nënë Tereza” po në Tiranë, si dhe në disa qendra të testimit dhe Këshillimit vullnetar në disa rrethe të vendit të rihapura sërish pranë qendrave spitalore.
Specialistët mjekë apelojnë jo vetëm për marrdhënie të sigurta seksuale por edhe për një trajtim më human të personave të prekur nga virusi