Më ka rënë hise e rëndë që unë ta them fjalën e përmortshme për, mikun dhe shokun e afërt për doktor Xhafer Bajgorën në emër të të gjithë mjekëve të Kosovës, gjeneratë së parë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinë, në emër të ish punëtorëve të Shtëpisë së Shëndetit në Vushtri, ku punoi mbi 25 vite dhe në emër institucioneve shëndetësore të Mitrovicëa ku punoi në dekadën e fundit.
E nderuara familje Bajgora,të nderuar bashkëqytetarë dhe miqë tjerë të Dr Xhaferit, nuk keni humbur vetëm ju, por humbja është e të gjithëve.
Dje pas kolegjiumit të mëngjesit me kardiolog të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, sa doja ta thirrja familjen e tij, ma grabiti djali i madh i tij Skënderi dhe më informoi se babai i tij ende merr frymë, nuk besoja edhepse e dija mirë gjendjen e tij .
Ta pranoj lajmin e tillë pas dy deri 3 orëve për vdekjen e tij ishte për mua shumë e rëndë, vdekja ishte e madhe!
Dr.Xhafer Bajgora u lind në vitin 1948 në Vushtri, nga një familje punëtore, bujare e ndershme dhe më përkushtim kombëtar.
Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë si gjeneratë e parë e kreu në Prishtinë.
Pas diplomimit fillimisht punoi si mjek i praktikës së përgjithshme në SHSH në Vushtri.
Ai i përkushtoi punës me zell të madh .Në atë kohë Vushtrria me rrethinë si dhe i tërë vendi ishte përplotë më të sëmurë nga TBC.
Vushtria bënte përpjekje që ta zvogëlojë numrin e të sëmurëve nga TBC, nëpërmjet të bashkëpunëtorëve të jashtëm .
Pas konsultës ai pranoi që të marr specializimin nga pneumoftiziologjia, të cilën e kreu me sukses në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë.
Me tu kthyer nga specializimi filloi punën e përditshme dhe e organizoi Dispanserin antituberkular në Vushtri.
Veç punës së ndershme prej, mjekut, specialistit dhe humanistit në atë kohë është angazhuar në organizimin dhe në ndihmën e menagjmentit të atëhershëm të SHSH në Vushtri.
Gjatë diferencimeve politike, helmimit dhe kohës së futjes së masave të dhunshme ngriti zërin fuqishëm ndaj atyre dukurive antishqiptare.
Pas luftës kaloi për të punuar në Qendrën Medicinale –Regjionale të Mitrovicës ku edhe atje u angazhua me përkushtim dhe me shumë sukses kreu punën e pneumoftiziologut dhe u bë Shef i repartit të kësaj lëmije dhe njëherit Koordinator regjional për TBC në nivel qendror të Republikës së Kosovës.
Për këtë mik timin, mbaj vetëm vlerësime prej njeriut të dëvotshëm, humanistit, intelektualit dhe patriotit.
Të flasim tash për figurën tij madhore duhet të lirohemi nga atributet se ai ishte vërtetë i madh dhe shpirtëmirë edhepse ka ditë të jetë agresiv karshi të keqës dhe të padrejtës, atributet e tij ishin madje edhe rrezatuese, fliste thjeshtë, por kishte edhe sens për humor.
...Ai dinte të besonte dhe të çmonte mendimet e shokëve dhe të miqëve, prandaj ky ishte motivi që ne e çmonim dhe donim shumë më tepër.
Dr.Xhaferi i përkushtoi familjës së vetë dhe të tjerët i ka respektuar.
Në filozofinë mjekësore kosovare ai shpesh fuste risi për ndryshime në retorikën e mjekimit.
Në dekadën e fundit është përballur me brengën e tij shëndetësore edhepse atë e rezistojë burrërisht për një kohë të gjatë....
Ende jam në ankth për vdekjën e shokut. Lumi i shpirtit të tij krijues nuk e ndal valen e mesazhëve dhe të kujtimit për njeriun e madh.
Vushtri,14.11.2012. Prof.dr.Bedri Zahiti