2012-11-17

Ushtarak ne luftë -Hero në paqë-Skender Rexhahmetaj

Maska e Dar_di





    (1969-2012)



Me datn 20 tetor 2012 u  nda nga jeta eprori i UÇK-së në Brigadën 138”Agim Ramadani” dhe themeluesi i njësitit të parë tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë, Skender Rexhahmetaj nga Isniqi i Deçanit.


Me fillimin e luftës çlirimtare në vitin 1998,Skender Rexhahmetaj,u rreshtua në radhët e UÇK-së dhe emërohet komandant i shtabit në Isniq. Ishte themelues i njësitit të parë tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë dhe u maur më stërvitjen e ushtarëve të këtij njësiti por gjithashtu ishte epror i UÇK-së në Brigadën 138 Agim Ramadani .
Pas luftës , u angazhua në trupat e mbrojtjes të Kosovës e më pastaj ishte Drejtor i Drejtoratit për Siguri Civile dhe Gatishmëri Emergjente në Komunën e Deçanit.
Skënder Rexhahmetaj ,mbrojti në mënyrë të dinjitetshme , vlerat e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , pranë Tribunalit të Hagës në Procesin gjyqësor Haradinaj.

Vdekja e gjet në detyrën e shefit për planifikim dhe koordinim emergjent , ne kuadër të Drejtoratit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Deçanit.
 Fillimin e luftës çlirimtare me1998, Skenderi u rreshtua në radhët e UÇK-së dhe emërohet komandant i shtabit në Isniq.
Ishte mjaft aktiv në zonat e luftës, duke dhënë kontribut të madh profesional në vija të frontit. Pas takimit të mbajtur, me 24 maj1998 në Gllogjan, në komandën e zonës operative të Dukagjinit, mori përgjegjësinë e organizimit dhe përgatitjeve ushtarake në pjesën veriore të komunës së Deçanit, përkatësisht për 12 fshatra. 

Ishte themelues i njësitit të parë tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë dhe u mor me stërvitjen e ushtarëve të këtij njësiti, të cilët më pas treguan shkathtësi të larta në vija lufte. Në vazhdimësi të aktiviteteve ushtarake qëndroi stoikisht në zhvillimet e luftës në betejën e Koshares, në cilësinë e komandantit të batalionit të katërt të Brigadës 138 Agim Ramadani dhe deri në fund u përballë më luftën për Çlirimin e Kosovës.

 Pas luftës u angazhua në Trupat e Mbrojtjes të Kosovës e më pastaj ishte drejtor i Drejtoratit për Siguri Civile dhe Gatishmëri Emergjente në Komunën e Deçanit. Për pesë vite me gjithë potencialin e tij intelektual dhe njerëzor u angazhua ne Shoqatën e Intelektualeve të Pavarur në Deçan...
Skënder Rexhahmetaj la pas vetes pesë fëmijë dhe bashkëshorten.
Dëshmitari Rexhahmetaj, gjatë dëshmisë së tij, ka treguar rreth mënyrës së organizimit të mbrojtjes në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës. Ai gjatë kësaj kohe ishte komandant për mbrojtjen e fshatit, dëshmitari dhe bashkëfshatarët e tij punuan në Shtabin e UÇK-së në Gllogjan. Sipas tij, jeta në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës ishte e organizuar, duke marrë parasysh faktin se gjatë kësaj periudhe populli shqiptar ishte i detyruar për një gjë të tillë, për shkak të presionit të regjimit serb, dhe se këto organizime kanë qenë të pavarura. “Gjithsesi se ngjarja që ndodhi në Gllogjan i shqetësoi njerëzit dhe secili fshat, përfshirë dhe Isniqin ka vepruar seriozisht në këtë drejtim”, ka thënë  Skënder Rexhahmetaj nga fshati Isniq i komunës së Deçanit. Dëshmitari Rexhahmetaj, gjatë dëshmisë së tij, ka treguar rreth mënyrës së organizimit të mbrojtjes në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës. Ai gjatë kësaj kohe ishte komandant për mbrojtjen e fshatit, dëshmitari dhe bashkëfshatarët e tij punuan në Shtabin e UÇK-së në Gllogjan. Sipas tij, jeta në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës ishte e organizuar, duke marrë parasysh faktin se gjatë kësaj periudhe populli shqiptar ishte i detyruar për një gjë të tillë, për shkak të presionit të regjimit serb, dhe se këto organizime kanë qenë të pavarura. “Gjithsesi se ngjarja që ndodhi në Gllogjan i shqetësoi njerëzit dhe secili fshat, përfshirë dhe Isniqin ka vepruar seriozisht në këtë drejtim”, ka thënë dëshmitari Rexhahmetaj.

Periudhat e vështira

Rexhahemtaj gjatë kësaj seance është pyetur për periudhat mars-shtator të vitit 1999, në kohën kur forcat serbe kishin sulmuar Izniqin e Gllogjanit. Ndërkaq, pavarësisë së strukturave udhëheqëse të fshatit, dëshmitari Rexhahmetaj ka thënë se ato kanë qenë të pavarura dhe shumë të rrezikuara nga pushteti serb. “Ne kemi kaluar periudha të vështira dhe kemi nxjerrë forma se si duhet të mbrohet jeta në forma të okupimit, por ishte e nevojshme që njerëzit e fshatit të merreshin vesh mes vete se si do të vepronim”, ka thënë Rexhahmetaj.
Dëshmitari në deklaratën e tij, kishte thënë se kishte takuar Lahi Brahimajn për herë të parë në takimin që u zhvillua në pjesën e parë të vitit 1998. Dëshmitari i kishte kërkuar Ramush Haradinajt të planifikonte një takim me Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Në deklaratën e tij kishte dhënë detaje rreth marrëdhënieve të Ramush Haradinajt me Idriz Balajn. Ndryshe, rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte. Pafajësia e tij u shpall më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues. Por, ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, me kërkesë të Prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallëzim penal për gjykim të pjesshëm. Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara. Rexhahmetaj.

Periudhat e vështira

Rexhahemtaj gjatë kësaj seance është pyetur për periudhat mars-shtator të vitit 1999, në kohën kur forcat serbe kishin sulmuar Izniqin e Gllogjanit. Ndërkaq, pavarësisë së strukturave udhëheqëse të fshatit, dëshmitari Rexhahmetaj ka thënë se ato kanë qenë të pavarura dhe shumë të rrezikuara nga pushteti serb. “Ne kemi kaluar periudha të vështira dhe kemi nxjerrë forma se si duhet të mbrohet jeta në forma të okupimit, por ishte e nevojshme që njerëzit e fshatit të merreshin vesh mes vete se si do të vepronim”, ka thënë Rexhahmetaj.
Dëshmitari në deklaratën e tij, kishte thënë se kishte takuar Lahi Brahimajn për herë të parë në takimin që u zhvillua në pjesën e parë të vitit 1998. Dëshmitari i kishte kërkuar Ramush Haradinajt të planifikonte një takim me Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Në deklaratën e tij kishte dhënë detaje rreth marrëdhënieve të Ramush Haradinajt me Idriz Balajn. Ndryshe, rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte. Pafajësia e tij u shpall më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues. Por, ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, me kërkesë të Prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallëzim penal për gjykim të pjesshëm. Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara.


Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...