NGA IZET DURAKU
Ndonëse ekziston një listë e dëshmorëve të kësaj lufte, madje një pjesë e tyre janë shpallur si të tillë, lista e plotë e tyre ende nuk është hartuar. Nuk është hartuar gjithashtu as lista rrëqethëse e humbjeve njerëzore shkaktuar nga masakrat e ushtrisë serbe më 1913, për të cilat janë shprehur të tmerruar publicistë shumë të njohur të kohës, si Leon Trocki, Leo Freundlich, Dimitrie Tucoviq, etj.
Në vetëdijen e popullit nuk ka pasur asnjëherë mëdyshje për pranimin e humbjeve. Edhe pas shumë vitesh nuk u deformua kurrë thelbi i ngjarjeve. Pushtuesit serbë gjithnjë u emërtuan prej kësaj vetëdije të kthjellët si ndër pushtuesit më mizorë, krimet e të cilëve ashtu të papërfytyrueshme dhe çnjerzore do të ishte e vështirë për t’i treguar plotësisht.
Por regjimi që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore në aleancë me botën komuniste sllave, nuk kishte shumë dëshirë të fliste për konfliktet me serbët. Nuk donte të fliste as për Pavarësinë e Shqipërisë. Në një radiogram urgjent për sekretarin politik të qarkut të Kukësit, Abaz Shehun, më 20 Nëntor 1946 nga Komiteti Central i Partisë Komuniste Shqiptare, Pandi Kristo, urdhëronte prerë duke mos lënë vend për hamendje: “Dita e 28 Nëntorit duhet të festohet pak”
Në kushtet e bashkëpunimit të ngushtë me serbët në periudhën 44-’48, të përmendje luftën e Lumës dhe të rënët e saj ishte një herezi, që vazhdoi edhe gjatë periudhës së miqësisë me Bashkimin Sovjetik.
Në vitin 1952, teksti i Historisë së Popullit Shqiptar, iu nënshtrua recensioneve, vërejtjeve dhe shqyrtimeve të hollësishme të Akademisë së Shkencave të Bashkimit Sovjetik, e cila këmbënguli që në tekst të futej krahas ekzistencës së shovinizmit të fqinjëve edhe ekzistenca e shovinizmit shqiptar ndaj sllavëve. Nga pushtetarë të ndryshëm, në disa relacione të kohës, populli i Lumës karakterizohej si shovinist.
Në këtë frymë, Seit Bushati, instruktor i KQPPSh-s nënvizonte në relacionin e tij të janarit të vitit 1952 se “ në disa krahina të Kukësit, si në lokalitetin e qendrës ka shovinizëm. Thonë: Nuk bëhet mik shqau, gjithmonë jemi vra me to, etj. Urrejtja nuk është për regjimin, por edhe për popullin.”
Vetëm pas 50-vjetorit të Pavarësisë, kur regjimi ishte vetëpërjashtuar nga kampi socialist, pati një rikthim për të vlerësuar figurat kombëtare dhe me këtë rast, ndonëse jo në atë nivel që e meritonin, u nderuan me dekorata dhe mirënjohje edhe një sërë figurash nga rrethi i Kukësit.
Në këtë vijë në vitet 1963-1969 u shkruan historikët e fshatrave ku u bënë përpjekje për të veçuar kontributin e luftëtarëve të shquar që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Por edhe më vonë, paranoja e regjimit ndaj serbëve nuk u hoq. Kjo frikë bënte që edhe në tekstet e njohura të epikës historike që lidhen me Luftën e Lumës, fjala serb të zëvendësohet me fjalën e papërcaktuar hasmi. Luma e hasmi po lufton…ka hy hasmi në Prizren, etj, etj.
Në kushtet, kur vetëm në vetëdijën popullore u ruajt e paprekur kujtimi për ngjarjen duhej të mblidheshin dëshmi të plota rreth përmasve të saj duke përfshirë edhe të rënët, siç janë mbledhur një pjesë prej tyre falë kujdesit të studjuesve të pasionuar. Në kuadrin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u shtua më tëpër vëmëndja shtetërore dhe kësaj periudhe i përkasin nxitja për të përgatitur edhe dokumentimin e qëndresës ndaj pushtimit serb.
Përmasat e betejës së Lumës në të gjitha fazat e shtrirjes së saj kohore prej 9 nëntorit - 6 dhjetor 1912, duke përfshirë përplasjet, ndeshjet spontane e të organizuara, pritat, përleshjet dhe luftimet masive e të përgjakshme, nuk mund të kuptohen pa numrin e martirëve të vrarë në zjarrin e luftës. Duhet të falenderohen të gjithë ata që ndihmuan në përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm historik për shpalljen dëshmorë të të rënëve të kësaj beteje.
Në vitin 1984 Nazif Dokle ka botuar broshurën "Dëshmorët e rrethit të Kukësit me të dhëna sintetike për 140 dëshmorë prej të cilëve 20 të rënë kundër pushtuesve serb e turq. Ndërsa në vitin 1987 u shpallën edhe 71 dëshmorë prej të cilëve 69 të rënë kundër serbëve. Tre vjet më vonë ai ribotoi broshurën e sipërpërmendur me 211dëshmorë të Kukësit dhe Hasit prej të cilëve 89 i përkasin paraçlirimit, ku shumica janë të rënë kundër serbve.
Nuk duhet harruar as kontributi i Naim Manit në librin "Jehona e Topojanit, etj.Veçanërisht këtu dua të përmend kontributin e dr Shefqet Hoxhës dhe të mësuesit të ndjerë Xhafer Kovaçi që ndër të tjera ka botuar listën e vetme të banorëve të Përbregut të masakruar nga serbët më 1913.
Mbështetur në të dhëna dokumentare dhe në dëshmitarë okularë, Dr.Shefqet Hoxha në veprën e tij “Luma në luftrat për liri” ka përcaktuar 118 dëshmorë të kësaj beteje, 81 prej të cilëve të identifikuar me emër dhe me vendin e rënies. Ndërsa Xhafer Kovaçi përmes monografisë së tij “Tërthorja” i shton këtij numri edhe 34 dëshmorë të tjerë midis të cilëve edhe 28 të identifikur me emër dhe vendrënie kryesisht nga Morini dhe Bardhoci.
Numri i përgjithshëm shkon kështu në 152 dëshmorë që përfshijnë hapësirën ku u zhvilluan luftimet prej Morini deri në Reç të Dibrës.
Megjithatë, në këtë gjeografi të rënësh mungojnë fshatrat që mbetën përtej kufirit politik, të caktuar nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Në këtë kumtesë nuk përfshihet asnjë e dhënë rreth të rënëve të fshatrave Vërmicë, Shkozë, Dobrusht, Zhurë, Vlashnje, Postlisht, etj, që u ekspozuan të parat ndaj vërshimit të ushtrisë pushtuese dhe që kishin një potencial të konsiderueshëm njerzor e luftarak. Kërkimet e mëvonshme do ta shtojnë numrin e dëshmorëve në përgjithësi dhe do ta plotësojnë më mirë listën e të identifikuarve edhe me të rënë të tjerë veçanërisht në Tejdrine, por edhe në Rrafshë të Lumës.
Mësuesi i pasionuar Xhaferr Kovaçi në monografinë e tij “Tërthorja”, botuar në vitin 2006 është ndalur gjerësisht në masakrat e vitit 1913, në Tërthore, për të cilat kontributi i tij ka një rol të dorës së parë dhe, sigurisht, do t’i referohen gjithnjë studiuesit e mëvonshëm. Nga 23 të pushkatuarit në breg të Drinit nga fshati Morin, Xhaferr Kovaçi identifikon 8 prej tyre, si dhe e pasuron listën e të rënëve edhe me tre të tjerë të varrosur në Qafën e Zhurit. Atij i takon merita edhe për identifikimin e 8 të rënëve të tjerë nga fshati Gjegjan në përpjekjet tek Uki i Vjerrë dhe ura e Gjegjanit.
Ndërkohë edhe në veprën “Luma në luftrat për liri” ekzistojnë dëshmi të hershme, që tregojnë se stuhitë e kohës, duke u shtresuar njëra mbi tjetrën, kanë shuar pjesën më të madhe të emrave të të rënëve në këtë betejë. Në vitin 1972 dy dëshmitarë nga Brekia, Zaim Dafku dhe Vesel Dafku shprehen: “Prej qafës së Dules e deri në kodër të Dushkes mbi Prizren janë vrarë 30 e ca vetë prej Bajrakut të Topojanit. Ndër këta kanë qenë edhe Bajraktari Zaim Hamza, Hamdi Aqifi (Breki) dhe Abaz Abdullah Dafku”. Pra nga beteja e Qafës së Dules mbeten të paidentifikuar më shumë se 27 të rënë të tjerë.
Ndërsa një dëshmitar më i hershëm Sali Faslia nga Mëhola në vitin 1959, i cili përshkruan hollësisht përpjekjet në breg të Shejës, tek Boka e Kuqe, dëshmon se andej lumit të Lumës, në Tërthore, qenë vrarë Bajram Ramadani, Përbreg dhe 14 bardhocas. Ai thekson se në Përbreg ishin treguar trima Sulo Agushi, Veli Agushi, Maliq Mehmeti, Adem Kamberi, etj.
Nisur nga këto të dhëna të pjesshme mund të ndërtohet dhe harta e përpjekjeve më të përgjakshme, ku vendin e parë sigurisht e ze Qafa e Dules me 37 të rënët e saj, 10 prej tyre të identifikuar.
Varret atje në Qafë, kanë mbetur ashtu siç i ndërtuan të parët. Atyre u takoi barra e rëndë të luftonin dhe të hapnin shumë varre. Madje u shuan edhe dhjetra familje. Varret atje në Qafë të Duhles dhe kudo ku janë presin që dikush prej pasardhësve të kujtohet më së fundmi për t’i rregulluar siç e meritojnë martirët. Më shumë së sa nderojmë të kaluarën, kështu shpëtojmë shpirtin tonë.
Në fshatin Bresanë të Opojës më 4 nëntor 2012, pikërisht 100 vjet më vonë, u ngrit një memorial në nderim të të vrarëve nga ushtria serbe. Shembulli i Bresanës në Opojë nxit që pllaka të tilla përkujtimore të vihen në çdo fshat të Opojës dhe të Lumës. Në aktivitetin që u zhvillua në Bresanë, studiuesi Sadik Mehmeti konstatoi me dhimbje dëmet e mëdha që i janë shkaktuar kujtesës kolektive të shqiptarëve prej pushtimit një shekullor serb. Mjaft njerëz në vitet e pushtimit por edhe më vonë druheshin të flisnin për ngjarjen e kobshme të ndodhur në Livadhin e Kasës. Sigurisht, nën pushtim kujtesa, mund të shuhet më lehtë për shkak të dhunës, por edhe në liri kjo kujtesë mund të dëmtohet, në rast se nuk ekziston klima e favorshme për freskimin e saj.
Nisur nga lista e të rënëve është e udhës të kujtohemi se krahas varreve, pllakave përkujtimore, përmendoreve, të rënët duhet të dekorohen me ndonje urdhër a medalje. Kjo natyrisht nuk do të kushtonte aq shumë, por fare pak vëmendje ndaj gjakut të tyre të derdhur, që ata të mos mbeten kokrra të papërfillshme rëre nën erën e pamëshirshme të harresës.
TË RËNË NË LUFTË KUNDËR SERBËVE (Nëntor 1912)
1. Abaz Zezi, Lojme, Botat e Kuqe (Gostil)
2. Adem Cena, Kalis, Qafë e Duhles
3. Adem Halili, Skavicë, Qafë e Kolesjanit
4. Ahmet Cen Xhahu, Gjegjën, Zabeli i Branesë
5. Ahmet Iljazi, Brekijë ?
6. Arif Allaraj,Topojan, Glloboçicë (Gore)
7. Avdi Hasan Avdia, Morin, Bregu i Drinit
8. Baftjar Tahiraj, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil)
9. Bajram Istref Avdia, Morin, Bregu i Drinit
10. Bajram Isuf Nerguti, Gjegjën, Uki i Vjerrë
11. Bajram Ramadani, Përbreg, Breglumë
12. Bal Musli Syla, Morin, Hani i Balës
13. Baki Maliqi, Ujmisht, Botat e Kuqe, (Gostil)
14. Bektash Gjoka, Ujmisht, Botat e Kuqe, (Gostil)
15. Beqir Misin Syla, Morin Hani i Balës
16. Beqir Zyberi, Bicaj, Gjomç
17. Brahim Allaraj, Topojan, Gjomç
18. Brahim Zeqiri Radomirë, Qafë e Kolesjanit
19. Cen Hajdin Xhahu, Gjegjën Zabeli i Branesë
20. Dem Hasë Mica, Gjegjën, Uki i Vjerrë
21. Dërvish Trota, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil)
22. Dil Fana, Topojan, Qafë e Duhles
23. Djali i Ramadan Rexhepit, Bardhoc, Hani i Balës
24. Dostan Peposhi, Lusën, Qafë e Kolesjanit
25. Dullë Dema, Gostil, Botat e Kuqe (Gostil)
26. Dem Syla, Morin, Hani i Balës
27. Dem Hasë Mica, Gjegjën, Uki i Vjerrë
28. Emërllah Ahmet Dida, Përbreg, Gjomç
29. Elez Ramë Përzhita, Morin Bregu i Drinit
30. Esat Allaraj, Topojan, Glloboçicë (Gore)
31. Faruk Islamaj, Topojan, Qafë e Duhles
32. Fasli Brati, Bicaj, Bicaj
33. Feriz Ahmetaj, Topojan, Qafë e Kolesjanit
34. Hakik Dema, Bardhoc, Botat e Kuqe (Gostil)
35. Halil Ademaj, Bardhoc, Botat e Kuqe (Gostil)
36. Halil Krosi, Reç, Gjomç
37. Halil Musallari, Topojan, Qafë e Duhles
38. Halil Taci, Gjegjën, Ara e Mehmetit (Bardhoc)
39. Halim Shehu, Shtiqën Livadhet e Gjata, (Shtiqën)
40. Halit Billall Syla, Morin, Hani i Balës
41. Hamdi Zyberaj, Topojan, Qafë e Duhles
42. Hamz Dema, Morin, Breg Drini (Morin)
43. Hasan Çupi, Brekijë, Brekijë
44. Hasan Hajdari, Morin, Hani i Balës
45. Hasan Shabani, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil)
46. Hazir Mehmet Nërguti, Gjegjën, Uki Vjerrë
47. Hazir Mhola, Bicaj (Mhole), Uki i Vjerrë (Bardhoc)
48. Idriz Bajraktari, Kalis, Qafë e Duhles
49. Idriz Demi, Ujmisht, Botat e Kuqe
50. Idriz Grosha, Bardhoc, Qafa e Zhurit
51. Idriz Istref Përzhita, Morin, Qafa e Zhurit
52. Imer Selimi, Morin, Hani i Balës
53. Islam Hazizi, Bicaj, Bicaj
54. Ismail Bajram Avdia, Morin Bregu i Drinit
55. Ismail Neziri, Shtiqën, Botat e Kuqe
56. Isuf Ramadani, Morin, Breg Drini (Morin)
57. Jakup Tota, Barruç, Uki i Vjerrë
58. Jemin Dema, Bardhoc, Qafë e Bardhocit
59. Jashar Nuhia, Gostil, Botat e Kuqe
60. Jashar Shehu, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil)
61.Liman Çejku, Lusën, Uki i Vjerrë (Bardhoc)
62. Mehmet Allaraj, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil)
63.Mehmet Limani, Lojme, Botat e Kuqe (Gostil)
64. Metali Dautllari, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil)
65. Mitah Ahmeti, Kalis, Gjomç
66. Muharrem Allaraj, Topojan, Gjomç
67. Muharrem Mema, Skavicë, Shtiqën
68. Mulla Musa, Zapod, Gurra e Shkozës
69. Mustafë Dogjani, Shtiqën, Botat e Kuqe, (Gostil)
70. Mustafë Tahiraj, Topojan, Glloboçicë, (Gore)
71. Myftar Tahiraj, Topojan, Glloboçicë (Gore)
72. Nexhip Dulla, Kolesjan, Qafë e Kolesjanit
73. Osman Emërllah Përzhita, Morin, Bregu i Drinit
74. Osman Sula, Kalis, Qafë e Duhles
75. Qazim Allaraj, Topojan Glloboçicë
76. Ramadan Idriz Nerguti, Gjegjën, Ura e Gjegjënit
77. Ramadan Koldashi, Ujmisht, Bungajë (Kukës)
78. Ramadan Nerguti, Gjegjën, Kepat e Drinit (Bardhoc)
79. Rasim Meta, Bicaj, Bicaj
80. Rexhë Taci, Gjegjën, Gjomç (Osmanaj)
81. Rustem Shehu, Shtiqën, Rrihna (Shtiqën)
82. Rrahman Duraku, Morin, Breg Drini (Morin)
83. Sadik Dautllari, Topojan, Qafë e Duhles
84. Sadik Karanxha, Topojan, Zhur
85. Sait Bajram Avdia, Morin, Bregu i Drinit
86. Sali Uk Taci, Gjegjën, Uki Vjerrë
87. Selim Gërmizi, Bardhoc, Zalli i Bardhocit
88. Selman Nerguti, Gjegjën, Gjomç (Osmanaj)
89. Selman Sali Syla, Morin, Hani i Balës
90. Sinan Çejku, Lusën, Uki i Vjerrë (Bardhoc)
91. Shaban Taka, Ujmisht, Uki i Vjerrë (Bardhoc)
92. Shaqir Basha, Shishtavec, Bungajë (Kukës)
93. Shaqir Dauti, Shtiqën, Udha Pukë,, (Shtiqën)
94. Sherif Koka Kalis, Gjomç
95. Shaqir Islamaj, Topojan, Glloboçicë (Gore)
96. Shaqir Nerguti, Gjegjën, Linat e Ademajve (Bardhoc)
97. Sheh Osmani, Bicaj, Bicaj
98. Sherif Rrahman Përzhita, Morin, Qafa e Zhurit
99. Vajza e Beqir Misinit, Morin, Hani i Balës
100. Tafil Istrefi, Kalis, Qafë e Duhles
101. Tahir Smajli, Ujmisht, Botat e Kuqe
102. Vëllezërit Rate (dy), Kolesjan, Qafë e Kolesjanit
103. Vëllezërit Rate, Kolesian, Qafa e Kolesianit
104. Xhemë Hajdini, Gjegjën, Pikllimë, (Koritnik)
105. Xhemë Isen Syla, Morin, Hani i Balës
106. Zaim Hamza, Topojan, Qafë e Duhles
107. Zenel Haziri, Gostil, Gurra e Shkozës
108. Zenel Mema, Skavicë, Bungajë (Kukës)
109. Zenel Nerguti, Gjegjën, Gjegjën.
Nentor 2012
Redaksia Floripress ,falenderon shkrimtarin shqiptar nga Tirana z.Rexhep Shahu,për dërgimin për botim të materjalit të autorit IZET DURAKU "PËR DËSHMORËT E HARRUAR TË LUFTËS SË LUMËS".
LEXONI:http://www.bashkiakukes.com/DOKUMENTA/Izet%20Duraku%20kumtese.pdf