Remzi Hoxha
Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë fund procesit për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, të nisur që prej majit të vitit 2008, trupi gjykues ka vendosur të shpallë fajtor për ngjarjen vetëm ish-shefin e SHIK-ut, Ilir Kumbaro. Gjykata ka vendosur që ndaj këtij të fundit të ndryshohet cilësimi e akuzës nga keqtrajtim, në torturë dhe vendosi dënimin me 15 vjet burg, pra 2 vjet në shumë nga sa kishte kërkuar organi i akuzës.
Ndërsa për Arben Shefgjini dhe Avni Kodashi, për të cilët prokuroria u tërhoq nga akuza, gjykata i shpalli fajtor për veprime arbitrare dhe cenim të lirisë, por meqë këto vepra penale janë amnistuar, gjykata vlerësoi që të pushohet çështja në ngarkim të tyre.
Aktualisht, ish-shefit të SHIK-ut, Ilir Kumbaro nuk i dihet vendndodhja, pasi ai iu arratis drejtësisë britanike në dhjetor 2011. Kumbaro u arratis në një kohë që në Shqipëri, Gjykata e Lartë kishte dhënë një vendim unifikues, që i hapte dritën jeshile ekstradimit të Kumbaros në Shqipëri.
Reagimi i familjarëve
Djali i biznesmenit Remzi Hoxha është shprehur tepër i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda. Ardian Hoxha ka deklaruar se procesi gjyqësor ka qenë një fars dhe se drejtësia ia vrau të atin për herë të dytë.
Arben Sefgjini
“Procesi rezultoi lojë fjalësh. Nuk u mbrojt drejtësia, por kriminelët. Megjithatë unë u them që asnjë të mos mendojë se do ti shpëtojë drejtësisë, në të gjitha format”, ka thënë i riu Hoxha. Familjarët e biznesmenit Hoxha disa herë kanë apeluar, madje kanë ofruar edhe dëmshpërblim në të holla, për të mësuar se ku ndodhen eshtrat e të afërmit të tyre. Ata kanë kërcënuar me vetëgjyqësi, nëse drejtësia nuk arrin të zbardhë dhe dënojë autorët e vrasjes dhe zhdukjes së biznesmenit Hoxha.
Historia e rrëmbimit
Avdyl Loshj nga Carrabregu i Deçanit
Ardian Hoxha
Prononcim i mëhershëm i djalit të Remzi Hoxhës,Ardian Hoxhës: Japim shpërblim për eshtrat e babait
Shtyhet seanca
Avokatët kërkojnë më shumë kohë për konkluzionet përfundimtare
Ardian Hoxha djali i Remzi Hoxha – Unë e kam miratimin nga familja që po të na i gjejnë eshtrat edhe ua falim gjakun, në të kundërt na mbetet që neve ta zbatojmë ligjin vetë, ndaj të gjithëve këtyre që kanë të përfshirë, nga Sali Berisha
Duam të dimë vetëm ku gjenden eshtrat e babait tim dhe ofrojmë një shpërblim për këdo që na tregon se ku gjenden eshtrat e tij, duke ruajtur anonimatin. Kështu është shprehur dje djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, sapo ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila ka qenë e shkurtër, pasi togat e zeza e kanë shtyrë për një datë tjetër. Mësohet se shkaku i shtyrjes së seancës gjyqësore ka ardhur pas kërkesës së palës mbrojtëse, e cila pretendon se i duhet ende kohë për të dhënë konkluzionet e saj përfundimtare rreth çështjes.
Ndërkaq, djali i biznesmenit të zhdukur, Adrian Hoxha, ka kërkuar kthimin e eshtrave të babait të tij. Ai ka deklaruar përpara kamerave së është i gatshëm që ta mbyllë këtë çështje dhe të ofrojë shpërblim nëse dikush i tregon për vendndodhjen e eshtrave të Remzi Hoxhës. Pas daljes nga seanca gjyqësore, i biri i të zhdukurit është shprehur mjaft i zemëruar me drejtësinë shqiptare, duke thënë se ajo nuk po funksionin ashtu siç duhet. Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda, me përfaqësuesen Elisabeta Imeraj, një seancë më parë ka kërkuar pushimin e çështjes për të pandehurit Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, të cilët kohë më parë kanë qenë punonjës të SHIK-ut.
Ata u akuzuan fillimisht se kanë qenë autorët e torturës dhe zhdukjes së biznesmenit, së bashku me Ilir Kumbaron, edhe ky ish-punonjësi i SHIK-ut. Vendimi për pushimin e çështjes së dy personave të lartpërmendur, nga prokuroria është bërë sepse ndaj tyre, nuk është arritur që të gjendet asnjë provë bindëse për akuzat e ngritura vite më parë. Ndërkaq, Imeraj kërkoi shpalljen fajtor me 13 vjet burg për ish-punonjësin e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Ilir Kumbaro, që aktualisht është në kërkim dhe që prej vitit 2011 i është arratisur drejtësisë britanike.
Flori Bruqi