2012-11-20

Rreth debatit FARK – UÇK




Shkruan: Rexhep Shahu


Lexova një shënim të Naser Rugovës dhe u nxita te jap një opinion ne mbështetje si një njeri që njoh shumë luftëtarë të vërtetë të Kosovës por dhe shumë luftëtarë të pas luftës për Kosovën.
Mendoj se ata që kanë qenë luftëtarë të vërtetë, ata që vërtetë kanë bërë luftë, kanë marr pjesë në luftë brenda Kosovës, dhe jo ata që kanë bërë luftë me mua në Kukës nëpër kafenetë e Kukësit e të Tiranës, nuk bëjnë gafa të tilla të shëmtuara që të mohojnë luftën e profesionistëve të vërtetë të luftës së Kosovës. Ata që kanë defekte, ata që kanë pas ndërmend të bëjnë luftën, ata lepujt e luftës, ata që blen uniformen e UÇK në pazar të Kukësit, të Durrësit e të Tiranës, që e blen pas luftës, dhe ju mburreshin grave të tyre me atë uniformë, ata janë për ndarje e përçarje sepse kujtojnë se po ju soset sahani i lavdisë dhe po ua hanë sahanin e lavdisë të tjerët. Unë personalisht kam njohur shumë luftëtarë të Kosovës dhe nuk besoj se luftëtarët e vërtet turren për merita sot dhe mohojnë të tjerët sot. Luftëtarët e vërtetë që e bënë luftën ranë për atdhe dhe janë yje për shqiptarët. Luftëtarët e vërtetë nuk mohojnë kontributin e askujt. Ata që kërkojnë me zor nderë, privilegje, pensione, lavdi, merita, ata harrojnë edhe kryeluftëtarët e Kosovës që janë Bill Klinton me shokë dhe këta tipa, nuk thanë kurrë se Kosovën e çliroi Amerika, NATO, dhe UÇK, por rendisin të parën UÇK, duke përcjellë kështu mosmirënjohje dhe duke u bërë supertrima pas lufte. Heronjtë e falsifikuar që po falsifikojnë historinë, që po mohojnë kontributet e të tjerëve, që po rrahin gjokset e tyre, do të mbeten të tallur nga populli i cili e din shumë mirë se si e qysh e kush luftoi, si e cili e qysh përfitoi, si e cili e qysh mashtroi e falsifikoi, si e cili e sa pagoi për ta shkruar emrin në listën e UÇK, si e cili bëri shëti e hajgare në Kukës, Tiranë, Durrës apo në vendet e perëndimit dhe doli se ishte me mend në ballë të luftës. Heronjtë e vërtetë, luftëtarët e vërtetë folën në luftë kur ishte koha me fol me grykën e pushkës dhe nuk e poshtërojnë veten sot me u marr me llafe pazari. Luftëtarët e vërtetë kanë dinjitet. Me pazare titujsh, gradash, meritash etj, merren ata që nuk kanë merita. Me zbukurimin e falsifikimin e luftës merren ata që nuk kanë merita lufte. Sali Çeku, miku im, të cilin e kam intervistuar 3 herë pak ditë para se të vritej për Kosovën, deklaronte atëherë : Të gjithë luftëtarët e Kosovës, të gjithë ushtarët e UÇK janë ushtarë të Republikës së Kosovës dhe Kosova është e jona me luftë apo pa luftë. E të përpiqesh sot të sfumosh Sali Çekun dhe miqtë e tij, kolonel Ahmet Krasniqin e ushtarët e tij, Agim Ramadanin etj, apo të përpiqesh të bëhesh më i madh e trim dragua se Ramush Haradinaj që luftoi në Kosovë e jo në Kukës e Tiranë, kjo është veçse hajgare, veçse me u tallë me gjakun e të rënëve në altarin e lirisë. Të rënët i ka bashkuar toka e Kosovës, të gjallët që duan para e merita që nuk trimëruan kur duhej, bëjnë sot përçarje. Lufta për Kosovën nuk pati partizanë e ballistë, por të gjithë luftuan për Kosovën dhe askush nga luftëtarët shqiptarë nuk luftoi për llogari të Serbisë. Veteranët e luftës, një emërtim i çuditshëm, nuk duhet e nuk mund të manipulohen. Detyrën para atdheut e bënë ata që e bënë. Tani lëreni atdheun të bëjë detyrën e tij. Atdheu nuk mungon të kthejë mirënjohjen kur atdheu e ndjen se i ka dikujt borxh. Por atdheu nuk mashtrohet kollaj. Se atdheu jemi të gjithë të gjallët që kemi shumë sy, atdheu është gjithë territori që ka parë shumë, që din shumë, që ia din bëmat dhe trimëritë gjithkujt. Sa më lart në kupë të qiellit me e ngritë zërin e me kërkua vlerësim, mirënjohje e privilegje, do të thotë se nuk të takojnë ato vlerësime e mirënjohje e ato privilegje. Shqiptarë, vëllezër, miq, ne nuk jemi sa Kina që të mos e njohim njëri tjetrin, ne jemi aq pak dhe aq të lidhur dhe dimë aq shumë për njëri tjetrin sa ia numërojmë njëri tjetrit edhe kokrrat e bathëve në vorbe. Të jesh veteran lufte nuk do të thotë se je biznesmen politik qe t'i marrësh frymën atdheut, që të rrish t'ia kujtosh përditë se atdheu të paska borxh. Askujt nuk i ka atdheu borxh, vetëm se kush i ka atdheut borxh. Është cinike që edhe nuk ia ke shlyer borxhin atdheut edhe nga ana tjetër i thua përditë e për orë se atdheu të ka borxh.

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...