Diskutimet mbi përmbajtjen e Gjuhës Shqipe nuk kanë të sosur. Disa gjuhëtarë e akademikë mendojnë se teksti i gjuhës shqipe duhet të jetë autentik, ndonëse nuk përputhet me kohën, të tjerë këmbëngulin për të kundërtën. Të paktën kjo ishte një nga pikat që u theksua në Konferencën e Akademikëve, të zhvilluar në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Gjuhëtarët thonë se ka ardhur koha kur duhet bërë një verifikim i standardit të gjuhës shqipe, rishikimi i të cilit të ecë mbi standardin ekzistues. Ndonëse kërkojnë që përmbajtja e këtij teksti të pësojë ndryshime, që do të vinin në përputhje me ndryshimin e fjalëve në vite, këmbëngulin që të respektohet standardi, pa e cenuar atë. “Pa marrë iniciativën për të ndryshuar ato çka duhen ndryshuar, më parë duhet bërë një studim i ri që lidhet me ndryshimet ndër dekada të vendit dhe popullit”, propozuan akademikët, pjesëmarrës në takim. Nga ana tjetër, profesor Shezai Rrokaj u bëri thirrje gjuhëtarëve shqiptarë që të mos bien viktimë e karremit të gjuhëtarëve të huaj. “Të shmanget nga fjalët e huaja dhe të jetë më i hapur për dialektizmat, që u përkasin krahinave të ndryshme. Njësimi i teksteve të gjuhës shqipe të shtrihet edhe më tej se ai me Kosovën, duke e parë me një këndvështrim të ri fqinjin”, theksoi Rrokaj. Sivjet, për herë të parë në kuadër të 100-vjetorit të Shqipërisë, në fakultetet e Universitetit të Tiranës do të përfshihet lënda e gjuhës shqipe. Ndërsa aplikimi i saj do të nisë fillimisht vetëm në këtë institucion, parashikohet që vitin e ardhshëm akademik, përfshirja e saj të shtrihet në të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik në vend. Në konferencën e akademikëve të Universitetit të Histori-Filologjisë, për 100-vjetorin e Shqipërisë shtet, mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Si historian, Hoxhaj tha se Kosova u frymëzua nga pavarësia e Shqipërisë, si dhe në këtë proces integrues mes vendeve shqipfolëse duhet më tepër bashkëpunim mes universiteteve dhe akademikëve.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/11/20
Pse fjalët e huaja të përdoren në gjuhën shqipe

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”
Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
No comments:
Post a Comment