Aida Rexhepi
Poezia ” Si ia tregova rrugën një turisti” e poetes Aida Rexhepi është vlerësuar me çmimin e parë nga juria e manifestimit poetik Takimet e poeteshave shqiptare 2012. Çmimi i dytë i është ndarë poetes nga Saranda Irena Gjoni për poezinë Atdheu im. Ndërkaq çmimi i tretë i është ndarë poetes vushtrriase Fatmire
Duraku për poezinë Lulja e dhembjes.
Irena Gjoni
Në nderim të krijimtarisë letrare të poetit të madh Ali Podrimja i cili dha kontribut të madh për shumë vite pikërisht në manifestimin Takimet e poeteshave shqiptare, këtë vit drejtuesit e këtij manifestimi ka ndarë edhe çmimin Ali Podrimja e cila i takoi poetes Afërdita Haliti për poezinë Qyqen nuk e kam fis.
Afërdita Haliti
Po ashtu në këtë manifestim çmimi i qytetit i është ndarë poetes korçare që jeton në SHBA Raimonda Mojsiu për poezinë prag nate në Francë, ndërkaq çmimi i grave deputete të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë i është ndarë poetes nga Theranda Sherife Thaçi Berisha për poezinë 28 nëntori.
Në manifestimin e këtij viti i cili përkon edhe me 100 vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar kanë marrë pjesë poete nga të gjitha trojet shqiptare si nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Evropa perëndimore dhe nga SHBA-të.
Raimonda Mojsiu
Poezitë e 35 poeteve që ishin në konkurrim në mbrëmjen letrare në mbrëmjen e së premtes, i ka vlerësuar juria në përbërje Ibrahim Kadriu kryetar, Salih Bashota e Bedri Tahiri anëtar.
Sherife Thaçi Berisha
Në ditën e dytë të këtij manifestimi poetik, i cili ka përkuar edhe me shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, ka marr pjesë edhe kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi.