2012-11-24

Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati :FSK do të pësojë disa ndryshime,


Kastrati: FSK do të pësojë ndryshime
Në prag të shënimit të ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës komandanti i saj Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati në një intervistë ekskluzive për Radio Blue Sky thotë se deri kah mesi i vitit të ardhshëm, kur skadojnë të gjitha kufizimet nga plani i Ahtisarit, atëherë FSK do të pësojë disa ndryshime, por, raportet me KFOR-in do të mbesin të njëjta.
Me rishikimin e sektorit strategjik të sigurisë, FSK-ja do të rishikojë edhe strukturën, misionin dhe detyrat për të ardhmen. Me përfundimin e kufizimeve të Ahtisarit, kah mesi i vitit të ardhshëm, FSK-ja do t’i dërgojë Qeverisë rekomandimet e saj se çfarë force, strukture, misioni dhe madhësie i duhet Kosovës.

Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg
Komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtnant Kadri Kastrati tha se FSK-ja do të pësojë ndryshime, por, raportet me KFOR-in do të mbesin të njëjta.
“Sa i përket emrit, këtë ia lëmë Qeverisë. Qeveria le të vendos se si do të quhet Forca e ardhshme. Një dihet, se, FSK-ja do të pësoj disa ndryshime. Marrëdhëniet tona me KFOR-in mbesin të njëjta. E konsiderojmë KFOR-in dhe ai ne na konsideron si partner të besueshëm. FSK-ja është faktor që kontribuon për ruajtjen e paqes në Kosovë dhe faktor i besueshëm apo institucion i besueshëm për të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare”, tha Gjeneral-Lejtnant Kadri Kastrati për Radio Blue Sky.
Sa i përket të arriturave të FSK-së në prag të Ditës së saj, komandanti Kadri Kastrati thotë se krenohet me të arriturat, por veçon ekipet e dominimit, të cilët kanë rrezikuar jetën për të pastruar fushat e minuara:
“Detyrën më të vështirë e kanë pas ekipet e dominimit, të cilët çdo ditë bëjnë pastrimin e fushave të minuara, çdo ditë largojnë mina duke rrezikuar jetën e tyre për ta shmangur rrezikun për qytetarët e Kosovës. Edhe ekipet e kërkim shpëtimit që gjatë këtij viti në shpellën 80 metra të thellë kanë hyrë duke rrezikuar jetën dhe kanë nxjerrur një kufomë”.
Gjeneral Kastrati tha gjithashtu se FSK-ja është jashtëzakonisht e përgatitur për t’i kryer detyrat që aktualisht i ka në mision dhe është forcë operacionale.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...