2012-11-24

Bashkim Ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës


Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg


Zv kryeministri i Kosëvës, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi të tij me studentë të Universitetit Europian të Tiranës, hodhi idenë e tij për bashkim ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Unë e shoh se dita e kësaj ideje ka ardhur tani dhe ne duhet ta shpejtojmë, ta konkretizojmë këtë ide. Kjo ide është bashkimi ekonomik kombëtar. Çdo gjë që ka ndodhur pas luftës së dytë botërore, çdo lëvizje që ka ndodhur në vendet e civilizuara, si bazë ka pasur ekonominë”, theksoi zv/kryeministri i Kosovës Pacolli.
Për të sjellë më pranë studentëve idenë e tij, Pacolli solli disa shembuj më konkretë. “Bashkimi Europian ishte vetëm një tentativë e bashkimit të ekonomive të shteteve më të forta europiane dhe ndoshta nxjerrja e disa normave të bashkëpunimit ekonomik. Ne sot e shohim se Europa është unifikuar falë bashkimit ekonomik. Ju të rinjtë duhet të dini dini se pas viteve `90 nuk është quajtur Unioni Europian , është quajtur bashkimi ekonomik europian”.

Duke u ndalur më tej tek problematikat e dy vendeve tona, numri dy i politikës kosovare tha se, “problemet në Shqipëri kanë qenë më të vogla, në Kosovë më të mëdha. Jemi ballafaquar me pavarësinë e mbikëqyrur, jemi ballafaquar me dokumente të rëndësishme si pakoja e Ahtisarit, ballafaqohemi dhe sot me problemin e njohjes së Kosovës, për të cilin mund të them se kemi qënë të involvuar në konsolodimin e shtetit të Kosovës”.
“Besoj se është kryer një punë e madhe në këtë drejtim , është 100 % e pavarur, nuk ka mbikqyrje ndërkombëtare”, theksoi Pacolli duke shtuar se Kosova është e lirë të veprojë në krijimin e instrumenteve, që janë në përputhje me Bashkimin Europian.
Siç u tha dhe më parë, vijoi Pacolli, asgjë nuk është kundër normave të BE-së, ne duhet të angazhohemi që shtëpia jonë e madhe të jetë Brukseli.
Zv/kryeministri i Kosovës tha se, “këta shembuj bashkëpunimesh ekonomike kanë pasur dhe vendet skandinave, nëse kalojmë më tutje në kontinentin amerikan ku kemi 16 vendet e Amerikës qendrore, të cilët kanë pasur bashkëpunimin ekonomik mes këtyre vendeve dhe ky shërben si bazë e krijimit të perspektivës së ardhmërisë dhe bashkëpunimit të këtij rajoni me botën”.
“Askush nuk na pengon që ne të krijojmë kushte për një jetë sa më të mirë. Jeta më e mirë i ka zanafillat tek zhvillimi ekonomik, i cili provokon disa gjëra në favor të mirëqenies, duke ngritur mirëqenien, ngrihet vetëdija tek qytetarët, kur je i vetëdijshëm atëherë di më mirë të planifikosh jetën tënde familjare”, u shpreh Pacolli.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...