....krijimet e kane kete te "keqe", ne pergjithesi te gjitha.. derisa nuk lexohen s'kane ndonjefare vlere, ne momentin kur ato leçiten... atehere sikur merr jete ose sikur ngjallet njefarelloj nderkomunikimi, ai komunikimi shpirteror, atehere vjershat sikur e "fitojne" pakez kuptim - poezia ne fund te fundit s'eshte asgje tjeter por dic si arie zemrash, si "klithme" shpirtrash...
....thjesht ashtu une nganjehere i flakeroj tutje "idete" edhe grafikisht, ne fakt idete më shpesh "ngaterrohen" me mua por jo gjithmone dhe vullneti (packa se pune gishtash, sic ia thuhet), ehuu kushedi sa idete i kam "harruar" deri tani... pa numer sosh...
.....
Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
Pas fjalëvet që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme.
Cikël poetik nga Senad Guraziu
FENIKS I FJETUR I ZEMRËS
S. Guraziu
S. Guraziu
Buzëqesh sonte, rri me mua
pak xixash mjaftojnë për prushëzimin,
sepse e di, ata trumcakët e mallit
do të cicërojnë rishtas me zjarrin -
tani diç në dukje sikur e fjetur
ndoshta e djegur, e shuar, e tretur
në furrat e Diellit, cikël termik i ndalur,
mbyllur në bodrumet e vetë kohës,
në heshtje me shekuj, frymë e ikur
prapa akrepave të orës gjigante,
Big Ben i shurdhër në Heliopolis,
i mëndafshtë, i zënë në mugëtirë,
me fije merimangash mbështjellur
gjithë ata mekanizma të ndryshkur,
bllokuar nga pluhnajë e përhirtë…
por sonte dhe vetëm një buzëqeshje
mund ta rinisë tik-takun e kohës -
ngjallu ti feniks gjumash i zemrës,
ku është ajo magjia jote tani,
si qulloset hiri i yjeve, si brumoset
hidraulika e krahëve të tu, e sheh
që asnjë lot i saj nuk është tretur,
gjurmëbardha lotësh gjithandej
kanë mbetur, ja shih si janë oksiduar
grilat e retinës, mund dhe ta ndiesh
atë vrullin e dikurshëm të vërshimit,
zig-zagun e atomeve, ngjeshjen,
tendosjen në hidrosferen e lotit,
rrokullisjen e valë në të jashtmen
e dhimbjes – ku sonte mungon prapë
puthja ime, vula e mallit përvëlues.

KURORË GJEMBASH
S. Guraziu
S. Guraziu
Padyshim duhet të jetë çmenduri
ta ndjekësh vetë hijen, mbyllur në xhama
të provosh ta puthësh Mona Lizën,
t’i quash sytë e saj burim rrezesh, spektroskopi
infra-e kuqe, prej drite shufra blinduese,
masë sigurie për “trezorin” hyjnor artistik,
roje për buzëqeshjen enigmatike,
prandaj gjykimin ta peshosh
në mustakun e Duchamp, dhe ngutshëm
ta sjellësh konkludimin: s’ka kush,
s’ka hajn të botës që mund ta vjedh
zemrën e saj… në Louvre.

Pa brus ndjenjash ta kaptosh estetiken
e secilit trëndafil, të secilës petale,
çdo mimozë regjionale, secilën lule
të botës si herbalist romantik pa e këputur
ta kornizosh, me puthje ta varësh
në breg të Venerës, pa shtytës, pa fibra
emocionale, pa dridhje, pa timbra…
ta quash “xigëlushe”, epiqendër të ndjenjës,
rënkimet t’i përthithësh – artistikisht
ta zbukurosh, t’i falesh orgazma
vetë idesë së ekstazes, të “bukuren”
e korbave në sy mjellmash ta bësh
aq tërheqëse, si sekreti i buzëve të ML,
natyrale si pafajsia, si virgjëria – e vetë
të klithësh, të rënkosh, të përjetosh
shkrirje në të kuqen deri në përgjakje,
si luleshtrydhet ballit të kullosh,
gjemba germatik, kurorë e marrëzisë,
padyshim profet… vetëflijim, pseudo-kritik
arti në vertikalen e “fajit” të Kalvarit.

YJET BUZËQESHIN NË VETMI
(ndonjëherë duhet që të shohim lart në qiell, yjet janë zemra të vetmuara që buzëqeshin)
S. Guraziu
(ndonjëherë duhet që të shohim lart në qiell, yjet janë zemra të vetmuara që buzëqeshin)
S. Guraziu
Shembuni ju zgafella të zemrës tani,
këputuni ju stalaktite të bardha, pse duhet
të pikojë pandalë ai loti juaj i ftohtë,
gjoja për t’u rritur nga qielli, pingul,
sikur as kokë as bisht nuk është
rritja juaj… kokëposhtë – më mirë ma thuani
si fosilizohet një imazh në kristale, si ruhet
me shekuj një buzëqeshje e gjetur,
mos duhet konservuar ato në të ftohten
e lotëve, të zhyten në kanaqet me tretësirën
e purpurt… sepse të padukshme do doja
të mbesin për pjesën e ngrohtë të syve
të botës – dua të ik pastaj qiellit të vetmisë,
të kërkoj strehë në bujtinat e yjeve,
në sarajet e tyre, shih sa të vetmuar janë
dhe nuk qajnë, askush më i vetmuar
se yjet, tërë jetën buzëqeshin pandalë
vetëm që t’na e thonë se aty janë akoma
të gjallë, me sinjalet e dritës sikur
na e përkujtojnë se aq shumë frikë kanë
nga harrimi – ëndrrat e vakumosura
të zemrës do mbarsen, kujtimet janë ligjet
e rrotullimit të unazave, ai tundimi
kinetik i grimcave rreth Saturnit, ku i dihet,
një ditë mbase mund të rilindet, zemra
mund të jetë rishtas bërthamë e një supernove
prej bebesh, e zjarrtë, e çiltër, lozonjare.

PUTHADORI FISNIK
S. Guraziu
S. Guraziu
Fjalët e saj janë si trëndafilat në kopsht,
kanë të njëjtën aromë, më dehin
me të gjitha shqisat, ajo më flet si zemra
me fjalë të kuqe, aq të ngrohta janë…
o zot më ngrohin si një farfanjak
dimër e verë, kur më flet e kuqja përndizet
gjithandej, e edhe në faqet e saj – i ngrati unë,
ku ta dija se është ashtu faqekuqe
si burbuqe, në ëndërr madje tentoja
ta puth jofisnikërisht.

Faqet e kuqe fisnike meritojnë
vetëm puthjesh fisnike, fisnik jam unë
padyshim, dhe fisnikë të tjerë ka
plot, vetëm kam pakëz frikë, ndoshta
nuk di ta fal një puthje aq fisnikërisht,
pa e cenuar të kuqen, ëmbëlsinë,
dëlirësinë e ngjyrave.

Mbase është njëjtë si me erëmarrjen,
molekulat aromatike në ajri na ngopin,
mund ta bëjmë symbullur, petalet pa i prekur
një lule s’duhet këputur patjetër,
aq e thjeshtë duhet të jetë – pra, s’është
e koklavitur shkenca e luleve, por
tani për tani jam vetëm ai puthadori fisnik,
dje në mëngjes si “gentleman” i vërtetë
kam puthur dorën e trëndafilit.

SFINGA ËSHTË KORRUPTUAR…
S. Guraziu
S. Guraziu
Pandora nuk ishte femra e parë prej argjile,
por le të jetë sepse për Zotat është – si dikur
prapë Pegasi hingëllin lëndinave mbi retë,
paganizmi antik është djep i kontinenteve,
vetë brumi dhe tharmi artistik, prapë Europa
në qafë të Zeusit derdh një det lotësh të valë,
Poseidoni lahet paturpshëm në sytë e saj,
tutje Sfinga kërcen nëpër kolanat paganistik,
shpirtshitur, në heshtje… prandaj dhe
Apolloni fare s’ia var, i dehur vallëzon
me nëntë statuja të mermerta, i quan Muza -
buzëbardha Safo e puth, Kanova zgjohet
si zombi, kërkon daltat me maja diamanti,
gojën e një mijëvjeçari e përthekon
furishëm me buzët në një “Puthje” të gurtë,
i përjetshëm ai afsh kristalesh por puthja
më e ftohtë që njeh njeriu – Hirst mburret
me paganizmin modern, as me diamante
mbjellur “kafka” ime nuk ka vlerë sa “koka”* e
dashurisë, tridhjetë cm gjatësi për hir të Zotit,
sepse Mikolango i pati hyr në hak Davidit,
i turpëruar Davidi i pëshpërit Venerës:
ndjehem si bebe “artistike” e konvertuar,
dhe ia krisë siç bebet pagane dinë, si Zeusi
i pafajshëm kur i menderoste pelenat e kohës,
ndoshta “pampers… made in Olimpia” -
ndërsa vetë “Poeti”, herë i bronztë herë i gurtë,
ulur mendon për babain e habitur Rodin,
s’arrin ta kuptojë dot absurdin që Roi-Soleil
pa e njohur fare “Puthjen”, pa e lëvizur
vetë as një gisht “artistik”… si mbret bënte
pesë herë dashuri në ditë, dhe i pati sallonet
më artistike që kishte parë bota ndonjëherë.

* Dashuria është dashuri për Bukurinë dhe për të Riprodhuar, për të falur Lindjen në Bukuri – vepër artistike “skandaloze” e Damien Hirst
BUZËT TONA PËR DIELLIN
S. Guraziu
S. Guraziu
Më shtrëngo, më duaj, më mbaj,
me gjithë zemrën tënde dhe ngrohtësinë e saj,
më puth si engjëll, madje dhe me sytë përvëlues,
jo vetëm në buzët, nëse ndjen dhe në sytë
sa herë të të rrah zemra… me ato buzë të “maskuara”
që nga mëngjesi yt – tani kur u takuam, përqafuar
mos mendo akoma për vijat perfekte të lapsit,
për kontura buzësh, e kuqja le të shprishet
nga afshi, trembe trend-in e ditës tani,
flaki shtojcat artifiça, mos mendo në shkëlqimin
magjik të Channel, në “artistikat” e ndonjë fabrikanti,
në gjepurat e asnjë predikanti, gjoja…
për modën e “buzëve moderne” – beso në diellin
lakuriq të ditës sonë, siç i lanë ato praruar
pa rite e tualete, çiltër dhe pastër me rrezet
më sublime, tek i ngrohë buzëqeshjet e bebëzat,
beso në frymën, në aromën e lulishtes
së zemrës, beso në zjarrin e buzëvalës tënde.

Ashtu me buzë të zhveshura preke zemrën time,
zhyte kureshtjen thellë si në ujvarë të lahet,
të freskohet, dëgjo një grimë aty sirenat e mallit
si cicërojnë, fol me buzën time të çarë,
me natyrshmërinë e saj, në fakt me të dy buzët shkrum,
ashtu të thara njomi me ndjenjat, me zjarrin tënd
falju freski dhe jetë, dhe do ta ndjesh, do besosh
ke puthur buzët e jetës, njëjtë si të puthësh
diellin e mëngjesit – ke puthur vetë zemrën.

MONOLIT I NDËRGJEGJIES
(për Hans-Joachim Lanksch)
S. Guraziu
(për Hans-Joachim Lanksch)
S. Guraziu
Ma besoni Zotëri, e humbet peshën
fizike pena ime, ajo “realja”
e imagjinatës për Braunshvajgun zhduket,
asgjësohet tendenca, neutralizohet
vetë pesha e fjalës si kuptimësi,
çfarë i duhet farkëtarit çekani i tij
kur hovi dhe vrulli shtangosen në ajri -
kur pezullon transcendenca e frymimit,
të gjitha kudhrat e fjalës zbuten,
si masë e kulluar shkapërderdhen
sepse, si për ironi, s’mund të ketë
ngurtësi, ndoshta as dhe vetëm ngjizje,
për një trup tek buzëqeshë ëmbël,
i pastër si monolit, kolos i florinjtë
në sheshin “Skënderbej” të zemrës,
aty ku në një “tëk” të vetëm
kthehet çdo drithërimë, çdo feksim i
mendjes, ku nyjëzohen të gjitha
rrugët e dritës, ku fosilizohen ëndrrat
thellë damarëve të shkëmbit Dajt,
kurth i dialektikës ideore të artistit,
si jehonë e çdo troku metafizik,
mbase… në kokën e skulptorit Paskal,
goditje thundrash të kalit të bronztë,
si buzëqeshjet dhe klithmat e Heroit,
që nga qumështbuza e tij deri sot,
si brus nderi i çdo dueli… Zotëri,
u bëtë damar i vetë trupit historik
të kombit tim, ju lidhi fjala dhe Zoti,
e Ju mbetët flakë pertej ecejakeve
të mikut të fjalës – grahmave të poetit
ia ruani dritën, prore bëheni dritë
në zemrën e tij të amshimit, në të
gjitha zemrat – me zemrën e bardhë
të një populli të tërë… në pëllëmbë.

MOS HARRO BUZËQESHJEN
(në jetën time kam parë aq shumë fytyra të ndryshme, por asnjë buzëqeshje të shëmtuar – pasqyra, nëse ajo të fliste…)
S. Guraziu
(në jetën time kam parë aq shumë fytyra të ndryshme, por asnjë buzëqeshje të shëmtuar – pasqyra, nëse ajo të fliste…)
S. Guraziu
Tani ke qetësinë, shkrepsen e kujtimeve,
vetminë e një jete të tërë dhe dy shenja,
plaga e njomë e fundkurrizit, vazhga
e gjoksit u stampuan në buzët,
do ruhen thellë brenda teje,
përthithur lëkurës së bardhë me puthjet
do i kesh si “kopje”, si print në faqen
më të pastër të ditarit të zemrës.

***
Tani ke dhe kohën e gjithë botës, lexo
në qetësi, shfleto librin e vetmisë
derisa fletët të zverdhen, derisa
të fshihen të gjitha germat e ëndrrës,
trëndafila të vyshkur s’do ketë,
ndonjë lule të tharë, herbarium
të rrallë, asgjë… por kaq ishte
çfarë e pikturove si ëndërr – ndoshta
një plagë e vetme i merr të gjitha
brenda vetes, hape rishtas, butësisht
ashtu me buzët fshihe në palcën
e saj kurrizore ëndrrën tënde të jetës,
vetë ëndrrën, gjithçka çfarë deshe
të ketë aty i gjete në të pafajshmen
e syve – ti e di, aroma e kurmit
mes faqesh do ngelet, dhe ai herpesi
në skajin e buzëve, buzëvala
e njomur, “epiqendra e buzëqeshjes”
për të cilën ti do vdisje – pse jo, vdis
pra tani i qetë, brenda buzëqeshjes
së saj struku për një jetë, buzëqesh…
sepse më i bukur do jesh dhe mbylli
sytë, përgjithmonë.

KEQKUPTIM I PAEVITUESHËM
S. Guraziu
S. Guraziu
Sipas teje kërkohet “organizim perfekt”
i yjeve të Universit, ata duhet të kthehen
në eshalone, sipas gradës, rangut
në bataljone si ushtarë të dritës,
me komandant… ndoshta vetë Zotin,
kush tjetër mund t’i komandojë yjet.
i yjeve të Universit, ata duhet të kthehen
në eshalone, sipas gradës, rangut
në bataljone si ushtarë të dritës,
me komandant… ndoshta vetë Zotin,
kush tjetër mund t’i komandojë yjet.
Macja jote loz me lëmshin e logjikës,
pa e gërvishtur, art dhe delikatesë
si Ronaldo në Marakana,
topthi im logjik po, por poezia
nuk është lëmsh – thua,
ajo është brigadë e përkryer germash,
është ajo çfarë ty të kanë mësuar,
çfarë ti do dhe çfarë ti sheh në letër…
pa e gërvishtur, art dhe delikatesë
si Ronaldo në Marakana,
topthi im logjik po, por poezia
nuk është lëmsh – thua,
ajo është brigadë e përkryer germash,
është ajo çfarë ty të kanë mësuar,
çfarë ti do dhe çfarë ti sheh në letër…
Si lexues i përkryer i drejtohesh
“poetit kaotik” – hej ti, Mister Poe,
kokrrat e rrushit tënd “kalavesh”
duhet të renditen në pakon time të praruar
çokolatash “Merci” – trakat e zebrave
duhet të jenë perfekte si “zebrat” në asfalt.
“poetit kaotik” – hej ti, Mister Poe,
kokrrat e rrushit tënd “kalavesh”
duhet të renditen në pakon time të praruar
çokolatash “Merci” – trakat e zebrave
duhet të jenë perfekte si “zebrat” në asfalt.
PRAPA VETË ËNDRRËS
S. Guraziu
S. Guraziu
Tani do jem përherë aty
ku ti nuk je, aty ku nuk është
as koha, as hapësira,
do sorollatem tërë jetën
prapa perdes së rëndë
të teatrit të ëndrrës,
vetëm disa sekonda të gjatë,
edhe oniristët insistojnë
ëndrrat qenkan si “flash”,
të gjitha zgjatkan aq pak,
qenkan një lloj ikje në fakt,
prapa hijes së realitetit -
do bëj dhe unë ashtu,
njëjtë si vetë ëndrra ime,
do ik për të ikur
nga prania e vetvetes,
athua pas shpirtit ka një hije,
nëse po, do fshihem
dhe prapa hijes sime,
mbase nuk sheh nga pas
asnjë hije, asnjë ëndërr,
nuk dhemb asnjë dhimbje
prapa hijes së vetvetes,
athua prapa Diellit
po ashtu fshihet hija e tij.
ku ti nuk je, aty ku nuk është
as koha, as hapësira,
do sorollatem tërë jetën
prapa perdes së rëndë
të teatrit të ëndrrës,
vetëm disa sekonda të gjatë,
edhe oniristët insistojnë
ëndrrat qenkan si “flash”,
të gjitha zgjatkan aq pak,
qenkan një lloj ikje në fakt,
prapa hijes së realitetit -
do bëj dhe unë ashtu,
njëjtë si vetë ëndrra ime,
do ik për të ikur
nga prania e vetvetes,
athua pas shpirtit ka një hije,
nëse po, do fshihem
dhe prapa hijes sime,
mbase nuk sheh nga pas
asnjë hije, asnjë ëndërr,
nuk dhemb asnjë dhimbje
prapa hijes së vetvetes,
athua prapa Diellit
po ashtu fshihet hija e tij.
CIKLI SOLARIS I BUZËQESHJES
(buzëqeshja jote është vetë dita… një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur – thënie)
S. Guraziu
(buzëqeshja jote është vetë dita… një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur – thënie)
S. Guraziu
Nga buzëqeshja jote – fluturojnë flutura
me krahët e dritës, venë e vijnë në dukje
kuturu, sikur e humbin rrugën, domethënien
e misionit, çdo trajektore imagjinare
të fluturimit, por assesi jo, kurrë mos u lajthit,
ato përcjellin sekretin e Diellit, me secilën
drithërimë zemrash, me çdo dridhje
molekulash, me çdo lëvizje të gjethit,
valë shtytëse janë rrahje krahëfluturash,
pandalë nje velo të padukshëm e shtriqin,
ndoshta aty luhaten djepa të panumërt
kupidonësh, foshnje të lidhura flenë,
me miliona engjëj të bardhë, secilin çast
mund të zgjohen, klithmat e tyre
nuk janë peng por thjesht në pritje,
afërsinë tënde presin, zgjohen atëherë
kur aura e ndriçon siluetën e qenies,
si tufë xixëllonjash në bebëzat e nimfave,
fanari i syrit tënd është sinjali i turnit, është
dhe fundi i konvertimit të sekretit solaris
në uzinën e paskajshme “Flora” – mos ik
pra asnjë çast, rri me fluturat, mos shko,
kurrë mos i braktis ata engjuj ndjenjash,
për vetë zemrën çdo ditë thur një kurorë
lulesh, mos harro ëmbëlsinë e erëmarrjes,
secilën herë që ti u merr erë petaleve,
akti yt është paga, falënderimi për fluturat,
që të gjitha, nga më laroshet e bukuroshet,
madje dhe vetë fluturzezat… dhe ato
çapkënëzat e pafajshme të dritës, ëndrrat
tona i stisin pastaj – nga buzëqeshjet tua.

AQ AFËR ME TY
S. Guraziu
S. Guraziu
Jam unë,
po aq sa ti vetë afër shpirtit,
ndjenja jote që sheh para
bebzës, akoma pa u zgjuar
mendja, si xixëllonjë e vockël
atomike, e pashterrshme,
me sytë e mi do njohësh
universin, ëndrrat do trasohen
për ty, përherë do fluturoj
po deshe ca hapa para teje,
dhe anash mund të rri,
në cilindo krah të duash ti,
si shpresa e zogjve të arsyes,
cicërimat, klithmat, universalja
e çerdhes, ndërgjegjia
që ushqen dritën – do jemë
për ty secila dritë që njeh ti,
çdo rreze dielli, çdo feksim,
ajo më e imëta xixë jete,
“elektrikat” në fund të detit,
në humnerat më të errëta,
njësia kuantike e shpirtit,
llamba për hartat e kapitenit,
shtigjet e paskajshme yjore
në humbëtirat e zemrës, flatrat
e vetë dritës, timoni, kompasi,
navigacioni i çdo fotoni,
besomë, më ndiq pa frikë,
nëse ndalem do ndalesh dhe ti,
por mos u largo, mos ik
kurrë nga drita,
jam unë.
po aq sa ti vetë afër shpirtit,
ndjenja jote që sheh para
bebzës, akoma pa u zgjuar
mendja, si xixëllonjë e vockël
atomike, e pashterrshme,
me sytë e mi do njohësh
universin, ëndrrat do trasohen
për ty, përherë do fluturoj
po deshe ca hapa para teje,
dhe anash mund të rri,
në cilindo krah të duash ti,
si shpresa e zogjve të arsyes,
cicërimat, klithmat, universalja
e çerdhes, ndërgjegjia
që ushqen dritën – do jemë
për ty secila dritë që njeh ti,
çdo rreze dielli, çdo feksim,
ajo më e imëta xixë jete,
“elektrikat” në fund të detit,
në humnerat më të errëta,
njësia kuantike e shpirtit,
llamba për hartat e kapitenit,
shtigjet e paskajshme yjore
në humbëtirat e zemrës, flatrat
e vetë dritës, timoni, kompasi,
navigacioni i çdo fotoni,
besomë, më ndiq pa frikë,
nëse ndalem do ndalesh dhe ti,
por mos u largo, mos ik
kurrë nga drita,
jam unë.
NË SYTË E TU, NË SYTË E MI
S. Guraziu
S. Guraziu
Në ballin e muzeut, aty mu në qendër, në gurëzit
e mozaikut sikur është stampuar pigmenti ynë,
anomalia gjenetike e ngjyrave moderne,
nga ajo përspektivë dhe vetë largpamësia
sikur flet për faktin e shkurtpamësisë artistike,
ngjyrat vetëm energji e burgosur janë, në thelb
një fenomen çuditërisht i ftohtë – i vetëdijshëm
sot për “leksionin artistik”, mozaiku e përcjell
mesazhin historik, pandalë na flet, nuk pushon,
sigurisht nuk do ndalet kurrë, dhe brenda
nëse e fusin, ta ngujojnë në ndonjë bodrum,
gjithmonë do na drejtohet si një kritik – Ty:
qielli yt është lumturisht i kaltër dhe fare qiellor,
ndërsa Mua: – yti i kuq, spektër mendor-holistik
i përmbysur, konflikt poetencial brushash,
“qualia state” e qenies – Sipas tij, që nga ngjizja
e mozaikut të frymimit tonë, Unë dhe Ti
u rritëm tmerrësisht njësoj, analogji cullake,
por realisht në dhoma të ndryshme gjumi,
e jotja me gjithçka e kuqe, mbushur lodrash
“rozë”, ngrohtësi puthjesh, frymëmarrja
jote më e pastra, ai “aircondition” virtual
atëherë shumë natyral (për ty më efikas
se gjithë kondicionerët së bashku sot,
nëpër façadat laramane të Tiranës), ishte
kondicioner fryme i pagandës njëngjyrëshe
për të vërtetën e ngjyrave të ylberit -
ndërsa imja… mos pyet, kaltërsisht e ftohtë,
sikur ndonjë dhomë çunash, me mure
të kaltra, lodrash kaltroshe, dhe njësoj
reprezentativisht e pastër, si dhomë kristalesh
zhytur në blunë e Jonit – mirëpo kot, ngjyrat
po ashtu vetëm iluzion janë, mozaiku e di,
sytë e Tu, sytë e Mi, gjithë sytë e botës
dritën e përthithin njësoj, si për inat njësoj,
në pikë të ditës ia vjedhin verbërinë Diellit,
prandaj ky spektër i përmbysur “celare”,
kryeneçësi aspak artistike në trurin tonë,
funksionalizmi versus ylberit të gjallimit,
hipokrizia kundër ngjyrës së vërtetë të qiellit.

NUK ËSHTË “RELIGJION”
S. Guraziu
S. Guraziu
Të gjitha zemrat në errësirë rrahin
burgosur përjetshëm, në vetmi
por në vetvete fanarë dritësie janë,
si xixëllonjat e qiellit – dhe
Dielli jep shumë dritë, përmasat
pakëz “problematike”,
por megjithatë ligj i natyrës,
diversitet frutash, larushi rruazash
dimensionesh, s’është rastësi,
disa zemra janë të vogla… si gogla,
fare “mini”, ndoshta sa një lajthi.
burgosur përjetshëm, në vetmi
por në vetvete fanarë dritësie janë,
si xixëllonjat e qiellit – dhe
Dielli jep shumë dritë, përmasat
pakëz “problematike”,
por megjithatë ligj i natyrës,
diversitet frutash, larushi rruazash
dimensionesh, s’është rastësi,
disa zemra janë të vogla… si gogla,
fare “mini”, ndoshta sa një lajthi.
Nuk besoj kësaj radhe
në kriteret, në ndihmën e shkencës -
me rreze Rentgen t’i masim,
apo me pompë t’i fryjmë, si maskota,
tullumbace Diznilendi, dikush
tjetër mbase beson në zemra “vakum”
si poç i Edisonit – nuk di,
ndoshta thjesht t’iu flasim, absolutisht,
çdo rrahje ta miratojmë, çdo
impuls ta ndiejmë, t’iu besojmë
sikur zemra të ishte vetë Zoti – u bu bu
gjithë ato zemra të botës, konfuze,
por nëse secila zemër xixëllon
për të tjerët, pandalshëm si Diell
ndoshta dhe është një portë
jona e dritës, një shpresë.

Ndonëse nuk është “religjion”, siduket
prapë s’na mbetet aq shumë:
vetëm lutja – luteni pra o njerëz
të botës, çdo ditë zemrën
tuaj të rritet – ku i dihet, ashtu së paku
mund të jemi një ditë si Dielli
më afër Zotit.
prapë s’na mbetet aq shumë:
vetëm lutja – luteni pra o njerëz
të botës, çdo ditë zemrën
tuaj të rritet – ku i dihet, ashtu së paku
mund të jemi një ditë si Dielli
më afër Zotit.
DA VINÇI NË OLIMPIADË
S. Guraziu
S. Guraziu
Miku im i “mbathi” nallanet e veta,
në fakt u hipi lundërzave të drunjëta,
si pandofla të çuditshme… shpikur
nga ai vetë – punoi gjatë, pa pushim
shkriu mend, panumër skicash e faqesh
në Codex Atlanticus – dhe vrapon
si i marrë mbi syprinën e detit,
fillimisht e humbi orientimin, u nis gabim
andej kah Bosfori, por u këndell,
shpejtë e ndërroi kursin… tani ndodhet
diku afër ngushticës së Gjibraltarit -
ka vendosur të jetë garues zyrtar
në Olimpiadën e Londrës.

Sot e humbëm kontaktin, iPhone
i vet mund t’i ketë rënë në ujë, por
në emailin e fundit më shkruante:
pse ti s’merr pjesë në festivale kurrë,
as në gara, as olimpiada… nisu pra,
mbath ca aso të drunjëta holandeze,
bjeri i qetë La Manshit, dil andej
dhe më prit, mos ki frikë, në një kanal
aq të ngushtë nuk mbytesh dot,
as si delfin, as zbathur, as me not…
pa le që “klompet” janë të njohura
në gjithë botën, ndoshta ia del,
triumfon, bëhesh “i parë”, kampion
i ecjes mbi ujë, por dhe pas meje
nëse ngelesh, një medaljon i fildishtë,
o çfarëdo qoftë, padyshim të takon.
i vet mund t’i ketë rënë në ujë, por
në emailin e fundit më shkruante:
pse ti s’merr pjesë në festivale kurrë,
as në gara, as olimpiada… nisu pra,
mbath ca aso të drunjëta holandeze,
bjeri i qetë La Manshit, dil andej
dhe më prit, mos ki frikë, në një kanal
aq të ngushtë nuk mbytesh dot,
as si delfin, as zbathur, as me not…
pa le që “klompet” janë të njohura
në gjithë botën, ndoshta ia del,
triumfon, bëhesh “i parë”, kampion
i ecjes mbi ujë, por dhe pas meje
nëse ngelesh, një medaljon i fildishtë,
o çfarëdo qoftë, padyshim të takon.
PEZULLIM I FJETUR I FRYMËMARRJES
(përse vallë zemrat nuk flenë kurrë!?)
S. Guraziu
(përse vallë zemrat nuk flenë kurrë!?)
S. Guraziu
Ke të drejtë, ndoshta çdo gjë është “wireless”, prandaj mund të flas
me ty, kudo që të jesh – të shoh tani… si Oreadë e zhveshur
dridhesh në afshin e valë, ajo pasqyrë vrastare e Diellit si lupë gjigante
rrezikon të shkrihet, e nxehur tej mase e çoroditë pasditen tënde,
aty në sfond i petëzuar luhatet imazhi yt, rutinë vajtje-ardhjeje
në një ditë vere, ecejaket flasin së prapthi me dëshirat efemere,
ngadalë zemra qelqoset nën trysninë e masës, në një trumcak
të kristaltë kthehet, kalamendet në shtyllën qendrore të qenies,
për një çast më bëhet sikur hapat pezullojnë, sikur lehtas ngjiten
shkallëve të ajrit – por jo, ato shtylla anësh rrugës si këmbët
e tua janë, shtylla stoike të shpresës, ja përse gjithë ato mesazhe
të zemrës përcjellur, në ato miliona fibrash të ngrohta, telëzuar,
përçuese ndjenjash, si dikur telat ambicioz të Graham Bel, ndoshta
akoma pushojnë zogj të fjetur, vargëzuar pandalë brumosen
shpresa që tek duhet të lindin, shih pra… ndër gjithë ato zemrash
të vockla, plot cicërima të përgjumura fushave të pafund, ëndrra
që dremiten përgjatë auto-udhëve të jetës, mes ajrit dhe ndjenjave
forca të panjohura, e megjithatë kot, zemrat zgjuar rrinë,
syhapur, vigjilente, prore balansohen në horizontalen e telave,
mbahen si foshnjat kur gishtin e nënës shtrëngojnë, kapen
në buzëqeshjen, në dashurinë e saj… ngjyrat e jetës kalibrohen -
i përsosur vërtet, apo jo, ky ekuilibër i frymëmarrjes në gjumë.

NJËBRIRËSH TRASHALUÇ
(Poetët kanë një ilaç të fshehtë, një anestezi sekrete, për dhimbjet!)
S. Guraziu
(Poetët kanë një ilaç të fshehtë, një anestezi sekrete, për dhimbjet!)
S. Guraziu
Nëse më thërret ditë-gjykimi im një ditë,
atëherë kur të jem si Zeus
në qiell, padyshim do t’shtirem kureshtar
si kollitet një mëngjes në Perandorinë e vetë Dritës,
sa rrathë i ka në agullimë Dielli, si djersitet?
I verdhë, i kuq, ndoshta i bardhë – qumësht
i homogjenizuar, helium-vitaminash,
si bukëvalë, për mua përherë të uriturin,
i pangopur – njëbrirësh galaktikash?

Për mëkatet… palosur si fluturat
lulishteve të fajit, mund të lutem pa zë,
fjalët sa një bisht kometash t’i zgjas,
si Dalai Lama të flas, si Xhingis Khan
të bërtas: assesi, njohja me shpirtin tim
s’ishte “dating”, as këshillë e Nënë Terezes –
anipse yjet do t’shkriheshin së qeshuri
dhe vetja do t’më dukej si gjilpërë eskimezësh,
apo si një hiç buzë humnerës – vrimë
rrumbullake në akullsinë e vrimëzezës.

Ndoshta, si hokatar i pafalshëm që jam,
mund ta akuzoj Diellin që s’ia doli kurrë
të jetë më i dielltë se vetvetja,
mund ta tradhtoj; të shpif se më provokonte,
më nxiste – duaje me zjarrin, më thoshte
nëse je i zjarrtë, cili mundet më zjarrtë?
Më dhimbsej; s’ishte duel por shtyhej me mua,
si gjithmonë, kotej hemisferave në Kardasia,
e unë, me flatrat e xixëllonjave të qiellit,
ëndrrat ia freskoja nga atje, në Antarktida.

Por nuk duroj dot asfarë shtrembërimesh,
maskash të ulëta, kamuflazhe harrestarësh,
patjetër do të klith: dëgjoni, e vërtetë është,
dy poezi janë këtu në zemër, dhuratë
si medaljonë të praruar shpirtëror…
(prandaj dukem pakëz trashaluç),
dhe natyrisht s’jam harrestar, si Dielli krenar
jam që nuk shuhen dritëvarat diellore, kurrë!

D-DAY PËR ZEMRËN
S. Guraziu
S. Guraziu
Nëntëdhjetë e nëntë gjeneralë
putharaçësh e ulën kokën,
plani nuk ishte aspak strategjik,
ata nuk e dinin as nga ku vjen
kësaj radhe buzëqeshja e saj,
nga Kepi i Rodonit, nga Gruijer,
“Zotat e Gjallë” të Katmandu,
ndoshta thjesht nga pranë Lanës,
ashtu si vizore përmes Tiranës,
ose nga Lugu i Butë, me një qengj
në krah – kjo hundë e akulltë
disa herë më delikate duket sot,
kristalet e bëjnë dhe më të bukur,
por përse vallë më gudulisë tani
maja e saj në faqe, përse
kjo puthje, më magjepsë kjo guacë
perlash të bardha plot tinguj,
ndersa ankthi më tmerron qysh tani
për të madhen ditë, D-Day -
e ëmbël të valojnë flamuj të fitores,
kënaqësi kur kullat rrënohen,
kur gjithë bedenat pushtohen,
dhe kur shumçka të jetë falur,
të tjerat kur dorëzohen, por zemra
nuk bie në gjunj, nuk kapitullon kurrë
me këso putharaçë të molisur -
sikur t’mos ishte aq e zjarrtë
kjo peshë në krahërorin tim të valë,
thjesht do thosha ka një copë akulli
aty në zemrën e saj, fortesë.
putharaçësh e ulën kokën,
plani nuk ishte aspak strategjik,
ata nuk e dinin as nga ku vjen
kësaj radhe buzëqeshja e saj,
nga Kepi i Rodonit, nga Gruijer,
“Zotat e Gjallë” të Katmandu,
ndoshta thjesht nga pranë Lanës,
ashtu si vizore përmes Tiranës,
ose nga Lugu i Butë, me një qengj
në krah – kjo hundë e akulltë
disa herë më delikate duket sot,
kristalet e bëjnë dhe më të bukur,
por përse vallë më gudulisë tani
maja e saj në faqe, përse
kjo puthje, më magjepsë kjo guacë
perlash të bardha plot tinguj,
ndersa ankthi më tmerron qysh tani
për të madhen ditë, D-Day -
e ëmbël të valojnë flamuj të fitores,
kënaqësi kur kullat rrënohen,
kur gjithë bedenat pushtohen,
dhe kur shumçka të jetë falur,
të tjerat kur dorëzohen, por zemra
nuk bie në gjunj, nuk kapitullon kurrë
me këso putharaçë të molisur -
sikur t’mos ishte aq e zjarrtë
kjo peshë në krahërorin tim të valë,
thjesht do thosha ka një copë akulli
aty në zemrën e saj, fortesë.
KTHEHU NË MUA
S. Guraziu
S. Guraziu
Eja, kthehu në mua, nuk jam
Statujë e Lirisë me dritën
dhe urtësinë në duart, me një univers
boshësie që nuk e njohim
as unë dhe as ti – Liberty e pafajshme,
çdo gjë e mozaikut përjashta
na përket neve, ka diç që pulson
brenda nesh… shtytja, inercioni
i gjakut, dhe ti e di, vetë jemi krijuesit
e së jashtmes, vetë i kemi shpikur
statujat, simbolet, reliktet,
kishim për qëllim t’ia kujtojmë
vetvetes së paku të jashtmen e Lirisë,
por vallë kush e “krijon” besimin,
si ta dimë vallë që vetë jemi gjallë,
kush e plotëson brendësinë e botëve,
me çfarë ta mbushim një boshllëk
të Piramidës, vallë me rërë germash
dhe kurthe, roje për pavdeksinë
e Diellit – eja, kthehu në mua tani,
njësohu me grahmat e flakës,
kurrë s’do kesh frikë pastaj
nga treqind kalorësit e ndërgjegjes,
t’i godasin portat, bedenat tek goditen,
rrënohen me vetë gurët e vet,
katapultet e ngjeshur me të njëjtit gurë,
s’do kesh frikë as nga kapuçonët
netëve me stuhi, të mistershëm
si vdekja, si nata me pelerinën e zezë
që mbështjell boshësinë, të padukshmen
e trishtë… tek trokasin në portat
e kalbura të pallatit tënd të ëndrrave.

MEDIUM DHE FLUTURA
S. Guraziu
S. Guraziu
Sot do dalësh të lodrosh pas fluturave
t’i burgosësh qysh në ajri
me rrjetin tënd – dhe ndjehesh bukur
ndoshta një ndjenjë, një flutur -
si një sorkadhe do rendësh
lëndinës, lulishtes tërë ditën,
derisa të gjitha t’i trembësh,
të mos ketë as dhe një ndër lulet,
as mbi kokë, as në qiell.
t’i burgosësh qysh në ajri
me rrjetin tënd – dhe ndjehesh bukur
ndoshta një ndjenjë, një flutur -
si një sorkadhe do rendësh
lëndinës, lulishtes tërë ditën,
derisa të gjitha t’i trembësh,
të mos ketë as dhe një ndër lulet,
as mbi kokë, as në qiell.
Pastaj do ulesh t’i burgosësh prapë,
me germat në “letër” do thurësh,
një pëlhurë të butë do endësh
me veglat “stilistike”,
do vizatosh ca lule germatike
në njërin kënd do vësh një zemër,
pak më tej një Kupidon
krahëpalosur, me shigjetat përtokë
se si qan – por do ta lësh të qetë,
nuk do i thuash “hesht”.
me germat në “letër” do thurësh,
një pëlhurë të butë do endësh
me veglat “stilistike”,
do vizatosh ca lule germatike
në njërin kënd do vësh një zemër,
pak më tej një Kupidon
krahëpalosur, me shigjetat përtokë
se si qan – por do ta lësh të qetë,
nuk do i thuash “hesht”.
Në fund, e kënaqur do klikosh “Send”,
ta ngacmosh xhanin tënd për inat -
siduket… ti megjithatë e di,
poezia është “kontakti i parë”
me fluturat, me ndjenjat,
nuk është gërvishtje e penës sate,
letër e rrahur nga makina e shkrimit,
nuk është “zanat”, ndonjë mjeshtëri
e vjershërimit, as hieroglife
digjitale në “screen”.
ta ngacmosh xhanin tënd për inat -
siduket… ti megjithatë e di,
poezia është “kontakti i parë”
me fluturat, me ndjenjat,
nuk është gërvishtje e penës sate,
letër e rrahur nga makina e shkrimit,
nuk është “zanat”, ndonjë mjeshtëri
e vjershërimit, as hieroglife
digjitale në “screen”.
PËRTEJ PRAGUT TË DHIMBJES
(gjithkush ka kohën e vet të gurtë a të akulltë)
S. Guraziu
(gjithkush ka kohën e vet të gurtë a të akulltë)
S. Guraziu
Unë ha me një lugë të gurtë
dhe pushoj në një shtrat të gurtë
pse jo, qysh tash madje
dhe arkivolin e dua të gurtë
si princeps senatus
nuk kushton më shumë se jeta
por kjo nuk më thotë asgjë
edhe – njeriu më i fortë se guri
edhe – guri më i fortë se njeriu
më lënë të ftohtë.
dhe pushoj në një shtrat të gurtë
pse jo, qysh tash madje
dhe arkivolin e dua të gurtë
si princeps senatus
nuk kushton më shumë se jeta
por kjo nuk më thotë asgjë
edhe – njeriu më i fortë se guri
edhe – guri më i fortë se njeriu
më lënë të ftohtë.
Zemër anemike, spazmosur
mos më tradhto dhe ti
së paku jo ti tash, nuk është koha
më mbaj në këtë gëzhojë të gurtë
tempull – pontifex maximus
ngrohur me buzëqeshjen
ma fal ngapak kuptim e mirësi
tinëz botës së çoroditur
të mbijetoj i fortë, denjësisht
siç ia bëjnë gurët.
mos më tradhto dhe ti
së paku jo ti tash, nuk është koha
më mbaj në këtë gëzhojë të gurtë
tempull – pontifex maximus
ngrohur me buzëqeshjen
ma fal ngapak kuptim e mirësi
tinëz botës së çoroditur
të mbijetoj i fortë, denjësisht
siç ia bëjnë gurët.
Hm… sa bukur tingëlluaka,
paleolitika e qenies,
neolitika e hershme e zemrës,
“epoka e gurit” të gurëve,
herëdokur, nëse koha ime të jetë
të ik përtej pragut të dhimbjes
i gjithi prej guri, mbyllur në gur
si një gur që buzëqeshë.
paleolitika e qenies,
neolitika e hershme e zemrës,
“epoka e gurit” të gurëve,
herëdokur, nëse koha ime të jetë
të ik përtej pragut të dhimbjes
i gjithi prej guri, mbyllur në gur
si një gur që buzëqeshë.
ROMANCË KALEIDOSKOPIKE
S. Guraziu
S. Guraziu
E bukura është diç e pangjyrë në syrin
tënd, ndoshta si pangjyrësia e ujit,
heshturake fshihet prapa cipës
shkëlqimtare, mund të jetë e syrit
por jo medoemos, ndoshta lulet aty
vetëm refleksion janë, pastaj gjethnaja,
vetë gjelbërsia – ti i mbyll sytë -
njëjtë dhe me lulet, thua,
ato mund të jenë të pranverës por
jo patjetër pranverore, në syrin tim
mund të jenë gjethe palmash tropike,
peizazhe idilike, thjesht imazhe,
copëza ëndrrash romantike, vizatime
optike me brushat mikroskopike,
romancë e ngrohtë kaleidoskopike,
vallëzim ngjyrash, fatamorganë organike,
joshje, kurth për dritën… enkas për ty
lojë artistike – bukuria e luleve kaplon
vëmendjen por mbase aroma e tyre
pushton zemrën – hm, unë qenkam
i kurthuar në një zemër-lulishte,
sipas kësaj teorie njëjtë dhe ty pra
të mashtroi zemra ime aromatike,
le të jetë, kështu nuk të humbas kurrë,
sa të ketë një botë me lule, madje tash
më magjepsë dhe vetë teoria jote,
metafora e dy lulishteve prej zemrash.

ULTRASONOGRAFI E QENIES
S. Guraziu
S. Guraziu
Si pikënisje, thellë nga brendia jote
përjashta nisu, dil nga trupi
dhe kthehu si torpedo fotonike,
si grusht i fortë drite, godit muret, pushto
vetveten, un-in tënd – brenda krizalidës
shkapurit strofullën dhe prushin e valë,
puth larvën tënde të frymimit,
digju, shkrumohu i gjithi flakëve të arsyes,
prek natyrën dualiste të universit
dhe vetë dualizmin e qenies,
lufto për frymën në anën e drites,
fluksohu, i gjithi në dritë ktheu,
me dashuri përvëlohu, prore hidh shkarpa,
pandalë, fryji zjarrit guximshëm -
kur të tretesh i molisur, kur i fikur
të ndjehesh, ngrohu dhe një grimë
energji “rezervë” me kujtimin për puthjet,
shfleto guidën, doracakun e mbijetimit,
me llambën kriptonike të bebzës,
me shqisen e gjashtë tendosur
si kapiten-komando në xhungël, nën shiun
“monsun” të dhimbjes injekto zemrën
prapë me gjilpera drite – nëse i mekur, pa zë
si balenat nën akullin e oqeanit,
errësirës së ftohtë, në qetësinë absolute,
si një grahmë me “sonar” dridh lëngun
e jetës valë-valë, si pëshpëritje e lutjes
së fundit… dhe vdis në paqe
me vetveten, me një buzëqeshje
sublime – nëse di si vdiset,
nëse di si shuhet drita.

KTHEHU NË PAFAJSINË TËNDE
S’është vetëm një engjëll i bardhë strukur në shtratin e ndjenjave, aty është gjithë universi i saj, e gjithë jeta dhe e jashtmja vrastare!
S. Guraziu
S’është vetëm një engjëll i bardhë strukur në shtratin e ndjenjave, aty është gjithë universi i saj, e gjithë jeta dhe e jashtmja vrastare!
S. Guraziu
Engjëllushe krahëplagosur të vranë
gjithë jetën kodikët e absurdit,
lidhur në shtyllat e heshtura të turpit,
njëmijë e një gurë të keqkuptimit
të qëlluan, e njollosën velon e bardhë
të pafajsisë, engjëll i thyer të shkelën,
të shtypën me thundrat e zeza kalorësit
e ligësisë së natës, ende pa e ditur
ç’është jeta, pa e kuptuar si kaliten
ndjenjat, ta vodhën gjithë freskinë,
pafajsinë e ëndrrave – tani kujton
drita s’është për ty, as Enigma
nuk ndihmon, “return to innocence”,
shpresa e nëntë muzave, as buzëqeshja,
mendon njëmijë e një ëndrra të jetës
u konsumuan, por beso gjithmonë,
njëmijë e një lotët e pastër si shpirti
janë kristale në sytë e Shehrezades -
e buzëqeshur shih boten sy, harro
lulet e së keqes, trëndafilat e dhimbjes,
pse prapë ata sy të butë u njomën,
vallë kur avullohen pikat e fundit thellë
në kanjonet, ku as zemra nuk ngrohet,
asnjë Diell s’ka qasje me rrezet… lart
si një tokë e shkrumuar, asnjë lule,
asnjë klithmë, asnjë frymë jete
në djerrinën e përvëluar të zemrës,
asnjë besim, vetëm lotësh të thellësisë,
ma thuaj cili është shkaku i vërtetë
i syve të pafajsisë – vallë sytë e
engjëjve të vrarë nuk shterrojnë kurrë!

SHQIPËRI, NJË PËRQAFIM
S. Guraziu
S. Guraziu
Zemrat si bova të bardha luhaten
hapësirës së lëngshme të Jonit,
nga dritarja një zemër do të ik,
e unë vetë i ngujuar brenda zemrës,
në një kafaz prej zogu metalik -
si ta ndal, o ju brigje të diellosura,
si t’ia sqaroj tash atë pamundësinë
e rendjes… si fëmijë në përqafim
të nënës, po vetë rendjen, atë
domethënien e fluturimit pa krahë,
kur zemra veç graviton rreth Diellit,
tash kur mbetet vetëm llogaritja
e çasteve, ato matematikat e orbitës,
sa mund t’i rezistojë zjarrit ajo sigla
e fërkimit, kur përflaket qenia,
vetë përkrenarja e krenarisë – pse,
si shpjegohet, çfarë mund të jetë
fluturimi i zemrave me “taxi”, pos
zhvendosje në hapësirat e mallit -
atje poshtë syprina e mëndafshtë
shkëlqen, ajo përkëdhelje rrezesh,
o mrekulli, o dritë e vetë zemres,
ju gjyshet ilirike me furkat tuaja,
çfarë huazuat nga retë e bardha,
cilin sekret të qiellit, kur kaq bukur
e lëmuat atë push madhështie,
kush duhet tash ta fshijë pluhurin
mbi artistiken e perlave – ngutu pra
mëmëdhe, bëhu ngutulushe, nxito
si një Hederë aromatike, buzëqesh
vallëzo, fluturo, ngrohu me Diellin,
shpalose për botën gjithë bukurinë,
sa portat e Jonit atje në Mesdhe
hape zemrën, më prit dhe mua tash
si një Narcis pa zemër – me zemrën
në ajri, pa flatra jashtë krahërorit,
zemër akrobatike, me lotët e valë
dhe njëkohësisht të freskët në sytë,
si vetë deti në syrin tënd kaltërosh -
Narcis dhe Hedera në një përqafim.
hapësirës së lëngshme të Jonit,
nga dritarja një zemër do të ik,
e unë vetë i ngujuar brenda zemrës,
në një kafaz prej zogu metalik -
si ta ndal, o ju brigje të diellosura,
si t’ia sqaroj tash atë pamundësinë
e rendjes… si fëmijë në përqafim
të nënës, po vetë rendjen, atë
domethënien e fluturimit pa krahë,
kur zemra veç graviton rreth Diellit,
tash kur mbetet vetëm llogaritja
e çasteve, ato matematikat e orbitës,
sa mund t’i rezistojë zjarrit ajo sigla
e fërkimit, kur përflaket qenia,
vetë përkrenarja e krenarisë – pse,
si shpjegohet, çfarë mund të jetë
fluturimi i zemrave me “taxi”, pos
zhvendosje në hapësirat e mallit -
atje poshtë syprina e mëndafshtë
shkëlqen, ajo përkëdhelje rrezesh,
o mrekulli, o dritë e vetë zemres,
ju gjyshet ilirike me furkat tuaja,
çfarë huazuat nga retë e bardha,
cilin sekret të qiellit, kur kaq bukur
e lëmuat atë push madhështie,
kush duhet tash ta fshijë pluhurin
mbi artistiken e perlave – ngutu pra
mëmëdhe, bëhu ngutulushe, nxito
si një Hederë aromatike, buzëqesh
vallëzo, fluturo, ngrohu me Diellin,
shpalose për botën gjithë bukurinë,
sa portat e Jonit atje në Mesdhe
hape zemrën, më prit dhe mua tash
si një Narcis pa zemër – me zemrën
në ajri, pa flatra jashtë krahërorit,
zemër akrobatike, me lotët e valë
dhe njëkohësisht të freskët në sytë,
si vetë deti në syrin tënd kaltërosh -
Narcis dhe Hedera në një përqafim.
VULLKAN I PAFAJSHËM
S. Guraziu
S. Guraziu
(nuk akuzohet një vullkan, është absurde -
pupla erotike të jastëkut tënd harrestar me një zemër të kuqe në mes…)
pupla erotike të jastëkut tënd harrestar me një zemër të kuqe në mes…)
Mund të zvarritem tatpjetës,
puthitur shtyllës kurrizore,
si pikë uji të shkas
“vërtebrores” marramendëse,
si një mace, cilado mace
dhe maçok nga familja në Serengeti,
ecje kokëposhtë “pemës së jetës”,
t’i thithë molekulat e lëkurës
tendosur aty mbi asht,
si ndonjë fshesë moderne,
aso vakumore “Dyson”
pa kabllo, zhurmë as ngulfatje -
dhe derisa ti pret në horizont
të shfaqem, pas kodrave
me Diellin në sfond, siluetë
hutaçe qiellit të bronztë,
tek qelizat vdesin syprinës
së epidermes, ndërsa fibrat
retikulare t’i burgosin vibracionet
si bari i pafund puhizat
e savanës, atëherë kur shqisat
luhaten, kur nisin të kalamenden,
si vullkan mund të shpërthej
në anën fare të kundërt,
t’i bëjë lëmsh koordinatat,
andej në qendër të qendrës,
mu në mes të kërthizës,
si vetë gjeneza jote,
si prush nga zemra e Tokës
ta pushtoj relievin e pafajsisë,
çdo shteg dhe pore të qenies,
ta dridhë vetë epiqendrën,
e ti të përpëlitesh rrëshqitjes…
e skuqur, e nxehur, të avullosh
si llavë e pafajshme, e përhumbur,
derisa në oqean të shuhesh -
ndonëse, pak çaste më vonë
prapë do t’më akuzosh për
“thyerje të rruges, papritmas”.
puthitur shtyllës kurrizore,
si pikë uji të shkas
“vërtebrores” marramendëse,
si një mace, cilado mace
dhe maçok nga familja në Serengeti,
ecje kokëposhtë “pemës së jetës”,
t’i thithë molekulat e lëkurës
tendosur aty mbi asht,
si ndonjë fshesë moderne,
aso vakumore “Dyson”
pa kabllo, zhurmë as ngulfatje -
dhe derisa ti pret në horizont
të shfaqem, pas kodrave
me Diellin në sfond, siluetë
hutaçe qiellit të bronztë,
tek qelizat vdesin syprinës
së epidermes, ndërsa fibrat
retikulare t’i burgosin vibracionet
si bari i pafund puhizat
e savanës, atëherë kur shqisat
luhaten, kur nisin të kalamenden,
si vullkan mund të shpërthej
në anën fare të kundërt,
t’i bëjë lëmsh koordinatat,
andej në qendër të qendrës,
mu në mes të kërthizës,
si vetë gjeneza jote,
si prush nga zemra e Tokës
ta pushtoj relievin e pafajsisë,
çdo shteg dhe pore të qenies,
ta dridhë vetë epiqendrën,
e ti të përpëlitesh rrëshqitjes…
e skuqur, e nxehur, të avullosh
si llavë e pafajshme, e përhumbur,
derisa në oqean të shuhesh -
ndonëse, pak çaste më vonë
prapë do t’më akuzosh për
“thyerje të rruges, papritmas”.
(nuk akuzohet një poet, është absurde -
eh, sikur ajo zemër të ishte e gjallë, të kishte jetë e drithërima… aq sa ka histori)
eh, sikur ajo zemër të ishte e gjallë, të kishte jetë e drithërima… aq sa ka histori)
ARTEMIS DHE ENGJËLLI BEZDISËS
S. Guraziu
S. Guraziu
Të shtrenjtat muza, si duket dikur paskam vrarë
një engjëll (ja atë atje, atë të mërrolurin, atë kaçurrelin),
jo se desha ta vrisja por sepse nuk ndjeva, nuk e desha,
nuk e përfilla fare, tash më vret mua çdo ditë, më ndjek
hap pas hapi, s’më le të qetë as në gjueti, çdo gjë
e tremb me shigjetat e tij, vallë ka të drejtë, paçka se ai
s’kërkonte dhe shumë, thjesht vetëm që ta doja – unë
e dija kështu: natyrisht, ndjenjë e bukur është, por
nëse nuk ndiejmë prapë asgjë, po aq legjitime
duhet të jetë, aq e natyrshme të gjykojë vetë zemra,
t’mos e duash një engjëll, kujtoja fare njëjtë e natyrshme
sikur dhe e kundërta, mendoja se ndjenjat jokushtimisht
zgjohen, s’mund të imponohet dashuria, ju vetë
insistoni: madje as poezia, duhet tash ta duam patjetër
një engjëll vetëm sepse na qenka engjëll – unë apo ai
kemi të drejtë këtu, sipas tij, doli që s’paskam ditur gjë.

VUAJTJE NARCISOIDE
S. Guraziu
S. Guraziu
Ti qëndro përballë meje, unë
thjesht përballë teje – sepse
na duhet simpati për pasqyrën
brenda nesh, joshje e vetvetes,
pëlqim i kontrolluar, admirim,
ngadalë simpatinë narcisoide
ta kthejmë në dashuri të denjë
ngjashëm si Dior për “j’Adore”,
t’i fryjmë vetes me ngrohtësi,
buzët me afsh t’i vizatojmë
në qelq t’i puthitim vrullshëm
të njëjtat buzë që nuk i kemi,
puthje të frymës ta quajmë
po deshe dhe “puthje franceze”,
madje sa më përket mua tash
dhe vetveten ta tradhtojmë
nuk është thyerje e rregullave,
sepse ne i besojmë pasqyrës
dhe imazhit… që vetë ne jemi.
thjesht përballë teje – sepse
na duhet simpati për pasqyrën
brenda nesh, joshje e vetvetes,
pëlqim i kontrolluar, admirim,
ngadalë simpatinë narcisoide
ta kthejmë në dashuri të denjë
ngjashëm si Dior për “j’Adore”,
t’i fryjmë vetes me ngrohtësi,
buzët me afsh t’i vizatojmë
në qelq t’i puthitim vrullshëm
të njëjtat buzë që nuk i kemi,
puthje të frymës ta quajmë
po deshe dhe “puthje franceze”,
madje sa më përket mua tash
dhe vetveten ta tradhtojmë
nuk është thyerje e rregullave,
sepse ne i besojmë pasqyrës
dhe imazhit… që vetë ne jemi.
LUFTË E FTOHTË (POLITIKE)
S. Guraziu
S. Guraziu
Pas “gjumit dimëror”, në buzë ngelet dehja,
dembelia e zgjimit, arushbardhat përgjumur
në horizontin e qepallave ëndërrojnë
ëmbëlsira me “ingredientet” mjaltosur,
ndërsa pinguinët e ngratë akoma në “trans”
symbyllur, për t’u zgjuar me zgjuarsi nisin
këmishat t’i ndërrojnë pa hequr sakon,
t’i lidhin kravatat fosforike, sipërfaqësisht
duket e pamundur, sikur dhe dehja nga mjalti,
fare njëjtë çmenduri është t’i mbash vezët
të ngrohta mes këmbësh mbi kalldërmin
prej akulli, pa zënka dhe as ndërskamca,
ta “inkubosh” zanafillën, gjithë të verdhën
filozofike, apo dhe pemën filogjenetike,
absurditet – të gjorët, nuk e ëndërrojnë
stilin dolce & gabbana, nuk krekosen kurrë
se e kanë zemrën të fiskulturuar, të ëmbëlsuar,
ndonëse as këta nuk shtiren se janë perfektë
kthehen dhe e hanë mjaltin e vet, pa pështirosje
aty në qendër të sheshit, si glasë laramane,
të nxehtë – arushbardhat ia krisin vrapit
për t’i paditur për korrupsion, për abuzim
për grykësi – ndërsa mediatikët të ekzaltuar,
në “akullvizor” flasin për ngrohjen e planetit,
për rrezikun e shkrirjes të çdo “icesphere”,
të çdo akullnaje, të vetë kristaleve të zemrës.

BUZËQESHJE E PRANGOSUR
S. Guraziu
S. Guraziu
| – - – - – vazhdim – - – - – - -
Endrra të flashkëta ngjalluni,
frymoni, me pilulat e pashpikura
të rinimit më rinoni, mbamëni
të virgjër këtë natë, mua
dhe çdo yll të yllësive lart,
një tabllo sa gjysma e qiellit
ma falni, si aurorë-faculetë yjore
të Afërditës, pëlhurë të gatshme
plazmatike, t’i vizatoj vetëm buzët,
një puthje germash vezulluese
të zjarrtë si puthje yjesh, ta ndiej
afshin, ngrohtësinë, përvëlimin…
me këto buzë germatike -
qoftë dhe vetëm njërën buzëvalë,
cilëndo nga buzët e saj, së paku
njërën anë të buzëqeshjes – dhe
ta kornizoj, ta mbyll në xhamat
e trashë të muzeut të qenies,
hermetikisht… me çdo të metë
artistike, si rojtar në Louvre
të endem qiellit, të fluturoj skajeve
të tabllosë me shpejtësinë e dritës
ta shpoj mezosferën e yjeve
të bie, të digjem, të shuhem,
nga thundrat e Pegasit të shtypem,
prush të skuqem nga qortimi
i Kasiopesë, Perseun ta gënjej
për gjithçka, nëse e nevojshme
dhe për strofullën e Meduzës,
si një kometë-dhelpër kozmike,
me bishtin dinak ta mashtroj,
shtigjeve t’i fsheh gjurmët
pafundësisht t’i çorodis pluhnajat,
kohën “nyje” ta lidhë, dhe ndodhitë
kaotike larg t’i hedh si toptha,
si lëmshat e gjysheve të kotura
përflakur “horizontit të ndodhive”,
me çdo kusht mos ta lë të vdesë,
ta mbaj gjallë deri në mëngjes,
ndoshta si vetë Andromedën -
buzëqeshje gjysmake… vertetë,
por pikturë e imja, fare autentike,
brusha më e çiltër, pastërti e dritës,
vula e shpirtit – kërthizë galaktike
dhe e qiellit “Zonjë e prangosur”
në Pasqyrën e Uranisë… për Ty.
Endrra të flashkëta ngjalluni,
frymoni, me pilulat e pashpikura
të rinimit më rinoni, mbamëni
të virgjër këtë natë, mua
dhe çdo yll të yllësive lart,
një tabllo sa gjysma e qiellit
ma falni, si aurorë-faculetë yjore
të Afërditës, pëlhurë të gatshme
plazmatike, t’i vizatoj vetëm buzët,
një puthje germash vezulluese
të zjarrtë si puthje yjesh, ta ndiej
afshin, ngrohtësinë, përvëlimin…
me këto buzë germatike -
qoftë dhe vetëm njërën buzëvalë,
cilëndo nga buzët e saj, së paku
njërën anë të buzëqeshjes – dhe
ta kornizoj, ta mbyll në xhamat
e trashë të muzeut të qenies,
hermetikisht… me çdo të metë
artistike, si rojtar në Louvre
të endem qiellit, të fluturoj skajeve
të tabllosë me shpejtësinë e dritës
ta shpoj mezosferën e yjeve
të bie, të digjem, të shuhem,
nga thundrat e Pegasit të shtypem,
prush të skuqem nga qortimi
i Kasiopesë, Perseun ta gënjej
për gjithçka, nëse e nevojshme
dhe për strofullën e Meduzës,
si një kometë-dhelpër kozmike,
me bishtin dinak ta mashtroj,
shtigjeve t’i fsheh gjurmët
pafundësisht t’i çorodis pluhnajat,
kohën “nyje” ta lidhë, dhe ndodhitë
kaotike larg t’i hedh si toptha,
si lëmshat e gjysheve të kotura
përflakur “horizontit të ndodhive”,
me çdo kusht mos ta lë të vdesë,
ta mbaj gjallë deri në mëngjes,
ndoshta si vetë Andromedën -
buzëqeshje gjysmake… vertetë,
por pikturë e imja, fare autentike,
brusha më e çiltër, pastërti e dritës,
vula e shpirtit – kërthizë galaktike
dhe e qiellit “Zonjë e prangosur”
në Pasqyrën e Uranisë… për Ty.
KOLIBRI I PËRHUMBUR
S. Guraziu
S. Guraziu
Kush ta ndalon, nëse ia del pse jo,
çmendu me cicërimat, deri në marrëzi
fluturo dhe një pyll të tërë çmende,
por si do ta arrish këtë, si dikur
pterosauros pandeh, sa qesharak -
aq qëllimisht me aq shumë pafajsi,
rrahje të lehta flatrash, të padukshme
në askundësi, dridhje të pakapshme…
(pothuaj mentalitet fluturash) -
ndërsa çfarë na qenka kjo mrekulli
sipas teje, ç’është “çmenduria” për ty?
çmendu me cicërimat, deri në marrëzi
fluturo dhe një pyll të tërë çmende,
por si do ta arrish këtë, si dikur
pterosauros pandeh, sa qesharak -
aq qëllimisht me aq shumë pafajsi,
rrahje të lehta flatrash, të padukshme
në askundësi, dridhje të pakapshme…
(pothuaj mentalitet fluturash) -
ndërsa çfarë na qenka kjo mrekulli
sipas teje, ç’është “çmenduria” për ty?
Oh jo, të dashurohesh marrëzisht,
t’ia falësh zemrën një dordoleci fushe,
(çudi, si të shkrepi tash një ide
aq e çmendur!) – jo pra, nuk është!
Të besosh se ai ka zemër,
qëllimisht në supin e tij të pushosh,
rrëzë veshit t’i pëshpërisësh butësisht
me ariet magjike ta ëmbëlsosh,
me notat më të ëmbëlsuara kolibri-ke,
paçka se ndryshe nga ato të laraskave,
eh jooo, megjithatë nuk është!
t’ia falësh zemrën një dordoleci fushe,
(çudi, si të shkrepi tash një ide
aq e çmendur!) – jo pra, nuk është!
Të besosh se ai ka zemër,
qëllimisht në supin e tij të pushosh,
rrëzë veshit t’i pëshpërisësh butësisht
me ariet magjike ta ëmbëlsosh,
me notat më të ëmbëlsuara kolibri-ke,
paçka se ndryshe nga ato të laraskave,
eh jooo, megjithatë nuk është!
Thirri mendjes ti fluturosh, kthjelltësohu
më mirë vërtitu në ajri, çmendu ndryshe
çdo ditë ngapak, vri veten mes bukurisë
së luleve pa mëshirë në vetmi,
mos humb kohën me zemra prej akulli
të bardhoshëve shkëlqimtar të lagjes…
as aso prej leckash dhe kashte – në fakt
sa i marrë që je, sa shumë besim ke,
ata janë aty për të të trembur dhe ty!

KALI I NILIT DHE ZOGJTË
S. Guraziu
S. Guraziu
Hippopotamus, të gjithë e dinë
pse ke turp ti “qos” natyre, s’ke gëzof,
far’ leshi burrash as qime, gjithmonë
i “parruar” a la natura, në turbullirë
fshihesh, si shtyllak ngulesh
nga turpi në vend, gjoja mediton…
s’mund të përdridhesh si Anakondat…
e prapë si një gjarpër i trashë
tmerron, vetëm verbërinë dhe sytë
mbi ujë mbanë, mos mendo keq
Horus dhe Sethi nuk të shajnë, jo
kurrë s’të përqeshin – ata të duan!

Hippopotamus, si nuk e sheh ti mizor
deltash… moçalesh e kënetash
si nuk e ndjen këtë pafajsi natyre,
gjithë ata zogj naivë tek cicërojnë
çiltër mbi ty, ngrohtësisht si rrezet,
butësisht dhe freskët si puhia e bjeshkëve…
si kthjelltësia e qiellit, prapë të besojnë,
tek ty fluturojnë, ndër dhëmbët e tu
monstruoz… ndalojnë, dhe t’i pastrojnë
aq natyrshëm – ata të duan!

Hippopotamus, ti i vret madje
dhe këlyshët e tu mizorisht, nuk “ndjen”
as më të egrin, më të frikshmin
anima-instikt, sa shumë egërsisht
egërsohesh për zonën tënde të influencës,
për “ekosistemin” e grykësisë,
mos ti shpirt demoni, më parë dëgjo
klithmat, thirravajet, mos i vrit
fëmijët e tu, të natyrës – ata të duan!

Hippopotamus, turp të kesh nga
paturpësia jote e natyrshme – mos harro
njëjtë si zogjtë, si fëmijët e tu… dhe natyra
të fal natyrshëm, falë pavetëdijes tënde
për egërsinë – natyra të do, Hippopotamus!
paturpësia jote e natyrshme – mos harro
njëjtë si zogjtë, si fëmijët e tu… dhe natyra
të fal natyrshëm, falë pavetëdijes tënde
për egërsinë – natyra të do, Hippopotamus!
TË BESOSH SI NJË FËMIJË
S. Guraziu
S. Guraziu
Të jesh poet, vetëm të pretendosh…
duhet aq shumë çmenduri sa të besosh
se mund të ecësh zbathur, sylidhur
tehurinës, majave të shpatave
kuantike – sot, madje dhe më shumë
të përbirohesh si rreze mirësie
të jesh akrobat, ta ruash drejtpeshimin
në fotosferën e Diellit, të luhatesh
si vetë një demon cirkusi,
“undercover” i Apollonit të zhdukesh,
krahëpërkrah me nëntë muzat
ndër dhëmbë të të gjithë demonëve
të vallëzosh, të dehesh, të urinosh
në orbitë elektronesh, dhe kur i lodhur
të jesh, prehje të kërkosh, natën ta kalosh,
shpëtim të gjesh në grahmat e Zotit
në mëngjes kur ikën tinëzisht
t’ia “vjedhësh” një të rrahur zemre
si bubullimë e butë metagalaktike
dhe ai të të fal symbyllur, të të besojë
me një buzëqeshje, i mallëngjyer
nga marrëzia jote, nga bindja si “infant”
se mund të jesh vetë vullneti hyjnor -
nga çiltërsia jote e besimit në njeriun.

duhet të besosh marrëzisht
se klithmat tua janë arie amadeusësh
aq të pafajshme, pafundësisht
si klithmat e para të secilës foshnje
të justifikuara sa vetë lindja,
me vulën hyjnore, të nevojshme
si supernovat për balansin e Universit
sa ti të vdesësh, si vetë frymëmarrja jote
si vetë qenësia, si libri i jetës,
kromozomet e gjithë profetëve
si gjallimi i qelizave të qenies, çdo gjë
që ndodh në galaktikën “zemër”,
dhe secili event, në secilën ëndërr.

Më poshtë… disa poezi nga “Terraforma Poetica – I”, 2010 – Ars Poetica
LUMINIZIM I ORBITËS TËNDE
S. Guraziu
S. Guraziu
Më thua “hesht” – nuk do të flas…
por përse të hesht vallë
a nuk është vetë heshtja zhurmë
thua të vazhdoj pandalshëm me purifikimin tënd
mendon se ndryshk është, apatik
vërtet mendon ti “instalim” është…
kjo lojë pashmangshëm
mund të jetë çlirim nga ndonjë asfiksi
apo është vetëm përndritësim
luminizim i orbitës tënde saturnale
të gjitha ato grimca, pluhur… duken unaza
më shumë rëndojnë inercionin e rrotullimit
ndoshta sepse në asnje “frymëmarrje”
s’ka domosdoshmëri brenda saj
vetëm domosdoshmëria… ne thelb
mund të jetë e tillë
siç është për arushat në Antares, bardhësia

Besoj… këtë ndiej dhe nga këtu
vetë unë lëviz në vend – vendlëvizje
vendnumërim aksiomatik
ndoshta rrotullim “puthje merimange”
kurth strategjik…
si kur je i vetëm para një ushtrie cajgonësh
ti quan orbitë atë që nuk është, lajthitesh
harron se lulet s’kanë orbitë për asnjë bletërosh
dhe ti heton vetëm freskinë në ajri
nga dridhja e flatrave transparente
s’jam satelit se kam thyer ligjet tashmë
të gjitha ligjet e gravitetit tënd marramendës
prandaj mund të jem kudo
dy hapa pranë, dy hapa pas… secilin moment
secilin tik-tak të zemrës ta dëgjosh
mund të ateroj, të zbres butësisht
pranë kërthizës tënde;
në honin e saj hijebutë
të bie në gjumë përjetësisht.

APOTEOZË E FJETUR
Bota e njeriut është e madhe dhe nuk mund të lidhet si bohçe, me gishtin mbi nyje!
S. Guraziu
Bota e njeriut është e madhe dhe nuk mund të lidhet si bohçe, me gishtin mbi nyje!
S. Guraziu
Në paskajësi, me gisht të këmbës, vizatim
mbi rërën prej galaktikash, buzë detit të Zi
Një frymor i shkretë, kërmill i vogël si hiç
zvarritet jargosur urës së madhe
gjer në dhimbje, mbi Goldën Gejt
Disku i diellit matanë edhe në kët’anë
Në perëndim, një trilion herë u përskuq
Në lindje, një trilion herë u bë limon

*
Rrugëtimi i takon prapë njëmendësisë
e hapat kanë sërish një melodi të virgjër
në timpanin e veshit të qenësisë
të tjerat… kambanat, piramidat
ëndrrat mëkatare, marrëzitë e së tashmes
në tehun e hipotenuzës – mprehtësuar
disleksi e përkohshme, gala-gënjeshtër
në sythet, bisqet e filizat e së ardhmes.

Ti o Diell, panteoni i marrëzisë sime
qeshu me mua, nuk kam hapat e tu
në mundim, gjakosje, përcëllim
si duket skaji yt i urës ende nuk di
s’më ndihmon as teorema e Pitagorës, Euklidit
të llogaris trilemat e mia të panumërta
kur të takohemi, mbase në Big Bang-un tjetër
do të njohësh zjarrin tënd në shpirtin tim.

AERO-POEZI PËR TITULLIN MISS
S. Guraziu
S. Guraziu
Ngjesha ca balona të lazdruar
nga ditëlindja e djalit
lloj-lloj ngjyrash, lara-lara
i mbusha me fjalë e vargje
i lidha penjtë me një shirit
i lash të pezullojnë – pezull në ajri
projeksion plazmatik-hermetik
drithërime të padukshme
instruksione pro-komunikative
kod me tendenca dinamike
pezullim pendël – pendëlsisht
lehtësi e butë artifiça-plastica
ngrohur sa mrekulli…
le të çmenden “kritikët”
pse jo edhe fansat
ata me shije të sofistikuara
për timen aero-poezi
nga ditëlindja e djalit
lloj-lloj ngjyrash, lara-lara
i mbusha me fjalë e vargje
i lidha penjtë me një shirit
i lash të pezullojnë – pezull në ajri
projeksion plazmatik-hermetik
drithërime të padukshme
instruksione pro-komunikative
kod me tendenca dinamike
pezullim pendël – pendëlsisht
lehtësi e butë artifiça-plastica
ngrohur sa mrekulli…
le të çmenden “kritikët”
pse jo edhe fansat
ata me shije të sofistikuara
për timen aero-poezi
S’vonoi shumë mendja më tha
mirë-mirë por jo dhe aq mirë
nuk të pëlqejnë balonat
prej llastiku të lirë
s’janë edhe aq të besueshëm
provo njëherë me prezervativë
mirë-mirë por jo dhe aq mirë
nuk të pëlqejnë balonat
prej llastiku të lirë
s’janë edhe aq të besueshëm
provo njëherë me prezervativë
Kisha të drejtë – s’qesh kujtuar
me kohë t’i fryja ca të tillë
100% të sigurtë…
të markës më të mirë
të papërshkueshëm, “energy shield”
prezervativët s’janë balona ordinerë
por… materiale speciale
testuar njëmijë herë, “high-pressure”
prapëseprapë transparentë
masë brenda masës së fryrë
ajër thuaj brenda vetë ajrit
mund të shihen “accessoires”
të vargjeve… o la la, fluiditet
telat e kuq a të kaltër
si telefonat klasikë prej qelqi
dhe njëkohësisht të flesh i qetë
me kohë t’i fryja ca të tillë
100% të sigurtë…
të markës më të mirë
të papërshkueshëm, “energy shield”
prezervativët s’janë balona ordinerë
por… materiale speciale
testuar njëmijë herë, “high-pressure”
prapëseprapë transparentë
masë brenda masës së fryrë
ajër thuaj brenda vetë ajrit
mund të shihen “accessoires”
të vargjeve… o la la, fluiditet
telat e kuq a të kaltër
si telefonat klasikë prej qelqi
dhe njëkohësisht të flesh i qetë
HIDRO-POEZI PËR TITULLIN MISS
(jo)natyrshmëri estetike
S. Guraziu
(jo)natyrshmëri estetike
S. Guraziu
E dashura ime s’ka dhëmbë të vërtetë
dhëmbët e saj janë mobil (s’janë stabil)
artificialitet janë, art i dentistit specialist,
manufakturë artizanale e përkryer, si lodër
ashti në punëtorinë e Mickey Mouse -
çdo natë dalin nga goja… mëngjeseve
kthehen prapë, në trajektoren e zakonshme
nga gota plot ujë çezme mbi komodinë
në gojën e saj plot “aromë peperminti”…
aty në gotë bëjnë gjumin sterilizues, relaksim
nate – rrugëtim rutinor i përkohshëm
për në hidro-laboratorin e mirëmbajtjes
një lloj gjumi vullnetar jashtë elementit, ose
gjumë i lëngshëm – kjo shpikje moderne
hidro-ambient i qëllimshëm për gjumësinë,
patjetër dhe prehje analitike për bardhësinë,
pastrim kimik deri në atomikën e fjetur, proces
i konsoliduar tashmë për bukurinë natyrale,
funksional deri në vrasjen mikro-organike,
në esencë i padukshëm (veç fluskave),
askush nuk sheh çfarë ndodhë më tej
brenda kimisë, s’është as nevoja të kërkohet
brenda thelbit të natyrshmërisë – dihet
çdo gjë do të ndodhë pashmangshëm, cikël
në emër të perfeksionizmit denta-material
deri në imtësitë e pakapshme strukturale
kërkohet thjesht pamje perfekte dentale,
bardhësi natyrale, sa më shumë shkëlqim
për një dite të re – kur të jetë kthyer prapë
ky mekanizëm kyç… aty në vendin e vet!